Tag: sezon

  • Juve-Vlahovic, rinovimi është i pamundur, në skenë tani del edhe Inter

    Juve-Vlahovic, rinovimi është i pamundur, në skenë tani del edhe Inter

    Dusan Vlahovic ishte një nga emrat më të përfolur gjatë kësaj merkatoje vere, kjo për vetë faktin se sulmuesin serb nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Tudor, në të njëjtën kohë drejtuesit e klubit dëshironin ta shisnin pasi lojtari futet në vitin që i përfundon kontrata, plus që këtë sezon u aktivizua klauzola që detyron “Zonjën e Vjetër” ta paguajë 12 milionë euro në sezon.
    Ndryshe nga se pritej, Vlahovic nuk u largua nga Torino, me lojtarin që vendosi veton duke mos preferuar të largohej nga futbolli i rëndësishëm. “Bomberi” serb ka humbur statusin e tij në Torino pasi tashmë është kthyer në një rezervë luksi, por pavarësisht këtij fakti, Vlahovic ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni duke realizuar dy gola në dy ndeshjet e para. Këto ditë, në Torino, qarkulluan fjalë se Vlahovic mund të rinovonte kontratën që i përfundon në 2026, por “TuttoSport” sqaron se ka pak ose aspak shanse që kjo të ndodhë, aq më tepër tani.

    Vlahovic pritet të vijojë të jap kontributin e tij në Torino, me shumë gjasa sërish së zëvendësues, në pritje që ky sezon të përfundojë dhe më pas të vendos i lirë për të ardhmen e tij. E përditshmja torineze shton se një opsion për të ardhmen e sulmuesit serb mund të jetë edhe Interi pasi lojtari ka një marrëdhënie shumë të mirë më Beppe Marotan, ish drejtorin e tij tek Juventus.
    ()

  • “Pas triumfit në Champions me PSG tani ëndërroj edhe Kupën e Botës me Portugalinë”

    “Pas triumfit në Champions me PSG tani ëndërroj edhe Kupën e Botës me Portugalinë”

    Përpara ndeshjes kualifikuese të Portugalisë kundër Armenisë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026, mesfushori i PSG-së Vitinha foli në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar portugez.
    Ai filloi duke folur për sezonin e kaluar, i cili kulmoi me fitoren e Champions League. “Ishte vërtet një sezon ëndrrash, një sezon që do ta kujtoj për pjesën tjetër të karrierës sime”, tha Vitinha.
    Më tej, ai shtoi: “Gjithsesi, shpresoj që më e mira ende nuk ka ardhur. Ishte një sezon pothuajse perfekt.”
    Lidhur me përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për fitimin e Topit të Artë 2025, ai shpjegoi: “Mendoj se mund të synoj një përfundim të mirë. Të ngjitesh sa më lart në tabelë do të ishte fantastike”.
    Në fund, Vitinha foli për ëndrrën e tij, për të fituar Kupën e Botës: “Kush nuk do ta donte ta fitonte? Do të ishte perfekte. Si ekip kombëtar, fituam Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve dy herë. Fitimi i Kupës së Botës do të ishte perfekt. Do të bëjmë çmos për ta arritur këtë.”

  • Shkon në 6 numri i lojtarëve në infermieri për Arsenal këtë sezon, dëmtohet edhe mbrojtësi francez

    Shkon në 6 numri i lojtarëve në infermieri për Arsenal këtë sezon, dëmtohet edhe mbrojtësi francez

    2 Shtator 2025

    8:52

    Telesport

    Arsenal pësoi një tjetër dëmtim të një lojtari kyç këtë sezon. Bëhet fjalë për William Saliba, i detyruar të largohej nga fusha që në minutën e pestë në ndeshjen ndaj Liverpool. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit.
    Qendërmbrojtësi francez duket se u lëndua ndërsa sfidoi sulmuesin e Liverpool, Hugo Ekitike, për një top të lartë. Saliba ra në fushë dhe pas një inspektimi të shkurtër u zëvendësua nga Cristhian Mosquera.
    Saliba i bashkohet Kai Havertz, Gabriel Jesus, Bukayo Saka, Christian Norgaard dhe Ben White në dhomën e trajtimit. Ndërsa kapiteni Martin Odegaard është rikuperuar dhe në ndeshjen e fundit ishte në stol.
    Pas këtij dëmtimi, Saliba nuk është grumbulluar me kombëtaren e Francës për ndeshjet kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Benjamin Pavard do ta zëvendësojë në sfidat ndaj Ukrainës dhe Islandës.

  • ZYRTARE/ Lojtari shqiptar largohet nga Napoli, firmos me ekipin italian

    ZYRTARE/ Lojtari shqiptar largohet nga Napoli, firmos me ekipin italian

    Luis Hasa ka ndërruar skuadër. Mesfushori shqiptar nuk do të jetë pjesë e Napolit këtë sezon. Lojtari 21-vjeçar është transferuar në radhët e Karrarezes. Lajmin e kanë bërë të ditur të dy klubet italiane.
    Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një huazim, i cili do të zgjasë një sezon. Kështu, Luis Hasa do mbajë veshur fanellën e Karrarezes deri në muajin qershor, kur edhe përfundon sezoni 2025/26. /Sport Ekspres/

  • E KRYER! Gigio Donnarumma te Manchester City, ja detajet e transferimit të bujshëm

    E KRYER! Gigio Donnarumma te Manchester City, ja detajet e transferimit të bujshëm

    1 Shtator 2025

    10:02

    Alfred Lleshi

    Portieri i njohur italian, Gianluiggi Donnarumma, ka arritur marrëveshjen me Manchester City. Një paketë transferimi që shkon nga 30 deri në 35 milionë €, pasi PSG pranoi ta shesë “tepricën” e vet luksoze.
    Kapiteni i kombëtares italiane do të firmosë kontratë afatgjatë me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola dhe sipas planifikimit, do t’i kryejë sot kontrollet mjekësore në “Etihad”. Një gjigant i ri mbërrin te “qytetarët”, të cilët e kanë nisur keq sezonin aktual, në vazhdën e paraqitjeve zhgënjyese të sezonit të kaluar.
    Manchester City ka dy humbje këtë sezon në Premier League dhe ka luajtur tri ndeshje. Tri sfidat e ardhshme “bombastike” do të luhen ndaj Manchester United, Napoli dhe Arsenal. Kjo është një goditje e madhe për skuadrën e Guardiolës, që kërkon të forcojë prapavijën dhe të konkurrojë në të gjitha frontet këtë sezon.

  • Si përfundim, a do të kthehet Arbana Osmani në ekran këtë sezon të ri televiziv?

    Si përfundim, a do të kthehet Arbana Osmani në ekran këtë sezon të ri televiziv?

    Pas suksesit të jashtëzakonshëm të sezonit të parë, Arbana Osmani ka shpërndarë në rrjete sociale një lajm të mrekullueshëm për të gjithë adhuruesit e “Mirembrëma Yje”: sezoni i dytë do të nisë shumë më shpejt nga ç’keni menduar dhe jo nuk do të kthehet në “Top Channel” ! Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se ky sezon do të ketë një “shtëpi të re” dhe shumë më tepër surpriza. Të ftuarit do të jenë më të shumtë, temat më të larmishme dhe momentet më të papritura.
    Arbana ka premtuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, ku çdo episod do të sjellë biseda të thella dhe momente që do të prekin zemrat e shikuesve. “Mirembrëma Yje” nuk është vetëm një program, por një mundësi për të mësuar dhe për të qeshur me të ftuarit, të cilët do të ndajnë histori frymëzuese dhe të paharrueshme.
    Për ata që mezi po e presin, lajmi është që ky sezon do të mbajë të gjithë para ekranit, duke krijuar një lidhje të fortë me publikun. Ky program është bërë tashmë një traditë, dhe ky sezon do ta çojë atë në një nivel të ri.
    A jeni gati për të qenë pjesë e emocioneve të reja? Sezoni i dytë është gati!
    Screenshot

  • Inter zbret në fushë, tifozët protestojnë…

    Inter zbret në fushë, tifozët protestojnë…

    Ka nisur të luhet Udineze-Veroa ndërsa në orën 20:45 për herë të parë këtë sezon do të shfaqet Interi pretendent për titull kampion në Serie A. Zikaltërit do të presin Torinon në “San Siro” mirpo situata me tifozët nuk duket dhe aq e qetë.

    Grupet Curva Nord, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, njoftuan protestën e tyre kundër politikave të klubit, e cila do të fillojë sonte gjatë ndeshjes së Interit kundër Torinos.

    Ja një pjesë e asaj cfar tifozët e thekur kërkojnë:

    “Ja ku jemi. Një sezon i ri është gati të fillojë. Ndërsa Interi ynë përgatitet të rifillojë fushatën e tij në ligë, ne, njerëzit e tij, e gjejmë veten të detyruar të përballemi me një vit tjetër të shënuar nga abuzimet, ndalimet dhe kufizimet. Fushata e biletave sezonale ka rezultuar të jetë një dështim i plotë. Përveç një rritjeje tjetër të pajustifikuar të çmimeve, jemi goditur nga ‘listat e zeza’ famëkeqe: dhjetëra të rinj që i përkasin grupeve nuk kanë qenë në gjendje të rinovojnë biletat e tyre sezonale, pa ndonjë arsye të vlefshme. Shumë prej tyre (shumica) nuk kanë të kaluar kriminale, pa akuza ligjore në pritje.”/Foto X/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Hansi Flick ka një të preferuar në merkato dhe luan në La Liga

    Hansi Flick ka një të preferuar në merkato dhe luan në La Liga

    25 Gusht 2025

    16:17

    Telesport

    Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë sezon.
    21-vjeçari kamerunas shkëlqeu sezonin e kaluar me Villarreal B dhe drejt fundit të kampionatit u bë pjesë e ekipit të parë, ku shënoi një gol të rëndësishëm ndaj Gironës që siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për skuadrën e tij.
    Këtë sezon, Eyong ka qenë titullar në të dy ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit Marcelino, duke shënuar edhe në debutim ndaj Real Oviedo.
    Sipas të përditshmes Sport, Barcelona është duke shqyrtuar mundësinë për ta blerë sulmuesin përmes klauzolës së lirimit prej vetëm 10 milionë eurosh, me planin që ta huazojë menjëherë për sezonin aktual.

  • Atletico Madrid nuk po “ndez” këtë sezon të ri, ngec në shtëpi ndaj Elche (video)

    Atletico Madrid nuk po “ndez” këtë sezon të ri, ngec në shtëpi ndaj Elche (video)

    23 Gusht 2025

    21:34

    Telesport

    Pas humbjes me përmbysje në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj Espanyol, Atletico Madrid ka zhgënjyer edhe në javën e dytë.
    Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone ka barazuar 1-1 në fushën e vetë ndaj Elche, me ekipin e ardhur nga Segunda Divizion. “Colchoneros” e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen, duke gjetur golin pas 8 minutash lojë. Alexandër Sorloth shënoi një gol të bukur, pasi pasimit të marrë nga David Hancko. SHIKOGOLINESORLOTH
    Miqtë barazuan pas 7 minutash me golin e Rafa Mir, i cili shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar me sukses të plotë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por shifrat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë, pavarësisht zëvendësimeve të bëra nga Diego Simeone. SHIKOGOLINERAFAMIR
    Kujtojmë se Atletico Madrid ka bërë disa transferime të bujshme këtë merkato dhe pritet shumë prej tyre këtë sezon, por fillimi ka rezultuar shumë i dobët për “Colchoneros”.

  • Flamurtari rikthehet në Superiore me humbje, Elbasanit i mjafton një… autogol (video)

    Flamurtari rikthehet në Superiore me humbje, Elbasanit i mjafton një… autogol (video)

    23 Gusht 2025

    21:58

    Telesport

    Elbasani ka fituar 1-0 ndaj Flamurtarit, ndeshje e luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e parë të Superiores. Të dyja ekipet vijnë me pretendime të mëdha për këtë sezon. Elbasani pasi mbeti jashtë “Final Four” sezonin e kaluar, synon që ta arrijë këtë objektiv këtë sezon. Flamurtari në anën tjetër ka qenë shumë aktiv në merkato, duke synuar suksesin e munguar pas shumë vitesh.
    Fati i takimit u vendos në minutën e 34-të, ku Jose Rodrigues, kartonin e të cilit dikur e ka pasur Real Madrid, bëri një gafë fatale, duke kthyer në mënyrë të pakuptimtë një top mbrapa shumë fortë, i cili nuk u ndal dot nga portieri Aleksovski. SHIKOAUTOGOLIN
    Pjesa e parë mbyllet 1-0 për të zotët e shtëpisë. Pavarësisht përpjekjeve të dyja ekipeve në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Elbasani e nis me fitore këtë sezon të ri, Flamurtari duhet të reagojë në ndeshjen e javës së dytë, që do ta luajë në shtëpi.
    Në Kategorinë e Parë, Skënderbeu e nisi sezonin me fitore bindëse duke mposhtur 3-0 Burrelin. Golat u shënuan nga Saleh Nasr me penallti në minutën e 12-të, Abiodoun 64′ dhe Cucka 90+2.