Tag: serioz

  • Alexander-Arnold jashtë fushave për dy muaj, rezulton serioz dëmtimi i anësorit anglez

    Alexander-Arnold jashtë fushave për dy muaj, rezulton serioz dëmtimi i anësorit anglez

    4 Dhjetor 2025

    13:41

    Alfred Lleshi

    Probleme fizike për Trent Alexander-Arnold. Anësori i Real Madridit u detyrua ta linte para kohe ndeshjen kundër Athletic Bilbao për shkak të një problemi muskulor, i cili pas kontrolleve mjekësore rezultoi më serioz seç pritej.
    Siç njofton faqja zyrtare e klubit, futbollisti anglez ka pësuar një dëmtim muskulor në “rectus femoris” të kuadricepsit të majtë dhe do të nisë menjëherë rehabilitimin, me kohën e rikuperimit që do të monitorohet ditë pas dite.
    Gazeta “AS” vlerëson se rikthimi do të vijë në vitin e ri dhe, më saktë, Alexander-Arnold pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj. Një goditje e rëndë si për Xabi Alonso, ashtu edhe për vetë lojtarin.
     

  • “Salianji dhe Alimehmeti në zyrën time…”/ Berisha për takimin e më të votuarve në Primare: Kishim një problem serioz…

    “Salianji dhe Alimehmeti në zyrën time…”/ Berisha për takimin e më të votuarve në Primare: Kishim një problem serioz…

    Kreu i PD Sali Berisha ka folur në lidhje me takimin e mbajtur nga Ervin Salinji me më të votuarit në procesin e Primareve.
    Ai u shpreh se askush nuk ka qenë i përjashtuar nga partia, ndërsa ka shtuar se problem serioz ka qenë angazhimi total në mbrojtjen e votës.
    “Kandidatët e Primareve i kam takuar ose telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Alimehmeti edhe më shpesh., Në këtë kontekst, askush nuk është i përjashtuar në këtë parti. Ka pasur një problem serioz, angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se rikujtoni deklaratat e mia, kanë qenë 12, e para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por kam bërë një zotim, që do të mbroj votën”, tha ai.

  • Ambasadori Gonzato i dorëzon Progres Raportin, Spiropali: Treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

    Ambasadori Gonzato i dorëzon Progres Raportin, Spiropali: Treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

    Ambasadori Silvio Gonzato i ka dorëzuar sot Ministres për Europën Elisa Spiropalit, Raport Progresin e Komisionit Europian.
    Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ky raport është treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja
    “Ambasadori Silvio Gonzato më dorëzoi sot Raport Progresin e Komisionit Europian, treguesin më serioz të Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja, për punët e mira dhe për sfidat që na presin”, shkruan Spiropali.

    /vizionplus.tv

  • Ambasadori Gonzato i dorëzon Progres Raportin, Ministrja Spiropali: Treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

    Ambasadori Gonzato i dorëzon Progres Raportin, Ministrja Spiropali: Treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

    Ambasadori Silvio Gonzato i ka dorëzuar sot Ministres për Europën Elisa Spiropali, Raport Progresin e Komisionit Europian.

    Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ky raport është treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja
    “Ambasadori Silvio Gonzato më dorëzoi sot Raport Progresin e Komisionit Europian, treguesin më serioz të Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja, për punët e mira dhe për sfidat që na presin”, shkruan Spiropali.

    Top Channel

  • “Niveli i krimit të organizuar është serioz”/ Raporti i Dumanit në Kuvend: SPAK ka presion nga aktorë politikë

    “Niveli i krimit të organizuar është serioz”/ Raporti i Dumanit në Kuvend: SPAK ka presion nga aktorë politikë

    Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, zbardhi në Kuvend raportin e vitit 2024 të Prokurorisë së Posaçme.

    “Niveli i ri i krimit të organizuar paraqitet serioz. Pastrimi i parave, në krahasim me një vit më parë, paraqet rrezik. Trafikimi i qenieve njerëzore, konsiderohet me numër mesatar rreziku. Tipologjia e grupeve kriminale, ato janë aktive në lidhje me transportimin e lëndëve narkotike.
    Sa i përket korrupsionit, në 2024 tregohet një numër në rritje të funksionarëve publikë. Në 2024, 10 funksionarë  të lartë janë gjykuar. Nën hetim janë 33 ish-zyrtarë të lartë.
    Një rol kyç në SPAK ka pasur ndikimi ndërkombëtar. Ka vijuar hetimi për 27 skuadra të përbashkëta hetimore.
    Ka presion nga aktorë politik, mediatik dhe krimi i organizuar në drejtim të SPAK”, tha Dumani.

    Top Channel

  • Del Piero “bekon” Yildiz: Djalë serioz dhe punëtor, dëshiron të bëhet ikonë e Juventusit

    Del Piero “bekon” Yildiz: Djalë serioz dhe punëtor, dëshiron të bëhet ikonë e Juventusit

    4 Tetor 2025

    10:44

    Alfred Lleshi

    Alessandro Del Piero ka folur për Kenan Yildiz, talentin e Juventusit, i lindur më 2005, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”: “Nga ajo që kam parë deri tani, brenda dhe jashtë fushës, nuk ka nevojë për këshilla. Është një djalë serioz, punëtor, që dëshiron të bëhet simbol i klubit dhe të ketë sukses. Deri tani po e bën punën e tij në mënyrën më të duhur”.
    Ish-numri 10, legjenda e bardhezinjve shtoi për talentin turk: “Është e qartë që do të ketë momente të vështira, momente më shumë ose më pak pozitive, ndaj duhet të mbështetet te njerëzit e duhur. Shpresoj që gjithmonë të ketë pranë vetes njerëzit e duhur, që mund t’i thonë atë këshillë për të cilën ka nevojë në atë moment”.
    Del Piero komentoi edhe për sulmuesit e parë të skuadrës së Tudor, Vlahovic, David dhe Openda: “Duhet të njihni karakterin dhe personalitetin e sulmuesve për të kuptuar çfarë është më e mira. Ndryshimet janë të nevojshme për të pasur lojtarë të freskët kur luan çdo tri ditë, ashtu si më parë, por atëherë ekipet ishin të strukturuara ndryshe dhe shpesh luanim titullarë”.

  • Conte: Reagim i shkëlqyer nga të gjithë. De Bruyne? Futbollist serioz dhe i përkushtuar…

    Conte: Reagim i shkëlqyer nga të gjithë. De Bruyne? Futbollist serioz dhe i përkushtuar…

    2 Tetor 2025

    8:09

    Alfred Lleshi

    Antonio Conte shijon fitoren e parë në këtë Champions, suksesin 2-1 ndaj Sporting Lisbona me golin vendimtar të Højlund: “Kundërshtari ishte shumë i fortë, e kam përballur edhe me Tottenham në Champions. Shumë lojtarë janë ende aty, është skuadër me nivel. Ne fituam si grup, pavarësisht emergjencave. Krahasuar me vitin e kaluar, mbrojtja ka ndryshuar krejtësisht. Të gjithë dhanë përgjigje pozitive, edhe ata që hynë si Neres, Lang, Oliveira e Lucca. Dy golat e pësuar në Milano na kanë dhënë shtysën, grintën dhe vëmendjen që treguam sot”.
    Për De Bruyne tha: “Vjen nga një realitet i madh, 10 vite te City në nivele shumë të larta. Ai është serioz dhe punon shumë. Unë kërkoj nga të gjithë përkushtim total dhe agresivitet në të gjitha fazat. Nëse duhet të bëj zëvendësim për të fituar, e bëj pa hezitim”.
    Mbi humbjen me Milanin: “Pësuam dy gola të shmangshëm, që na e vështirësuan punën. Megjithatë, sivjet e kemi komanduar lojën më shumë se sezonin e kaluar. Duhet të kemi një ‘frikë të shëndetshme’ për të mos pësuar. Pamja me Leao të ndjekur nga 7 lojtarë tanët tregon mentalitetin e duhur”. Për McTominay: “Mund të luajmë me 4 mesfushorë ose 4-3-3, por gjithmonë me ekuilibër dhe forcë për të rikuperuar topin. Rruga është e qartë”.

  • Rama: PS duhet të udhëheqë vendin deri në 2050

    Rama: PS duhet të udhëheqë vendin deri në 2050

    PS duhet të udhëheqë vendin edhe për shumë vjet të tjera dhe këtë duhet ta kemi në kokë. Këtë mesazh u dha Edi Rama socialistëve, sipas të cilit kjo forcë politike duhet të udhëheqë vendin deri në vitin 2050. ”Përrallat që në një demokraci duhen ndërruar partitë çdo 4 vjet lërjani atyre që tregojnë përralla. Nuk është mëkat, është detyrim që ne ta shohim PS-në në krye edhe në 2030 dhe në 2040 dhe në 2050. D.m.th. që ju ta shini. Prandaj ju ftoj ta vlerësoni si detyrim shumë serioz, investim serioz i të gjithë juve në qendër dhe territor ndaj Shqipërisë së një gjenerate tjetër”,-tha Rama.

  • “Duhet debat serioz, jo përplasje politike”/ Propozimi për Kodin e ri Penal, reagon analisti: Pushteti duhet të…

    “Duhet debat serioz, jo përplasje politike”/ Propozimi për Kodin e ri Penal, reagon analisti: Pushteti duhet të…

    Analisti Neritan Alibali, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar propozimin për Kodin e ri Penal, duke theksuar rëndësinë e një debati gjithëpërfshirës dhe jo vetëm formal.
    “E rëndësishme është të shohim produktin që do dalë në fund, pavarësisht mënyrës si është punuar dhe nxjerrë drafti. Nëse do të bëhet një diskutim serioz, jo thjesht publik, mes shumë ekspertësh nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, atëherë mund të japim një mendim real për këtë kod”, u shpreh Alibali.
    Ai nënvizoi se pushteti duhet të tregojë hapje maksimale dhe se në këtë proces nuk duhet të ketë përplasje politike, duke kujtuar se edhe strukturat e Bashkimit Europian do të jenë pjesë e vlerësimit.
    Sipas Alibalit, diskutimi për Kodin Penal nuk mund të shkëputet nga realiteti dhe tradita shqiptare.
    “Shoqëria shqiptare ka veçoritë e saj. Kemi një traditë të së drejtës zakonore dhe një kod moral të trashëguar. Në këtë aspekt, disa akte që në një vend tjetër evropian mund të mos konsiderohen problematike, në moralin shqiptar mund të sjellin pasoja deri në gjakderdhje, gjakmarrje apo dënim shoqëror,” tha ai.

  • BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë

    BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë

    Udhëheqësit evropianë të NATO-s nuk duhet të jenë naivë kur diskutojnë për një forcë paqeje në Ukrainë, por të përballen me realitetin se do t’u duhet të vendosin dhjetëra mijëra trupa në vend për një periudhë afatgjatë, tha kreu i sindikatës së ushtarëve të Gjermanisë.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po kërkon të ndërmjetësojë paqen midis Moskës dhe Kievit, por ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë.

    Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë folur të dy në favor të vendosjes së trupave në një zgjidhje pas luftës, si pjesë e një koalicioni të të vullnetshmëve, me kancelarin gjerman Friedrich Merz që gjithashtu sinjalizon hapje ndaj pjesëmarrjes gjermane.

    Koloneli Andre ëuestner, kreu i Shoqatës së Forcave të Armatosura Gjermane, u bëri thirrje të enjten udhëheqësve evropianë të mos e nënvlerësojnë detyrën ushtarake, por të jenë të sinqertë në lidhje me sfidat, edhe pse çdo armëpushim i shpejtë dukej i pamundur.

    “Nuk do të jetë e mjaftueshme të kesh një grusht gjeneralësh dhe njësi më të vogla ushtarake që drejtojnë një post komande në Ukrainë”, tha për Reuters ëuestner, organizata e të cilit përfaqëson më shumë se 200,000 ushtarë aktivë dhe në pension.

    “Që nga fillimi, Putinit duhet t’i bëhet e qartë — dhe me mbështetjen e forcave ndërkombëtare — se ne jemi plotësisht seriozë në lidhje me garancitë e sigurisë”, tha ai.

    “Serioz në mbështetjen e Ukrainës, serioz në sigurimin e një armëpushimi dhe serioz në përgjigjen tonë nëse Putini përpiqet të sulmojë një tjetër Ukrainë.”

    Ai vlerësoi se secili prej vendeve të mëdha në koalicionin e të gatshëmve, si Britania, Franca dhe Gjermania, do të duhej të vendoste të paktën 10,000 trupa në Ukrainë në planin afatgjatë, duke paraqitur një sfidë të madhe për forcat e tyre tashmë të sforcuara dhe të papajisura mirë.

    “Evropianët mbeten ‘xhuxhë’ ushtarakë dhe tashmë po përpiqen të përmbushin angazhimet e reja të NATO-s që morën në samitin e fundit”, tha ëuestner. “Evropa është ende shumë larg të qenit në gjendje të mbrojë veten në mënyrë të pavarur.”

    Prandaj, ekziston një nevojë urgjente për të përshpejtuar më në fund armatimin dhe forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s.