Tag: sezon

  • Chelsea kërkon sulmuesin që shkëlqeu në Champions këtë sezon, gati 70 milionë euro

    Chelsea kërkon sulmuesin që shkëlqeu në Champions këtë sezon, gati 70 milionë euro

    23 Prill 2025

    9:33

    Telesport

    Chelsea nuk ndalet në merkato dhe synon të forcojë repartin sulmues. Sipas “Fichajes.net”, klubi londinez ka nisur kontaktet për Serhou Guirassy, ​​sulmuesi i Borussia Dortmund.
    Një transferim që pritet të kapë shifrën 70 milionë euro. 29-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 14 ndeshje.
    Në total, në të gjitha garat, ai ka grumbulluar 29 gola dhe 8 asistime. Numra që janë joshëse për shumë klube të mëdha në Europë. Chelsea është mbështetur kryesisht te Cole Palmer dhe Nicolas Jackson, por kanë nevojë për një sulmues të fortë goli.
    Ndaj, Guirassy do të sillte më shumë cilësi dhe përvojë, duke qenë gati për të bërë hapin e madh në Premier League. Ai është në kulmin e karrierës së tij dhe ky mund të jetë shansi i tij i fundit për t’u bashkuar me një klub të madh.

  • “Nuk ka dyshime, nëse duam titullin duhet të mundim Barçën”, Ançeloti i sinqertë: Jam inatosur shumë këtë sezon

    “Nuk ka dyshime, nëse duam titullin duhet të mundim Barçën”, Ançeloti i sinqertë: Jam inatosur shumë këtë sezon

    Reali i Madridit do të luajë mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 21:30, transfertën kundër Getafes. Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, “los blancos” do të luajnë të gjitha kartat e tyre për të fituar kampionatin dhe kupën. Ançeloti është paraqitur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve, ku ka deklaruar ndër të tjera se rruga e vetme për të synuar këto dy trofe, është duje mposhtur Barcelonën.
    “Nëse duam që t’i fitojmë të dyja, Kupën e Mbretit dhe La Ligën, atëherë duhet të fitojmë kundër Barcelonës. Kjo është e qartë. Nuk ka dyshime.
    Marrëdhënia me lojtarët? Jam inatisur shumë herë këtë sezon. Ideja ime është që të kem një marrëdhënie me njerëzit në të njëjtin nivel, dhe për ta bërë këtë, duhet të kesh respekt dhe të respektohesh”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

  • Pritet spektakël dhe emocione të zjarrta, gjysmëfinalet e Kupës së Italisë për të mos u humbur

    Pritet spektakël dhe emocione të zjarrta, gjysmëfinalet e Kupës së Italisë për të mos u humbur

    Kupa e Italisë në një moment vendimtar. Luhen gjysmëfinalet, ndeshjet e kthimit, prej të cilave do të dalin emrat e dy skuadrave që do të luftojnë për trofeun.
    Me Derbin e Milanos, aktin e fundit për këtë sezon të derbit që të gjithë e presin, të mërkurën, ora 21:00, është sërish koha për “të dalë në skenë” dhe për të dhuruar spektakël.
    Dy skuadra, një rivalitet që ka shënjuar historinë e futbollit, në lojë një vend në finale dhe synimi për të ngritur trofeun prestigjioz. Në një ndeshje që duket se përcakton trajektoren në vijim të Kupës së Italisë, dy ekipet e kryeqendrës lombarde shkojnë nga dy rrugëtime krejtësisht të ndryshme. Teksa “zikaltrit” e Inzagit synojnë tripletën, në një sezon që mund të kurorëzojë për ta edhe ëndrrën “Champions”, “djajtë e kuq”, tashmë në një kaos dominues që shkon përtej historisë legjendare, kanë vetëm një mision, të shpëtojnë një sezon krejtësisht për t’u harruar, duke siguruar të dytin trofe, pas atij të Superkupës, duke qenë se kampionati dhe “Zona Champions” tashmë janë parashkruar.
    E megjithatë, Il Derby della Madonnina dhuron emocione të zjarrta sa herë luhet dhe e papritura mund të ndodhë deri në minutën e fundit.
    Një tjetër vend në finale do të luhet me Bolonjës dhe Empolit, të enjten, në orën 21:00. Dy surprizat e mëdha të rrugëtimit “COPPA ITALIA 2025” tentojnë të shkruajnë një kapitull të ri në futbollin italian. Të papërmbajtshëm në kampionat, aq sa për të rihapur letrat në fund të tij, me një gol befasues të Orsolinit, Bolonja, skuadra që nuk do të ndalet, tenton sipërmarrjen titanike, të fitojë trofeun e Kupës së Italisë, ndërkohë që edhe Empoli ëndërron “goditjen e madhe” në historinë e vet si skuadër, edhe pse, pas humbjes në shtëpi në raundin e parë, në letër duket e pamundur. Por në futboll, e pamundura nuk ekziston.

  • Ancelotti: Sezon i ndërlikuar, por klubi është i vetëdijshëm. Presioni shërben si “karburant” për mua

    Ancelotti: Sezon i ndërlikuar, por klubi është i vetëdijshëm. Presioni shërben si “karburant” për mua

    Carlo Ancelottit doli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Getafes dhe në prag të finales së Kupës së Mbretit, duke pranuar presionin e shtuar në maksimum, sepse tashmë “korren” frytet e punës së një sezoni të tërë.
    Për Getafen: “E dimë të gjithë si luan Getafe, futboll intensiv dhe shumë të organizuar. Një skuadër e fortë me ide shumë të qarta. Jemi të përgatitur, sepse sa më shumë i afrohemi fundit të sezonit, aq më të rëndësishme bëhen ndeshjet për të gjitha ekipet”.
    Për “4 fantastikët” dhe problemet këtë sezon: “Problemet janë të qarta: kemi humbur dy lojtarë kyç në mbrojtje, të cilët ka qenë e vështirë t’i zëvendësojmë. E kemi ndryshuar mënyrën e lojës për të përfshirë lojtarë me karakteristika të ndryshme, por kemi vuajtur për të gjetur ekuilibrin. Shpresoj ta gjejmë tani. Pa të, do të jetë e vështirë të fitojmë”.
    Për Mbappé dhe Mendy: “Nuk janë gati për këtë ndeshje, por do stërviten dhe besoj se do jenë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës”.
    Për rotacionet: “Formacioni do të bazohet vetëm në paraqitjen e së dielës. Disa lojtarë janë ende pak të lodhur, por kjo është normale”.
    Nëse fiton diçka, a do të largohet: “Në futboll gjithçka është e mundur. Çdo gjë mund të ndodhë”.
    A dëshiron të qëndrojë për një ‘hakmarrje’: “Sinqerisht nuk kam asgjë kundër askujt. E dua këtë pankinë. Shpresoj të qëndroj sa më gjatë. Kur të mbarojë, do të jem mirënjohës dhe do të përulem para këtij klubi”.
    Për bisedën me Mbappé pas fishkëllimave ndaj tij: “Ai është i lënduar, ndaj nuk mund ta ndihmojë skuadrën. Do të bëjë gjithçka për të qenë i gatshëm të shtunën”.
    Më shumë minuta për Endrick: “Asgjë nuk duhet të ndryshojë. Ai po përparon shumë dhe tani ka një rol më të rëndësishëm. Në disa ndeshje na nevojiten fuqia dhe cilësia e tij”.
    Fitimi i Kupës, a ndihmon për kampionatin: “Nëse duam t’i fitojmë të dyja, duhet të mposhtim Barcelonën. Kjo është e qartë. Pastaj duhet të dalim më të fortë dhe të fokusohemi te finalja. Besojmë se mund t’ia dalim, por duhet të ndryshojmë diçka”.
    Vetë duket i qetë: “Klubi e di që ky ka qenë një sezon më i ndërlikuar. Pengesat e përballojmë bashkë. Jam shumë i lumtur, shumë i kënaqur. Stresi? Është karburant për mua, më jep më shumë energji. Kur zgjohem në mëngjes, gjithçka është në rregull”.
    A do të ishte më i ashpër në gusht, po të rikthehej pas: “Nuk jam i atij tipi. Më pëlqen të ndërtoj marrëdhënie ndryshe. Jam zemëruar shpesh këtë sezon, por gjithmonë me respekt. Nuk jam rritur me ‘kamxhik’, nuk di ta përdor dhe nuk mendoj se është rruga e duhur”.
    A po mendon për merkaton e verës: “Nuk mendojmë për blerje gjatë sezonit. Klubi merret me to në fund të sezonit”.
    A e priste këtë numër problemesh në fillim të sezonit: “Duhet të marr përgjegjësi për disa gabime, por këto janë analiza për në fund të sezonit. Shpresoj të mos kenë më rëndësi atëherë”.
    ‘Outsider’ kundër Barçës: “Nuk më pëlqen shumë të jem i tillë, por kështu është. Katalanasit duken më të mirë se ne, por një finale është gjithmonë e paparashikueshme. Të na quajnë ‘outsider’ më duket e tepruar”.

  • Gjysmëfinalet e kupës së Italisë, emocione për të mos u humbur

    Gjysmëfinalet e kupës së Italisë, emocione për të mos u humbur

    KUPA E ITALISË në një moment vendimtar. Luhen gjysmëfinalet, ndeshjet e kthimit, prej të cilave do të dalin emrat e dy skuadrave që do të luftojnë për trofeun.
    Me Derbin e Milanos, aktin e fundit për këtë sezon të derbit që të gjithë e presin, të mërkurën, ora 21:00, në Tring Sport 1, është sërish koha për “të dalë në skenë” dhe për të dhuruar spektakël.

    Dy skuadra, një rivalitet që ka shënjuar historinë e futbollit, në lojë një vend në finale dhe synimi për të ngritur trofeun prestigjioz. Në një ndeshje që duket se përcakton trajektoren në vijim të Kupës së Italisë, dy ekipet e kryeqendrës lombarde shkojnë nga dy rrugëtime krejtësisht të ndryshme. Teksa “zikaltrit” e Inzagit synojnë tripletën, në një sezon që mund të kurorëzojë për ta edhe ëndrrën “Champions”, “djajtë e kuq”, tashmë në një kaos dominues që shkon përtej historisë legjendare, kanë vetëm një mision, të shpëtojnë një sezon krejtësisht për t’u harruar, duke siguruar të dytin trofe, pas atij të Superkupës, duke qenë se kampionati dhe “Zona Champions” tashmë janë parashkruar.
    E megjithatë, Il Derby della Madonnina dhuron emocione të zjarrta sa herë luhet dhe e papritura mund të ndodhë deri në minutën e fundit.

    Një tjetër vend në finale do të luhet me Bolonjës dhe Empolit, të enjten, në orën 21:00, në Tring Sport 1. Dy surprizat e mëdha të rrugëtimit “COPPA ITALIA 2025” tentojnë të shkruajnë një kapitull të ri në futbollin italian. Të papërmbajtshëm në kampionat, aq sa për të rihapur letrat në fund të tij, me një gol befasues të Orsolinit, Bolonja, skuadra që nuk do të ndalet, tenton sipërmarrjen titanike, të fitojë trofeun e Kupës së Italisë, ndërkohë që edhe Empoli ëndërron “goditjen e madhe” në historinë e vet si skuadër, edhe pse, pas humbjes në shtëpi në raundin e parë, në letër duket e pamundur. Por në futboll, e pamundura nuk ekziston.
    Futbolli italian dhuron 2 takime për të mos u humbur, ekskluzivisht dhe vetëm në TRING SPORT, platformën më të madhe sportive në vend.

  • Milani, ky derbi vlen një sezon të tërë. Europa e kuqezinjve tani kalon nga… Kupa e Italisë

    Milani, ky derbi vlen një sezon të tërë. Europa e kuqezinjve tani kalon nga… Kupa e Italisë

    Ky është ndoshta një nga sezonet më të vështira për Milanin në vitet e fundit, me kuqezinjtë që rrezikojnë të kalojnë nga Liga e Kampionëve në… asgjë brenda pak muajsh. Në një kampionat katastrofik nën drejtimin e Fonseca dhe një Conceição që nuk ka arritur ta ndryshojë fatin e “Djallit”, shpresa e fundit, 5 javë para fundit të kampionatit, mbetet Kupa e Italisë, me gjysmëfinalen e kthimit kundër Interit që mund të vlejë një sezon të tërë. Sepse nga Champions-i në asnjë garë europiane do të ishte dështim i plotë, ndërsa nga asgjë në “Europa League” do të ishte të paktën ngushëllim, sado i zbehtë qoftë.
    Humbja në shtëpi ndaj Atalantës konfirmoi vështirësitë e Milanit, që nuk arrin të jetë cinik për të shfrytëzuar rastet dhe mbi të gjitha nuk gjen ekuilibrin, duke pësuar gol që në rastin e parë të vërtetë të kundërshtarëve. Një skenar që tifozët kuqezinj e kanë përjetuar shumë shpesh këtë sezon. Skenar me një fund që përsëritet, humbje pas humbjeje. Dhe kjo nuk bën gjë tjetër veçse ndez zemërimin e “San Siros”, që nuk mund të bëjë tjetër veçse të kundërshtojë drejtuesit.
    Një tifozëri e lodhur dhe e zhgënjyer nga ky sezon i vështirë, që pa Kupat e Europës do të bëhej vërtet i tmerrshëm, edhe pse në vitrinë është vendosur Superkupa e Italisë. Dështimi për të siguruar një vend në Europë, duke e mbyllur sezonin me renditjen më të dobët të 10 viteve të fundit (vendi i 10-të në sezonin 2014-2015 ishte tashmë më i keqi që nga 1997-1998), do të ishte edhe më shumë tallje pas sezoneve të fundit të suksesshme.
    Që ndeshja kundër Atalantës do të ishte e vështirë nuk ishte sekret, por pritej një përgjigje “dhëmbë për dhëmbë” e kuqezinjve. Një përgjigje që mungoi dhe që, në prag të kthimit gjysmëfinal të Kupës së Italisë kundër Interit, ngjall shqetësim. Në “San Siro”, gjysmëfinalja e kthimit nis nga rezultati 1-1 i ndeshjes së parë, me golat e Abraham dhe Calhanoglu, por kësaj here Interi do të ketë përkrahjen e tifozëve të vet, duke qenë se luan si rpitës.
    Një ndeshje që vlen dyfish, në mos trefish: sepse të fitosh një derbi ka gjithmonë shije të veçantë, por ta bësh duke siguruar një finale që mund të hapë dyert e Europës… ka edhe më shumë kuptim. Sidomos nëse, duke mposhtur Inzaghin dhe djemtë e tij, “Djalli” do të kishte rastin të shkatërronte ëndrrën e tripletës sezonale për Interin. Me “nëse” dhe “por” nuk shkohet askund, gjithsesi, këtë e dinë mire në shtëpinë kuqezi.
    Ndaj Conceição ka vetëm dy ditë kohë për të mbledhur copëzat dhe motivuar skuadrën e tij, sepse derbi mund të vlejë një sezon të tërë. Një “tren” i fundit për të shpresuar ende te Europa, qoftë edhe ajo e “nivelit të dytë” si “Europa League”, por që gjithsesi do ta bënte më pak të hidhur këtë sezon. Dhe pastaj do të kishte edhe një kushtrim të fundit… në Romë, por për këtë do të flitet vetëm nëse do të jetë e nevojshme.

  • Mbrojtje e prodhimeve’/ Berisha: Çdo sezon do konsumojmë prodhimet tonat, pastaj do presim për të tjerat

    Mbrojtje e prodhimeve’/ Berisha: Çdo sezon do konsumojmë prodhimet tonat, pastaj do presim për të tjerat

    Mbrojtje e prodhimeve’/ Berisha: Çdo sezon do konsumojmë prodhimet tonat, pastaj do presim për të tjerat

    Lideri i opozitës, Sali Berisha u premtoi fermerëve në Elbasan mbrojtje sezonale të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

    ‘Çdo sezon do konsumojmë prodhimet tonat, pastaj do presim për të tjerat’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij me fermerët në Elbasan, ku prezantoi programin e Partisë Demokratike për mandatin qeverisës 2025-2029.

    Berisha: Linja krediti. Ne do të ngremë bankën zhvillimore të shtetit, me të cilën ju do të merrni linja krediti të buta. 80% të interesit do e paguajë shteti për ju.

    Cilido që ka nevojë, do të adresohet aty me planin e biznesit dhe me projektin e tij, qeveria d oi mbulojë 80% të interesit.

    Qeveria do të krijojë fondin e veçantë për t’ju mbrojtur ju, nga fatkeqësitë natyrore dhe për t’u shpërblyer ju me çmimin bazë të produkteve që mund t’ju shkatërrojë moti dhe faktorë të tjerë. Por, qeveria do t’ju mbrojë ju edhe nga mbiprodhimi.

    Mbiprodhimi ndodh, edhe në këtë rast absolutisht, çdo mbiprodhim do të shpërblehet me çmimin bazë, në mënyrë që ju dhe fermerët të mos kërcënoheni nga falimentimi.

    Janë mijëra fermerë që e pësojnë nga ngricat. Edhe ngricat që kaluan. Ngricat e 2-3 javëve më parë kanë dëmtuar mijëra e mijëra fermerë, në të katërta anët e vendit. Në Korçë, në Peshkopi, në të gjitha zonat.

    Sigurisht që, shteti do ketë një fond, dhe ai fond do t’u përgjigjet fermerëve për prodhimin me çmim bazë.

    Qeveria merr përsipër investime shumë serioze në vaditje, në kullim dhe mbrojtjen e e tokës. Ne, jemi një vend plot ujëra. Nuk ka vend me ujëra më shumë se sa ne. Megjithatë, sipërfaqet e vaditjes, jo që nuk shtohen, por zvogëlohen.

    Hidrocentrali i Banjës, para së gjithash, është vepër vaditës. Dhe kur ne e ndërtuam atë, e ndërtuam së pari si vepër vaditës, dhe pastaj si vepër energjitike.

    Që nga ajo kohë, një kanal nuk është hapr,në mënyrë që zonat të përfitojnë. Ai, është një rezervuar gjigant. Asnjë!

    Se, këta kanë një zakon të çuditshëm. Këta, në doktrinën e mashtrimit, nuk ka në botë njerëz që të inagurojnë si këta.

    Thoshte bukur sot, një analist i njohur: gjer në vitin 2013 kishim parë, thotë, që bëhej inagurimi në fillim të punimeve dhe kur përfundonin. Kurse tani bëhen 13-15 inagurime për të njëjtën gjë, sepse i ndajnë në lote.

    Por, pasi mbaron kjo e loteve, kthehen dhe inagurojnë projektin. Pasi mbaron projekti, kthehen dhe inagurojnë ëndrrën. Pra, një serial mashtrimesh të pafundme, 3D. Por e vërteta është që, po të marrësh investimet e tyre janë investime shumë të pakta dhe shumë abuzive.

    Ndaj dhe ne, do të investojmë, të paktën 70 milionë euro në vit në vaditje, kullim dhe në mbrojtje të tokës.

    Jam këtu, për t’u zotuar përpara jush dhe mbarë fermeërve të Shqipërisë, se prodhimet tuaja me sezon do t’i mbrojmë.

    Mbrojtja sezonale e prodhimeve është zotimi ynë. E kemi bërë. Ata që mund ta kujtojnë, e kemi bërë dhe do ta bëjmë prap. E bën çdo vend.

    Ne jemi për tregëti të lirë, por në sezon do konsumojmë njëherë tonat, do i shesim tonat, pastaj do të presim për të tjerat.

    Këtë do e bëjmë, dhe kjo është një garanci për shitjen e prodhimeve tuaja që janë të mrekullueshme.

    Një agjenci orientuese për tregun do të ngrihet, dhe aj odo të jetë këshilltarja juaj kryesore për t’ju orientuar me tregun, nevojat, konjukturën, kapacitetet e tij.

  • Man. United mundet nga Wolves, por arrin “objektivin” kryesor këtë sezon me ndihmën e Arsenalit

    Man. United mundet nga Wolves, por arrin “objektivin” kryesor këtë sezon me ndihmën e Arsenalit

    20 Prill 2025

    18:55

    Telesport

    Manchester United ka zhënjyer sërish, “Djajtë” janë mundur në “Old Trafford” 0-1 nga ëolves, fitorja e katërt rresht për “Ujqërit”. që barazojnë me pikë pikërisht ekipin e drejtuar nga Ruben Amorim.
    Goli i vetëm i takimit u shënua nga Pablo Sarabia, i cili ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë mjeshtërore, 2 minuta pasi kishte hyrë si zëvendësues në fushë.  SHIKOGOLINESARABIA-
    Pas kësaj humbje, Manchester United renditet në vendin e 14-të me 38 pikë. Falë fitores së Arsenal 4-0 në transfertë ndaj Ipswich, “Djajtë e Kuq” kanë siguruar zyrtarisht qëndrimin në Premier League për sezonin e ri.
    Sigurisht që kjo nuk është për t’u mburrur, por tregon gjendjen katastrofale që po kalon ky ekip. Ky është sezoni më i dobët që Manchester United ka pasur në Premier League dhe i vetmi shans që kanë “Djajtë e Kuq” për të shpëtuar disi këtë sezon është suksesi në Europa League, ndryshe ky do jetë sezoni më i keq për të të paktën në 20 vitet e fundit.

  • ‘Mbrojtje e prodhimeve’/ Berisha: Çdo sezon do konsumojmë prodhimet tonat, pastaj do presim për të tjerat

    ‘Mbrojtje e prodhimeve’/ Berisha: Çdo sezon do konsumojmë prodhimet tonat, pastaj do presim për të tjerat

    Lideri i opozitës, Sali Berisha u premtoi fermerëve në Elbasan mbrojtje sezonale të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

    ‘Çdo sezon do konsumojmë prodhimet tonat, pastaj do presim për të tjerat’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij me fermerët në Elbasan, ku prezantoi programin e Partisë Demokratike për mandatin qeverisës 2025-2029.

    Berisha: Linja krediti. Ne do të ngremë bankën zhvillimore të shtetit, me të cilën ju do të merrni linja krediti të buta. 80% të interesit do e paguajë shteti për ju.

    Cilido që ka nevojë, do të adresohet aty me planin e biznesit dhe me projektin e tij, qeveria d oi mbulojë 80% të interesit.

    Qeveria do të krijojë fondin e veçantë për t’ju mbrojtur ju, nga fatkeqësitë natyrore dhe për t’u shpërblyer ju me çmimin bazë të produkteve që mund t’ju shkatërrojë moti dhe faktorë të tjerë. Por, qeveria do t’ju mbrojë ju edhe nga mbiprodhimi.

    Mbiprodhimi ndodh, edhe në këtë rast absolutisht, çdo mbiprodhim do të shpërblehet me çmimin bazë, në mënyrë që ju dhe fermerët të mos kërcënoheni nga falimentimi.

    Janë mijëra fermerë që e pësojnë nga ngricat. Edhe ngricat që kaluan. Ngricat e 2-3 javëve më parë kanë dëmtuar mijëra e mijëra fermerë, në të katërta anët e vendit. Në Korçë, në Peshkopi, në të gjitha zonat.

    Sigurisht që, shteti do ketë një fond, dhe ai fond do t’u përgjigjet fermerëve për prodhimin me çmim bazë.

    Qeveria merr përsipër investime shumë serioze në vaditje, në kullim dhe mbrojtjen e e tokës. Ne, jemi një vend plot ujëra. Nuk ka vend me ujëra më shumë se sa ne. Megjithatë, sipërfaqet e vaditjes, jo që nuk shtohen, por zvogëlohen.

    Hidrocentrali i Banjës, para së gjithash, është vepër vaditës. Dhe kur ne e ndërtuam atë, e ndërtuam së pari si vepër vaditës, dhe pastaj si vepër energjitike.

    Që nga ajo kohë, një kanal nuk është hapr,në mënyrë që zonat të përfitojnë. Ai, është një rezervuar gjigant. Asnjë!

    Se, këta kanë një zakon të çuditshëm. Këta, në doktrinën e mashtrimit, nuk ka në botë njerëz që të inagurojnë si këta.

    Thoshte bukur sot, një analist i njohur: gjer në vitin 2013 kishim parë, thotë, që bëhej inagurimi në fillim të punimeve dhe kur përfundonin. Kurse tani bëhen 13-15 inagurime për të njëjtën gjë, sepse i ndajnë në lote.

    Por, pasi mbaron kjo e loteve, kthehen dhe inagurojnë projektin. Pasi mbaron projekti, kthehen dhe inagurojnë ëndrrën. Pra, një serial mashtrimesh të pafundme, 3D. Por e vërteta është që, po të marrësh investimet e tyre janë investime shumë të pakta dhe shumë abuzive.

    Ndaj dhe ne, do të investojmë, të paktën 70 milionë euro në vit në vaditje, kullim dhe në mbrojtje të tokës.

    Jam këtu, për t’u zotuar përpara jush dhe mbarë fermeërve të Shqipërisë, se prodhimet tuaja me sezon do t’i mbrojmë.

    Mbrojtja sezonale e prodhimeve është zotimi ynë. E kemi bërë. Ata që mund ta kujtojnë, e kemi bërë dhe do ta bëjmë prap. E bën çdo vend.

    Ne jemi për tregëti të lirë, por në sezon do konsumojmë njëherë tonat, do i shesim tonat, pastaj do të presim për të tjerat.

    Këtë do e bëjmë, dhe kjo është një garanci për shitjen e prodhimeve tuaja që janë të mrekullueshme.

    Një agjenci orientuese për tregun do të ngrihet, dhe aj odo të jetë këshilltarja juaj kryesore për t’ju orientuar me tregun, nevojat, konjukturën, kapacitetet e tij.

  • Arne Slot kërkon me patjetër yllin e Inter, Liverpool i gatshëm të ofrojë deri në 100 mln euro

    Arne Slot kërkon me patjetër yllin e Inter, Liverpool i gatshëm të ofrojë deri në 100 mln euro

    18 Prill 2025

    19:37

    Telesport

    Pasi e ka siguruar titullin për këtë sezon, Arne Slot ka filluar të projektojë ndryshimet e nevojshme për të përforcuar ekipin sezonin e ri. Një nga dëshirat e mëdha të holandezi është Marcus Thuram, sulmuesi i Inter-it.
    Thuram, 26 vjeç, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur tek zikaltrit këtë sezon, duke luajtur një rol kyç në taktikat sulmuese të Simone Inzaghit. Fuqia, lëvizshmëria dhe aftësia e tij për të lidhur lojën e kanë bërë atë një sulmues të plotë, cilësi që Slot i vlerëson shumë dhe e sheh francezin si profilin ideal për të forcuar sumin.
    Kjo nuk është hera e parë që Liverpool tregon interes për francezin, klubi anglez e kërkoi Thuram kur ishte pjesë e Borussia Mönchengladbach, por francezi zgjodhi Interin.
    Tani, situata është krejt ndryshe. Vlera e lojtarit në treg është rreth 80 milionë euro, por klubi italian nuk është i gatshëm ta lërë për më pak se 100 milionë, shifër që Liverpool duket se është i gatshëm ta paguajë.