Tag: sezon

  • Barcelona ia bën “bajat” Real Madridit, e mund për herë të tretë këtë sezon dhe fiton Kupën e Mbretit

    Barcelona ia bën “bajat” Real Madridit, e mund për herë të tretë këtë sezon dhe fiton Kupën e Mbretit

    Barcelona fiton Kupën e Mbretit duke mundur rivalin historik, Real Madridin, në një finale spektakolare të luajtur në në “Estadio de La Cartuja” në Sevilla. Kjo është hera e tretë që dy ekipet u ndeshën mes tyre këtë sezon dhe të treja ndeshjet janë fituar nga katalanasit 0-4 në Madrid për La Liga, 5-2 në finalen e Superkupës së Spanjës, e cila u zhvillua në Arabinë Saudite dhe 3-2 në finalen e sotme për Kupën e Mbretit, pas kohës shtesë. Të dielën e ardhshme do të takohen sërish, në ndeshjen e kthimit për këtë sezon në La Liga.
    Përsa i përket finales së sotme, goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 30-të, ku pas një topi të gjatë të marrë nga Cubarsi, Lamine Yamal asiston bukur për Pedrin, mesfushori dërgon topin në rrjetë me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për katalanasit.
    Gjysma e dytë e pjesës së dytë ishte spektakël më vete ku u shënuan 4 gola. Kylian Mbappe ka barazuar shifrat 1-1 në minutën e 70-të, francezi i futur në fushën e lojës në pjesën e dytë ekzekutoi një goditje perfekte dënimi duke dërguar topin në rrjetë.
    Në minutën e 77-të, Arda Guler kroson nga goditja e këndit, Aurelien Tchouaméni dërgon me kokë topin në rrjetë duke kaluar Realin në avantazh. Barcelona nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 85-të me Ferran Torres, i cili shënoi pasi mori një top të gjatë nga Lamine Yamal dhe përfitoi nga një dalje e gabuar e Thibaut Courtois.
    Në minutën e fundit, Raphinha ka një kontakt brenda zonës me Raul Asenscio-n, arbitri fillimisht akordon penallti. Ndërhyn VAR, pas disa minutash tension, arbitri sheh vetë pamjet në ekran dhe anullon penalltinë e dhënë pak më parë dhe ndëshkon me karton të verdhë për simulim Raphinha-n. Koha e rregullt mbyllet përfundimisht 2-2. Ndeshja shkon në shtesën prej 30 minutash.
    Në 15 minutat e para të shtesës nuk pati ndryshim të rezultatit, ndërkohë që në minutën e 115-të Barcelona do të gjente golin e avantazhit me Jules Kounde. Francezi shënoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca. Përfundimisht, Barcelona fiton 3-2 dhe ngre Kupën e Mbretit për këtë sezon.
    SHIKOGOLAT

  • Marc Marquez me “manita” këtë sezon në garat sprint, dominon edhe në pistën e Jerez

    26 Prill 2025

    15:53

    Telesport

    Piloti Marc Marquez me Ducati fitoi garën sprint të zhvilluar sot në pistën e Jerez, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Spanjës në MotoGP.
    Ky është suksesi i pestë i spanjollit në pesë gara sprint të zhvilluara deri më tani këtë sezon, ku ai thuajse po dominon gjithnjë.
    Në vendin e dytë u rendit vëllai i tij Alex Marquez me Ducati Gresini, ndërsa në podium u ngjit edhe italiani Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati.
    Një rezultat ky që thuajse është përsëritur në të gjitha garat sprint dhe jo vetëm të zhvilluara deri më tani. Një garë e dueluar mes dy vëllezërve Marquez, ndërkohë që rivalët e tjerë ishin shumë pas.

  • Interi i beson Simone Inzaghit, rinovohet kontrata deri në 2027

    Interi i beson Simone Inzaghit, rinovohet kontrata deri në 2027

    Humbjet ndaj Bolognas në Serie A dhe Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë nuk e kanë zbehur rëndësinë e Simone Inzaghit te Interi. Pavarësisht eliminimit nga Kupa dhe dështimit për të fituar tre trofe këtë sezon, klubi zikaltër i ka dhënë mbështetje të plotë trajnerit.
    Sipas mediave italiane, Interi dhe Simone Inzaghi kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës edhe për një vit, duke e zgjatur atë deri në verën e 2026-ës. “Timoni” i skuadrës do të mbetet në duart e Inzaghit, i cili do të ketë detyrën të luftojë deri në fund për titullin në Serie A, ku Interi kryeson së bashku me Napolin me nga 71 pikë.
    Në Champions League, zikaltërit kanë një sfidë të vështirë përpara, një përballje dyshe në gjysmëfinale kundër Barcelonës. Me dy tituj ende në lojë dhe fundin e sezonit në prag, Interi dhe Inzaghi duhet të japin maksimumin në sprintin final.
    Edhe nëse nuk fitohen trofe këtë sezon, klubi është gati të rrisë pagën e trajnerit në 7 milionë euro në vit dhe t’i ofrojë një kontratë të re deri në vitin 2027, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon.

  • Reijnders: Jam i dashuruar me këto ngjyra, nder i madh ta vesh fanellën e Milanit

    Reijnders: Jam i dashuruar me këto ngjyra, nder i madh ta vesh fanellën e Milanit

    “Milano është kuqezi, sepse këtë sezon Interi nuk na ka mposhtur asnjëherë. Kemi treguar çfarë dimë të bëjmë, derbi i fundit ishte më i miri nga pesë që kemi luajtur”. Fjalë lideri të vërtetë, dhe nuk mund të ishte ndryshe. Në një sezon me ulje-ngritje për Milanin, Tijjani Reijnders ka qenë padyshim një nga notat më pozitive. Sot, holandezi ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”: “Fitorja e Kupës së Italisë mund të na sigurojë pjesëmarrjen në kompeticionet europiane të ardhshme, duhet të provojmë”.
    Ju keni 15 gola dhe 4 asiste këtë sezon…Çdo lojtar dëshiron të shënojë dhe të japë asiste për shokët. Edhe më parë shkoja pranë golit, por nuk isha konkret si tani. Këto muaj kam punuar shumë, kam folur me miq dhe familjarë, veçanërisht me babain tim Martin dhe vëllain Eliano. Ata më ndihmuan të kuptoj si ta ndihmoj skuadrën me lojën time. Kam punuar kryesisht në aspektin mendor. Tani, kur gjuaj ose kërkoj një pasim vendimtar, jam më i përqendruar, me më shumë gjakftohtësi.
    Pse nuk po arrini të përsërisni versionin e Kupës edhe në kampionat?Nuk ka një shpjegim të qartë, përveç faktit që nuk kemi qenë të qëndrueshëm në paraqitje. Në Serie A kemi humbur shumë pikë rrugës. Një shembull është fitorja në ‘Bernabeu’ kundër Realit, e ndjekur nga një barazim në Cagliari. Nëse do të luftosh për titull, nuk mund ta lejosh një gjë të tillë. Duhet të bëjmë shumë më mirë në këtë fund sezoni dhe në sezonin tjetër. Jam i bindur se do të përmirësohemi.
    Disa klube të mëdha ju ndjekin dhe ju duan, por keni vendosur të rinovoni me Milanin deri në vitin 2030…Të jetoja në Itali dhe të luaja për një klub si Milani ishte ëndrra ime që fëmijë. Familja ime është e lumtur këtu, ndaj kur ma ofruan rinovimin, ishte një vendim i lehtë. Falënderoj gjithashtu klubin. Drejtuesit ishin të shpejtë për ta zgjatur kontratën time dhe tani jam i lumtur.
    Te Milani duhen fituar trofe…Fitorja e Superkupës ishte fantastike, ndjeva emocione të jashtëzakonshme. Më bëri të dua edhe më shumë trofe me këtë fanellë. Të jesh në finalen e Kupës së Italisë është një mundësi e madhe. Duhet të shkojmë në Romë me një qëllim të vetëm: të marrim kupën. Bologna? Do të kemi përballë një kundërshtar të fortë, që luan futboll të bukur me zotërim topi. Bologna ka cilësi në sulm, veçanërisht nga krahët, ndaj do të jetë finale e vështirë. Por krahasuar me ndeshjen që humbëm në kampionat, tani luajmë ndryshe dhe jam i bindur se do të bëjmë më mirë.
    Si e shihni punën e Conceição?Ai ka shumë merita për arritjen në finale. Moduli i ri përshtatet mirë me karakteristikat e skuadrës. Gjithmonë ka vend për përmirësim, por jemi në rrugën e duhur.
    Cila është ëndrra juaj e madhe?Të fitoj trofe. Këtë sezon mund të fitojmë dy, por në të ardhmen, ëndrra ime më e madhe është të vendos yllin e dytë mbi stemën e Milanit. Jam i dashuruar me këto ngjyra, është nder ta vesh fanellën e Milanit.

  • Slot: Nuk e prisja të triumfoja që në sezonin e parë, por na duhet edhe një pikë për të festuar

    Slot: Nuk e prisja të triumfoja që në sezonin e parë, por na duhet edhe një pikë për të festuar

    Liverpool do të luajë të dielën në fushën e tij ndaj Tottenham. Skuadrës së “reds” i mjafton një pikë për t’u shpallur kampion në Premier League, në një sezon ku dominoi që nga java e parë.
    Në prag të kësaj sfide foli për mediat trajneri i Liverpool, Arne Slot. Ai pranon se nuk e priste që të triumfonte që në sezonin e tij të parë në Premier League: “Nuk e prisja, por e di që ky klub duhet të fitojë trofe”.
    “Kjo gjë nuk ndryshon as për mua. Kur unë kaloj nëpër atë derë dhe hyj në Anfield e di që duhet të fitoj. Shumica e trajnerëve kanë punuar këtu për një kohë të gjatë, kështu që ke shanse të fitosh diçka”, tha Arne Slot.
    “Jam i vetëdijshëm për këtë, por nuk është gjëja e parë që duhet menduar kur hyn në këtë stadium. Nuk mendoj për historinë. E vetmja gjë për të cilën mendoj është që të gjithë lojtarët të jenë në dispozicion“, tha Slot.
    Më tej ai shtoi: “E pashë sa e vështirë ishte javën e kaluar të merrnim një pikë kundër një skuadre që ishte gati të binte nga kategoria. Ne kemi luajtur kundër Tottenham tre herë këtë sezon, kështu që e di sa e vështirë është të luash kundër tyre”.
    “Duhet bërë edhe një punë, na duhet një pikë. Është përgjegjësi e madhe sepse jemi të vetëdijshëm se hera e fundit që ky klub fitoi titullin ishte gjatë Covid.  Është një ndeshje e bukur për t’u pritur. Do të përpiqemi ta përgatisim ndeshjen në të njëjtën mënyrë siç e kemi bërë këtë sezon”, tha Slot.

  • “Revolucioni” vazhdon, ja ndryshimet që do të implementojë UEFA në “Champions-in e ri”

    “Revolucioni” vazhdon, ja ndryshimet që do të implementojë UEFA në “Champions-in e ri”

    UEFA po shqyrton mundësinë për të bërë disa ndryshime në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, i cili këtë sezon nisi me një fazë lige me 36 skuadra përpara se të kalohej në eliminatoret direkte. Sipas gazetës gjermane “Bild”, këto janë disa nga ndryshimet që po diskutohen:
    1. Avantazhi i fushës deri në gjysmëfinaleDy skuadrat që përfundojnë në vendin e parë dhe të dytë në fazën e ligës do t’i luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi deri në gjysmëfinale. Katër skuadrat e para do ta kenë këtë avantazh në çerekfinale. Kjo do të zgjerojë përfitimin që tani iu jepet vetëm dy skuadrave të para në 1/8 finale.
    2. Heqja e shtesaveNë rast barazimi në rezultatin e përgjithshëm në fund të ndeshjes së kthimit, nuk do të luhem më shtesa (30 minuta). Do të kalohet drejtpërdrejt te penalltitë për të shmangur lodhjen shtesë të lojtarëve.
    3. Ndalimi i dueleve mes ekipeve të së njëjtës ligëUEFA po mendon të rikthejë rregullin e vjetër që ndalon takimet mes ekipeve të së njëjtës ligë (kampionati kombëtar) deri në çerekfinale. Aktualisht, ekipe të një kombësie mund të përballen që në “play off”-in para 1/8 finale, siç ka ndodhur këtë sezon. Kjo iniciativë është më e vështira për t’u zbatuar për shkak të kritereve të shortit.
    📅 Kur vendoset?Të gjitha këto ndryshime do të diskutohen më 30 maj, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, një ditë para finales së Champions League 2024-25, që do të zhvillohet në Mynih. Nëse miratohen, këto rregulla do të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si përjetohet Champions-i, duke theksuar edhe më shumë rolin e pozicionimit në fazën e ligës.

  • Leao drejt largimit, gjigantët e Europës nisin kontaktet me portugezin

    Leao drejt largimit, gjigantët e Europës nisin kontaktet me portugezin

    24 Prill 2025

    15:20

    Telesport

    Chelsea ka hapur bisedimet për sulmuesin e Milan-it, Rafael Leao.
    Drejtuesit e Milanit thuhet se janë të gatshëm të shesin portugezin këtë verë pas një sezoni të vështirë këtë sezon.
    Sipas gazetarit anglez Simon Phillips, Blutë po rritin interesin e tyre për Leao.
    Gjigantët londinez kanë nisur diskutimet me menaxherin e lojtarit Jorge Mendes për një transferim të mundshëm.
    Leao ka shënuar njëmbëdhjetë gola dhe ka dhënë njëmbëdhjetë asiste në 45 ndeshje këtë sezon.
    Kontrata e tij me Milan-in zgjat deri në vitin 2028 dhe përfshin një klauzolë blerjeje prej 175 milionë euro.

  • Arabët kërkojnë Raphinha, janë gati të mbulojnë me ar lojtarin dhe Barcelonën, ja shifra

    Arabët kërkojnë Raphinha, janë gati të mbulojnë me ar lojtarin dhe Barcelonën, ja shifra

    24 Prill 2025

    12:48

    Telesport

    Tashmë që Vinicius refuzoi transferimin nga Spanja, pasi është afër rinovimit të kontratës së tij me Real Madrid, ekipet nga Arabia Saudite ia kanë vënë syrin një tjetër emri të madh në futbollin europian.
    Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Raphinha, një lojtar i Barcelonës që këtë sezon po shkëlqen me katalanasit. Për të bërë të mundur transferimin e tij, klubet arabe janë gati të paguajnë rreth 300 milionë euro.
    Sipas “Sport”, kjo është një shumë që do të bindte të gjithë që marrëveshja të mbyllej sa më shpejt, duke parë që Barcelona ka nevojë për parà. Disa klube arabe kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit për të mësuar më shumë rreth situatës.
    Raphinha ka qenë lider këtë sezon për Barcelonën, duke shënuar 30 gola deri më tani në 49 ndeshje të luajtura në total këtë sezon. Ai ishte pranë largimit që verën e kaluar, por në fund ishte trajneri Hansi Flick që e bindi të qëndrojë.

  • “Do jetë një sezon i dhimbshëm”/ Drejtuesi i Ferrarit i përgjigjet Hamiltonit: Kemi bërë vetë pesë gara, e di që doni…

    “Do jetë një sezon i dhimbshëm”/ Drejtuesi i Ferrarit i përgjigjet Hamiltonit: Kemi bërë vetë pesë gara, e di që doni…

    Fred Vasseur, drejtuesi i ekipit të Ferrarit, ka mohuar me vendosmëri pretendimet se forma e Lewis Hamilton ka pësuar një rënie të ndjeshme në fillim të sezonit të ri në Formula 1.

    Komentet vijnë pas një fundjave të vështirë për britanikun në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, ku përfundoi në vendin e shtatë, shumë pas shokut të skuadrës, Charles Leclerc.
    Shtatë herë kampioni i botës e cilësoi garën në Jeddah si “të tmerrshme” dhe paralajmëroi një sezon të parë “të dhimbshëm” me Ferrarin, pavarësisht se kanë kaluar vetëm pesë gara nga kampionati.
    Hamilton, 40 vjeç, ndonëse siguroi një fitore në garën sprint në Kinë muajin e kaluar, është mposhtur në kualifikime nga Leclerc në tri gara radhazi: në Japoni, Bahrein dhe Arabinë Saudite.
    I pyetur nga mediat për formën e Hamiltonit dhe nëse ajo ka rënë ndjeshëm, Vasseur reagoi me humor dhe vendosmëri:
    “Në mënyrë dramatike?! Kemi bërë vetëm pesë gara deri tani. E di që doni tituj bombastikë, por kjo është budallallëk. Jemi në një kampionat të gjatë, me ulje dhe ngritje. Kur jemi lart, nuk jemi kampionë bote, dhe kur jemi poshtë, nuk jemi askund.”
    Pavarësisht sfidave, Ferrari gjeti një rreze shprese me podiumin e Leclerc, ndërsa Hamilton vijon të kërkojë zgjidhje për të përmirësuar performancën në garat e ardhshme. Ai aktualisht ndodhet në vendin e shtatë në renditjen e përgjithshme të pilotëve, me rezultatin më të mirë të këtij sezoni – vendi i pestë në Bahrein.

    Top Channel

  • “Nuk është një ekzagjerim”, Iniesta beson te mrekullia: Ja kur do të vendoset

    “Nuk është një ekzagjerim”, Iniesta beson te mrekullia: Ja kur do të vendoset

    23 Prill 2025

    14:53

    Telesport

    Legjenda e Barcelona-s, Andres Iniesta ka dhënë mendimin e tij të sinqertë në lidhje me ndjekjen e klubit për një “triplete” historike këtë sezon.
    Aktualisht, Barça është në garë për të fituar çdo kompeticion këtë sezon. Ata aktualisht janë në krye të La Liga-s me 76 pikë. Ata kanë arritur gjithashtu në finalen e Kupës së Mbretit, si dhe në gjysmëfinale të Champions League.
    “Nuk është ekzagjerim të flasim për një triplete për shkak të asaj që transmeton skuadra”, tha spanjolli përmes Mundo Deportivo. “Ata janë kryesues në La Liga, finalistë në Kupën e Mbretit dhe janë në gjysmëfinale të Champions League.
    “Është e vështirë të fitosh një triplete, por shpresojmë se mund ta ndiejmë atë ndjenjë. Në ndeshjet e ardhshme gjithçka do të vendoset”, shtoi spanjolli.
    Nëse Barcelona arrin të fitojë “triplete” këtë sezon, ata do të bëhen klubi i parë në historinë e futbollit evropian që e realizon këtë arritje për herën e tretë pas Barçës të Pep Guardiola-s në 2009 dhe asaj të Luis Enrique në 2015.