Tag: serrat

  • Përmbytja në Goriçan të Dimalit, serrat prej pesë ditësh nën ujë

    Përmbytja në Goriçan të Dimalit, serrat prej pesë ditësh nën ujë

    Një nate më parë uji i lumit Seman u tërhoq nga tokat bujqësore në fshatin Goriçan të Dimalit.

    Këtë hënë pavarësisht se shiu ka pushuar, niveli ujit po rritet, sikurse duket në foton e mësipërme.
    Banorët thonë se kanë hapur kanalet dhe kanë bërë vija që uji të largohet, por sot kjo nuk ka ndodhur. Ata dyshojnë se përmbytja nuk u ka ardhur nga shiu por nga faktorë të tjerë.
    Serrat e mbjella me trangull dhe domate janë prej pese ditësh nën ujë. Prodhimi është prishur nga uji dhe rrezikon të kalbet për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë. Fermerët thonë se dëmi është në miliona lekë dhe se u duhet ndihma e shtetit për t’u ringritur.
    Blegtoret të cilët hoqën bagëtitë nga stanet një jave më parë sot po i kthejnë. Ata thonë se gjatë këtyre ditëve i kane mbajtur në shtëpi por sot niveli i ujit nga stani ka rene ndaj po i çojnë atje përsëri.
    Përllogaritja e dëmeve ende nuk është bërë ne Goriçan, por sipas banoreve deri tani 40 ha sera të mbjella dhe 120 ha toke bujqësore janë prekur nga përmbytja.

  • Ministri Salla: Serrat me mbrojtje biologjike, drejtimi i ri i bujqësisë shqiptare

    Ministri Salla: Serrat me mbrojtje biologjike, drejtimi i ri i bujqësisë shqiptare

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një vizitë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë.
    Gjatë takimit me punonjësit e qendrës, ministri Salla theksoi rëndësinë e këshillimit profesional për fermerët, duke siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë nga agronomët e zonës për rritjen e rendimentit dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimeve bujqësore.
    Në kuadër të vizitës, ministri vizitoi edhe serrat eksperimentale ku aplikohet mbrojtje biologjike, ku pa nga afër dhe vlerësoi rezultatet e një modeli të suksesshëm që pasqyron drejtimin e ri të bujqësisë shqiptare: prodhim të lartë dhe cilësi konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

  • Financimi i serrave diellore, afat deri më 30 shtator! Denaj: Deri në 15 milionë lekë/ha për prodhimin e perimeve

    Financimi i serrave diellore, afat deri më 30 shtator! Denaj: Deri në 15 milionë lekë/ha për prodhimin e perimeve

    Fermerët kanë afat deri më 30 shtator për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 dhe për të përfituar mbështetje finaciare për ndërtimin e serrave të reja diellore.
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, sqaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se mbështetja do të jepet për ndërtimin e serrave të reja diellore nga 0.2 ha deri në 2 ha, për kultivimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës, duke përfshirë edhe sistemet e ujitjes.
    Sipas kësaj pakete, mbështetja financiare do të jetë deri në 15 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve.
    Ndërsa serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë do të mbështeten financiarisht deri në 8 milionë lekë/ha dhe serrat e prodhimit të luleshtrydheve deri në 4 milionë lekë/ha.
    Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, fermerët kanë mundësi të sigurojnë financim të plotë për të gjithë investimin.
    Aplikimet për skemën Kombëtare të Investimeve 2025 janë hapur më 30 korrik. Për të përfituar prej tij mund të aplikojnë fermerë individualë, subjekte me status fizik ose juridik si dhe shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor. Ata mund të aplikojnë për më shumë se një masë mbështetëse financiare.