Tag: sezon

  • Abraham: Ky mbetet një sezon i vështirë për Milan, por ne besojmë te finalja e Kupës

    Abraham: Ky mbetet një sezon i vështirë për Milan, por ne besojmë te finalja e Kupës

    3 Prill 2025

    9:38

    Telesport

    Sulmuesi Tammy Abraham bëri të ëndërrojnë për disa minuta tifozët e Milan kur realizoi golin e avantazhit për kuqezinjtë në derbin ndaj Inter (ndeshja përfundoi 1-1). Ai beson se Milan mund t’ia dalë mbanë të shkojë në finalen e këtij turneu.
    “Jam i kënaqur me golin e shënuar dhe me skuadrën time për rezultatin e arritur. Për mua ky ishte një gol i rëndësishëm. Ne besojmë te finalja. Jemi të përqendruar te mundësia që kemi për të shkuar aty”, u shpreh Abraham.
    “Më vjen mirë që edhe një herë munda të jap ndihmën time. E dimë që jemi një ekip i fortë, por për ne nga tani e tutje çdo ndeshje do të jetë si një finale”, shtoi sulmuesi anglez.
    “Ndaj Inter luajtëm me besim, kurajo dhe pasion. Kështu ne mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Ky mbetet një sezon i vështirë, por duhet të kemi më shumë besim te vetja. Këtë gjë duhet ta tregojmë në çdo ndeshje”, tha Abraham.

  • Pse dështoi Manchester City? Pep Guardiola e ka një argument për këtë

    Pse dështoi Manchester City? Pep Guardiola e ka një argument për këtë

    2 Prill 2025

    15:11

    Telesport

    Pep Guardiola është përpjekur të shfajësohet për dështimin e Manchester City këtë sezon, duke argumentuar se problemi themelor kanë qenë dëmtimet e lojtarëve kryesorë.
    “Këtë sezon ka qenë e pamundur për ne që të konkurrojmë për titullin kampion. Hidhini një sy FA Cup. Kjo është gjysmëfinalja jonë e shtatë radhazi. Njerëzit mund të thonë se po luajmë ndaj rivalëve të dobët, por mos harroni se jemi thuajse gjithmonë në garë”.
    “Na është dashur të luajmë pa shtyllën e skuadrës, sepse dëmtimet kanë qenë të shumta. Kështu nuk rivalizon dot me të mëdhenjtë. Jemi penalizuar nga dëmtimet”.

  • Në garë për tre trofe, Marquinhos: Nuk mund të ëndërronim më shumë, jemi këtu falë Luis Enrique

    Në garë për tre trofe, Marquinhos: Nuk mund të ëndërronim më shumë, jemi këtu falë Luis Enrique

    PSG është një “makinë” shkatërruese. Posaçërisht këtë sezon, ende në garë për Ligën e Kampionëve, pas eleminimit të Liverpool-it, me titullin e Ligue 1 praktikisht një hap larg, madje edhe një barazim mjafton për t’u zyrtarizuar kampion i Francës, dhe në fund të fundit finalen e Kupës së Francës më 24 maj në “Stade De France”. Kjo falë fitores ndaj Dunkerque dhe Dembélé që ka marrë formën e golashënuesit të madh.
    Performanca dhe qëndrimi i duhur janë nënvizuar edhe nga Marquinhos, kapiteni i PSG, i cili gjithashtu shënoi në këtë ndeshje: “Kur fillon një sezon, ky është përfundimi që dëshiron të arrish. Në kampionat jemi në rrugën e duhur. Jemi në finale të Kupës së Francës, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Nuk mund të ëndërrosh më shumë.
    Duhet të vazhdojmë kështu, – ka shtuar ai. – Nuk duhet të dorëzohemi tani, këto janë dy muajt më të rëndësishëm për ne. Momente të bukura po vijnë. Të gjithë lojtarët ëndërrojnë të jenë në top-formë. Jemi në një periudhë të mirë si grup, si punë dhe si ide loje.
    Edhe në vështirësi, ideja jonë nuk ndryshon, gjithmonë kërkojmë rezultat dhe të shkojmë përpara. Ky është mesazhi që trajneri (Luis Enrique) na ka dhënë që kur ka ardhur. Sot, PSG është kështu edhe falë tij”.

  • Arteta optimist për të ardhmen: Do të bëjmë një merkato të shkëlqyer, sidomos në sulm

    Arteta optimist për të ardhmen: Do të bëjmë një merkato të shkëlqyer, sidomos në sulm

    1 Prill 2025

    11:44

    Telesport

    Pas dy sezonesh si nënkampionë të Anglisë, gjithnjë në ndjekje të Manchester City, edhe këtë sezon me shumë gjasa do të shohë Arsenal duke parë të tjerët të festojnë. Këtë herë Liverpool.
    “Topçinjtë” shiheshin si favoritë por kanë zhgënjyer në Premier League këtë sezon, pjesërisht edhe falë dëmtimeve që kanë pushtuar ekipin. Trajneri Mikel Arteta e gjeti veten pothuajse pa sulmues në momentet kyçe të sezonit.
    Ndaj, trajneri spanjoll shpalli një merkato të rëndësishme verën e ardhshme: “Duhet të përmirësojmë lojën e ekipit në zonën kundërshtare. Duam të përmirësojmë disa aftësi dhe cilësi që na duhen për të bërë një hap më tej përpara”.
    “Do të jetë një merkato e shkëlqyer, jam shumë i emocionuar. Kemi shumë emra në tavolinë por të shohim se si do të shkojnë gjërat deri në verë”, tha Arteta, që mezi pret rikthimin e Bukayo Saka nga dëmtimi i gjatë.

  • Guardiola kritik ndaj vetes dhe skuadrës: Manchester City ka luajtur pa zemër dhe shpirt këtë sezon

    Guardiola kritik ndaj vetes dhe skuadrës: Manchester City ka luajtur pa zemër dhe shpirt këtë sezon

    Pep Guardiola ndjeu se lojtarët e tij të Manchester City rizbuluan “zemrën dhe shpirtin” e tyre në fitoren 2-1 të FA Cup ndaj Bournemouth dhe pranoi se ky pasion i ka munguar këtë sezon ekipit të tij.
    “Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me taktika. Ato janë të rëndësishme, por ajo që na ka munguar këtë sezon ka qenë zemra dhe shpirti. Ishte dëshira ajo që na ka munguar, diçka që e kemi patur dhe me të cilën kemi ecur për shumë vite”, tha Guardiola.
    Më tej, trajneri spanjoll i “citizens” komentoi: “Si trajner e di se kjo është gjëja më e rëndësishme për t’u rikuperuar. Ajo nuk vjen nëse shesim apo blejmë lojtarë, por e rëndësishme është të rizbulojmë këtë pasion”.
    “Që kur luajtëm ndaj Bournemouth në nëntor ne kemi bërë gabime të jashtëzakonshme dhe si ekip nuk kemi pasur zemër. Kjo është gjëja më e rëndësishme për t’u rikuperuar për të ardhmen“, tha Guardiola.
    Trajneri i Manchester City e ka vlerësuar performancën e tij këtë sezon si vërtet të dobët. Një ekip i eliminuar nga Champions League dhe jashtë garës për titull në Premier League, duke qenë në garë vetëm në FA Cup.
    Një sërë faktorësh kanë kontribuar në këtë situatë, sidomos dëmtimet e lojtarëve kryesorë, veçanërisht mungesën afatgjatë të Rodri. I pyetur se si e shikonte punën e tij, spanjolli tha: “Këtë sezon ajo ka qenë vërtet e varfër”.
    “Kundërshtarët nuk na dhanë kurrë qilim të kuq për të fituar titujt që kemi fituar në të kaluarën. Detyra ime ishte ta kapërceja situatën shumë më mirë se sa kam bërë. Shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Kjo është e rëndësishme”, tha Pep.

  • Real Madrid, zëvendësuesi i Modric vjen nga Premier League

    Real Madrid, zëvendësuesi i Modric vjen nga Premier League

    1 Prill 2025

    9:00

    Telesport

    Real Madridi është fokusuar plotësisht në të tashmen, por me një sy edhe në të ardhmen.
    Los Blancos mund të kenë një sezon legjendar, duke qenë ende në garë për La Liga, Copa del Rey dhe Champions League.
    Mendja e Carlo Ancelottit dhe djemve të tij është pra në këto tre kompeticione, ndërsa drejtuesit e Realit tashmë kanë filluar të planifikojnë për sezonin e ardhshëm. Ndër çështjet vendimtare është zëvendësimi i Luka Modric.
    Zgjedhja e trashëgimtarit të ish-fituesit kroat të Topit të Artë sigurisht që nuk është diçka e vogël, por Real Madrid duket se i ka të qarta idetë në këtë drejtim.
    Si Daily Star ashtu edhe Daily Express kanë raportuar orët e fundit se klubi i Florentino Perez po shqyrton blerjen e kapitenit të Manchester United, Bruno Fernandes.
    Sipas të dyja gazetave, Djajtë e Kuq do të kërkonin rreth 100 milionë euro për lojtarin portugez.
    Pasi mbërriti te United nga Sportingu i Lisbonës në janar 2020, Bruno Fernandes ka qenë një nga pikat e pakta të mira të klubit në sezonet e fundit të trazuara.
    Këtë sezon ai ka koleksionuar 16 gola dhe 16 asiste në 44 ndeshje.