Tag: sezon

  • Luka Doncic: Me Lakers për të shkuar deri në finale, sezon i gjatë dhe duhet maksimumi

    Luka Doncic: Me Lakers për të shkuar deri në finale, sezon i gjatë dhe duhet maksimumi

    14 Tetor 2025

    11:25

    Telesport

    Sezoni i ri në NBA 2025-2026 është në prag dhe një ndër skuadrat pretendente është ajo e Lakers. Ylli i këtij klubi, slloveni Luka Doncic, ka folur për pritshmëritë e tij në këtë sezon të ri.
    Ai erdhi në mesin e sezonit të kaluar dhe tani ka mundësinë të ndihmojë skuadrën që nga fillimi. “Jam në formë, pasi kam kryer përgatitje me kombëtaren time në Botëror”, tha Doncic.
    “Sezoni është i gjatë, ndaj duhet të menaxhojmë forcat”, tha Doncic, që foli edhe për mungesën e LeBron James. “Është një lojtar i madh, që na ndihmon shumë me mentalitetin e tij fitues”, tha Doncic.
    “Shpresojmë që të jemi në formë përgjatë gjithë sezonit dhe të shkojmë deri në fund. E dimë se në NBA nuk ka ndeshje të lehta, ndaj duhet maksimumi gjithnjë për të fituar”, deklaroi slloveni.

  • Ekipi që luan për mbijetesë, kërkon të rikthejë Mauro Icardi-n në Serie A

    Ekipi që luan për mbijetesë, kërkon të rikthejë Mauro Icardi-n në Serie A

    13 Tetor 2025

    18:48

    Telesport

    Torino nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, pasi gjendet në vendin e 16-të me vetëm 5 pikë pas gjashtë javësh. Për të mos rrezikuar rënien nga kategoria, Torino është gati të bëjë një goditje të bujshme në merkaton e janarit.
    “La Stampa” raporton se Torino ka nisur kontaktet me Galatasaray-in për një rikthim të mundshëm të Mauro Icardit në Serie A. Rikthimi i argjentinasit në Itali është mëse i mundshëm, pasi me klubin turk i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe vështirë se mund të ketë një rinovim.
    Problem është paga që lojtari fiton në Stamboll, plot 6 milionë euro në sezon, gjë që mund të vërë në vështirësi financat e një klubi si Torino. Sipas raportimit në fjalë, burime pranë lojtarit bëjnë me dije ai është entuziast për një rikthim në Serie A, por ende nuk dihet nëse do pranojë ofertën e Torinos apo jo.

  • Barcelona-Lewandowski, lamtumirë në fund të sezonit. Polaku refuzon milionat e Arabisë Saudite

    Barcelona-Lewandowski, lamtumirë në fund të sezonit. Polaku refuzon milionat e Arabisë Saudite

    13 Tetor 2025

    8:03

    Alfred Lleshi

    Pas tri sezonesh së bashku, Lewandowski dhe Barcelona po i afrohen ndarjes. Sulmuesi polak erdhi verën 2022 nga Bayern Munich si një nga më të mirët në botë, duke shënuar 33 gola dhe dhënë 8 asistime në sezonin e parë. Nën drejtimin e Hansi Flick, sezonin pasardhës, ai shënoi 42 gola në 52 ndeshje, ishte vendimtar për trofetë e Barcelonës.
    Tashmë, në moshën 36-vjeçare, Lewandowski po përballet me një sezon më të vështirë: dëmtime të përsëritura, minuta më pak dhe konkurrencë nga Ferran Torres, duke e lënë jashtë projekteve kryesore. Me kontratën që i skadon në qershor dhe pagën 26 milionë bruto në sezon, drejtuesit katalanas nuk e planifikojnë rinovimin e tij.
    Sipas “Sport”, sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Europë edhe një ose dy vite, duke e mbyllur karrierën në nivel të lartë. “Pensionimi” nuk është në planet e tij, ndërsa lidhja me Barcelonën mbetet e fortë. Familja ndihet mirë aty, kryeqyteti katalanas mund të bëhet baza e tij pas futbollit.
     

  • “Ai nuk është idiot…”, Guardiola flet për të ardhmen e Haaland

    “Ai nuk është idiot…”, Guardiola flet për të ardhmen e Haaland

    Gara për “Këpucën e Artë” këtë sezon pritet të jetë spektakolare, kjo pasi sulmues si Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland i kanë bërë një nisje fantastike. Kane ka realizuar 11 gola në Bundesligë, Mbappe 9 në Spanjë, po aq sa Haaland në Angli. “Bomberi” i Man.City po udhëheq “qytetarët” edhe këtë sezon, por më e mira në sytë e tij nuk ka ardhur ende pasi ndihet në super formë:
    “Nuk jam ndjerë kurrë më mirë se sa tani. Po, mund të them se jam në momentin më të mirë të karrierës time”, u shpreh Haaland pas ndeshjes kundër Brentford ku realizoi golin e vetëm të takimit.

    Në të gjithë kompeticionet, përfshi edhe ekipin përfaqësues, Haaland ka shënuar 18 gola në 11 ndeshje. Forma e tij e shkëlqyer, ka bërë që për biondin norvegjez të flitet sërish, ku në Spanjë median shkrujnë për një transferim të mundshëm te Barcelona.
    Në lidhje me këtë opsion, së fundmi reagoi edhe Pep Guardiola: “Nuk mendoj se Erling nuk është aq idiot sa të firmos një kontratë me terma afatgjatë dhe të mos e respektojë atë. Kjo është e qartë, gjithsesi, në futboll asgjë nuk është e sigurt, mund të ndodh gjithçka”, u shpreh Guardiola. Kujtojmë që në janar të 2025, Haaland rinovoi kontratën e tij me Man.City deri në 2034.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Conte: Jemi të parët por do të jetë një sezon i vështirë dhe sfidues për të ardhmen

    Conte: Jemi të parët por do të jetë një sezon i vështirë dhe sfidues për të ardhmen

    6 Tetor 2025

    10:03

    Telesport

    Napoili fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Genoa dhe rikthehet në krye të Serie A, por për trajnerin Antonio Conte ky sezon nuk ka për të qenë aspak i lehtë. “Jemi në një rrugë të panjohur, ndaj ky vit do të jetë më i vështiri për ne”, tha trajneri Conte.
    “Krahasuar me ekipet e tjera, që kanë luajtur në Champions League për vite me radhë, tani e gjejmë veten përballë një situate të re. Vitin e kaluar skuadra ishte shumë e kufizuar dhe me nëntë lojtarë të rinj duhet durim”, shtoi Conte.
    Më tej, trajneri i Napoli tha: “Disa prej tyre nuk janë ende gati, ata duhet të fillojnë dhe të futen në dinamika të caktuara. Jemi kampionët e Italisë dhe duam ta ruajmë këtë pozicion, por e dimë se kundërshtarët duan të na mundin”.
    “Ne kemi lojtarë që na japin vrull me shpejtësinë e tyre, jemi vërtet të etur t’i përfundojmë këto gjashtë ndeshje fort. Urime djemve, duke e ditur se ka shumë punë për të bërë. Do të jetë një sezon sfidues dhe një themel për të ardhmen“, tha Conte.

  • Van Dijk: Ky sezon do të jetë shumë i vështirë për Liverpool

    Van Dijk: Ky sezon do të jetë shumë i vështirë për Liverpool

    6 Tetor 2025

    8:26

    Telesport

    Humbja 1-2 ndaj Chelsea është e treta radhazi për Liverpool, që duket se ka hyrë në një krizë. Tashmë “reds” nuk janë më në vendin e parë në Premier League.
    Kjo duket se është periudha më e vështirë me të cilën po përballet skuadra e Liverpool, që dominoi Premier League sezonin e kaluar.
    Mbrojtësi dhe kapiteni Virgil van Dijk nuk e fsheh zhgënjimin. “E kam thënë shumë herë se ky sezon do të jetë i vështirë për ne”, tha holandezi.
    “Nuk ka të bëjë vetëm me atë që ndodh në fushë, por edhe me atë që ndodh jashtë saj. Më parë fitonim ndeshjet në sekondat e fundit. Tani jemi në anën tjetër të gardhit“, tha Van Dijk.

  • Teuta nuk njeh humbje këtë sezon, mposht Bylisin dhe prek top 4-shen

    Teuta nuk njeh humbje këtë sezon, mposht Bylisin dhe prek top 4-shen

    Teuta nuk njeh humbje në këtë sezon të ri të “Abissnet Superiore”-s. Bregdetarët kanë mposhtur Bylisin në ndeshjen e vlefshme për javën e 6 të kampionatit. Teuta ka fituar me shifrat minimale 1-0.
    Përballja u vendos në minutën e 62-të të saj, kur Abazaj shënoi autogol. Me tre pikët e sotme Teuta ngjitet në top 4-shen e Superiores. Ekipi i drejtuar nga Dobi numëron 10 pikë në 6 ndeshje të zhvilluara deri më tani./Sport Ekspres/

  • Vllaznia godet në merakto, bën afrimin surprizë

    Vllaznia godet në merakto, bën afrimin surprizë

    Vllaznia ka bërë edhe një lëvizje të papritur në merkaton e tetorit, duke përforcuar repartin e mbrojtjes me qendërmbrojtësin boshnjak Jasmin Celikoviç.
    26-vjeçari ka qenë së fundmi pjesë e skuadrës sllovene Koper, ndërsa tashmë do të veshë fanellën kuqeblu në rrugën drejt objektivit madhor: titullit kampion.
    Klubi shkodran konfirmoi marrëveshjen nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku theksohet se lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
    Celikoviç është aktivizuar më parë me disa ekipe të njohura në rajon dhe pritet të sjellë eksperiencë dhe siguri në prapavijën e Vllaznisë, në një sezon ku konkurrenca për kreun e klasifikimit është e ashpër.
    Ky afrimi i fundit tregon se drejtuesit e klubit janë të vendosur të forcojnë skuadrën deri në detajet e fundit, duke i dhënë trajnerit më shumë alternativa në një kampionat që pritet të jetë i gjatë dhe i vështirë.

  • Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

    Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

    Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” është rikthyer në ekran me një sezon të ri dhe një panel tërësisht të ndryshuar. Këtë sezon, pjesë e diskutimeve në studio janë Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea.
    Në episodin e parë, një nga temat që mori vëmendje ishte performanca virale e MC Kreshës, ku reperi u duk sikur harroi tekstin gjatë një koncerti live, moment që shpërtheu në rrjetet sociale.

    Gjatë diskutimit në studio, Rudina Dembacaj i drejtoi një pyetje Rozana Radit për Kreshën, duke i kujtuar edhe lidhjen e dikurshme me të. Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk është një “sekret” për publikun, reagimi i Rozanës ishte me humor dhe pak ngurrim: “Unë? Si mendon ti, Ori?” – tha ajo fillimisht, duke shmangur drejtpërdrejt përgjigjen.
    Më pas ajo u shpreh shkurt: “Edhe unë jam me mendimin e Orit që Kresha është një super artist.”
    Ndërkohë, Ori e quajti një nga artistët e saj të preferuar dhe shtoi se të gjithë mund të kenë momente të tilla në skenë. Ema Andrea dyshoi se gjithçka mund të ketë qenë thjesht për humor.
    Përtej debatit, panelistet ranë dakord për një gjë: MC Kresha mbetet një emër me peshë në muzikën shqiptare.

  • “Goca dhe Gra” rikthehet në ekran, këtë sezon me panel ‘special’ burrash

    “Goca dhe Gra” rikthehet në ekran, këtë sezon me panel ‘special’ burrash

    Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel çdo të martë në orën 12:00, me një sezon që ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga paralajmërimi i parë. Diferenca kryesore e këtij sezoni është një “prank” i vogël për teleshikuesit: paneli u prezantua fillimisht si i përbërë nga pesë burra të suksesshëm – Edi Manushi, Nard Ndoka, Sinan Hoxha, Blendi Salaj dhe Laert Vaili – duke krijuar kureshtje dhe diskutime në rrjetet sociale.
    Megjithatë, ky ishte vetëm një shaka për publikun. Në krye të panelit rikthehet Rudina Dembacaj, e cila do të shoqërohet nga ish-deputetja dhe prezantuesja Ori Nebiaj, këngëtarja dhe finalistja e Big Brother VIP 4, Rozana Radi, aktorja e njohur Ema Andrea dhe influencerja e rrjeteve sociale, Sherina Spahiu. Ky grup i larmishëm premton diskutime të gjalla dhe momentet më të pritura nga publiku i “Goca dhe Gra”.
    Producentët e emisionit theksojnë se sezoni i ri do të sjellë temat më interesante dhe debatet më të gjalla, duke përfshirë temat e përditshme, marrëdhëniet, si dhe sfidat e jetës moderne. Publiku mund të presë një kombinim të humorit, opinionit të hapur dhe situatave që shpesh krijojnë kureshtje dhe diskutime të shumta.
    Me këtë rikthim, “Goca dhe Gra” synon të ruajë audiencën e saj të gjerë dhe të tërheqë shikues të rinj, duke ruajtur elementin e befasisë dhe argëtimit që ka bërë emisionin të njohur ndër vite.