Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania do të nisë më 20 dhjetor dhe këtë vit vjen me një mungesë të rëndësishme që ka prekur publikun. Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili thuhej se ishte në listën e të ftuarve, u nda nga jeta në mënyrë të papritur, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe fansat.
Megjithatë, produksioni po përgatit një sezon të fortë, me shumë figura të njohura që pritet t’i bashkohen reality-show-t më të ndjekur në Shqipëri. Lista e emrave që qarkullon tashmë po shkakton reagime dhe debat në rrjet.
Burime tregojnë se Erik Fullani, partneri aktual i Sara Hoxhës (ish-partnere e Ledrit), do të jetë pjesë e këtij edicioni. Për të, ky do të jetë dalja e parë në një format kaq të madh televiziv, duke zgjuar kureshtjen e publikut për mënyrën si do të paraqitet dhe si do të përballet me sfidat e shtëpisë.
Një tjetër emër që pritet të gjendet mes banorëve është Santana Çomorra, gazetare.
Ndërkohë, pas debatit që bëri bujë mes saj dhe Enxhi Nasufit, Neada Muça është një tjetër emër që mendohet se do t’i bashkohet Big Brother-it. Duke qenë një figurë që ka ditur gjithmonë të tërheqë vëmendje, hyrja e saj pritet të sjellë dinamika të forta dhe zënka tipike për këtë format.
Edicioni i ri i BBV po shihet si një nga më të komentuarit deri tani, falë kombinimit të personazheve të reja, historive personale dhe pritshmërive të larta të publikut. Spektakli nis më 20 dhjetor, dhe sipas të gjitha gjasave, këtë vit gara për famë dhe çmimin e madh do të jetë më e fortë se kurrë.
Tag: sezon
-

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
-

Për herë të parë, Harry Kane vendos një rekord negativ te Bayern Munich
27 Nëntor 2025
17:09
Telesport
Arsenal i shkaktoi Bayern-it humbjen e parë për këtë sezon, 3-1 mbrëmjen e djeshme në Champions League. Golin e vetëm për bavarezët e shënoi talenti Lennart Karl.
Ndërkohë, ylli kryesor i sulmit bavarez, ishte plotësisht në hije ndaj Arsenalit. Harry Kane nuk bëri asnjë goditje të vetme për herë të parë në përballjet e tij të shumta me Topçinjtë.
Pavarësisht se ka treguar një super formë këtë sezon, në përballjen e parë me një ekip “big”, Harry Kane dështoi totalisht. Gjithsesi ky rekord negativ ndaj Arsenalit nuk i zhvlerëson aspak aftësitë e tij si sulmues. -

Arsenali i mësoi shijen e humbjes për këtë sezon, Kompany kërkon menjëherë revansh
27 Nëntor 2025
9:08
Alfred Lleshi
Bayern Munich bëri paraqitje zhgënjyese kundër Arsenalit, sidomos duke marrë parasysh pritshmëritë e larta. Po t’i kishte shfrytëzuar rastet, Bayerni mund ta kishte mbyllur pjesën e parë në epërsi, por çdo shpresë në pjesën e dytë u shua shpejt, pasi Arsenali shpërtheu me intensitet dhe iu dha bavarezëve një mësim të ri për këtë sezon: si të humbasësh.
Vincent Kompany e pranoi humbjen, por tregoi dëshirë të fortë për një përballje të re. “Do të doja t’i sfidonim sërish, sa më shpejt, – tha ai për “TNT Sports”. – Shpresojmë që për fazat e mëvonshme të kemi mësuar shumë nga kjo ndeshje”.
E vërteta është se Arsenali ishte dukshëm më i mirë. Arteta ka vendosur tashmë standardin për ekipet europiane, ndërsa Bayerni mbeti prapa, gjë që është e pranueshme, sepse humbja sjell mësime të vlefshme kur kundërshtari është më i fortë. Bayerni i Kompany kërkon hakmarrje, por duhet të kthehet te “fleta e bardhë” për të analizuar se çfarë shkoi keq në Londër. -

Ekitike dhe Isak nuk po japin atë që pritej, Liverpool gjen sulmuesin e ri për 70 milionë euro
25 Nëntor 2025
18:14
Telesport
Me përforcimet e çmendura që bëri gjatë merkatos së fundit, sulmi i Liverpool pritej të ishte i jashtëzakonshëm këtë sezon, por në fakt po ndodh komplet e kundërta. Dy blerjet e bujshme, Alexander Isak dhe Hugo Ekitike, me atë që kanë dhënë deri tani në fushë, mund të quhen pa frikë transferime të dështuara.
Pikërisht për këtë arsye, klubi i kuq ka hedhur sytë nga merkato dhe objektivi i madh për janarin është sulmuesi i Bournemouth, Antoine Semenyo. Sulmuesi ganez ka treguar një super formë këtë sezon, duke shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 12 ndeshje në Premier League.
25-vjeçari është nën kontratë me Bournemouth deri në vitin 2030 dhe klauzola e tij e largimit është 70 milionë euro, shifër që mesa duket Liverpool është i gatshëm ta paguajë. -

Shpërthen Lewis Hamilton: Mezi po pres që ky sezon me Ferrari të marrë fund
24 Nëntor 2025
11:02
Telesport
Vendi i tetë në fund të garës së Las Vegas, edhe ai i arritur pas skualifikimit të makinave McLaren, nuk e kënaq aspak 7 herë kampionin e botës në Formula 1, Lewis Hamilton. Piloti i Ferrari e nisi garën nga vendi i fundit, por s’mund të bënte asgjë më shumë se kaq.
“Nuk e di se çfarë të shpresoj më. Do të doja shumë t’u jepja djemve një rezultat të mirë, sepse e meritojnë. Ky është qëllimi im për dy garat e fundit. Në Las vegas matëm një garë të vështirë, sigurisht jo një garë që do ta kujtoj me nostalgji”, deklaroi Hamilton.
Më tej, britaniku tha: “Ne patëm një nisje të mirë dhe arrita të fitoja disa pozicione në pjesën e parë. Kontakti me Albon në pjesën e dytë shkaktoi disa dëme, ndikoi në ritmin tim dhe e bëri më të vështirë afrimin me Hulkenberg. Nga ana pozitive, ne prapë arritëm të ktheheshim në pikë dhe çdo pikë vlen për kampionatin e konstruktorëve.”
Më pas, piloti i “kokëkuqes” u shfry në deklaratën e tij: “Gjithsesi, ky është një rezultat i tmerrshëm. Nuk ka asgjë pozitive për të nxjerrë nga kjo garë. Mezi pres që të mbarojë ky sezon. Mezi pres për garën tjetër… dhe dy të fundit“. -

15 milionë euro për të forcuar mbrojtjen, lëvizja e parë që do të bëjë Milan në merkaton e janarit
20 Nëntor 2025
19:20
Telesport
Milan ka shfaqur jo pak probleme në qendrën e mbrojtjes deri tani këtë sezon, për këtë arsye kuqezinjtë po mendojnë të bëjnë një ndërhyrje gjatë merkatos së janarit.
Emri që po fiton terren është ai i Thomas Kristensen, 23 vjeç, qendërmbrojtësi danez i Udineses, sipas asaj që zbulon “La Gazzetta dello Sport”.
Performancat e danezit deri më tani këtë sezon kanë ngjallur interesin në rritje nga fituesi shtatë herë i Ligës së Kampionëve. I monitoruar nga klube të tjera të mëdha evropiane, ka raportime për një ofertë prej 15 milionë eurosh nga Milan për të siguruar nënshkrimin e danezit, brenda merkatos së janarit. -

Ademola Lookman me destinacion të ri, gati transferimi tek ekipi “jo elitar” që ka pretendime të mëdha këtë sezon
18 Nëntor 2025
18:14
Telesport
Pasi ishtë shumë afër largimit nga Atalanta në merkaton e verës, por në fund u detyrua të qëndronte te bergamaskët, Ademola Lookman duket se do të largohet njëherë e mirë gjatë merkatos së janarit.
Fabrizio Romano raporton se destinacioni i ri i sulmuesit nigerian do të jetë Galatasaray, por klubi turk nuk është i vetmi që interesohet për 28-vjeçarin.
Galatasaray e sheh nigerianin si një lëvizje ideale për të forcuar akoma edhe më shumë sulmin dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave për këtë sezon. Klubi turk transferoi për 75 milionë euro verën e fundit Victor Osimhen, duke treguar që ka ambicie të mëdha. Ndërsa në merkaton e janarit synimi i madh është një tjetër yll nigerian si Ademola Lookman.
Edhe pse nuk bën pjesë në kampionatet elitare, Galatasaray ka synime të qarta këtë sezon, ku përveç titullit kampion në Turqi, synon edhe suksesin në Europë. -

Benzema nuk kursehet për Mbappe, por tregon çfarë pret nga ai këtë sezon
17 Nëntor 2025
17:35
Telesport
Në një intervstë të fundit për “AS”, Karim Benzema foli me fjalë të mëdha për Kylian Mbappe dhe zbuloi se çfarë pret prej tij në këtë sezon te Real Madrid. Kylian Mbappe po përjeton një sezon fantastik, ku ka shënuar 18 gola në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Duke lavdëruar bashkëkombësin e tij francez, Karim Benzema foli për ndikimin që duhet të ketë një sulmues si Mbappe te Real Madrid.
“Mbappe është shumë më i mirë këtë sezon. Shënimi i golave nuk është asgjë e re për të. Ai e bënte tashmë këtë te PSG dhe do të vazhdojë të gjejë rrjetën në Madrid, ndoshta edhe më shumë.
Ai është lloji i lojtarit që shënon gjithmonë. Por ajo që pres unë nga Kylian është që ai të luajë më mirë kur Real Madridi të ketë më shumë nevojë për të. Do të ketë ndeshje ku Mbappe mezi do të prekë topin. Por nëse i jepet një shans, duhet ta shfrytëzojë. Kështu është në Madrid. Ke ndeshje, si kundër Atletico Madrid ose Liverpool, ku ekipet rrinë dhe mbrohen, dhe ai duhet të përshtatet me këtë. Sepse Real Madridi mbështetet te Mbappe në ato momente – për të fituar Ligën e Kampionëve dhe trofe të tjerë. Unë besoj se ai mund ta bëjë, por vetëm me ndihmën e shokëve të tij të ekipit. Ai nuk mund ta bëjë vetëm”, tha Benzema. -

Milani është gati të rinovojë edhe një sezon me Modric, “topi” në fushën e kroatit
17 Nëntor 2025
8:05
Alfred Lleshi
Luka Modrić ka nisur sezonin si protagonist absolut, si me Milanin, që ndodhet vetëm dy pikë larg kreut, ashtu edhe me Kroacinë e kualifikuar në Botërorin e ardhshëm. Drejtuesit kuqezinj po mendojnë t’i ofrojnë rinovim kontrate për ta mbajtur të paktën edhe një vit tjetër në Milanello.
Vendimi final do t’i takojë vetë lojtarit, i cili mund të presë përfundimin e Botërorit për të marrë një vendim. Megjithëse ka mbushur 40 vjeç, Modrić është bërë menjëherë i pazëvendësueshëm në skemat e Allegrit: 91% saktësi pasimesh, dy asistime dhe një gol vendimtar kundër Bologna e bëjnë një lider të vërtetë.
Objektivi i kroatit tani është të provojë të fitojë menjëherë me Milanin dhe të shijojë Botërorin e tij të pestë. Nëse gjërat shkojnë mirë dhe forma fizike e mbështet, ai vështirë se do të mendojë të tërhiqet. Për pasojë, rinovimi me Milanin edhe një sezon tjetër bëhet skenar shumë i mundshëm.
