24 Korrik 2025
8:38
Telesport
Skuadra e Juventus njoftoi zyrtarisht zgjatjen e kontratës së Federico Gatti deri më 30 qershor 2030. Qendërmbrojtësi i bardhezinjve, nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit, shprehu kënaqësinë e tij për zgjatjen e kontratës.
“Jam shumë i emocionuar. Rinovimi i kontratës sime në këtë klub, i cili është si një familje e dytë për mua, është i mrekullueshëm. Duhet të jetë një pikënisje”, tha Gatti.
“Tani duhet të punojmë shumë, duhet të kthehemi te fitoret sa më shpejt të jetë e mundur. Viti i kaluar ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë për mua, por në një nivel personal, ishte një sezon i shkëlqyer”, deklaroi mbrojtësi juventin.
Në fund, Gatti deklaroi: “Dua të filloj përsëri në mënyrën time më të mirë dhe ta lë pas dëmtimin, në mënyrë që të mund të kthehem në 110% dhe të jap gjithçka për këto ngjyra“.









