Tag: sezon

  • Amorim “në fije të perit”, shtohet presioni tek United, ja alternativat e portugezit

    Amorim “në fije të perit”, shtohet presioni tek United, ja alternativat e portugezit

    Manchester United nuk po jep sinjale të ndryshimit pozitiv edhe këtë sezon, me skuadrën e Ruben Amorim, që në 6 javët e para në Premier League ka arritur të koleksionojë vetëm 7 pikë. Një ritëm aspak i kënaqshëm që nuk lë shumë shpresa tek tifozët e “Djajëve të Kuq”, se ky sezon mund të shënojë rikthimin e skuadrës së tyre në majat e futbollit anglez.
    Për këtë shkak presioni mbi trajnerin Ruben Amorim po rritet nga java në javë. Pavarësisht dëshirës së klubit për stabilitet dhe vazhdimësi, rezultatet zhgënjyese kanë hapur diskutime të brendshme për të ardhmen e tij.

    Pronari minoritar Sir Jim Ratcliffe është i rezervuar për një shkarkim të parakohshëm, jo vetëm për shkak të kostos prej 12 milionë paund që do të sillte një largim, por edhe për të mos prishur vizionin afatgjatë të ndërtuar rreth filozofisë së trajnerit portugez.
    Ndërkohë, këmbëngulja e Amorim për të mos hequr dorë nga skema e tij 3-4-2-1 po sjell pakënaqësi te drejtuesit. Humbja 3-1 ndaj Brentford ka rënduar edhe më shumë situatën, dhe ndeshja e radhës ndaj Sunderland shihet si test vendimtar.
    Zyrtarisht, United mohon se po përgatit një listë pasuesish, por emrat e Oliver Glasner, Gareth Southgate dhe Andoni Iraola po përfliten në prapaskenë.
    Klubi ende beson se skuadra ka potencial dhe kërkon progres të shpejtë, me kualifikimin në Champions League si objektivin kryesor. Tani, të gjitha sytë janë te Old Trafford, ku fati i Amorim mund të përcaktohet nga një tjetër 90-minutësh kritik.
    © BalkanWeb

  • Tri gola në dy ndeshjet e para me Monaco-n, Ansu Fati zbulon objektivin e madh për këtë sezon

    Tri gola në dy ndeshjet e para me Monaco-n, Ansu Fati zbulon objektivin e madh për këtë sezon

    23 Shtator 2025

    17:01

    Telesport

    Edhe pse iu desh një kohë e mjaftueshme për t’u rikuperuar, Ansu Fati ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e para me fanellën e Monaco-s, edhe pse e ka nisur nga stoli.
    Sipas asaj që raporton SPORT, Ansu Fati i ka vendosur objektiv vetes të shënojë 20 gola këtë sezon te Monaco, në të gjitha kompeticionet. Duke qenë se ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e para, ky objektiv i vendosur nga Ansu Fati është mëse i arritshëm.
    Pas një periudhe të errët te Barcelona, ku përfundoi në stol, me shumë pak minuta në dispozicion, sulmuesi 22-vjeçar duket se ka rilindur dhe është gati të “pushtojë” Ligue 1.
    Kujtojmë se Ansu Fati është i huazuar me të drejtë blerjeje, por synimi i tij është të rikthehet te Barcelona dhe të jetë titullar.

  • Te Juventus nuk po i japin rëndësinë që meriton, tre klube të mëdha në garë për Vlahovic

    Te Juventus nuk po i japin rëndësinë që meriton, tre klube të mëdha në garë për Vlahovic

    20 Shtator 2025

    21:13

    Telesport

    Dusan Vlahovic e ka nisur shumë mirë këtë sezon të ri, duke shënuar 4 gola deri tani. Sulmuesi serb është në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim mes tyre, ndaj pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.
    “La Gazzetta dello Sport” raporton se në garë për të nënshkruar me sulmuesin serb janë tre klube të mëdha: Atletico Madrid, Barcelona dhe Man. Uited. Të treja këto klube kanë pasur interes prej kohësh për Vlahovic, por duke ditur që ai do largohet falas verën që vjen, interesimi sa vjen e rritet më shumë.
    Edhe pse gjatë merkatos së fundit u përfol shumë për një transferim të mundshëm të Vlahovic te Milan, në fund nuk ndodhi. Problemi i vetëm është rroga e madhe e Vlahovic 12 milionë euro në sezon, e cila nuk përballohet dot nga kuqezinjtë.

  • Daku nuk di të ndalet, gol nga jashtë zone në Rusi

    Daku nuk di të ndalet, gol nga jashtë zone në Rusi

    Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlin Daku, është në një formë fantasike këtë sezon, ku ka shënuar sërish në Premier League në Rusi.
    Daku gjeti rrugën e rrjetës për skuadrën e tij Rubin Kazan në minutën e 54-ët, duke ngushtuar shifrat në 2-1 ndaj Akron Togliatti.
    Për 27-vjeçarin shqiptar, ky është goli i tetë në nëntë ndeshjet e luajtura për këtë sezon.

  • Rikthehet Champions League,  Juventus-Dortmund dhe Bayern-Chelsea “ndezin” mbrëmjen e parë

    Rikthehet Champions League, Juventus-Dortmund dhe Bayern-Chelsea “ndezin” mbrëmjen e parë

    Këtë të martë në mbrëmje rifillon edhe faza e ligës së kompeticionit më madhështor për klube Uefa Champions League. Pas një sezoni spetakolar që u mbyll me kurorëzimin si kampion të PSG për herë të parë në histori, duket se këtë sezon priten surpriza të mëdha. Liverpool është skuadra favorite sipas bookmakers për fitoren finale. “The Reds” kanë shpenzuar pafund në këtë merkato, ndaj objektivi i skuadrës së Arne Slot duket se është mëse i qarë: të ngrejë lart trofeun me veshë të mëdhenj.
    Menjëherë pas tyre janë Arsenal dhe kampionët në fuqi të PSG. “Topçinjtë” janë fuqizuar shumë këtë sezon, me afrimin e një prej sulmueseve më produktivë në qarkullim, suedezit Viktor Gyokeresh. Sfida e parë do të jetë vërtet e vështirë për skuadrën e Mikel Arteta që do të udhëtojë në Spanjë, për të sfiduar Athletic Bilbao.

    Sfida më interesante e mbrëmjes duket se do të jetë ajo mes Juventus dhe Dortmund. Torinezët e kanë entuziasmin në qiellin e 7 pasi mundën në kampionat Interin, ndërsa edhe Dortmund vjen pas dy suksesesh radhazi në Bundesligë.
    Tjetër përballje e madhe do të jetë ajo që do të luhet në Allianz Arena të Mynihut mes Bayern dhe Chelsea. Të dy skuadra kanë qenë pjesë e finales së 2012, aty ku në shtëpinë e bavarezëve, Chelsea ngrejti lart trofeun për herë të parë. Këtë sezon të dyja skuadrat vijnë me ambicie të mëdha, teksa kërkojnë të shkojnë deri në fund të rrugëtimit.
    Interesante do të jetë për tu parë edhe sfida e Bernabeut mes Real Madrid dhe Marsejës, teksa mbretërorët do të luajnë sfidën e parë evropiane me teknikun Xabi Alonso në krye.
    © BalkanWeb

  • Vasseur: Hamilton mund të ngjitet në podium këtë sezon, Ferrari po bën progres

    Vasseur: Hamilton mund të ngjitet në podium këtë sezon, Ferrari po bën progres

    15 Shtator 2025

    11:51

    Telesport

    Lewis Hamilton ka fituar garën sprint në Kinë këtë sezon, por ende nuk është ngjitur në podium në një garë “normale” këtë vit. Paraqitje positive që ai bëri në garën e fundit në Monza duket se ka rikthyer shpresat të britaniku.
    I këtij mendimi është Frederic Vasseur, shefi i “kokëkuqes”, që beson se Hamilton do të ngjitet në podium këtë sezon. “Ai ishte në gjendje të luftonte me Russell në Zandvoort dhe arriti të ngjitej nga vendi i dhjetë në të gjashtin në Monza. Ne mund të jemi në podium me Lewis”, tha Vasseur.
    Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk ka kaluar kurrë një sezon të tërë pa një podium në karrierën e tij. “Do të rikthehemi në podium dhe po luftojmë fort, duke nisur nga gara e ardhshme në Baku”, tha Vasseur.

  • Atletico Madrid gjen fitoren e parë për këtë sezon, Gonzalez debuton me gol (video)

    Atletico Madrid gjen fitoren e parë për këtë sezon, Gonzalez debuton me gol (video)

    13 Shtator 2025

    23:05

    Telesport

    Atletico Madrid ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të ri në La Liga, duke mposhtur në “Metropolitano” 2-0 Villarreal. Pablo Barrios kaloi të zotët e shtëpisë në avantazh pas 9 minutash lojë dhe asistit fantastik të Julian Alvarez. SHIKOGOLIN
    Nico Gonzalez i transferuar në fund të merkatos nga Juventus, debuton me gol me Atletico-n. Argjentinasi shënoi me kokë pas krosimit të Llorente, duke dyfishuar shifrat për “Colchoneros”. SHIKOGOLIN
    Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Diego Simeone dhe lojtarët e Atletico-s i gëzohen fitores së parë për këtë sezon.

  • Barcelona dhe Real Madrid nisin që tani betejën për të siguruar “Van Dijk-un e ri”

    Barcelona dhe Real Madrid nisin që tani betejën për të siguruar “Van Dijk-un e ri”

    13 Shtator 2025

    21:55

    Telesport

    Përveç transferimit të emrave të mëdhenj, Barcelona dhe Real Madrid nuk heqin dorë nga strategjia e tyre për t’u besuar talenteve të reja.
    Objektivi i fundit i dy ekipeve kryesore të Spanjës, është Aaron Bouwman, qendermbëojtësi holandez i Ajax, që këtë sezon është pjesë e ekipit të parë.
    18-vjeçari i konsideruar si “Virgil van Dijk” i ri ka ngjallur interesin e disa klubeve të njohura dhe sidmos Barcelonës dhe Real Madrid.
    Skautët e seculit prej tyre do e kenë në monitorim të plotë talentin holandez këtë sezon dhe në rast se ata do binden prej tij, nuk do jetë aspak çudi nëse sezonin e ardhshëm do të shohim në La Liga Bouwman.

  • Rabiot e bën Milanin të ëndërrojë: Jam gati, dua të shënoj të paktën 10 gola në sezon

    Rabiot e bën Milanin të ëndërrojë: Jam gati, dua të shënoj të paktën 10 gola në sezon

    12 Shtator 2025

    14:16

    Alfred Lleshi

    Adrien Rabiot është prezantuar si lojtar i ri i Milanit, ku do të ribashkohet me Allegrin pas përvojës së përbashkët te Juventusi. Francezi shpjegoi arsyet e zgjedhjes së tij: “Kam pasur gjithmonë një lidhje të veçantë me Allegrin. Më telefonoi sapo firmosi me Milanin. Projekti i tij më bindi, prandaj zgjodha Milanin, edhe pse kisha mundësi të luaja Champions me ekipe të tjera. Dua të shënoj të paktën 10 gola”.
    Rabiot tha se është gati të debutojë ndaj Bologna: “Jam stërvitur mirë dhe, nëse trajneri vendos, jam gati ta ndihmoj skuadrën”. Për takimin me Jonathan Rowe, pas sherrit në Francë, shtoi: “Do të jetë bukur ta takoj. Çdo gjë ndodhi në dhomat e zhveshjes dhe nuk i ndryshon marrëdhëniet tona”.
    Mesfushori pranoi se nuk do të luajë në Champions këtë sezon, por synon ta ndihmojë Milanin të rikthehet aty si pretendent: “Ky është një klub i madh, me lojtarë si Modric dhe Maignan. Dua të sjell eksperiencë, karakter dhe gola për ta ndihmuar Milanin të luftojë për trofe”.

  • PSG e treta, Reali i shtati, ja cili ekip fiton Champions League sipas superkompjuterit të OPTA-s

    PSG e treta, Reali i shtati, ja cili ekip fiton Champions League sipas superkompjuterit të OPTA-s

    10 Shtator 2025

    16:23

    Telesport

    Tashmë është bërë traditë që në prag të fillimit të çdo sezoni të ri në Champions League, bëhen parashikime për fituesin e mundshëm.
    Njëra nga faqet analitike të specializuar për parashikimet, OPTA, ka publikuar sot shanset e klubeve për të fituar Champions League, bazuar në llogaritë kompjuterike.
    OPTA parashikon që dy ekipet favorite këtë sezon do jenë Liverpool dhe Arsenal, fituesi i sezonit të kaluar, PSG, renditet në vend të tretë. Më pas ndjekin Man. City, Barcelona dhe Chelsea.
    Fituesi rekord i këtij kompeticioni, Real Madrid renditet në vend të shtatë me 46.7% të mundësive për të triumfuar këtë sezon. Bayern renditet i teti, ndërsa finalisti i sezonit të kaluar, Inter renditet i nënti. Mbyll 10-shen e parë Newcastle.