Tag: sërish

  • A do ta rizgjidhni Berishën sërish kryetar partie nëse humb zgjedhjet? Xhaferri: Do të zbatojmë “nenin” Basha

    A do ta rizgjidhni Berishën sërish kryetar partie nëse humb zgjedhjet? Xhaferri: Do të zbatojmë “nenin” Basha

    Kandidati i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe fushatën elektorale.
    I pyetur nga moderatorja Borakaj se nëse do të humbasin zgjedhjet, a do ta zgjidhnin Berishës sërish kryetar partie, Xhaferri tha se në këtë rast do të zbatohet neni Basha.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: A do ta rizgjidhni Berishën sërish kryetar partie nëse humb zgjedhjet?
    Xhaferri: Ajo quhet neni Basha në statut, që një kryetar partie humbet zgjedhjet e përgjithshme nuk rigaron më. Pra nëse humb zgjedhjet lokale rigaron nëse rizgjidhet ose jo, nëse humb zgjedhjet e përgjithshme nuk lejohet të garojë.

  • Trump rrit sërish tarifat për Kinën, i çon në 145%

    Trump rrit sërish tarifat për Kinën, i çon në 145%

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka vendosur të rrisë sërish tarifat për Kinën duke i çuar në 145%.

    Rritja e tarifave ka ardhur pas urdhërit të ri të Donald Trump. Kjo është rritja e dytë prenda pak ditësh, pasi u rritën nga 84% në 125%, tashmë kanë shkuar në 145%.

    Një tarifë shtesë prej 20%, e lidhur me masat që synojnë importet e lidhura me fentanilin, e çon totalin në nivelin e tij aktual në 145%.

    Ky veprim shënon një përshkallëzim tjetër në politikën tregtare të SHBA-së ndaj Kinës dhe vjen në një kohë kur Trump ka urdhëruar pezullimin me 90 ditë të tarifave për të gjitha vendet, me përjashtim të Kinës.

     

  • I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt/ Ruben Saraivës i refuzohet sërish kërkesa për lirim

    I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt/ Ruben Saraivës i refuzohet sërish kërkesa për lirim

    Gjykata e Lezhës ka refuzuar sërish kërkesën për lirim të portugezit Ruben Saraiva, i cili është dërguar për gjykim si i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin.
    Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte nën masa të rrepta sigurie. Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, gjyqtari lirim Bulica vendosi që Saraiva të vijojë të qëndrojë në burg.
    Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë.

  • Akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraivës i refuzohet sërish kërkesa për lirim

    Akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraivës i refuzohet sërish kërkesa për lirim

    Gjykata e Lezhës ka refuzuar sërish kërkesën për lirim të portugezit Ruben Saraiva, i cili është dërguar për gjykim si i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin.

    Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte nën masa të rrepta sigurie. Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, gjyqtari lirim Bulica vendosi që Saraiva të vijojë të qëndrojë në burg.
    Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë.

    Top Channel

  • Nuk “zë mend” 34-vjeçari në Vlorë, arrestohet sërish për armëmbajtje pa leje (EMRI)

    Nuk “zë mend” 34-vjeçari në Vlorë, arrestohet sërish për armëmbajtje pa leje (EMRI)

    Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi i është gjetur në banesën e tij një armë zjarri pa leje.
    Në atë që njofton policia, i arrestuari është Brikel Alikaj, në shtëpinë e të cilit i janë gjetur një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë, dhe fishekë për armë zjarri kallashnikov, të cilat iu sekuestruan në bazë të provës materiale.
    Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim zbardhjen nëse është përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë
    34-vjeçari u arrestua dhe në 2023, po sërish për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Nuk “zë mend” 34-vjeçari në Vlorë, arrestohet sërish për armëmbajtje pa leje

    Nuk “zë mend” 34-vjeçari në Vlorë, arrestohet sërish për armëmbajtje pa leje

    Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi i është gjetur në banesën e tij një armë zjarri pa leje.

    Në atë që njofton policia, i arrestuari është Brikel Alikaj, në shtëpinë e të cilit i janë gjetur një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë, dhe fishekë për armë zjarri kallashnikov, të cilat iu sekuestruan në bazë të provës materiale.
    Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim zbardhjen nëse është përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë
    34-vjeçari u arrestua dhe në 2023, po sërish për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Ujë 24 orë – Rama e pranon mashtrimin për 12 vite / Në mandatin e katërt hapim 5 kantiere…

    Ujë 24 orë – Rama e pranon mashtrimin për 12 vite / Në mandatin e katërt hapim 5 kantiere…

    Kreu i qeverisë duke u munduar të bindë shqiptarët që ti marrë votën edhe për një mandat tjetër ka folur sërish për ujin e pijshëm dhe për mashtrimin e madh të tij personalisht për ujë 24 orë. E premtoi në 2013 dhe i doli i pavërtetë. E premtoi edhe katër vjet me vonë e sërish mashtrim. E premtoi edhe para 4 vjetësh e përveç propagandës doli një mashtrim i madh. Tani e ka moderuar premtimin. Do punojmë këtë 4 vjeçar që të arrijmë diçka por ujë nuk të pijshmë nuk do të keni sërish.

    Për çfarë duhet të votohet një njëri që vetëm mashtron dhe është zhdukur nga përballja me publikun dhe me mediat duke u futur ne bunkerin e tij kryeministëror on-line në rubrikën Sy m ‘Sy. Për të vijuar sërish me mashtrimet. Ky për ujin është vetëm njëri…. 

    Rama: Për ujin 24 orë, kur ne morëm detyrën, kishte ujë 24 orë në 4 zona urbane, sot ka ujë 24 orë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale. Janë 11 kantiere të hapura dhe do duhet të hapim 5 kantiere të tjera në mandatin e katërt. Shqipëria nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë, as në kohën e komunizmit. Edhe këtu, disa mund të flasin si të duan, duke u nisur nga mllefi, tifozllëku, politika, nga arsye që nuk kanë të bëjnë me faktet, por këto që unë them, i dëgjojnë të gjitha. Në 11 maj, do marrim shumicën absolute, përsëri”, theksoi ai./E.I/

  • Barella tani vlen 100 milionë euro, është gati t’i thotë sërish “jo” Liverpool-it në verë

    Barella tani vlen 100 milionë euro, është gati t’i thotë sërish “jo” Liverpool-it në verë

    Interi po shijon një Nicolò Barella në formë të jashtëzakonshme. Paraqitja e mesfushorit në Mynih kundër Bayernit ishte e jashtëzakonshme, veçanërisht për çfarë arriti të transmetojë te skuadra në momentet e vështira.
    Përtej vrapimeve të zakonshme dhe sakrificës, numri 23 zikaltër kontrolloi topa të ndërlikuar dhe menaxhoi zotërimin e topit në situata të rrezikshme, gjithmonë me qetësinë që e karakterizon dhe personalitetin e një kampioni tashmë të konfirmuar. Sipas “Gazzetta dello Sport”, nëse do të dilte në treg, për ta lënë të largohej, Interi do të kërkonte të paktën 100 milionë euro.
    28-vjeçari ka një dobësi të veçantë për Bayern Munich, vetëm për bavarezët do të mendonte një ditë ta linte klubin zikaltër. Premier League vazhdon të ushtrojë presion, me Liverpool-in në krye të listës së klubeve të interesuara, por ai është gati ta refuzojë sërish, ashtu siç bëri më parë me Manchester City e Guardiolës.
    Në “palmaresin” e tij numërohen 9 trofe, pothuajse të gjithë të fituar me Interin: në sezonin 2015-2016 fitoi Serie B me Cagliari, më 2020-2021 dhe 2023-2024 fitoi Serie A me Interin, më 2021-2022 dhe 2022-2023 fitoi “Coppa Italia”, ndërsa triumfoi në Superkupën Italiane në sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Këtyre trofeve iu shtohet edhe kampioni i Europës me Italinë në “Euro 2021”.

  • Çfarë po ndodh? Trump nuk e mban dot inatin, hakmerret sërish ndaj Kinës, i çon në 125% tarifat

    Çfarë po ndodh? Trump nuk e mban dot inatin, hakmerret sërish ndaj Kinës, i çon në 125% tarifat

    Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë sërish “në shënjestër” Kinën. Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po hyn në një fazë të re tensioni.
    Donald Trump njoftoi rritjen e menjëhershme të tarifave për importet kineze në shkallën jashtëzakonisht të lartë prej 125%.
    Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump foli për “mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore”, duke denoncuar në mënyrë indirekte praktikat shfrytëzuese kundër Shteteve të Bashkuara.