Tjetër ndalesë në Premier League për Manchester United, që barazoi 2-2 ndaj Tottenham, në një ndeshje me shumë përmbysje. “Djajtë e kuq” shpërdoruan avantazhin fillestar, kur u përmbysën nga Spurs në pak minuta dhe më pas arritën të barazojnë në shtesë.
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, diskutoi hapur mundësinë e nënshkrimit të një sulmuesi të ri në janar. Ndeshja kundër Tottenham u ndikua edhe nga dëmtimet e Benjamin Šesko, Harry Maguire dhe Casemiro, me sulmuesin slloven që la fushën me një dëmtim në gju.
Portugezi konfirmoi qëllimin e tij për të forcuar skuadrën gjatë merkatos së dimrit, veçanërisht duke marrë parasysh largimet e Bryan Mbeumo, Amad Diallo dhe Noussair Mazraoui për Kupën e Kombeve të Afrikës: “Duhet të monitorojmë gjithçka, të shohim se çfarë i ndodhi Šesko”.
“Sigurisht, do të kemi një problem me Kupën e Kombeve të Afrikës, por e dinim tashmë këtë. Do ta shohim, kur të hapet afati kalimtar, nëse mund ta përmirësojmë skuadrën dhe të rregullojmë disa gjëra“, deklaroi Amorim, që mund të mbajë Joshua Zirkzee nëse do të gjendet pa sulmues.
Tag: sesko
-

Amorim konfirmon: Kemi shumë dëmtime, pres përforcime në merkaton e janarit
-

Barazim i “bardhë” në Prishtinë, Kosova ndan pikët me Slloveninë dhe ruan vendin e dytë në grup
Kosova ka marrë një pikë të vlefshme në rrugën drejt Botërorit 2026, duke barazuar 0-0 në shtëpi ndaj Sllovenisë, në një ndeshje të fortë dhe taktike që vulosi nëntë ndeshje me vetëm një humbje për skuadrën e trajnerit Franco Foda.
Ndeshja nisi me presion nga miqtë, që renditen 41 vende më lart në renditjen e FIFA-s, duke vënë në provë mbrojtjen kosovare. Benjamin Šeško rrezikoi që në minutat e para me një goditje me kokë, ndërsa Timi Max Elšnik tentoi sërish nga brenda zonës, por pa sukses.
Me kalimin e minutave, Kosova fitoi terren dhe besim. Florent Muslija provoi nga distanca pak para pushimit, por topi kaloi jashtë. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat kërkuan golin, megjithatë mbrojtjet mbetën të palëkundura. Elšnik dhe Šeško patën rastet më të mira për sllovenët, ndërsa Muslija u ndal nga mbrojtja kundërshtare.
Në fund, rrjetat nuk u tundën, por barazimi i lejon Kosovës të mbajë vendin e dytë në Grupin B, dy pikë përpara Sllovenisë. Një rezultat që mban gjallë shpresat për një kualifikim historik në Botërorin e parë për “Dardanët”. -

Sesko karikon tifozët: Po përmirësohem çdo ditë që kaloj te Manchester United
4 Shtator 2025
11:33
Telesport
Sulmuesi i ri i Manchester United, Benjamin Sesko, thotë se po përmirësohet çdo ditë që kalon te klubi i tij i ri, duke shtuar se niveli është shumë më i lartë në Angli.
Ai mbërriti nga Leipzig këtë verë në një marrëveshje prej 73.7 milionë eurosh dhe e ka nisur ndeshjen nga stoli në të tre javët e para të Premier League deri më tani.
Duke folur për median, në një takim me tifozët ndërsa është i grumbulluiar me ekipin kombëtar të Sllovenisë, ai tha: “Niveli i ndeshjeve është sigurisht shumë më i lartë, lojtarët dhe shokët e ekipit janë gjithashtu në një nivel më të lartë”.
“Në fund të fundit, futbolli anglez është në nivelin më të lartë në botën e futbollit. Por mezi pres periudhën e ardhshme pas kombëtareve”, shtoi Sesko.
“E ndjej se po përmirësohem dita-ditës dhe po shpejtohem në përfshirjen me grupin në çdo seancë stërvitore që kalon. Dhe, gjithashtu, po përparoj në mentalitetin tim të futbollit çdo ditë”, deklaroi Sesko. -

Pas Sesko, Man. United bën gati 70 milionë euro për zbulimin e madh të Serie A
Paraditen e sotme, Manchester United zyrtarizoi transferimin e Benjamin Sesko nga Manchester United për 85 milionë euro, por “Djajtë e Kuq” nuk do mjaftohen me kaq. Mediat angleze raportojnë, se objektivi i radhës i Manchester United është zbulimi i madh i sezonit të kaluar në Serie A, Nico Paz.
“Djajtë” po përgatisin një ofertë 70-80 milionë euro për yllin e ri argjentinas, gjysmën e kartonit të tij e zotëron Real Madrid. Ruben Amorim po rindërton ekipin pas deshtimit të turpshëm të sezonit të kaluar dhe një nga emrat kryesorë që gjendet në listë për të rigjallëruar mesfushën është pikërisht Nico Paz.
Tottenham ofroi pak ditë më parë 40 milionë euro për argjentinasin, por që u refuzua. Përveç Man. United, është edhe Chelsea që po monitoron nga afër lojtarin dhe mund të bëjë një ofertë zyrtare në ditët në vijim.
Mesa duket, trajneri i Como, Cesc Fabregas, pati të drejtë kur tha pak kohë më parë “Nico ka një të ardhme të ndritur, ai mund të luajë për çdo ekip të nivelit të lartë në Evropë”.
Nëse nuk ndodh këtë verë largimi i tij nga Como, edhe pse oferta 70-80 milionë euro, duket shumë e vështirë për t’u refuzuar, verën e ardhshme, interesi për të do jetë shumë më i madh dhe sigurisht që do rritet edhe çmimi i tij në treg. -

Sesko është zyrtarisht lojtar i ri i Manchester United, transferimi kushtoi 85 milionë euro
Një vit më parë, Sesko ishte në radarin e Milanit dhe shumë klubeve të mëdha europiane, por befasoi duke rinovuar me Leipzig. Megjithatë, këtë verë ndryshoi mendje dhe nuk mundi t’i rezistonte thirrjes së Manchester United.
Sulmuesi slloven, i lindur më 2003, ka nënshkruar me “Djajtë e Kuq” kontratë 5-vjeçare. Kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në Premier League. Klubi i “Old Trafford” ka paguar në total 85 milionë euro, duke mposhtur konkurrencën e Newcastle.
Ja njoftimi zyrtar: “Manchester United ka kënaqësinë të konfirmojë se Benjamin Šeško është pjesë e klubit, në pritje të regjistrimit zyrtar. Sulmuesi slloven ka firmosur kontratë deri në qershor 2030.
Në dy sezonet e fundit, Šeško ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar tjetër nën 23 vjeç në 5 ligat kryesore europiane. 22-vjeçari realizoi 21 gola dhe dha 6 asistime me RB Leipzig sezonin e fundit. Me përfaqësuesen e Sllovenisë ka 41 paraqitje dhe 16 gola, duke qenë debutuesi më i ri në historinë e vendit të tij që nga viti 2021”.Jason Wilcox, drejtori sportiv i Manchester United, deklaroi: “Benjamin ka një kombinim të rrallë të shpejtësisë eksplozive dhe aftësisë për t’i dominuar fizikisht mbrojtësit, çka e bën një nga talentet më të jashtëzakonshme të futbollit botëror.
Ne e kemi ndjekur nga afër karrierën e tij. Të gjitha analizat tona tregojnë se ka cilësitë dhe personalitetin për të shkëlqyer te Manchester United. Nën drejtimin e Ruben Amorim dhe stafit tonë teknik të shkëlqyer, Benjamin futet në një ambient ideal për të arritur potencialin e tij botëror.
Dëshira e të gjitha blerjeve tona të reja për t’u bashkuar me klubin këtë verë tregon tërheqjen dhe prestigjin e Manchester United, ndërsa ne vazhdojmë ndërtimin dhe zhvillimin e një skuadre që mund të garojë për trofetë më të rëndësishëm”. -

Sesko arrin marrëveshje me Manchester United
Sulmuesi i RB Leipzig, Benjamin Sesko, thuhet se ka rënë dakord plotësisht për kushtet personale me Manchester United.
Sipas gazetarit Fabrizio Romanos, Sesko është pajtuar plotësisht për kushtet personale me Unitedin, për një kontratë në fuqi deri në qershor të vitit 2030.
Sulmuesi 22-vjeçar e ka bërë të qartë se e sheh të ardhmen e tij në “Old Trafford”, duke treguar një angazhim të fortë për këtë transferim.Pavarësisht interesit nga klube të tjera, Sesko nuk i mori kurrë në konsideratë seriozisht ofertat alternative, duke e bërë Unitedin prioritetin e tij të qartë.
Aktualisht klubi anglez dhe RB Leipzig po vazhdojnë bisedimet për të finalizuar marrëveshjen, ndërsa besimi rreth mbylljes së këtij operacioni është në rritje të vazhdueshme.
“Djajtë e Kuq” e shohin Seskon si një pjesë kyçe afatgjatë për të zgjidhur përfundimisht problemet në repartin e sulmit dhe për të ndërtuar një ekip konkurrues për të ardhmen. -

Man. United kërkon Sesko-n, Leipzig shokon anglezët me kërkesën e tyre
2 Gusht 2025
21:06
Telesport
Sulmuesi i Leipzig, Benjamin Sesko, sipas të gjitha gjasave sezonin e ri do të luajë në Premier League. Janë dy ekipet e mëdha angleze, Manchester United dhe Newcastle, të cilat interesohen për sulmuesin slloven.
Leipzig e vlerëson sulmuesin slloven rreth 80-90 milionë euro. 22-vjeçari shënoi 21 gola dhe dha 6 asiste në sezonin e kaluar, duke tërhequr interesin e shumë klubeve të mëdha në drejtim të tij.
Fabrizio Romano raporton se në garën dyshe mes Newcastle dhe United, “Djajtë” janë më afër sulmuesit slloven. Në anën tjetër, Lepzig ka kërkuar që në marrëveshje të përfshihet edhe sulmuesi Rasmus Hojlund.
Danezi nuk ka arritur dot të përshtatet në Premier League dhe nuk bën pjesë në planet e Ruben Amorim. Gjithsesi, kushti i Leipzig iu është dukur anglezëve shumë i pavend. Ideja e Leipzig është të sigurojë 50-60 milionë euro dhe Rasmus Hojlund.
Javën e ardhshme pritet të intesifikohen negociatat mes palëve dhe të vendoset përfundimisht e ardhmja e Benjamin Sesko. Neëcastle, po ashtu vazhdon të jetë e interesuar për sulmuesin dhe e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Alexander Isak. -

Al-Hilal “mund” Arsenal-in, 100 milionë euro për yllin e Bundesligës
Nëse të gjithë prisnin që Benjamin Sesko të transferohet tek Arsenal ose dhe ndonjë klub tjetër i madh në ligat kryesore të Europës, situata ka ndryshuar ndjeshëm ditët e fundit, pasi në garë për sulmuesin slloven është futur Al-Hilal.
Klubi saudit ka përfituar nga ftohja në negociatat midis Sesko dhe Arsenalit, të cilët dukeshin se e kishin sllovenin në radarin e tyre si një nënshkrim të mundshëm për sezonin e ri. Megjithatë, bisedimet midis klubit anglez dhe rrethit të lojtarit nuk kanë dhënë asnjë rezultat, duke hapur derën për pretendentë të tjerë.
Këtu është futur në lojë, Al-Hilal, klubi saudit raportohet se i ka dërguar Leipzig një ofertë rreth 100 milionë euro, aq sa është klauzola e sulmuesit 22-vjeçar e vendosur nga klubi i Bundesligës. Me ambicien për të vazhduar forcimin e skuadrës së tyre me yje të nivelit evropian, drejtuesit e Al-Hilal nuk kanë hezituar të vënë në tryezë një tarifë që shumë pak klube mund ta arrijnë.
Sesko shënoi 21 gola dhe dha 6 asiste në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e kaluar, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Arsenalit, por futja në garë e Al-Hilal dhe ofertës së tyre të parezistueshme ka ndryshuar komplet situatën.
Tashmë është në duart e 22-vjeçarit, nëse do vazhdojë të qëndrojë te Lepzig, të transferohet tek Arsenal ose ndonjë klub tjetër i madh në Europë, apo të pranojë milionat e klubit arab. -

Sesko drejt Arsenal, flet agjenti: Do të largohet nga Leipzig vetëm kur të ketë një projekt të veçantë
19 Qershor 2025
8:43
Telesport
Mes sulmuesve që pritet t’i vënë flakën merkatos së verës është sigurisht Benjamin Šeško. Lojtari 22-vjeçar ka përfunduar në fokusin e Arsenal, i cili po shqyrton profilin e tij dhe të Viktor Gyokeres për të forcuar repartin ofensiv.
Elvis Basanović, agjenti i sulmuesit slloven, foli pikërisht për këtë rivalitet për të luajtur në “Emirates” sezonin e ri: “Sesko apo Gyökeres në Arsenal? Benjamin nuk është në konkurrencë me askënd”.
“Ne kemi një plan të qartë për të ardhmen dhe të gjitha spekulimet mediatike nuk na shqetësojnë. Sesko nuk është thjesht një sulmues, ai është një sulmues special. Ne do të largohemi nga Leipzig vetëm kur të njohim një klub të veçantë dhe një projekt të veçantë me një trajner të veçantë”, tha agjenti i lojtarit.
Më tej, ai shtoi: “Ne e respektojmë Leipzig dhe jam 100% i bindur se klubi do të respektojë vendimin tonë për të ndërmarrë hapin tjetër, nëse dhe kur vendosim ta bëjmë këtë. Nuk do ta shantazhojmë kurrë Leipzig, sepse besoj se në botën e futbollit duhet të ketë më shumë respekt”, tha Basanović, agjenti i sulmuesit slloven.
