Tag: serioze

  • “Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

    “Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

    Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula komentoi lëvizjen e Partisë Demokratike që tërhoqi firmat për kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokatin e Popullit.
    I ftuar sot në Top Story ai u shpreh se kjo gjë është e turpshme dhe tregon se partia është pa kokë dhe nuk është serioze.

    “PD tregon që është pa kokë dhe kjo ka ndodh edhe herë të tjera. Një deputet nuk e firmos një gjë të tillë.  Ju duket rastësi që firmosin të gjitha figurat e rëndësishme. Mendoni se firmosin pa ditë gjë. Berisha merr vesh çdo gjë. Është e turpshme për të mos votuar për Ndregjonin, Kalanë që kanë luftuar.
    Tani do ishte më e ndershme që të thonë kemi vendos për Shabanin dhe ta mbash deri në fund. Po të thuash një herë kuç dhe një herë maç, është e turpshme. Atë çka kemi thënë prej një viti, aty nuk merret vesh më, nuk është më opozitë serioze”, u shpreh Dashnor Sula.

  • Media angleze “dashuri” me skifterin nga Lezha. Në një javë, tre shkrime për Dorian Pukën

    Media angleze “dashuri” me skifterin nga Lezha. Në një javë, tre shkrime për Dorian Pukën

    Një shqiptar nga Lezha i dënuar dy herë për grabitje shtëpish në Angli, i dëbuar dy herë dhe hyrë dy herë ilegalisht në shtetin ishull, vijon të prodhojë tituj në median e atjeshme.

    Javën e shkuar prestigjiozja The Telegraph, duke analizuar videot e postuara në TikTok nga Dorian Puka, publikoi këtë shkrim ku analizohet jeta e tij e shtrenjtë.

    Sipas The Telegraph, i riu shqiptar në muajt e fundit ka publikuar disa video duke mbajtur 6 ora të shtrenjta Rolex me një vlerë mbi 160.000 stërlina.
    Po sipas këtij shkrimi që i referohet Top Channel, Dorian Puka shihet rrugëve të Londrës duke ngarë një makinë Lamborghini me vlerë 180.000 stërlina.

    Dashuria e medias britanike me Dorian Pukën nuk mbaron këtu. Një tjetër gazetë, Daily Mail, i ka kushtuar një shkrim special shqiptarit nga Lezha.
    “Fytyra e ashpër e fiaskos së azilit” është titulli i kësaj gazete, marrë shkas nga agresiviteti i Dorian Pukës kur gazetarët e Daily Mail shkuan për ta kontaktuar në shtëpinë e tij në Hounslow, në Perëndim të Londrës.
    Në shkrim theksohet se, megjithëse dy herë i dënuar për grabitje shtëpish dhe i rikthyer dy herë ilegalisht në Angli, Puka nuk mund të dëbohet përsëri pasi, bazuar në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ai ka kërkuar azil.
    E në të tilla kushte, pa u shqyrtuar kërkesa nga Home Office, ai nuk mund të dëbohet dhe e gjitha kjo do të zgjasë disa vite.

    Këtë të diel, gazeta më e madhe tabloide angleze The Sun on Sunday shkruan se Dorian Puka mendon se krimet e tij nuk janë serioze.
    Kjo gazetë, përmes rrjeteve sociale, e ka kontaktuar Pukën duke e pyetur nëse kërkonte falje për grabitjet e kryera.
    Puka, thotë The Sun on Sunday, me një anglishte të çalë është përgjigjur:
    “Krime serioze? Megjithë mend e keni kur i quani krime serioze?
    Unë qëndroj ligjërisht në këtë vend,” ka thënë ai.
    Home Office i ka thënë The Sun se persona si Dorian Puka nuk mund të dëbohen në kushtet kur kanë bërë një kërkesë për azil.

    Top Channel

  • Probleme serioze në Gramsh, reshjet e dendura dëmtojnë krahun e urës së Shëmrizës

    Probleme serioze në Gramsh, reshjet e dendura dëmtojnë krahun e urës së Shëmrizës

    Reshjet e dendura të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit.

    Ura e Shëmrizës është dëmtuar në njërin krah, duke e bërë kalimin të vështirë për mjetet. Drejtoria e Infrastrukturës ndodhet në terren dhe po punon për riparimin e dëmtimit. Ndërkohë, policia është njoftuar për të ndaluar qarkullimin e mjeteve të rënda deri në stabilizimin e situatës.
    Probleme janë shënuar edhe në aksin Kodovjat–Mashan, ku një masiv dheu është shembur duke bllokuar rrugën kryesore. Firma e mirëmbajtjes është lajmëruar dhe ekipet janë nisur drejt zonës për të bërë të mundur pastrimin dhe hapjen e rrugës.
    Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara.

  • Kosovë: Zgjedhjet, proces i qetë dhe pa incidente serioze

    Kosovë: Zgjedhjet, proces i qetë dhe pa incidente serioze

    Kosova E Diel, 9 Nëntor 2025 19:46
    Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë është zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe të sigurt, pa incidente serioze që mund të kishin cenuar integritetin e procesit. Policia e Kosovës ka zbatuar me sukses planin operacional të parashikuar për balotazhin 2025, duke garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas votimit në të gjitha komunat e përfshira.
    Sipas njoftimit zyrtar, angazhimi i zyrtarëve policorë, në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse, ka ndikuar pozitivisht në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    “Procesi zgjedhor deri në këtë fazë ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze,” thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

    Plani operacional përfshinte masa të shtuara sigurie në qendrat e votimit, monitorim të vazhdueshëm të situatës në terren dhe reagim të shpejtë në rast të ndonjë parregullsie. Koordinimi ndërinstitucional ka qenë një element kyç për të garantuar një proces të qetë dhe të besueshëm për qytetarët.

    Zgjedhjet janë zhvilluar në 18 komuna, ku qytetarët kanë ushtruar të drejtën e votës për të zgjedhur drejtuesit vendorë në balotazh, në përputhje me standardet demokratike dhe kushtetuese të vendit.
     

  • Basha në SPAK, gazetari: Përveç modelit të flokëve, pjesa tjetër është shumë serioze, u pyet për 21 janarin

    Basha në SPAK, gazetari: Përveç modelit të flokëve, pjesa tjetër është shumë serioze, u pyet për 21 janarin

    Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, u shfaq sërish në publik ditën e sotme duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, por këtë radhë jo në rolin politik, por në atë të personit të thirrur nga SPAK.
    Lulzim Basha është thirrur në SPAK në lidhje me ngjarjen e 21 janarit, ku u vranë 4 persona në Bulevard, kohë kur ai mbante postin e ministrit të Brendshëm
    Gazetari Denis Minga, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, deklaroi se Lulzim Basha është pyetur nga prokurorët e SPAK për 21 janarin, duke shtuar se kjo është një çështje serioze, ndërsa nuk munguan as batutat për modelin e ri të flokëve të ish-kryedemokratit.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Përveç modelit të flokëve?
    Minga: Përveç modelit të flokëve, çështja tjetër është serioze. Ai është pyetur për rolin e tij në 21 janar.
    Borakaj: Si të duk kur u fut dhe kur doli?
    Minga: Kur u fut, e pashë që i kishte ikur komplet ngjyra. Nuk kam qenë në SPAK, por kolegët gazetarë thonë që kur shkon aty, të dridhen këmbët. Kjo është një dosje që hapet pas 15 vitesh. Shikoni sa e rëndësishme është ky fakt: a ka pasur rol si ministër i Brendshëm apo jo.

  • Video/ 8-vjeçari bllokohet nën tramvaj në Strasburg, shpëtohet pa lëndime serioze

    Video/ 8-vjeçari bllokohet nën tramvaj në Strasburg, shpëtohet pa lëndime serioze

    Një djalë 8-vjeçar u gjet i bllokuar nën një tramvaj në lagjen Neuhof të Strasburgut të enjten pasdite, por u shpëtua pa lëndime serioze falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve.

    Konkretisht, incidenti ndodhi të enjten pasdite (23/10), kur fëmija 8-vjeçar, i cili po ngiste biçikletë me një shok që ishte në skateboard, ra mbi shinat e linjës C të tramvajit. Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të shoferit të tramvajit, fëmija mbeti i bllokuar nën automjet.
    Një video në rrjetet sociale tregon një kalimtar që përpiqet të ndihmojë të miturin që ndodhej poshtë trenit. Kompania e Transportit të Strasburgut konfirmoi se fëmija nuk pësoi lëndime serioze, sipas BFMTV.
    Shikoni videon:

    “Nuk na u desh ta ngrinim tramvajin. Për fat të mirë, kishte një boshllëk që lejoi që fëmija të shpëtohej”, tha një zëdhënës i Kompanisë së Transportit.
    Fëmija u nxor menjëherë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital për analiza, pa lëndime serioze. Incidenti bëri që tramvaji të ndalonte për rreth një orë.

    Top Channel

  • E vërteta pas fytyrës serioze të Victoria Beckham dhe është më e thjeshtë se mendonim

    E vërteta pas fytyrës serioze të Victoria Beckham dhe është më e thjeshtë se mendonim

    Victoria Beckham ka thyer më në fund heshtjen rreth një prej “mistereve” më të përfolura të jetës së saj publike: pse nuk buzëqesh kurrë në tapetin e kuq. Në dokumentarin e saj të ri që prej 9 tetorit është në Netflix, ish-anëtarja e Spice Girls dhe tashmë stiliste e njohur, rrëfen me humor dhe sinqeritet të rrallë arsyet e këtij imazhi të ftohtë që e ka ndjekur për dekada.
    “E kam kuptuar që kur buzëqesh nga ana e majtë, dukem mirë. Por nëse e bëj nga e djathta – dukem sikur jam e sëmurë! Prandaj po, unë buzëqesh, por nga brenda… thjesht askush nuk e sheh këtë,” thotë ajo duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse dukem gjithmonë serioze.”
    Victoria, sot 51 vjeçe, pranon se për vite u perceptua si “ajo gruaja e mjerë që nuk buzëqesh kurrë”. Ajo thotë se pjesërisht kjo vinte nga pasiguritë që e kanë ndjekur që në adoleshencë, kur nuk ndihej pjesë e askujt: “Kam qenë e ngacmuar, jo shumë shoqërore… doja me dëshpërim që njerëzit të më pranonin dhe të më donin.”
    Dokumentari me tre pjesë ndjek jetën e saj nga Spice Girls, tek romanca me David Beckham, fëmijët, dhe rruga drejt suksesit në modë. Ndryshe nga dokumentari i Davidit, fokusin kryesor e ka Victoria, pa u ndalur në zërat për krizë në familje.
    “Do të doja të kisha vetëbesimin për të buzëqeshur në tapetin e kuq, por thjesht nuk mundem,” pranon ajo.

  • Dea Vieri në “E Diell”:  “Jam në lidhje serioze”,  zbulon romancen

    Dea Vieri në “E Diell”: “Jam në lidhje serioze”, zbulon romancen

    Ish-banorja e Big Brother Vip3,  Dea Vieri,  ka ndarë sot me publikun një rrëfim të hapur dhe prekës për lidhjen e saj romantike,  e cila, siç vetë ajo tregon,  nisi në një mënyrë mjaft të veçantë dhe ndryshe nga ç’ishte mësuar më parë.
    Në emisionin “E Diell” të ditës së sotme,  Dea rrëfeu se prej afro një viti ndodhet në një lidhje serioze dhe tashmë bashkëjeton me partnerin e saj,  duke ndarë detaje që e bëjnë këtë histori të dallueshme në botën e dashurisë publike.

    “Lidhja ime nisi shumë çuditshëm,”  tha ajo.  “U njohëm përmes miqve të përbashkët,  por ajo që më habiti më shumë ishte që partneri im ishte ai që hodhi hapin e parë dhe më tha:  ‘Unë nuk dua të kem një gjë për qejf me ty,  unë të kam qejf.   Nëse ne të dy njihemi,  unë nuk kam kohë për të humbur.’

    Dea shpjegoi më tej:  “Kam gati një vit e pak me këtë djalin,  është një lidhje serioze.   Bashkëjetojmë dhe tani jemi shumë mirë bashkë.”

     

  • Dhimbja e këmbëve, simptomë e moshës apo shenjë e sëmundjeve serioze

    Dhimbja e këmbëve, simptomë e moshës apo shenjë e sëmundjeve serioze

    Dhimbja në këmbë nuk është gjithmonë pasojë e plakjes, por mund të sinjalizojë sëmundjen e arterieve periferike (PAD), një gjendje serioze që shpesh mbetet e padiagnostikuar.
    Sipas kardiologut dhe angio-kirurgut Aaron Aday nga Universiteti Vanderbilt, kjo sëmundje prek miliona njerëz dhe, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në infarkt, goditje në tru apo edhe amputim.
    Dy faktorët kryesorë të rrezikut janë duhani dhe diabeti, ndërsa simptomat përfshijnë dhimbje ose ngërçe gjatë ecjes që qetësohen me pushim, plagë që shërohen ngadalë, ngjyrë të zbehtë ose të ndryshuar të lëkurës dhe rritje të ngadalshme të thonjve. Shpesh, pacientët i fshehin simptomat duke kufizuar aktivitetin fizik, gjë që e bën sëmundjen të përparojë në heshtje.

    Diagnoza mund të vendoset me matjen e presionit të gjakut në duar dhe këmbë, ndërsa trajtimi varion nga ndryshimet në stilin e jetës dhe ilaçet, deri te procedurat mjekësore si angioplastika ose bypass-i. Ekspertët theksojnë rëndësinë e ndërgjegjësimit, pasi shumë pacientë dhe madje edhe mjekë shpesh e ngatërrojnë dhimbjen e këmbëve vetëm me efektet e moshës.
    Mesazhi kryesor: dhimbja e përsëritur në këmbë nuk duhet neglizhuar – një konsultë e hershme mjekësore mund të shpëtojë jetën dhe të parandalojë komplikacione serioze.
     

  • Rreziqet nga kafeja, ekspertët ngrenë alarmin: Mund të keni pasoja serioze nëse nuk bëni kujdes

    Rreziqet nga kafeja, ekspertët ngrenë alarmin: Mund të keni pasoja serioze nëse nuk bëni kujdes

    Një kafe në mëngjes është shndërruar në një ritual për miliona njerëz, duke i dhënë energji dhe humor për të nisur ditën. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se mënyra se si konsumohet kafeja mund të kthehet në armik të shëndetit, duke ndikuar në gjumë, tretje, përthithjen e vitaminave dhe madje edhe në sistemin kardiovaskular.
    Dietologia Katie Sanders nga Doctify shpjegon se kafeja ka efekte të forta mbi zorrët dhe shëndetin e përgjithshëm, ndërsa studimet tregojnë se gabimet në konsumim mund të shkaktojnë pasoja serioze afatgjata.
    Rritja e kortizolit – Kafeina stimulon sistemin nervor, duke rritur kortizolin dhe adrenalinën, çka imiton një gjendje stresi. Ekspertët sugjerojnë të shmanget pirja mes orës 07:00 dhe 08:00 të mëngjesit, kur kortizoli është në kulmin natyral.
    Prishja e gjumit – Më shumë se një filxhan në ditë ose konsumimi deri në katër orë para gjumit mund të dëmtojë gjumin e thellë. Sasia mbi 400 mg kafeinë në 12 orë lidhet me pagjumësi serioze.
    Rritja e kolesterolit – Llojet e kafesë pa filtruese, si ekspresi, rrisin kolesterolin “e keq” LDL, veçanërisht te personat me rrezik për sëmundje kardiake.
    Bllokimi i përthithjes së vitaminave – Një filxhan pas vakteve të pasura me hekur ul përthithjen e tij deri në 40%. Specialistët këshillojnë të konsumohet një orë para ose pas ushqimeve të tilla.
    Probleme me tretjen – Kafeina stimulon hormonet e tretjes dhe nxit lëvizjet e zorrëve. Pirja në stomak bosh ose me aciditet të lartë mund të përkeqësojë gjendjen, ndaj rekomandohet përdorimi në sasi të vogla.
    Ndërveprim me ilaçet – Kafeja mund të reduktojë efektin e disa barnave si antikoagulantët apo levotiroksina për tiroiden. Duhet respektuar një interval prej të paktën një ore.
    Mikroplastika në kafenë “take away” – Filxhanët plastikë lëshojnë grimca të dëmshme që grumbullohen në trup. Studiuesit sugjerojnë përdorimin e enëve të ripërdorshme.
    Kafeja mbetet një pije me vlera, por vetëm kur konsumohet me kujdes dhe në mënyrën e duhur, për të shmangur pasoja të rënda në shëndet.