Tag: sezon

  • Dy gabimet e mëdha që ka bërë Ancelotti këtë sezon që sollën dështimin e Realit në Champions League

    Dy gabimet e mëdha që ka bërë Ancelotti këtë sezon që sollën dështimin e Realit në Champions League

    18 Prill 2025

    20:00

    Telesport

    Edhe pse është ende në garë për dy trofe këtë sezon, eliminimi i Real Madridit nga Arsenali në çerekfinalet e Champions League ka hapur një plagë të thellë brenda klubib madrilen. Në qendër të stuhisë që ka përfshirë “Los Blancos” është pikërisht Carlo Ancelotti, i cili konsiderohet si përgjegjësi kryesor për dështimin dhe eleminimin nga Champions League.
    Dy konsiderohen si gabimet e mëdha që ka bërë Ancelotti këtë sezon. E para mungesa e besimit te lojtarët e rinj dhe aktivizimi i lojtarëve që e kanë mbyllur “ciklin”. Rasti konkreti, Lucas Vazquez vazhdon të marrë ende minuta, edhe pse niveli i tij këtë sezon ka qenë shumë i dobët dhe shpeshherë fajtor në humbjet që ka pësuar Reali. Nga ana tjetër lojtarët premutes si Endrick dhe Arda Guler, nuk iu është dhënë mundësia dhe minutazhi i nevojshëm që ata të shprehin kapacitetin e tyre të plotë.
    Pra, mungesa e besimit tek lojtarët e rinj e ka penalizuar shumë Ancelotti-n këtë sezon. Gabimi i dytë lidhet me anën taktike. Me dëmtimin e Dani Ceballos, i cili ishte i vetmi që solli pak qartësi në mesfushë, ky repart lë shumë për të dëshiruar këtë sezon dhe është shumë i parashikueshëm për kundërshtarin. Mungesë vizioni në mesin e fushës, një lojë pa plan dhe mbi të gjithë mungesë furnizimi me topa për sulmin.
    Kontrata e Ancelotti-t me Realin skadon në qershorin e vitit 2026, por të gjithë në Spanjë janë të bindur që italiani do të largohet në fund të sezonit aktual.

  • Plani i Realit për t’u rikthyer sërish në majë të Europës, 4 “top” transferime në verë

    Plani i Realit për t’u rikthyer sërish në majë të Europës, 4 “top” transferime në verë

    18 Prill 2025

    18:08

    Telesport

    Pas eliminimit nga Arsenali në champions League, drejtuesit e Realit nuk po humbin më kohë dhe kanë filluar lëvizjet për të përforcuar ndjeshëm ekipin për sezonin e ri. Strategjia është e qartë: Forcimin e 4 pozicioneve kyçe ku ekipi ka “çaluar” më shumë këtë sezon.
    I pari është transferimi i Alexandër Arnold për të siguruar krahun e djathtë. Anglezi do vijë si lojtar i lirë dhe zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë direkt në fund të sezonit aktual.
    Përveç krahut të djathtë që duket i zgjidhur me ardhjen e Arnold, problem është edhe krahu i majtë. Ferland Mendy dhe fran Garcia nuk përmbushin pritshmëritë, ndaj duhet ndërhyrë në merkato për të sjellë një mbrojtës të majtë cilësor.
    Problem tjetër që duhet zgjedhur nga klubi madrilen është edhe reparti i mesfushës, shumë problematik dhe poshtë pritshmërive këtë sezon. Emrat për këtë repart janë të shumtë, por në krye të listës qëndrojnë Enzo Fernandez dhe Martin Zubimendi.
    Më i vështirë duket operacioni për argjentinasin e Chelsea-s, për të cilin Reali planifikont ë paktën 100 milionë euro, ndërsa për mësfushorin spanjoll marrëveshja me Sociedad mund të arrihet për një shifër mes 50-60 milionë euro.

  • Bayern shet një titullar për 50 mln euro, vendos të mbajë dështimin e sezonit edhe për një vit

    Bayern shet një titullar për 50 mln euro, vendos të mbajë dështimin e sezonit edhe për një vit

    18 Prill 2025

    17:18

    Telesport

    Bayern ka marrë dy vendime të rëndësishme për merkaton e verës.
    Klubi bavarez nuk do të shesë mesfushorin Palhinha, pavarësisht se këtë sezon ai ka dështuar për të justifikuar shifrën 50 mln euro që Bayern pagoi për të, kur e transferoi nga Fulham.
    Drejtuesit duan t’i japin edhe një sezon kohë për të treguar vlerat e tij. Portugezi nuk ka shprehur dëshirë për largim, por ka patur oferta nga Premier League.
    Ndërkohë, Upamecano përfundon në listën e zezë. Bayern e ka nxjerrë në shitje mbrojtësin dhe për të kanë interes dy klube, Chelsea dhe Newcastle.
    Lajmi i mirë për Bayern është se klubet angleze janë gati të paguajnë 50 mln euro për të, po aq sa pagoi Bayern kur e bleu te Napoli.

  • Donadoni: Te Milani ka konfuzion në drejtim, Leao ka vuajtur shumë këtë sezon

    Donadoni: Te Milani ka konfuzion në drejtim, Leao ka vuajtur shumë këtë sezon

    Roberto Donadoni, ish-lojtar i të dyja skuadrave, Milanit dhe Atalantës, ka folur për “L’Eco di Bergamo” duke prezantuar sfidën mes kuqezinjve dhe bergamaskëve: “Milani është i detyruar të fitojë për ta shpresuar ende kualifikimin në Europë. Për skuadrën e Conceiçãos, ndeshja ndaj Atalantës përfaqëson një pikë kthese të detyrueshme, për t’u ngjitur në renditje. Çdo rezultat tjetër rrezikon t’i dënojë kuqezinjtë përfundimisht”.
    Cili do të jetë lojtari që do të bëjë diferencën?Të dyja sulmet e skuadrave mund ta vendosin ndeshjen, por nëse do të duhej të zgjidhja, do të mbështetesha te Lookman. Deri tani ka qenë më i vazhdueshëm, është thelbësor për Gasperinin, e ka treguar veten edhe në ndeshjen e parë ndaj kuqezinjve. Leao ka pasur ulje-ngritje dhe këtë vit ka vuajtur shumë për të gjetur vazhdimësinë.
    Si shpjegohet sezoni i vështirë i Milanit, pas largimit të Piolit?Këtë sezon, te Milani ka pasur shumë ndryshime, shumë konfuzion në nivel drejtues. Kjo ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme te skuadra. Duhet reflektuar mbi gabimet e bëra, pa i hedhur poshtë të gjitha. Disa blerje, në fakt, e kanë treguar vlerën e tyre.
    Cila do të jetë çelësi i ndeshjes së të dielës?Atalanta dhe Milani përballen me gjendje shpirtërore shumë të ndryshme. Në fund, ajo që do të bëjë diferencën do të jetë paraqitja. Kushdo që arrin të imponojë lojën e vet, do të mund të thotë se ka kaluar një moment të vështirë.

  • Komenti / Interi mund të jetë veçse krenar, pavarësisht si përfundon ky sezon

    Komenti / Interi mund të jetë veçse krenar, pavarësisht si përfundon ky sezon

    Po, është e drejtë ta quajmë një arritje të madhe. Sepse të mbërrish mes katër ekipeve më të mira të Europës nuk është as e lehtë, as e zakonshme, aq më pak e garantuar. Ta bësh këtë pasi ke eliminuar Bayern Munich është diçka edhe më e veçantë.
    Por a mund ta quajmë “mrekulli”? Vetëm nëse harrojmë që kjo skuadër ishte në finale para dy vitesh në Stamboll, sezonin e kaluar u eliminua me penallti dhe sot është sërish aty, në majë të futbollit europian. Nuk është një përjashtim, është realitet.
    Interi tashmë është një forcë europiane. E vërtetojnë rezultatet, por mbi të gjitha vazhdimësia. Kjo skuadër, nën drejtimin e Simone Inzaghit, pas titullit të fituar me Conten, ka përfunduar e dyta, e treta, ka fituar sërish kampionatin Italian (yllin e dytë) dhe tani është sërish në garë me Napolin për titullin. Në këto katër vite, Interi është rritur më shumë; ka përfituar nga momenti i mirë dhe ka ndërtuar një skuadër dhe mentalitet fitues. Më saktë, me mentalitet europian.
    Sot, nëse Interi nuk i luan të gjitha ndeshjet e sezonit, do të thotë se i mungon vetëm ndonjë finale. Që nga fillimi i sezonit, nuk ka bërë asnjë zgjedhje për të braktisur ndonjë kompeticion, ky është çelësi. Natyrisht, falë një skuadre të thellë, por mbi të gjitha falë punës dhe përkushtimit të përditshëm të lojtarëve, stafit dhe vetë Inzaghit.
    Nuk është pak, nuk është fort normale. Vetëm shumë pak skuadra, të paktën kohët e fundit, e kanë pasur këtë qasje. Pa u fshehur, pa ulur pritshmëritë, duke synuar objektivin, duke kultivuar një ëndërr dhe bërë një popull të tërë të ëndërrojë, atë zikaltër.
    Kjo duhet të shërbejë edhe për të ndryshuar mënyrën se si gjykohet sezoni. Po, titujt janë të rëndësishëm, por për të vlerësuar një punë të mirë nuk duhet domosdoshmërisht të fitosh gjithçka. Sidomos nuk duhet rënë në grackën e paragjykimeve, sepse rreziku ekziston. Interi mund të mos fitojë asnjë trofe, por kush e quan këtë sezon të dështuar, do ta bëjë vetëm me qëllim të keq.
    Interi mund të jetë krenar. Shumë krenar. Është në garë për gjithçka. Fundi i prillit dhe fillimi i majit do të jenë vendimtarë: gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Italisë me Milanin, udhëkryqi i tiotutllit të Serie A në Bologna dhe më pas dy përballje me Barcelonën. Interi është aty ku duhet, në momentin e duhur. Ka shanset e veta dhe ato janë të shumta. Është në formë, i motivuar, optimist dhe i vetëdijshëm.
    Se si do të përfundojnë tri gjysmëfinalet, se çfarë do të ndodhë në fundin e kampionatit, kjo mbetet për t’u parë. Nuk e dimë nëse ky sezon do të jetë triumfues, i jashtëzakonshëm, apo “vetëm” shumë i mirë. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: nuk ka vend për fjalë negative.
    Interi duhet të jetë krenar për veten. Tani e di që mund të kënaqet. Dhe kjo kënaqësi do ta ndihmojë të përballojë presionin e jashtëzakonshëm që sjell fundi i sezonit. Fund ku vendosin detajet, të cilat nuk mund t’i kontrollosh gjithmonë. Tani është koha për të korrur frytet e punës. Duhet edhe pak fat, përqendrim, përkushtim, shpirt sakrifice dhe cilësi.
    Duhet durim dhe pasion. Duhet të presim, por një gjë mund ta themi pa frikë: Interi është rritur. Tashmë është vërtet një nga më të mëdhenjtë e Europës.

  • Tirana përballë Teutës pa asnjë fitore këtë sezon, Zharmuni kërkon të tregojë lidershipin

    Tirana përballë Teutës pa asnjë fitore këtë sezon, Zharmuni kërkon të tregojë lidershipin

    Tirana do të kërkojë më në fund një fitore ndaj Teutës këtë fundjavë, në javën e 35-të të kampionatit. Deri tani, në tri përballjet e mëparshme mes tyre këtë sezon, bardheblutë nuk kanë arritur të marrin asnjë fitore: dy humbje dhe një barazim në “Arena Kombëtare”. Ndeshja e radhës është mundësia e fundit që Tirana të thyejë këtë tabu.
    Ualid Zharmuni, me 12 gola të shënuar deri tani, është lojtari kyç i Tiranës. Ai u shfaq vendimtar në derbin ndaj Partizanit, por në ndeshjen kundër Skënderbeut në Korçë nuk la shumë gjurmë. Me vetëm tre gola larg golashënuesit më të mirë Bekim Balaj, francezi pritet të marrë rolin e liderit në këto sfida të fundit.
    Përballjet ndaj Teutës dhe Dinamos janë vendimtare, jo vetëm për ekipin, por edhe për Zharmunin vetë, që synon të tregojë se është lojtari që vendos fatin e ndeshjes.
    Në këtë fazë të kampionatit, një tjetër emër ka spikatur për kontributin e tij: Akileu Ndreca. Edhe pse ka kaluar sfida personale, ai ka dhënë maksimumin në fushë. Goditja e tij nga dënimi që u kthye në gol ishte vendimtare për marrjen e pikëve, e dyta pas derbit, duke e shndërruar atë në një element të rëndësishëm në këtë fund sezoni për Tiranën.

  • Komenti / Interi mund të jetë veçse krenar, pavarësisht si pëfrundon ky sezon

    Komenti / Interi mund të jetë veçse krenar, pavarësisht si pëfrundon ky sezon

    Po, është e drejtë ta quajmë një arritje të madhe. Sepse të mbërrish mes katër ekipeve më të mira të Europës nuk është as e lehtë, as e zakonshme, aq më pak e garantuar. Ta bësh këtë pasi ke eliminuar Bayern Munich është diçka edhe më e veçantë.
    Por a mund ta quajmë “mrekulli”? Vetëm nëse harrojmë që kjo skuadër ishte në finale para dy vitesh në Stamboll, sezonin e kaluar u eliminua me penallti dhe sot është sërish aty, në majë të futbollit europian. Nuk është një përjashtim, është realitet.
    Interi tashmë është një forcë europiane. E vërtetojnë rezultatet, por mbi të gjitha vazhdimësia. Kjo skuadër, nën drejtimin e Simone Inzaghit, pas titullit të fituar me Conten, ka përfunduar e dyta, e treta, ka fituar sërish kampionatin Italian (yllin e dytë) dhe tani është sërish në garë me Napolin për titullin. Në këto katër vite, Interi është rritur më shumë; ka përfituar nga momenti i mirë dhe ka ndërtuar një skuadër dhe mentalitet fitues. Më saktë, me mentalitet europian.
    Sot, nëse Interi nuk i luan të gjitha ndeshjet e sezonit, do të thotë se i mungon vetëm ndonjë finale. Që nga fillimi i sezonit, nuk ka bërë asnjë zgjedhje për të braktisur ndonjë kompeticion, ky është çelësi. Natyrisht, falë një skuadre të thellë, por mbi të gjitha falë punës dhe përkushtimit të përditshëm të lojtarëve, stafit dhe vetë Inzaghit.
    Nuk është pak, nuk është fort normale. Vetëm shumë pak skuadra, të paktën kohët e fundit, e kanë pasur këtë qasje. Pa u fshehur, pa ulur pritshmëritë, duke synuar objektivin, duke kultivuar një ëndërr dhe bërë një popull të tërë të ëndërrojë, atë zikaltër.
    Kjo duhet të shërbejë edhe për të ndryshuar mënyrën se si gjykohet sezoni. Po, titujt janë të rëndësishëm, por për të vlerësuar një punë të mirë nuk duhet domosdoshmërisht të fitosh gjithçka. Sidomos nuk duhet rënë në grackën e paragjykimeve, sepse rreziku ekziston. Interi mund të mos fitojë asnjë trofe, por kush e quan këtë sezon të dështuar, do ta bëjë vetëm me qëllim të keq.
    Interi mund të jetë krenar. Shumë krenar. Është në garë për gjithçka. Fundi i prillit dhe fillimi i majit do të jenë vendimtarë: gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Italisë me Milanin, udhëkryqi i tiotutllit të Serie A në Bologna dhe më pas dy përballje me Barcelonën. Interi është aty ku duhet, në momentin e duhur. Ka shanset e veta dhe ato janë të shumta. Është në formë, i motivuar, optimist dhe i vetëdijshëm.
    Se si do të përfundojnë tri gjysmëfinalet, se çfarë do të ndodhë në fundin e kampionatit, kjo mbetet për t’u parë. Nuk e dimë nëse ky sezon do të jetë triumfues, i jashtëzakonshëm, apo “vetëm” shumë i mirë. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: nuk ka vend për fjalë negative.
    Interi duhet të jetë krenar për veten. Tani e di që mund të kënaqet. Dhe kjo kënaqësi do ta ndihmojë të përballojë presionin e jashtëzakonshëm që sjell fundi i sezonit. Fund ku vendosin detajet, të cilat nuk mund t’i kontrollosh gjithmonë. Tani është koha për të korrur frytet e punës. Duhet edhe pak fat, përqendrim, përkushtim, shpirt sakrifice dhe cilësi.
    Duhet durim dhe pasion. Duhet të presim, por një gjë mund ta themi pa frikë: Interi është rritur. Tashmë është vërtet një nga më të mëdhenjtë e Europës.

  • CR7 pranë rinovimit me Al Nassr, detajet e kontratës së re dhe sa do të fitojë

    CR7 pranë rinovimit me Al Nassr, detajet e kontratës së re dhe sa do të fitojë

    16 Prill 2025

    15:27

    Alfred Lleshi

    Cristiano Ronaldo nuk largohet nga futbolli. Në moshën 40-vjeçare, ylli portugez nuk mendon të tërhiqet, madje sipas “Marca” është pranë një marrëveshjeje të re me Al Nassr. Pra, ka shprehur gatishmërinë për ta zgjatur kontratën edhe një sezon tjetër, me opsion deri në vitin 2027.
    Ronaldo dëshiron të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, si dhe të arrijë kuotën e 1000 golave në karrierë. Një objektiv që nuk është më larg, duke qenë se tashmë ka shënuar 934 gola. CR7 gjithashtu dëshiron të fitojë diçka me Al Nassr. Drejtuesit e klubit, të cilët në janar investuan shumë për afrimin e Duran, i kanë garantuar 5 herë fituesit të “Topit të Artë” se skuadra do të përforcohet për të synuar titullin.
    Sa do të fitojë Ronaldo me Al Nassr? Kohët e fundit është përfolur për një pagë rreth 200 milionë euro në sezon, por në realitet marrëveshja shkon shumë më tej, përfshin sponsorizime të pasura, si dhe një mundësi për të hyrë në pronësi të klubit të Valencias përmes kapitalit të ardhur pikërisht nga Arabia Saudite.

  • Szczesny po shkëlqen me katalanasit, Capello kritikon Juventusin: Sa keq, nuk i kuptuan vlerat e tij

    Szczesny po shkëlqen me katalanasit, Capello kritikon Juventusin: Sa keq, nuk i kuptuan vlerat e tij

    Wojciech Szczesny po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, një sezon për film, apo më saktë për një serial televiziv, duke qenë se sot iu kushtohen të tillë edhe shumë kampionëve të sportit. Verën e kaluar ai u largua nga Juventusi, më pas vendosi të tërhiqej nga futbolli, por gjatë kohës që ishte në “pensionin” e tij të qetë, në plazh, mori një telefonatë.
    Fillimisht tha jo, pastaj po. Dhe iu bashkua Barcelonës, që kryeson në La Liga dhe ka arritur në gjysmëfinale të Champions League. Rezultate të arritura falë pritjeve të tij vendimtare, që u vlerësuan nga Fabio Capello, i cili nuk kurseu kritikat ndaj Juventusit, klub i cili i la të largohej pa shumë ngurrim.
    Verën e kaluar, Juventusi bleu Di Gregorio dhe konfirmoi Perin. Portieri polak u la jashtë planeve. Marrëdhënia mes palëve ishte shumë e mirë. Szczesny arriti marrëveshje me klubin bardhezi dhe ndërpreu kontratën para mesit të gushtit. Pas gati dy javësh, polaku shpalli tërheqjen nga futbolli, një lajm që i habiti të gjithë.
    Kaloi një muaj dhe Szczesny vendosi të rikthehej në fushë. Barcelona humbi për të gjithë sezonin, ose pothuajse, titullarin Ter Stegen. Merkatoja ishte mbyllur, por jo për lojtarët pa kontratë. Tërheqja nga futbolli mund të presë, ashtu edhe ndeshjet e golfit. Kështu mendoi portieri polak dhe pranoi ofertën e Barcelonës.
    Ish-portieri i Romës dhe Arsenalit ishte një nga protagonistët absolutë në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League kundër Borussia Dortmundit. Barcelona, pas fitores 4-0 në ndeshjen e parë, dukej e sigurt, por rrezikoi shumë dhe humbi 3-1. Szczesny shkëlqeu me një sërë pritjesh të jashtëzakonshme.
    Duke komentuar paraqitjen e tij në “Westfalen Stadion”, Fabio Capello lëshoi një thumbim drejt Juventusit, që e kishte lënë të largohej shumë lehtë: “Kjo tregon që ata që e kishin në shtëpi nuk e kishin kuptuar vlerën e vërtetë të lojtarit. E kishin cilësuar si një ish-lojtar. Më pas vendosën të besonin te një portier i ri”.

  • Tjetër dëmtim për City, Ederson: Sezon i vështirë mes gabimeve dhe problemeve fizike

    Tjetër dëmtim për City, Ederson: Sezon i vështirë mes gabimeve dhe problemeve fizike

    Të Manchester City kanë frikë se Ederson mund të jetë jashtë fushës për javë të tëra për shkak të lëndimit në ijë. Klubi po konstaton shkallën e një lëndimi të përsëritur të portierit brazilian.
    Ederson ka humbur shtatë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon për shkak të lëndimeve të ndryshme këtë sezon, ndërkohë që u tërhoq në fund të ndeshjes ndaj Crystal Palace të shtunën, fituar 5-2.
    “Ka qenë një sezon shumë i pazakontë për ne, veçanërisht duke marrë parasysh gjithçka që kemi prodhuar vitet e fundit, gjëra që nuk janë as normale”, tha Ederson për mediat britanike.
    “Ky sezon ka qenë shumë, shumë i vështirë edhe për mua. Shumë lëndime, paraqitje individuale jo të mira. Por ky është futbolli, nuk mund të japësh gjithmonë maksimumin”, shtoi Ederson.
    “Nëse do të ishim në maksimumin tonë, patjetër që do të luftonim për titullin në Premier League. Qëllimi ynë kryesor është të kualifikohemi në Champions, sepse aty është vendi ynë”, tha portieri brazilian.
    Në fund, Ederson sqaroi: “Të luash në Champions do të thotë më shumë parà për klubin, më shumë prestigj. Do të ishte një goditje e madhe nëse nuk do të kualifikoheshim”.