Interit duket se po i ikën titulli kampion nga duart në këto javë të fundit të kampionatit. Napoli e ka shfrytëzuar më së miri humbjen e sotme të zikaltërve. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte ka mposhtur Torinon me rezultatin 2-0.
Ndeshja u vendos nga Mektominei, i cili tundi rrjetën në minutën e 7 dhe të 42-të. Tashmë të kaltrit janë shkëputur me 3 pikë nga Interi, duke marrë fronin e Serisë A./Sport Ekspres/
Tag: serisë
-

Napoli merr fronin e Serisë A, ekipi i Antonio Kontes kalon Interin në garën për titull
-

Klubi i Serisë A bindet nga mbrojtësi i Barcelonës, gati të paguajë klauzolën për kartonin e tij
25 Prill 2025
17:33
Telesport
Fabrizio Romano raporton se Como ka vendosur të mbajë Alex Valle dhe tashmë po përgatitet të paguajë klauzolën e lirimit të tij siç ka rënë dakord me Barcelonën. 20-vjeçari u huazua të klubi i Serisë A në fillim të këtij sezoni me të drejtë blerjeje.
Como do të paguajë gjashtë milionë eurot e rënë dakord për të siguruar përgjithmonë shërbimet e mbrojtësit të ri, i cili ka bindur stafin drejtues dhe mbi të gjitha trajnerin Cesc Fabregas.
Valle, i cili erdhi si huazim nga klubi katalanas, është bërë një lojtar kyç për skemën e Fabregas. Aftësia e tij për t’u lidhur me sulmin, aftësitë mbrojtëse dhe mosha e tij, vetëm 20-vjeç, kanë bindur drejtuesit e klubit lombard, të cilët janë të gatshëm t’i sigurojnë një kontratë afatgjatë.
Mbrojtësi i majtë i dalë nga akademia i La Masias, vlerësohet shumë nga Barcelona, ndaj nuk do ishte habi nëse në marrëveshjen me Como-n, klubi katalanas do të zotërojë ende një pjesë të kartonit të tij. -

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, vendosen datat e reja për ndeshjet e Serisë A
Futbolli italian vendosi të ndalojë të gjitha ndeshjet e planifikuara për t’u luajtur këtë të Hënë, pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.Federata Italiane nuk zbuloi datën për shtyrjen e ndeshjeve, por vendimi tashmë është marrë nga Lega Serie A. Katër sfidat e Serisë A, do të luhen të Mërkurën e 23 Prillit.
Sipas njoftimit, takimet e kampionatit do të luhen duke nisur nga ora 18:30, ndërsa nuk ka ndryshim për gjymëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë, mes Milanit dhe Interit, që do të luhet sipas planit, të Mërkurën në orën 21:00.Katër ndeshjet e Serisë A, që do të luhen të Mërkurën janë: Parma-Juventus, Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina dhe Genoa-Lazio. -

Shtyhen ndeshjet e Serie A, sot në program ishin 4 sfida mes të cilave Genoa-Lazio dhe Parma-Atalanta
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut ka prekur edhe futbollin e luajtur në Itali.
Liga e Serisë A bëri të ditur se katër ndeshjet që duhet të mbylleshin këtë të hënë në kuadrin e dueleve të javës së 33 janë shtyrë, e bashkë me to janë shtyrë edhe ndeshjet e Serisë B dhe çdo sfidë tjetër në kategoritë inferior dhe kampionatin e të rinjve.
Sipas kalendarit sot duhej të luheshin në Serinë A ndeshjet Torino-Udinese në mesditë, pastaj Cagliari-Fiorentina dhe Xhenova-Lacio pasdite dhe në mbrëmje ora 20:45 dueli më i fortë në letër mes Parmës dhe Juventusit.Këto sfida do të transmetoheshin si zakonisht në platformën Tring. Është ende e paqartë se në çfarë date do të zhvillohen takimet e shtyra./vizionplus.tv