Tag: sezon

  • E bujshme: Jose Mourinho rikthehet në Premier League?

    E bujshme: Jose Mourinho rikthehet në Premier League?

    15 Prill 2025

    19:34

    Telesport

    Tottenham po kalon një sezon shumë të vështirë, aq sa e sheh veten në vendin e 15-të në renditjen e kampionatit anglez.
    Ky sezon do të konsiderohet nga më të dobëtit në historinë e klubit dhe kryesisht faji do t’i mbetet trajnerit Ange Postecoglou. Më saktë, përgjegjësia, sepse faji është edhe i klubit për mungesën e efikasitetit për të krijuar një skuadër që tenton trofe.
    Lajmi befasues i këtyre ditëve është se Jose Mourinho mund të rikthehet në këtë klub. Portugezi, i cili ka punuar te Tottenham nga viti 2019 deri në vitin 2021, flitet se ka një ofertë paraprake nga klubi anglez.

  • Scaroni për merkaton e Milanit: Ndonjëherë krijohet kimi, ndonjëherë jo. Shikoni rastin e Morata…

    Scaroni për merkaton e Milanit: Ndonjëherë krijohet kimi, ndonjëherë jo. Shikoni rastin e Morata…

    “Tifozët janë në qendër të projektit tonë. T’i kemi pranë në një sezon kaq të vështirë tregon se janë të pakursyer. Në fakt dua të kujtoj se kemi fituar Superkupën, ndaj nuk do ta quaja një sezon krejtësisht negativ”, – tha Paolo Scaroni, presidenti i Milanit, nga skena e eventit “Il Foglio” në “San Siro”.
    Si mund të forcohet projekti sportiv për sezonin e ardhshëm?Të jesh aktiv në merkato është një gjë, të kesh sukses është një tjetër. Disa nga blerjet kanë qenë të suksesshme, flas për lojtarë që janë bërë pjesë afatgjatë e Milanit dhe kanë pasur paraqitje të vlefshme. Të tjerat kanë qenë më pak të suksesshme, për shembull Morata, që për shumë arsye nuk rezultoi një operacion i mirë. Ndonjëherë krijohet një kimi, ndonjëherë jo, është një risk që nuk mund ta parashikosh. Ne kemi ndërmend ta vazhdojmë këtë politikë të re, duke u fokusuar sidomos te lojtarët e rinj. Do ta vazhdojmë këtë proces me ata që merren me këto gjëra: Furlani dhe Ibrahimovic. Sepse duam të kemi një sezon të madh, tjetrin në vazhdim.
    Fjalë shprese për tifozët… A janë Leao, Reijnders dhe Pulisic emrat për të ardhmen?Ka edhe emra të tjerë. Sigurisht, Reijnders dhe Pulisic, për të cilët më kanë pyetur, kanë pasur një rendiment shumë të mirë këtë sezon. Pastaj, Leao i emocionon tifozët tanë. Herë pas here kemi nevojë për emocione të forta…, nga ky këndvështrim, Leao na i jep ato. E rëndësishme është skuadra si e tërë, nuk dua të harroj edhe të tjerët.

  • Lewandowski një legjendë, vendos rekordin e jashtëzakonshëm në Champions League

    Lewandowski një legjendë, vendos rekordin e jashtëzakonshëm në Champions League

    10 Prill 2025

    8:43

    Telesport

    Barcelona fitoi 4-0 ndaj Borussia Dortmund në çerekfinalen e parë të Champions League. Një nga protagonistët e këtij suksesi ishte Robert Lewandowski.
    Sulmuesi polak shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke e çuar në 11 numrin e golave të realizuara në Champions këtë sezon. Ky është një rekord i ri për këtë event.
    Lewandowski bëhet lojtari i parë në histori që ka shënuar të paktën 10 gola në një sezon të vetëm të Champions League me tre skuadra të ndryshme.
    Ai e ka bërë më parë këtë gjë edhe me ekipet e tjera ku ka luajtur: Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe tani me Barcelona. Në karrierën e tij ai ka shënuar 726 gola, 99 me Barçën dhe 40 gola këtë sezon në të gjitha garat.

  • Dembelè i rilindur zbulon prioritetin e tij: Tani dua Champions, më pas vijnë edhe trofetë e tjerë

    Dembelè i rilindur zbulon prioritetin e tij: Tani dua Champions, më pas vijnë edhe trofetë e tjerë

    10 Prill 2025

    9:25

    Telesport

    Ousmane Dembélé është tërësisht i transformuar këtë sezon dhe po shkëlqen, duke qenë në qendër të vëmendjes te PSG. Pas një viti të parë zhgënjyes në kryeqytetin francez, anësori ka ndryshuar marsh falë besimit të trajnerit Luis Enrique.
    Ai e ka vendosur në një pozicion më qendror, duke rritur cilësitë e tij dhe rezultatet kanë qenë të shkëlqyera Një ortek golash këtë sezon: 21 gola në Ligue 1, që e vendos atë në krye të listës së golashënuesve.
    Tifozët në “Parc des Princes” tashmë janë të dashuruar me talentin e rizbuluar, i cili duket se ka gjetur ekuilibrin mendor dhe teknik. Sot Dembélé është një finalizues i kthjellët, i aftë për të shënuar gola vendimtarë dhe spektakolar.
    Kjo e bën Dembele kandidat për Topin e Artë, për të cilin ai thotë: “Nuk jam i fiksuar pas këtij trofeu. Prioriteti i tij është Champions League. Topi i Artë dhe çdo gjë tjetër mund të vijë më vonë, por kjo nuk përfaqëson presion për mua.”

  • “1200 euro rroga mesatare”/ Berisha nga Lushnja: Do të mbrojmë në çdo sezon prodhimet bujqësore

    “1200 euro rroga mesatare”/ Berisha nga Lushnja: Do të mbrojmë në çdo sezon prodhimet bujqësore

    Kryedemokrati Sali Berisha premtoi rritjen e pagës në 1500 euro, nëse fiton një mandat qeverisës në 11 maj.

    Rritje rroge ai premtoi për mësuesit, ndërsa nga ana tjetër foli për ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
    “Mësuest do arrijn ë rrogën 1500 euro derisa të paguhen më shumë se çdo mësues tjetër në Ballkan. Energjia do u shitet bizneseve me 8 lekë, familjarët me 7 lekë, tarifa e ujit do të përgjysmohet”, tha ai.
    Nga Lushnja, ku zhvilloi një takim me demokratët, kreu i PD-së tha se “do të mbrojë në çdo sezon prodhimet bujqësore”.

    Top Channel

  • VIDEO/ Gol në minutën e 89 për të vulosur fitoren, Erald Çinari në superformë në Armeni

    VIDEO/ Gol në minutën e 89 për të vulosur fitoren, Erald Çinari në superformë në Armeni

    Erald Çinari po përjeton një sezon të shkëlqyer në Armeni. Sulmuesi shkodran ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës ditën e sotme. Në ndeshjen që skuadra e mëngjërashit, Noah zhvilloi në kuadër të javës së 22 të kampionatit armen, ish-futbollisti i Vllaznisë u tregua sërish protagonist.
    I hedhur në fushë në fillimin e pjesës së dytë, Çinari diti të lërë shenjën e tij. Pavarësisht se shifrat flisnin në favor të Noahs përballë BKMA, 28-vjeçari arriti të shënonte golin e tretë dhe të shifrave finale 3-0 në minutën e 89. Pas një zbritjeje të shpejtë të ekipit bardhezi, ishte Aias që prezantoi me një pasim mjaft të bukur përballë portierit kundërshtar Çinarin.
    Me këtë të fundit që nuk zhgënjeu aspak dhe me një të djathtë të fortë arriti të shënonte. Ky ishte goli i 12 sezonal për Çinarin në elitën e futbollit armen. Ku po ashtu numëron edhe 5 asiste, duke përjetuar kështu sezonin më të mirë në karrierë. E ndërsa për Noahn vijon kryesimin bindshëm në kampionatin në Armeni në kuotën e 58 pikëve. Duke shkuar e sigurt drejt titullit kampion në elitë këtë sezon.

  • “Nuk i duhet këshilla ime”, Ronaldinho për yllin e Serisë A: Është një lojtar i madh

    “Nuk i duhet këshilla ime”, Ronaldinho për yllin e Serisë A: Është një lojtar i madh

    8 Prill 2025

    15:20

    Telesport

    Ish-sulmuesi i Milan-it, Ronaldinho pranon se i pëlqen të shikojë Rafael Leao.
    Portugezi nuk ka patur vazhdimësi në këtë sezon, por Ronaldinho mbetet një admirues i lojtarit.
    “Ka lojtarë të mëdhenj te Milan-i dhe është një ekip i mirë, kështu që mendoj se ata mund të bëjnë gjëra të mëdha sezonin e ardhshëm”, tha braziliani për Sky Sport Italia.
    Ai shtoi: “Leao nuk ka nevojë për këshillën time, ai është një lojtar i madh. Ai është një nga lojtarët që më pëlqen të shikoj”.
    Leao ka 10 gola dhe nëntë asiste për kuqezinjtë këtë sezon.

  • Ekipet me më shumë penallti këtë sezon, Reali i pari në listë, por edhe për ato të humburat

    Ekipet me më shumë penallti këtë sezon, Reali i pari në listë, por edhe për ato të humburat

    7 Prill 2025

    20:09

    Telesport

    Real Madrid është klubi që ka fituar më shumë penallti këtë sezon në të gjitha kompeticionet. “Los Blancos” është po ashtu ekipi që ka humbur më shumë 11-metërsha. Madrilenët numërojnë 16 penallti të fituara në 51 ndeshje, nga të cilat 5 i kanë humbur.
    Në vend të dytë vjen Bayern Munich me 15 penallti të fituara këtë sezon, bavarezët kanë humbur vetëm një. Në vend të tretë është Liverpool me 13 penallti të fituara, nga të cilat 12-të i kanë ekzekutuar saktë dhe kanë humbur vetëm një. Në vend të katërt renditet Barcelona, me 10 penallti të fituara dhe të 10-ta të ekzekutuara saktë.
    Më pas vijnë Milan dhe Arsenal. Kuqezinjtë kanë fituar 9 penallti, nga të cilat kanë ekzekutuar saktë 5 prej tyre dhe kanë humbur 4. “Topçinjtë” kanë fituar 7 penallti, nga të cilat kanë shënuar në 4 prej tyre dhe kanë humbur 3.

  • Guardiola ka dyshime: Këtë sezon nuk kemi qëndrueshmëri, mund të na pengojë për Champions

    Guardiola ka dyshime: Këtë sezon nuk kemi qëndrueshmëri, mund të na pengojë për Champions

    4 Prill 2025

    11:25

    Telesport

    Skuadra e Manchester City zbriti sërish në vendin e pestë pas fitores së Chelsea dje në kampionat. Trajneri i “citizens”, Pep Guardiola, duke folur për garën e fortë në Premier League për një vend në katërshe, komentoi situatën.
    “Kemi pasur beteja shumë të vështira në këtë periudhë, por ne e dimë se si ta bëjmë këtë gjë. Në të kaluarën, përveç sezonit të parë dhe një sezoni kur Liverpool ishte shumë i fortë, gjithnjë kemi luftuar për titullin”, tha Guardiola.
    “Kjo është hera e parë, krahas sezonit të parë që isha këtu, që na është dashur të luajmë për t’u kualifikouar në Champions League. Do të doja të thosha se do t’ia dalim mbanë, por skuadra duhet të vazhdojë të fitojë”, tha spanjolli.
    Në fund, Guardiola komentoi: “Në sezonet e mëparshme kur duhet ta bënim këtë gjë ia kdmei dalë mbanë. Por, këtë sezon nuk kemi qëndrueshmëri të mirë për të thënë se do të ndodhë”.

  • Di Canio: “Nëse e ndalojmë sezonin tani, nuk ka dyshim kush e fiton Topin e Artë”

    Di Canio: “Nëse e ndalojmë sezonin tani, nuk ka dyshim kush e fiton Topin e Artë”

    Ish-lojtari Paolo Di Canio ka mbështetur Mohamed Salah për të fituar Topin e Artë këtë sezon.
    Ai beson se ylli i Liverpool ka qenë lojtari më i mirë këtë sezon, por shtoi se Champions League mund të luajë një rol të madh në vendimin përfundimtar.
    Duke folur për FootItalia.com, Di Canio mendoi se Salah duhet të ishte fituesi i Topit të Artë nëse vendimi do të merrej për paraqitjet e deritanishme këtë sezon.
    Megjithatë, 56-vjeçari dyshon nëse egjiptiani do të përfundojë fitues i çmimit, pasi Liverpool është jashtë Champions League dhe fituesi i Topit të Artë mund të vendoset nga kush fiton kompeticionin elitar. Ai tha:
    “Ne e dimë që duhet të bësh diçka të veçantë në kompeticionet e ndryshme dhe jo vetëm në Premier League. Nga këndvështrimi im, nëse e ndalojmë sezonin tani, sigurisht që nuk ka dyshim për mua, Salah do ta fitonte Topin e Artë”.
    Ai shtoi:
    “Por kanë mbetur edhe dy muaj nga sezoni. Champions League, kombëtaret. Ai gjithashtu e ka një problem, nuk dua të them problem sepse ai është krenar që është lojtar i Egjiptit.
    “Por varet se çfarë bën me kombëtaren, apo jo? Europiani, Kupa e Botës, kompeticione të ndryshme. Por Champions League bën ndryshimin”.
    Liverpool u eliminua nga Champions League këtë sezon nga Paris Saint-Germain në raundin e 1/8-ave.
    Ata janë gjithashtu jashtë FA Cup dhe humbën finalen e Carabao Cup kundër Newcastle (2-1) më 16 mars.