Tag: sezon

  • “Paqe” në “Adush Muça”! Bylis dhe Tirana mjaftohen me nga 1 pikë, por e nisin me një rekord të “dhimbshëm”

    “Paqe” në “Adush Muça”! Bylis dhe Tirana mjaftohen me nga 1 pikë, por e nisin me një rekord të “dhimbshëm”

    Bylis-Tirana, ndeshja e dytë për javën e parë të Superiores ka përfunduar në barazim pa gola, e luajtur në stadiumin “Adush Muça”. Bardheblutë vijnë me shumë ndryshime këtë sezon, ku padyshim duan të harrojnë “makthin” e përjetuar sezonin e kaluar ku siguruan qëndrimin në Superiore, vetëm pasi mundën në play-off Pogradecin. Tirana vjen me një trajner të ri këtë sezon, Vangjel Mile dhe me disa afrime në merkato.
    Bylis në anën tjetër, synimin kryesor ka padyshim qëndrimin në elitë dhe sigurisht që pika më e fortë për ballshiotët mbeten ndeshjet në shtëpi, aty ku janë një kundërshtar i fortë për këdo. Këtë sezon udhëhiqen nga një trajner ekspert si Mirel Josa.
    Bylis e nisi takimin me këtë formacion zyrtar: Emanuel, Bruno, Abazaj, Përgjoni, Marku, Përndreca, Kamara, Malomo, Ualison, Mustafa, Peralta.
    Tirana e nisi me këtë formacion zyrtar: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Valerianos, Soler, De Freitas, Haxhiu, Patsatsia, Tabekou, Ernest.
    Ajo që ra në sy në këtë takim është numri i lartë i lojtarëve të huaj për të dy ekipet. 15 lojtarë të huaj dhe vetëm 7 shqiptarë, nga ata që nisën takimin, duke shënuar kështu një rekord të “dhimbshëm”.
    Pjesa e parë ishte e barabartë për të dy ekipet, por Tirana iu afrua më shumë golit në fund të pjesës së parë. Patsatsia tentoi të shënonte një supergol nga distanca, por goditja e mesfushorit ndalet nga shtylla. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 0-0.
    Në pjesën e dytë, të dyja ekipet provuan shanset e tyre. Në minutat shtesë, Bylis mbeti me një lojtar më pak, pasi Mustafa u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAS, pasi goditi mesfushorin e bardhebluve, Soler. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 0-0. Bylis dhe Tirana kënaqen me nga një pikë në javën e parë të sezonit të ri të Superiores. Në orën 20:00, luhet sfida tjetër për sot Elbasani-Flamurtari.

  • Reijnders nuk përmbahet: Duam ta fitojmë Premier League këtë sezon pas zhgënjimit të vjetshëm

    Reijnders nuk përmbahet: Duam ta fitojmë Premier League këtë sezon pas zhgënjimit të vjetshëm

    21 Gusht 2025

    11:48

    Telesport

    I ardhur vetëm pak javë më parë te Manchester City nga Milan, mesfushori Tijjani Reijnders ka magjepsur të gjithë në Premier League. Ai ishte protagonist në fitoren 4-0 që “citizens” arritën ndaj Wolves, në debutimin në Premier League.
    Pikërisht këtë trofe, mesfushori holandez synon ta rrëmbejë për herë të parë këtë sezon. “Sezonin e kaluar, Manchester City nuk e fitoi Premier League dhe ky është qëllimi ynë kryesor këtë sezon”, tha Reijnders.
    “Ne të gjithë e dimë se çfarë duam dhe jemi të gjithë të vendosur për ta arritur këtë qëllim. Duhet punë, për këtë jemi të vetëdijshëm dhe besoj se duke ndihmuar njëri-tjetrin do t’ia dalim mbanë”, shtoi mesfushori.
    Në fund, Reijnders shtoi: “Ju e dini se çfarë emrash të mëdhenj ishin në këtë klub, ndaj ishte një ndjenjë krenarie t’i bashkohesha Manchester City. Kjo është ajo që dua të tregoj, jam krenar që luaj për këtë klub me shumë argëtim dhe dashuri”.

  • Ministria e Shëndetësisë: Mbi 1,000 konsulta mjekësore këtë sezon në qendrat verore

    Ministria e Shëndetësisë: Mbi 1,000 konsulta mjekësore këtë sezon në qendrat verore

    Qendrat shëndetësore verore të hapura në zonat turistike të vendit vijojnë të ofrojnë kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët. Një ndër 36 pikat verore është edhe ajo në Palasë, ku mjekët dhe infermierët ofrojnë ndihmën e parë dhe këshilla shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur këtë fundjavë se “mbi 1 mijë vizita e konsulta mjekësore janë kryer këtë sezon, duke garantuar shërbim cilësor, të shpejtë dhe të aksesueshëm për çdo nevojë shëndetësore”. “Qendra Shëndetësore Verore Palasë, në zemër të bregdetit shqiptar.
    Me përkushtim dhe kujdes Dr. Evisi është çdo ditë pranë pushuesve vendas e të huaj, duke u siguruar që pushimet të jenë të qeta dhe të sigurta. Mbi 1,000 vizita e konsulta mjekësore këtë sezon, duke garantuar shërbim cilësor, të shpejtë dhe të aksesueshëm për çdo nevojë shëndetësore”, shprehet ministrja. Koçiu thekson se shëndeti i qytetarëve dhe pushuesve është prioriteti i MSHMS-së kudo dhe kurdo. Stafi mjekësor i qendrës shëndetësore verore në Palasë është i pranishëm çdo ditë për të ofruar ndihmën e nevojshme për banorët dhe turistët.

  • Digitalb nis sezonin e ri televiziv me ulje deri në 40%

    Digitalb nis sezonin e ri televiziv me ulje deri në 40%

    Digitalb

    Çdo sezon sjell histori të reja, emocione dhe momente që nuk harrohen. Sezoni televiziv 2025/26nuk bën përjashtim dhe DigitAlb është destinacioni ku çdo histori bëhet e gjallë.
    DigitAlb hap siparin e sezonit të ri televiziv me një ofertë të jashtëzakonshme me ulje deri në40% për të gjitha abonimet 12-mujore. Deri më 31 gusht, të gjithë abonentët kanë mundësinëtë përfitojnë nga kjo ofertë ekskluzive, që përfshin paketat më të kërkuara të platformës.
    Bëhuni gati për një sezon të paharrueshëm në DigitAlb. Një programacion i larmishëm,kampionate elitare dhe yjet e sportit do të zbresin në platformën më të dashur të shqiptarëve.Duke filluar nga e premtja, startojnë Premier League, La Liga dhe Ligue 1, spektakli më i madh ifutbollit europian.
    Sezoni unik nuk ndalet këtu. Holanda sjell si gjithmonë futbollin total të Eredivisies. TrendyolSuperliga sjell grintën dhe energjinë e futbollit turk. Saudi Pro League vjen me superyjetCristiano Ronaldo e Karim Benzema, që vijojnë të shkruajnë historinë. Championshipi anglezrikthen ritmin dhe rivalitetin e pamëshirshëm. Superliga greke ndez atmosferën e zjarrtë tëtifozerive dhe duelet e forta ballkanike, ndërsa Superliga zvicerane prezanton klubet e traditësdhe shumë futbollistë shqiptarë.

    Për zemrat kuqezi, ndiqni çdo hap të Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës në rrugëtimin drejtëndrrës së madhe, Botërori 2026.
    Sporti në DigitAlb nuk mbaron me futbollin. Shijoni emocionet e pakrahasueshme të turnevemadhorë të tenisit, shpejtësinë marramendëse të Formula 1, adrenalinën e UFC-së dhe sfidat enivelit më të lartë të volejbollit.
    Nga sporti që ndez pasionin, te serialet dhe filmat që ju mbajnë të ngjitur pas ekranit, çdo ditësjell një kapitull të ri për t’u shijuar. DigitAlb ofron një eksperiencë të plotë argëtimi: filmat mëtë fundit dhe ekskluzivë, serialet më të ndjekura dhe dokumentarë të përzgjedhur me kujdes. Çdokanal është një mundësi për të ndarë emocione dhe për të kaluar kohë cilësore me familjen dhemiqtë. DigitAlb nuk është vetëm televizion, por është një vit i tërë argëtimi, i pasur dhe ipapërsëritshëm.
    Prandaj mos humbisni mundësinë për të përjetuar një sezon televiziv të pasur dhe emocionuesme çmime fantastike. Oferta me ulje deri në 40% për abonimet 12-mujore është e vlefshmevetëm deri më 31 gusht. Vizitoni dyqanet dhe pikat zyrtare të shitjes DigitAlb ose abonohunionline në digitalb.al.

  • Zbulohet lojtari i Barcelonës që ka refuzuar 100 milionë euro në sezon nga Arabia Saudite

    Zbulohet lojtari i Barcelonës që ka refuzuar 100 milionë euro në sezon nga Arabia Saudite

    13 Gusht 2025

    20:52

    Telesport

    Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke treguar kështu besnikërinë pa kushte të polakut.
    “Mund të tregoj se një vit më parë ai mori një ofertë nga Arabia Saudite, që i ofronte 100 milionë euro për sezon. E thkesoj, për sezon! Dhe ai nuk pranoi të shkonte. Ai donte të garonte për tituj të rëndësishëm. Ai donte të garonte për La Ligën dhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën”, tha Zahavi.
    “Lewandoëwki interesohet shumë për vendin ku jeton. Dhe është i kënaqur që jeton në Barcelonë dhe luan për këtë ekip. Përveç kësaj, klubet saudite janë të mbingarkuara me lojtarë dhe mezi dinë çfarë të bëjnë me ta. Ka një kufi në numrin e lojtarëve të huaj, dhe kjo i kufizon shumë opsionet, por Lewandowski nuk donte të shkonte në Arabinë Saudite. Ai mund ta kishte bërë, por nuk donte. Synimi i tij vazhdon të jetë që të fitojë çdo trofe të mundshëm me Barcelonën.”, shtoi agjenti i polakut.

  • Sezon special në Serie A, lojtarit të kombëtares shqiptare i dhurohet fanella nr.10

    Sezon special në Serie A, lojtarit të kombëtares shqiptare i dhurohet fanella nr.10

    Shumë lojtarë të kombëtares synojnë që të jenë protagonistë në Serie A për sezonin që po vjen. Një nga ata prej të cilëve pritet shumë është edhe mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha.
    Së fundmi, madje Lecce i ka dhuruar atij numrin 10. Përgjegjësi e madhe kjo për lojtarin, që po pret me padurim të tregojë vlerat e tij në fushë.

    Kujtojmë që Berisha, në edicionin e kaluar mbante mbi supe numrin 5. 21 vjeçari luajti 17 ndeshje me Leccen në 2024-2025.

  • Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri

    Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri

    Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ky është deri më tani temperaturatura më e lartë e regjistruar këtë sezon.
    Edhe kryeqyteti nuk ka qenë përjashtim nga vala përvëluese. Në Tiranë, termometri ka shënuar deri në 43°C, duke krijuar kushte të vështira për qytetarët, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.
    Sipas parashikimeve, pritet që ditët në vijim të sjellin një rënie graduale të temperaturave, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i tejskajshëm që ka mbërthyer vendin. Autoritetet vijojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta dhe të hidratojnë vazhdimisht.

  • Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

    Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

    Santiago Gimenez, sulmuesi meksikan i Milanit, është i bindur se me rikthimin e Massimiliano Allegrit, kuqezinjtë do të kenë një sezon të madh dhe do të luftojnë për titull: “Fitimi i titullit kampion është një ëndërr, do të punojmë ditë pas dite për ta arritur.
    Ndjehem shumë mirë… Tani ndihem plot energji për atë që na pret dhe padyshim do të jap maksimumin për skuadrën. Raporti me Allegrin është shumë i mirë dhe pozitiv. Jam i sigurt se do të jetë një sezon i madh, e kam kuptuar që në ditën e parë në Milanello.
    Kur punon duhet të jesh i fortë, por pastaj duhet edhe buzëqeshje, familje, grup. Besoj se ky grup, falë edhe Allegrit, ka përzierjen e duhur. Përshtypjet janë shumë të mira, objektivat që kemi të mëdha. Jam i sigurt se ky do të jetë një sezon i shkëlqyer. Ta fitosh titullin është gjithmonë një ëndërr, por duhet të punojmë çdo ditë, të ecim përpara hap pas hapi.
    Ardhja e Modric? Është i pabesueshëm, frymëzim për ne. Duhet ta vëresh gjithmonë çfarë bën në fushë, sepse është i jashtëzakonshëm. A kam ndryshuar? Sërish jam i njëjti Santiago, por me më shumë uri dhe dëshirë. Duhet ta fshij të shkuarën dhe t’ia filloj nga e para.
    7 mbi fanellë? Është numër historik për Milanin dhe nuk mund të ndryshojë kjo gjë. Milani kërkon një sulmues tjetër? Nuk më krijon asnjë shqetësim. Nëse vjen një sulmues tjetër është më mirë për konkurrencën”.

  • Rrahmani largon euforinë: Do të jetë një sezon i vështirë, por jemi grup i bashkuar

    Rrahmani largon euforinë: Do të jetë një sezon i vështirë, por jemi grup i bashkuar

    “Këto ditë po bëjmë ende punë fizike, por po insistojmë edhe në aspektin taktik, atë që duhet për t’i përgatitur si duhet ndeshjet, – tha mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, për mikrofonat e “Radio CRC”.
    Ndeshja Napoli-Brest? Duhet të jemi më të kujdesshëm në mbulimin e kundërshtarëve, t’i ndjekim më mirë. Duhet të përmirësohemi, të shënojmë më shumë gola dhe të jemi më kërcënues në sulm. Natyrisht duhet të kemi parasysh lodhjen nga stërvitjet e ashpra gjatë përgatitjeve parasezonale”.
    Për fazën mbrojtëse, kapiteni i Kosovës nënvizoi më tej: “Varet nga sa jemi të përqendruar, sa të fortë në duele dhe sa presion ushtron skuadra lart. Kur e gjithë skuadra shtyn fort dhe lart, për ne mbrojtësit bëhet më e lehtë”.
    Disa fjalë për aspektin personal: “Ndihem mirë si duet me Beukema, është një lojtar që kupton atë që i thuhet. Është shumë i zgjuar dhe i mësuar mirë me stilin tonë të lojës. Më ka kërkuar këshilla, natyrisht, edhe pse trajneri i jep udhëzime në dhomën e videos e në stërvitje. Ne përpiqemi të gjithë ta ndihmojmë çdo shok skuadre, të jemi efektivë dhe të mbrojmë mirë.
    Ende po bëjmë një fazë atletike, por po përgatisim edhe ndeshjen Napoli-Girona nga ana taktike. Është një skuadër shumë e fortë, që luan futboll të mirë dhe ka lojtarë cilësorë. Po përpiqemi ta përgatisim ndeshjen sa më mirë”.
    Për sezonin e ri, kapiteni dardan shtoi: “Do të jetë një sezon i vështirë, sepse do të kemi shumë ndeshje, por duhet të jemi të përgatitur. Secili prej nesh është gati të luajë shumë ndeshje brenda një sezoni, punojmë çdo ditë pikërisht për këtë arsye. Kemi një dhomë zhveshjeje me djem të mirë. Nuk kemi vetëm një lider, të gjithë përpiqemi t’i ndihmojmë blerjet e reja që vijnë këtu”.

  • “Pres shumë nga De Bruyne këtë sezon, nuk kam pasur kurrë frikë se Conte do të largohej”

    “Pres shumë nga De Bruyne këtë sezon, nuk kam pasur kurrë frikë se Conte do të largohej”

    Romelu Lukaku flet nga grumbullimi i Napolit në “Castel di Sangro”, në prag të miqësores me Girona, e planifikuar për nesër në orën 19:00: “Objektivi është të mbrojmë titullin, por e nisim të gjithë nga zero. Duhet të bëjmë përgatitje të mira, të punojmë fort, ta ngremë nivelin e skuadrës. Në disa miqësore nuk kemi marrë rezultat pozitiv, por duhet të shikojmë përpara dhe t’i përmirësojmë të metat. Të provojmë t’i fitojmë të tilla teste, pavarësisht lodhjes, për ta nisur sezonin e ri me ndjesi të mira”.
    Disa fjalë edhe rreth trajnerit Antonio Conte, me të cilin e lidhin shumë gjëra: “Gjithmonë përpiqet të më motivojë që të jap më të mirën time. Në debat mund të jetë shumë i ashpër, por ndonjëherë është edhe i butë. Varet nga momenti, të kuptuarit e njëri-tjetrit ka qenë gjithmonë forca jonë. Jemi këtu për të fituar, ai e di që jap gjithçka për skuadrën dhe për të. Nuk kam pasur kurrë frikë se ai do të largohej pas titullit kampion”.
    Mbi marrëdhënien me Kevin De Bruyne: “Unë dhe Kevin kemi folur disa herë para firmës. Marrëdhënia jonë nuk bazohet shumë te futbolli, por më tepër në nivel njerëzor. Ne e njohim njëri-tjetrin që nga fëmijëria. Kur ishim 13 vjeç, unë luaja tek Anderlecht dhe ai te Genk, debutuam në të njëjtin sezon, karrierat tona nisën bashkë. U takuam vetëm për një periudhë të shkurtër në një grumbullim te Chelsea, kur ishte Mourinho, madje ndanim edhe të njëjtin apartament. Pastaj ai shkoi te City, unë tek Everton.
    Tani do të luajmë bashkë çdo ditë, është diçka e bukur. Për Napolin i kam treguar që ka tifozë të jashtëzakonshëm dhe një skuadër me njerëz të vërtetë, të gjithë të gatshëm për grupin. Këtë e ka parë me sytë e tij që kur ka ardhur këtu, po përshtatet shpejt me mënyrën tonë të punës. Kupton edhe pak italisht, është shumë inteligjent, pastaj ne belgët mësojmë 3-4 gjuhë në shkollë. Unë ia kam mësuar bazat e italishtes: ‘Mirëmëngjes, si je, etj’. Pres shumë prej tij këtë sezon”.