Tag: serveri

  • “Serveri i 21 janarit, i rikuperuar”, gazetari: Kjo është bërë nga ekspertët amerikanë

    “Serveri i 21 janarit, i rikuperuar”, gazetari: Kjo është bërë nga ekspertët amerikanë

    Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, deklaroi se serveri i kamerave të Kryeministrisë, i cili përmban pamjet e 21 janarit 2011, është rikuperuar pothuajse tërësisht nga SPAK, me ndihmën e specialistëve amerikanë.
    Sipas Mahmutajt, rikuperimi i këtij serveri mund të përbëjë provë kyçe në hetimin e ngjarjes ku mbetën të vrarë katër protestues.
    Ai tha se materiali i rikuperuar përfshin pamje dhe audio nga të gjitha kamerat e Kryeministrisë gjatë ditës së ngjarjes.
    Duke komentuar pritshmëritë nga procesi gjyqësor, gazetari shprehu bindjen e tij se Sali Berisha do të përballet me drejtësinë për rolin e tij të pretenduar në ngjarje.
    “Serveri është rikuperuar pothuajse i gjithi. Nga ekspertët që janë thirrur nga SPAK. Amerikanët kam përshtypjen se e kanë rikuperuar serverin. Ai përmban të gjitha të vërtetat e 21 janarit. serveri është lidhur me kamerat dhe audiot me të gjithë kamerat e kryeministrisë. Serveri i ka të gjitha të rikuperuara.Berisha do të gjykohet si organizatori i vrasjes dhe drejtuesi i organizatës kriminale, që ka qëlluar mbi njerëzit.”, tha ai.

  • “Serveri është kopjuar”, Gjikondi paralajmëron: Brenda dhjetorit do ketë surpriza nga SPAK, pritet të..

    “Serveri është kopjuar”, Gjikondi paralajmëron: Brenda dhjetorit do ketë surpriza nga SPAK, pritet të..

    Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të mërkurë në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 Janarit 2011, ngjarje në të cilën humbën jetën katër qytetarë.
    Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në një emision televiziv, u shpreh se vendimet e Strasburgut e kanë qartësuar tashmë natyrën e ngjarjes, duke e cilësuar atë si “krim shtetëror”, ndërsa paralajmëroi se SPAK pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në fillim të dhjetorit.
    “Strasburgu ua ka qëruar shumë mirë situatën, u tha që është krim shtetëror. Nuk ka më asgjë tjetër veçse për të mbledhur prova dhe për ta thënë hapur. SPAK gjithë këto kohë ka punuar në mënyrë shumë të kursyer, mendoj që brenda javës së parë të dhjetorit do të kemi shumë të reja.”
    Nga ana tjetër, avokati Romeo Kara theksoi se kjo çështje duhet të shërbejë si provë nëse vendi ka nevojë të thellojë më tej Reformën në Drejtësi, duke nënvizuar se drejtësia e munguar për vite kërkon hetime të plota dhe transparencë, përfshirë edhe sqarimin e pretendimeve për manipulim apo zhdukje të mundshme të të dhënave hetimore.
    “Unë mendoj që kjo çështje duhet të na vërë para detyrimit që a kemi nevojë ta thellojnë reformën apo jo. Nuk mund të kemi reformë nëse krimet e padrejta nuk bëhen. Këta persona, të cilët shumica e tyre, nuk kanë bërë qoka vetëm për miqësi, por kanë pasur përfitime dhe pasuri të pajustifikuar. Këto vendime duhet të zhbëhen. Njerëzit në fund të fundit duan drejtësi. Një miku im shkruan, se është fshirë serveri dhe kopja është bërë nga vëllai i një ish-ministri.