Tag: sezon

  • PSG mbetet me “gisht në gojë”…; Eric Garcia zgjedh të rinovojë me Barcelonën deri më 2029

    PSG mbetet me “gisht në gojë”…; Eric Garcia zgjedh të rinovojë me Barcelonën deri më 2029

    13 Nëntor 2025

    14:10

    Alfred Lleshi

    PSG, pas ruajtjes së thuajse të njëjtit grup kampionësh të Europës, po përballet këtë sezon me dëmtime dhe rënie formash. Drejtuesit po shqyrtojnë tri përforcime në janar: një mbrojtës polivalent, një mesfushor me përvojë dhe një sulmues krahu.
    Në mbrojtje, një nga emrat kryesorë në listë ishte Eric Garcia. 24-vjeçari, me kontratë që skadon në qershor, është shumë i vlerësuar nga Luis Enrique, i cili e kishte afruar te Barcelona për aftësinë në ndërtimin nga prapa dhe fleksibilitetin mes rolit të mbrojtësit e mesfushorit. Ish-trajneri i Barcelonës ishte gjithashtu ai që i hapi atij dyert e kombëtares spanjolle.
    Megjithatë, sipas “Sport”, Barcelona është e sigurt për rinovimin e tij. Garcia, që ka luajtur të gjitha ndeshjet këtë sezon, së bashku me Marcus Rashford, është shtyllë e formacionit të Hansi Flick. Agjenti i tij, Ivan De La Peña, po negocion me Deco një kontratë të re deri më 2029, me mundësi zgjatjeje më 2030. PSG duhet tashmë të kërkojë alternativa të tjera në janar.
     

  • “Ai nuk është pasardhësi im te Real Madrid, por do të lërë gjurmë në këtë klub”

    “Ai nuk është pasardhësi im te Real Madrid, por do të lërë gjurmë në këtë klub”

    Krahasuar me sezonin e kaluar, Arda Guler më në fund po lulëzon si talenti që Real Madrid e bleu dy vjet më parë për 26 milionë euro nga Fenerbahce. Rritja e tij këtë sezon është e dukshme, kjo falë kohës së tij të shtuar të lojës.
    Disa kanë komentuar mbi progresin e talentit turk, përfshirë legjendën e Real Madrid, Toni Kroos. “Jam i lumtur që ai po merr më shumë minuta për herë të parë këtë vit, sepse e meriton këtë për cilësinë e tij si lojtar. Është një djalë tek i cili mund të mbështetemi për të ardhmen“, shpjegoi ai në një intervistë.
    Megjithatë, kur u pyet nëse Güler mund të bëhet trashëgimtari i tij në “Santiago Bernabeu”, ish-mesfushori i Real Madrid sqaroi: “Arda është gjithashtu një lojtar i ndryshëm nga unë. Pozicioni i tij është shumë më sulmues se i imi, kështu që ai nuk është aspak pasardhësi im”.
    “Por, në përgjithësi, jam i lumtur sepse ai është një djalë i mirë. Kam luajtur me të. Ai ka një prekje shumë delikate, të cilën e ka përdorur tashmë me shumë efekt te Real Madrid këtë sezon”, shtoi ish-lojtari i kombëtares gjermane.
    Në fund, Kross përfundoi: “Kjo është arsyeja pse shpresoj që ai të vazhdojë të marrë kohë të rregullt loje, sepse kjo është e vetmja mënyrë për t’u përmirësuar. Jam i sigurt se në këtë mënyrë ai mund të lërë gjurmën e tij në Real Madrid për shumë vite“.

  • “Dua të shënoj sa më shumë gola”, Shpendi përgjigjet për zërat e merkatos: Ja e vërteta me Fiorentinën

    “Dua të shënoj sa më shumë gola”, Shpendi përgjigjet për zërat e merkatos: Ja e vërteta me Fiorentinën

    Kristjan Shpendi po shfaq vazhdueshmëri me fanellën e Çezenës. Edhe në këtë sezon të ri sulmuesi shqiptar nuk e ka humbur nuhatjen e tij për golin. Mbrëmjen e djeshme ai shënoi golin e 5-të në Serinë B, ku gjithashtu numëron edhe 2 asiste. Në një intervistë për “TMW” në “Gran Gala del Calcio”. Shpendi ka dhënë përshtypjet e tij për këtë sezon të ri, si dhe ka kthyer edhe një përgjigje për zërat e merkatos për një transferim të mundshëm te Fiorentina.
    “Ka qenë një sezon i shkëlqyer për ne te Çezena. Ishim një ekip i sapongjitur, por patëm një sezon të shkëlqyer. E nisëm mirë këtë vit përsëri. Dje shënuam një fitore të madhe para tifozëve tanë. Gjithçka po shkon mirë, shpresojmë të vazhdojmë kështu.
    Objektivi ynë kryesor, natyrisht, është të qëndrojmë në Serinë B, pastaj do të shohim se çfarë mund të arrijmë.
    Zërat për interesimin e Fiorentinës? Nuk e di nëse ka pasur ndonjë gjë. Nuk e kam diskutuar kurrë çështjen me agjentin tim dhe gjithmonë kam qenë i përqendruar te Çezena. Sigurisht, disa thashetheme janë të mira. Dua të ndihmoj Çezenën dhe të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur”, është shprehur Kristian Shpendi./Sport Ekspres/

  • Ilir Daja i ka ndryshuar fytyrën Dinamos, rekord pikësh nga sezoni i shkuar

    Ilir Daja i ka ndryshuar fytyrën Dinamos, rekord pikësh nga sezoni i shkuar

    Ilir Daja u emërua trajner i Dinamos në sezonin e shkuar, duke marrë drejtimin e skuadrës në javën e katërt. Në debutim, Daja mori një barazim 2-2 ndaj Partizanit, ndërkohë që mbylli sezonin me Kupën e fituar ndërkohë që luftoi edhe për titullin kampion.
    Këtë sezon, Dinamo po bën mirë pavarësisht se ka pasur oshilacione dhe duket se deri në fund të sezonit, e pret një rrugë e gjatë. Këtë sezon, Dinamo është duke bërë më mirë se Dinamo e sezonit të shkuar, të paktën nën drejtimin e Ilir Dajës. Në 10 ndeshjet e para të sezonit të shkuar, Dinamo mori 14 pikë. Në 3 sfidat e para, Dinamo kishte 6 pikë ndërsa pas javës së 13, Dinamo ishte në kuotën e 20 pikëve, nga të cilat 14 të marra nga Daja.

    Këtë sezon, blutë po bëjnë më mirë pasi pas 10 ndeshjeve të para, ka arritur të grumbbullojë 18 pikë, plot 4 më shumë se sezonin e shkuar. Edhe nëse bëhet një krahasim mes dy skuadrave, pa marrë parasysh se kush ishte trajner, Dinamo e këtij sezoni është më produktive se Dinamoja e sezonit të shkuar.
    Në 10 sfidat e para, “nëndetësja” kishte 16 pikë, kundrejt 18 pikëve që ka këtë sezon duke treguar se ecuria është më e mirë pavarësisht luhatjeve që ka pasur. Ndeshjen e radhës, Dinamo e luan ndaj Vllaznisë në Shkodër dhe natyrisht që një rezultat pozitiv, përveç se do të shtonte numrin e pikëve, do të ndryshonte edhe moralin në ecurinë e skuadrës drejt objektivit që ka përmendur shpesh herë këtë sezon.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Dybala ka pësuar 13 dëmtime që kur mbërriti te Roma, gati 40 ndeshje të humbura

    Dybala ka pësuar 13 dëmtime që kur mbërriti te Roma, gati 40 ndeshje të humbura

    5 Nëntor 2025

    11:56

    Alfred Lleshi

    Paulo Dybala është ndalur sërish. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor dhe do të mungojë nga 3 deri në 6 javë, në varësi të reagimit të trupit dhe kujdesit të stafit mjekësor të Romës. Dëmtimet muskulore janë bërë një “konstante” në karrierën e tij vitet e fundit.
    Vetëm këtë sezon, pas më pak se 3 muajsh kampionat, Dybala ka pasur tashmë dy ndalesa për probleme muskulore. Që kur u bashkua me Romën, ish-lojtari i Juventusit ka munguar në 39 ndeshje, më shumë se një sezon i plotë.
    Në sezonin e parë humbi 15 ndeshje për shkak të 3 dëmtimeve të ndryshme; në sezonin 2023/24 mungoi 10 ndeshje për 4 dëmtime të tjera; ndërsa sezonin e kaluar sërish 15 mungesa për shkak të 4 dëmtimeve të ndryshme. Në këtë sezon ka humbur tashmë 4 ndeshje dhe ndodhet në dëmtimin e 13-të që kur veshi fanellën verdhekuqe.

  • As Mbappé, as Haaland; ja emri surprizë që e kryeson garën e “Këpucës së Artë”

    As Mbappé, as Haaland; ja emri surprizë që e kryeson garën e “Këpucës së Artë”

    4 Nëntor 2025

    9:50

    Alfred Lleshi

    Kylian Mbappé dhe Erling Haaland kanë shënuar nga 13 gola këtë sezon në La Liga dhe Premier League, por kjo nuk mjafton për t’iu dhënë avantazh në garën për “Këpucën e Artë”. Një tjetër lojtar ka të njëjtin numër golash; Klaemint Olsen i NSÍ Runavík në Ishujt Faroe.
    Sidoqoftë, kryesuesi i vërtetë është një tjetër, me 28 gola këtë sezon, më shumë se dyfishin e Haaland dhe Mbappé. Fjala është për Darko Lemajic, sulmues serb i FC RFS në Letoni, me 28 pikë në renditje. Karriera e tij ka kaluar mes Indija, Napredak Krusevac, Riga, RFS dhe Gent, duke e bërë emrin në fjalë pothuajse të panjohur. Megjithatë, ai mund të surprizojë dhe ta fitojë “Këpucën e Artë” këtë sezon.
    Duhen pasur parasysh rregullat për renditjen e “Këpucës së Artë”. Çdo gol në 5 ligat kryesore (Spanjë, Angli, Gjermani, Itali, Francë) shumëzohen me 2, e përkthyer në pikë. Goli në ligat nga vendi i 6-të deri në të 21-të vlerësohet me 1.5 pikë; të gjitha ligat e tjera me nga 1 pikë.

  • 250 gola me Liverpool, reagon Salah: Sezon i vështirë, të rinjtë duan kohë të përshtaten

    250 gola me Liverpool, reagon Salah: Sezon i vështirë, të rinjtë duan kohë të përshtaten

    3 Nëntor 2025

    10:45

    Telesport

    Në fund të tunelit të krizës së Liverpool është Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian i hapi rrugën ekipit të “reds” në fitoren kundër Aston Villa me shifrat 2-0, duke realizuar golin e tij të 250-të për klubin.
    “Ishte shumë e rëndësishme të merrnim fitoren, duke pasur parasysh se kishim pësuar disa humbje në Premier League dhe Champions League”, deklaroi egjiptiani.
    Më tej, ai shtoi: “Jam i lumtur që tani jemi rikthyer në rrugën e duhur dhe është një nxitje e madhe para ndeshjeve të rëndësishme. Në mesjavë jemi sërish në Champions“.
    Më pas ai pranoi: “Është një sezon shumë i vështirë për ne sepse kemi disa lojtarë të rinj. Ata janë lojtarë të shkëlqyer, por u duhet kohë për t’u përshtatur”.
    “Kemi humbur disa lojtarë dhe, siç thashë, duhet kohë që lojtarët e rinj të përshtaten dhe të mësojnë lojën e lojtarëve të tjerë, por gjithçka do të shkojë mirë“, shtoi Salah.
    Për shënimin e 250 golave ​​për Liverpool, ai komentoi: “Është një ndjenjë fantastike të shënosh gola për një klub kaq të madh. Është diçka që nuk e marr si të mirëqenë. Jam vërtet krenar dhe i lumtur me këtë arritje.”

  • Allegri para Atalanta-Milan: Përplasje direkte për vendin e katërt, Leao mund të shënojë 20 gola në sezon

    Allegri para Atalanta-Milan: Përplasje direkte për vendin e katërt, Leao mund të shënojë 20 gola në sezon

    27 Tetor 2025

    13:10

    Alfred Lleshi

    Barazimi në minutat e fundit ndaj Pisa i kushtoi Milanit kreun e renditjes, tashmë një pikë pas Napolit dhe Romës. Massimiliano Allegri përballet sërish me emergjencën e dëmtimeve, ndërsa e pret sfida e vështirë në Bergamo ndaj Atalantës së Juric. “Është përballje direkte për vendin e katërt, – tha trajneri kuqezi. – Jemi në emergjencë, por skuadra është e përgatitur për t’u përballur me këto probleme. Rikuperojmë Loftus-Cheek”.
    Në sulm, protagonist pritet të jetë Rafa Leao: “Mund të bëjë 15-20 gola në sezon, por duhet të besojë më shumë në aftësitë e tij si sulmues. Brenda zonës duhet të jetë më i ftohtë”. Allegri kërkon qetësi pas polemikave me gjyqtarët: “Duhet më shumë luajalitet, edhe nga unë. VAR i ka përmirësuar shumë gjëra, por kur situatat janë subjektive, lindin debatet”.
    Trajneri shtoi se ekipi ka forcë të qëndrojë lart në renditje, pret kthimin e Pulisic e Jasharit pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve) dhe nuk kërkon afrime në janar: “Skuadra është e fortë, me grupin e plotë vetëm mund të përmirësohemi”.

  • Kush e fiton La Ligën? Inteligjenca Artificiale jep rezultatet

    Kush e fiton La Ligën? Inteligjenca Artificiale jep rezultatet

    24 Tetor 2025

    19:02

    Telesport

    Sipas një analize të realizuar nga Inteligjenca Artificiale, Real Madrid shihet si favoriti kryesor për ta fituar La Ligën këtë sezon, duke lënë pas rivalen e përjetshme, Barcelonën.
    Të dhënat parashikojnë që skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso ta përfundojë kampionatin me rreth 84.87 pikë të pritshme dhe me një mundësi prej 57.44% për ta ngritur trofeun.
    Në anën tjetër, Barcelona pritet të ketë një sezon të fortë, por jo mjaftueshëm për të kaluar madrilenët. Analiza  tregon se katalanasit mund ta mbyllin sezonin me 81.96 pikë dhe me vetëm 37.44% gjasa për ta fituar titullin në La Liga, duke mbetur kështu pas në garën për kreun e tabelës.

  • Thierry Henry zgjedh tre ekipet favorite për të fituar Champions League

    Thierry Henry zgjedh tre ekipet favorite për të fituar Champions League

    22 Tetor 2025

    15:04

    Telesport

    Legjenda franceze Thierry Henry ka përmendur Arsenal-in mes favoritëve për të fituar Champions League këtë sezon.
    Ai ka përmendur Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain si ekipet e tjera që mund të fitojnë trofeun këtë sezon.
    Duke folur në CBS Sports pas fitores 4-0 të Gunners ndaj Atletico Madrid, Henry zgjodhi ish-ekipin e tij si një nga favoritët e qartë për titullin këtë sezon.
    Ai beson se Mikel Arteta ka gjetur ekuilibrin për të synuar trofeun, ndërsa Bayern Munich dhe kampionët në fuqi PSG janë gjithashtu në garë, sipas tij.