Tag: sezon

  • Furlani “ngel në klasë” Milanin e tij: Sezon i dështuar, janë bërë shumë gabime

    Furlani “ngel në klasë” Milanin e tij: Sezon i dështuar, janë bërë shumë gabime

    CEO i Milanit, Giorgio Furlani, foli për “Mediaset” pas humbjes 1-0 në finalen e Kupës së Italisë kundër Bologna. Këto ishin deklaratat e tij: “Së pari dua të përgëzoj Bologna për këtë arritje historike. Pastaj dua të them tri gjëra: Nuk mund ta mohojmë, ky është një sezon i dështuar.
    Edhe pse fituam Superkupën, jemi larg objektivave që kishim vendosur. Na mbeten edhe dy ndeshje për t’i luajtur, do përpiqemi ta mbyllim sa më mirë sezonin, edhe pse jemi larg pritshmërive që kishim në fillim. Së treti, e ndajmë zhgënjimin me tifozët. Janë bërë shumë gabime, por duhet të ecim përpara e t’i korrigjojmë ato, për ta rikthyer Milanin aty ku duan tifozët dhe drejtuesit”.
    I pyetur nëse është koha për vendime të forta, Furlani u shpreh: “Në këtë moment ka shumë zhgënjim për një trofe që mund ta fitonim. Nuk ndjej se është koha për të dhënë përgjigje finale. Kanë mbetur edhe 12 ditë dhe 2 ndeshje nga ky sezon. Pastaj do të merren vendime, do të shohim”.
    Nëse ka pasur kontakte me pronarin Gerry Cardinale dhe mbi vazhdimësinë e projektit të Milanit, Furlani shtoi: “Nuk kemi folur në dy orët e fundit, por jam i sigurt që ai mendon njësoj si unë, për këtë ndeshje dhe gjithë sezonin. Projekti i Milanit është i qartë për të gjithë, e dimë të gjithë përgjigjen për këtë”.

  • Reijnders: Ky sezon ka qenë zhgënjyes, kulmi ynë ishte fitorja ndaj Real Madridit

    Reijnders: Ky sezon ka qenë zhgënjyes, kulmi ynë ishte fitorja ndaj Real Madridit

    “Nuk mund të themi që ka qenë një sezon i mirë”. Tijjani Reijnders, pak orë para finales së Kupës së Italisë, që mund t’i sjellë Milanit trofeun e dytë sezonal, e thotë qartë këtë për “The Athletic”:“Te Milani duhet të luftosh për titullin dhe të shkosh sa më larg në Champions. Kjo nuk ndodhi. Fatmirësisht kemi këtë finale dhe mund të shtojmë një tjetër trofe. Sidoqoftë, ndjenjat janë të përziera”.
    Ky sezon, shumë larg kreut në kampionat, nuk e kënaq mesfushorin holandez: “Është zhgënjyes, sepse kemi cilësi. Së pari mundëm Real Madridin, pastaj barazuam me Cagliarin. Me një trajner të ri gjithçka ndryshon. Ai ka një vizion ndryshe dhe duhet ta transmetojë shpejt. Ndonjëherë kemi pasur mungesë fati, herë të tjera nuk e nisëm mirë. Ka aspekte që duhej t’i zhvillonim më shpejt”.
    Për finalen e sotme, Reijnders paralajmëron një sfidë të vështirë: “Bologna është kundërshtar i fortë. Aplikon markimin një kundër një në të gjithë fushën, do të na duhen shumë lëvizje. Ata kanë cilësi me topin dhe anësorë të mirë. Sidoqoftë, nuk duhet të kemi frikë. Jemi Milani, duhet ta tregojmë këtë”.
    Në nivel personal, sezoni i Reijnders ka qenë pozitiv: “E konsideroj veten një mesfushor ‘box to box’. Ndihmoj në ndërtimin e aksioneve dhe pasimin e fundit, ose hyj në zonë për të shënuar. Si fëmijë shikoja Iniestën e Barcelonës së artë. Më pas fillova të ndjek De Bruyne. Shikoja video në YouTube për të kuptuar si e ‘skanon’ fushën para se të merrte topin. Mundohem të bëj të njëjtën gjë”.
    Për të ardhmen, pavarësisht interesimit nga Anglia, pas rinovimit deri në vitin 2030, holandezi flet qartë si lojtar i Milanit: “Duhet t’ia rifillojmë nga bazat, nuk mund të mendojmë shumë larg. Tani ka rëndësi vetëm kjo mbrëmje”.

  • Arsenal, gati oferta e majme për të fituar garën për 75  milionëshin

    Arsenal, gati oferta e majme për të fituar garën për 75  milionëshin

    13 Maj 2025

    15:01

    Telesport

    Arsenal-i është gati t’i ofrojë sulmuesit të Sporting, Viktor Gyokeres, një rritje të madhe të pagës, ndërsa përpiqet ta largojë atë nga një transferim te Manchester United.
    Sipas një raporti nga A Bola, Topçinjtë janë gati t’i ofrojnë 26-vjeçarit një rrogë 7 milionë sterlina në sezon, e cila vetëm sa e nxeh garën për sulmuesin, i cili ka shënuar 52 herë dhe ka kontribuar me 12 asiste në 50 ndeshje për skuadrën portugeze këtë sezon.
    Kujtojmë se Gyokeres fiton aktualisht 3.8 milionë euro në sezon.
    Lojtari suedez ka tërhequr vëmendjen e Premier League, me Arsenalin që thuhet se po kryeson garën pavarësisht interesit nga United, të cilët kanë lidhje të forta me sulmuesin përmes trajnerit Ruben Amorim.
    Vlera e sulmuesit në merkato është 75 milionë euro.

  • “Dëshiroj përfaqësim sa më dinjitoz në Europë”, Duka uron Egnatian për titullin: Një sezon fantastik i mbyllur me emocione në “Arenën Kombëtare”

    “Dëshiroj përfaqësim sa më dinjitoz në Europë”, Duka uron Egnatian për titullin: Një sezon fantastik i mbyllur me emocione në “Arenën Kombëtare”

    “Abissnet Superiore” ka ulur siparin mbrëmjen e sotme. Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Rrogozhinasit kanë mposhtur Vllazninë me shifrat 0-4 në finalen e “final four”-it, duke arritur kështu një tjetër sukses madhor. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar klubin Egnatia për titullin kampion përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Duka gjithashtu ka shprehur dëshiën e tij për një përfaqësim sa më dinjitoz nga ekipet shqiptare më Europë.
    “Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore! Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në “Arenën Kombëtare”. Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta.
    Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe. Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/

  • Te Leverkusen nuk mërziten për Alonso-n, “Aspirinat” gjejnë një super trajner

    Te Leverkusen nuk mërziten për Alonso-n, “Aspirinat” gjejnë një super trajner

    12 Maj 2025

    19:35

    Telesport

    Ditën e djeshme, Xabi Alonso drejtoi për herë të fundit Leverkusen para tifozerisë së vetë, duke qenë se ndeshja e ardhshme dhe e fundit për këtë sezon do jetë në transfertë. Me përfundimin e sezoni, Xabi Alonso do të marrë zyrtarisht drejtimin e Real Madridit.
    Ndërkohë, te Leverkusen nuk janë të mërzitur për largimin e Alonso-s, pasi vendin e tij do e zërë një tjetër spanjoll. Mediat gjermane bëjnë me dije se Cesc Fabregas është kandidati kryesor për të zëvendësuar Alonso në krye të stolit të Leverkusen. Fabregas ka lënë të kuptohet që do të largohet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Comos dhe mesa duket e ardhmja e tij do jetë në Bundesligë.
    Fabregas ka bërë një punë fantastike te Como, ku pasi siguroi sezonin e kaluar rikthimin pas shumë vitesh në Serie A, këtë sezon jo vetëm që siguroi qëndrimin në elitë, por renditet në mes të tabelës dhe mbi të gjitha ka treguar një futboll cilësor dhe shumë argëtues për këdo. Fabregas do të nis një projeket të ri te Leverkusen, ky synimi është jo vetëm rivaliteti me Bayern për titullin në Bundesligë, por edhe suksesi në Europë.

  • Barcelona fitoi sërish ndaj tyre, Real Madrid nxjerr në shitje 4 lojtarë pas humbjes në “El Clasico”

    Barcelona fitoi sërish ndaj tyre, Real Madrid nxjerr në shitje 4 lojtarë pas humbjes në “El Clasico”

    Edhe pse e nisi në mënyrë perfekte sfidën duke kaluar në avantazh të dyfishtë, Real Madrid u mund për herë të katërt këtë sezon nga rivali i tyre historik, Barcelona. Pas humbjes në “El Clasico-n” e djeshme, klubi madrilen është gati të nxjerrë në shitje katër lojtarë të cilët duket se nuk kanë më vend në ekip dhe do të “sakrifikohen” për të sjellë elementë të rinj.
    Gjëja pozitive është se Real Madrid mund të përfitojë plot 400 milionë euro nga shitja e këtyre katër lojtarëve. Një nga emrat më të spikatur është Aurelien Tchouameni. Mesfushori francez, i cili e filloi sezonin si një nga lojtarët më premtues, ka pasur një rënie të ndjeshme në perfomancat e tij. Në “El Clssico-n” e djeshme, performanca e tij u kritikua shumë, veçanërisht për mungesën e vendosmërisë në duelet një-me-një dhe lehtësinë me të cilën Raphinha e kalonte. Vlera aktuale e tij në treg është 80 milionë euro, por te Reali presin oferta për të në shifrat 90-100 milionë euro. Interesi për francezin është shumë i lartë sidomos nga disa nga klubet e Premier League, por nuk mungon interesi as nga liga arabe.
    Fran Garcia është një tjetër lojtarë që do nxirret në shitje. Reali pret të përfitojë 15-20 milionë euro nga kartoni i tij, ekipi më i interesuar deri tani është Bournemouth. Dani Ceballos është një tjetër emër që do largohet në fund të këtij sezoni. Edhe pse kishte mundësinë e artë këtë sezon të tregonte vlerat e tij, duke pasur parasysh problemet dhe mungesat e shumta që ka pasur Real Madrid në repartin e mesfushës, sërish 28-vjeçari nuk ka arritur të bindë stafin drejtues, ndaj largimi i tij është i pashmangshëm. Reali pret oferta për të në shifrat 10-15 milionë euro, por nuk përjashtohet as mundësia e huazimit, por me të drejtë blerjeje. Një gjë është e sigurt, Dani Ceballos nuk do jetë lojtar i Realit sezonin e ri.
    Lojtari i katërt që pritet t’i japë fund aventurës në Madrid është Vinicius Junior. Tashmë është e qartë që ka një krisje mes brazilianit dhe drejtuesve të Real Madridit, të cilët janë të pakënaqur me paraqitjet e Vinicius këtë sezon. Gjithashtu arsye tjetër që ka ndikuar në prishjen e marrëdhënieve janë tekat e brazilianit dhe kërkësat e tij të shumta në lidhje me rinovimin, gjë që duket se ka shtyrë drejtuesit e “Los Blancos” të mendojnë shitjen e tij. Për brazilianin ka interes të madh nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme të ofrojnë deri në 300 milionë euro për kartonin e tij.

  • Mendes zgjedh Topin e Artë, injoron Raphinha-n dhe Mohamed Salah

    Mendes zgjedh Topin e Artë, injoron Raphinha-n dhe Mohamed Salah

    Super menaxheri Jorge Mendes ka sugjeruar që Lamine Yamal do të fitojë Topin e Artë këtë vit përpara Raphinha-s dhe Mohamed Salah.
    Sulmuesi spanjoll ka qenë i jashtëzakonshëm për Barcelona-n edhe një herë këtë sezon, duke regjistruar 16 gola dhe 24 asiste nga 52 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
    Përpjekjet e 17-vjeçarit tashmë i kanë ndihmuar katalanasit të fitojnë Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa janë gjithashtu afër fitimit të La Liga-s.
    Megjithatë, Raphinha ka qenë po aq vendimtar për gjigantët spanjollë këtë sezon dhe ka të ngjarë të jetë gjithashtu në garë për çmimin e lakmuar.
    Brazilian ka regjistruar 34 gola dhe 25 asiste nga 54 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Barcelona-n.
    Mohamed Salah ka shijuar gjithashtu një sezon mahnitës, duke ndihmuar Liverpoolin të fitojë Premier League ndërsa regjistron 33 gola dhe 23 asiste nga 50 ndeshje.
    Megjithatë, duke folur së fundmi, siç citohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Mendes këmbënguli se Yamal meriton çmimin e lakmuar këtë vit.
    “Lamine Yamal meriton të fitojë Topin e Artë këtë vit. Ai ka qenë lojtari më i mirë në botë këtë sezon, kjo është shumë e qartë. Niveli i Lamine ka qenë i denjë për Topin e Artë”, tha Mendes.

  • Goretzka shijon titullin: Kemi pasur një sezon të mrekullueshëm në kampionat

    Goretzka shijon titullin: Kemi pasur një sezon të mrekullueshëm në kampionat

    12 Maj 2025

    9:01

    Telesport

    Gëzim i madh në shtëpinë e Bayern Munich, që rikthehet te titulli kampion në Gjermani pas një viti pushim.
    Skuadra e trajnerit Vincent Kompany, pasi mundi 2-0 Borussia Monchengladbach në raundin e parafundit të kampionatit, nisi një festë të madhe para tifozerisë së saj.
    Një udhëtim i rëndësishëm për bavarezët që mbajtën larg rivalët e Bayer Leverkusen. Një nga protagonistët e këtij triumfi është mesfushori Leon Goretzka, që foli për mediat.
    “Prioriteti kryesor për mua dhe klubin ishte të fitonim përsëri titullin dhe ia dolëm mbanë. Ky ishte qëllimi ynë më i madh këtë vit”, tha Goretzka.
    Më tej, ai shtoi: “Dhe, padyshim që është një kënaqësi e madhe që e kemi arritur këtë objektiv. Mendoj se kemi pasur një sezon të mrekullueshëm në kampionat këtë vit”.

  • Yamal Lamine, nga cili planet ke ardhur? Pa mbushur 18 vjeç, 40 gola/asist këtë sezon!

    Yamal Lamine, nga cili planet ke ardhur? Pa mbushur 18 vjeç, 40 gola/asist këtë sezon!

    Barcelona me siguri ka bërë një hap gjigant dhe pothuajse përfundimtar drejt fitimit të titullit të La Ligës, por ia vlen të theksohet edhe një herë një Lamine Yamal gjigant. Lojtari i lindur në vitin 2007, me origjinë nga Rocafonda, nuk frikësohet nga skena apo kundërshtarët me të cilët përballet dhe, edhe një herë, duke u përballur me Real Madridin, ai tregoi se është shumë më tepër sesa thjesht një lojtar premtues në futbollin botëror.
    Të dhënat nuk gënjejnë kurrëDygolëshi i Mbappé mund të kishte hedhur dyshime mbi Barcelonën, e cila ishte një gol prapa, por barazimi i përkohshëm i siguruar nga goli i tij karakteristik (një gjuajtje me hark drejt shtyllës së largët me këmbën e majtë) e uli Courtois në gjunjë dhe mbi 50,000 tifozë ngriti në këmbë, të cilët nuk presin asgjë më shumë sesa të festojnë fitoren e tyre të artë. Ndërkohë, pa mbushur ende 18 vjeç, Yamal krenohet me 40 gola/asiste këtë sezon, për të qenë të saktë 16 gola dhe 24 asiste në 52 ndeshje.
    Një argëtim unik për të “tmerrin” Yamal, sepse në katër El Clasico të luajtura kundër Real Madridit këtë sezon, ai ka pasur një përfshirje të drejtpërdrejtë në 5 nga 16 golat e shënuar. Vetëm për t’ju dhënë disa shifra: një gol në secilën prej dy ndeshjeve të La Ligas, një tjetër në finalen e Superkupës dhe dy asiste në finalen e Kupës për Pedrin dhe Ferran Torresin. Tani Spanja nuk ka dyshime: Lamine Yamal është vërtet në garë për Topin e Artë, së bashku me Raphinha dhe Ousmane Dembélé. Debati është i hapur, koha është në anën e djalit të Rocafondës.

  • Nga pasiguria te lavdia, sezoni më i mirë mes dyshimeve për largim. Salah rrëfehet për gjithçka

    Nga pasiguria te lavdia, sezoni më i mirë mes dyshimeve për largim. Salah rrëfehet për gjithçka

    Në një intervistë të gjatë dhe interesante për “France Football”, Mohamed Salah deklaroi: “E them me siguri se jam një legjendë e Liverpool-it (qesh). Shakaja mënjanë, sot jam në formë, stërvitem, përgatitem dhe luaj. Kur jam në shtëpi, përqendrohem plotësisht te familja ime.
    Kështu që nuk kam shumë kohë për ta ndjerë këtë. Por nëse më pyet, po, e di që jam një legjendë. Këtë sezon, pavarësisht gjithë pasigurive për rinovimin tim, tifozët kanë parë që kam dhënë gjithçka, pa mashtrime, pa kalkulime. Dhe këtu, në këtë klub, ndoshta më shumë se kudo tjetër, kjo është ajo që respektojnë më shumë”.
    Për pasiguritë rreth rinovimit me “Reds”: “Duket se në fund qëndrimi ishte përparësi e madhe (qesh), sepse kam pasur sezonin më të mirë në aspektin statistikor në jetën time (49 ndeshje, 33 gola dhe 23 asistime në të gjitha kompeticionet me klubin tim).
    Mundësia që ky të ishte sezoni im i fundit ndoshta më dha shtysën për ta shfrytëzuar në maksimum dhe dhënë gjithçka për ta fituar këtë titull, që ia kisha premtuar vetes. Me veten mendoja: nëse klubi nuk do të më rinovojë, s’ka problem, ta mbyllim në mënyrën më të mirë, që unë të largohem nga dera kryesore”.
    A ka qenë vërtet largimi nga Liverpool-i, një mundësi? Salah tregon: “Po, ka qenë një mundësi. Në fakt, ishte pak e çuditshme. Po bënim një sezon të jashtëzakonshëm dhe ndërkohë ishim në bisedime rinovimi aspak të lehta. Në fund gjithçka funksionoi: jemi kampionë dhe unë do të qëndroj edhe për dy sezone të tjera”.
    Sulmuesi i Liverpoolit, në këtë intervistë, ka prekur disa tema, duke nënvizuar dëshirën e madhe për ta fituar Premier League këtë sezon: “Ishte objektivi im kryesor. Për herë të parë në karrierën time, i dhashë përparësi kampionatit para Ligës së Kampionëve.
    Ishte kaq tronditëse të mos mundnim të festonim me tifozët tanë në vitin 2020 për shkak të pandemisë, ndaj doja me çdo kusht, bashkë me gjithë skuadrën, t’ua dhuronim këtë titull tifozëve tanë dhe qytetit. 9 muaj më vonë, premtimi u mbajt”.
    Gjatë aventurës së tij me “Reds”, egjiptiani ka pasur shumë partnerë sulmi. Një ndër më jetëgjatët ishte padyshim Sadio Mané. Ata kanë luajtur 223 ndeshje së bashku, nga viti 2017 deri më 2022. Megjithatë, marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë gjithmonë pa tensione:
    “Po, kam pasur tension me Sadio. Kujdes, kemi qenë profesionistë deri në fund, nuk besoj se kjo ndikoi në skuadër. Është njerëzore të duash dikë më shumë, e kuptoj, por Sadio është një konkurrues i fortë. Jashtë fushe nuk ishim shumë të afërt, por gjithmonë jemi respektuar”.
    Salah, për shkak të disa episodeve, është cilësuar shpesh si egoist në fushë, sidomos në marrëdhënien me Mané. Sidoqoftë, egjiptiani e kundërshton fort këtë ide: “Njerëzit mund të mendojnë çfarë të duan, është e drejta e tyre. Personalisht i ftoj të gjithë të shohin faktet: ai që i ka dhënë më shumë asistime Mané-s jam unë (18). Mund të shohim faktet, por sigurisht që është më e lehtë të thuash fraza të tilla, bëjnë lajm, e di si funksionon”.