Tag: serie

  • Rihapet ndeshja në “Ennio Tardini”, spanjolli shënon një supergol ndaj Interit (video)

    Rihapet ndeshja në “Ennio Tardini”, spanjolli shënon një supergol ndaj Interit (video)

    5 Prill 2025

    19:27

    Telesport

    Parma dhe Interi po përballen mes tyre në “Ennio Tardini” në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Zikaltrit e mbyllën në avantazhin e dy golave pjesën e parë.
    Serinë e golave e hapi Darmian në minutën e 15-të, ndërsa Marcus Thuram dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 60-të do të vinte reagimi i vendasve të cilët do të gjenin golin pas një aksioni të gjatë dhe një super goditjeje në fund të Adrian Bernabe Garcia. Për spanjollin 23-vjeçar ky ishte goli i parë në Serie A.
    Kujtojmë që për Interin këtë takim e ka nisur titullar edhe Kristjan Asllani.

  • Parma shënon 2 gola brenda 10 minutave ndaj Interit (video)

    Parma shënon 2 gola brenda 10 minutave ndaj Interit (video)

    5 Prill 2025

    19:34

    Telesport

    Parma dhe Interi po përballen mes tyre në “Ennio Tardini” në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Zikaltrit e mbyllën në avantazhin e dy golave pjesën e parë.
    Serinë e golave e hapi Darmian në minutën e 15-të, ndërsa Marcus Thuram dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë. Nw pjeswn e dytw qw po luhet aktualisht ndodh befasia e madhe.
    Parma ka barazuar shifrat me dy gola tw shwnuar brenda 10 minutave. Në minutën e 60-të do të vinte reagimi i vendasve të cilët do të gjenin golin pas një aksioni të gjatë dhe një super goditjeje në fund të Adrian Bernabe Garcia. Për spanjollin 23-vjeçar ky ishte goli i parë në Serie A.
    Në minutën e 70-të do të vinte goli i barazimit me Jacob Ondrejka, i ndihmuar dhe nga devijimi i njërit prej mbrojtësve zikaltër. Rezultati aktual 2-2, minuta e 75-të.
    SHIKOGOLAT

  • Rihapet ndeshja në “Ennio Tardini”, Parma shënon një supergol ndaj Interit (video)

    Rihapet ndeshja në “Ennio Tardini”, Parma shënon një supergol ndaj Interit (video)

    5 Prill 2025

    19:27

    Telesport

    Parma dhe Interi po përballen mes tyre në “Ennio Tardini” në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Zikaltrit e mbyllën në avantazhin e dy golave pjesën e parë.
    Serinë e golave e hapi Darmian në minutën e 15-të, ndërsa Marcus Thuram dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 60-të do të vinte reagimi i vendasve të cilët do të gjenin golin pas një aksioni të gjatë dhe një super goditjeje në fund të Adrian Bernabe Garcia. Për spanjollin 23-vjeçar ky ishte goli i parë në Serie A.
    Kujtojmë që për Interin këtë takim e ka nisur titullar edhe Kristjan Asllani.

  • Abbiati për Milanin: Asgjë nuk po shkon mirë. Më bën shumë nervoz kur e shoh, pi cigare pa fund…

    Abbiati për Milanin: Asgjë nuk po shkon mirë. Më bën shumë nervoz kur e shoh, pi cigare pa fund…

    Gjatë një interviste për mikrofonët e “Radio Serie A”, Christian Abbiati, ish-portieri i Milanit, foli për situatën aktuale te kuqezinjtë, me fokus te Mike Maignan: “Këtë sezon e shoh negativisht. Për mua Milani duhet të jetë më lart, s’ka justifikime. Është e vërtetë që ka rindërtim të skuadrës dhe projekt në zhvillim, por deri më sot nuk duket se po shkon mirë.
    Kur shikoj ndeshjet, bëhem shumë nervoz, pi cigare pa fund. Nuk shkoj në stadium, por njëherë kur shkova, theva televizorin përpara meje. Nuk nervozohem sepse nuk luajnë, por sepse jam në tension, e ndjej brenda.
    Fatkeqësisht pashë Napoli-Milan. Më pëlqen gjithsesi ta ndjek futbollin, të shoh rezultatet, Serie C, Serie B dhe jam tifoz i çmendur për Pippo Inzaghin. Më pëlqen shumë t’i ndjek, sidomos ish-shokët e skuadrës, që tani janë trajnerë.
    Nuk e njoh mirë Maignan, por nga sa shoh nga jashtë ka shumë personalitet, edhe pse nuk jam dakord që portieri ta mbajë shiritin e kapitenit. Kjo për shkak se, nëse ndodh diçka në zonën tjetër, kapiteni duhet të jetë i pari që flet me arbitrin.
    Megjithatë, duke parë personalitetin dhe rëndësinë që ka në këtë skuadër, ndoshta është e drejtë që ta ketë ai shiritin. Sipas mendimit tim është një portier shumë i mirë, që luan edhe me kombëtaren franceze. Ndoshta edhe ai ka pësuar një rënie, por mediat e vënë më shumë në dukje këtë”.

  • Juventusi rikthen ish-milanistin në Serie A, kushton 70 mln euro. Gati shkëmbimi me Douglas Luiz

    Juventusi rikthen ish-milanistin në Serie A, kushton 70 mln euro. Gati shkëmbimi me Douglas Luiz

    2 Prill 2025

    15:49

    Telesport

    Lajm i keq për tifozët e Milanit! Sandro Tonali pritet të rikthehet në Serie A dhe destinacioni i tij nuk do të jetë Milano, por Torino.
    Juventusi po përgatit një ofertë shkëmbimi me Newcastle United për të rikthyer ish-mesfushorin e “Djallit” në kampionatin italian.
    “Zonja e vjetër” është e gatshme të ofrojë mesfushorin Douglas Luiz në një marrëveshje shkëmbimi plus disa milionë euro shtesë për Sandro Tonalin.
    Juventusi e ka ndjekur me kohë Tonalin dhe është pozicionuar shpejt për të arritur kontaktet e para me të. Newastle do të kërkonte 70 mln euro për të.

  • E bujshme nga Turqia, ja gjiganti i Serie A që interesohet për Immobile. Sulmuesi, gati për t’u rikthyer në Itali

    E bujshme nga Turqia, ja gjiganti i Serie A që interesohet për Immobile. Sulmuesi, gati për t’u rikthyer në Itali

    2 Prill 2025

    13:10

    Alfred Lleshi

    E ardhmja e Ciro Immobile është ende e pasigurt. Sipas asaj që raporton portali turk “Fanatik”, sulmuesi i Besiktasit po shqyrton mundësinë për ta lënë “Super Lig” në fund të sezonit dhe i ka dhënë mandatin agjentit të tij për t’i gjetur një ekip të ri. Një nga ekipet që ka shfaqur interes për lojtarin e lindur në vitin 1990 është Interi, i cili e ka vlerësuar pozitivisht këtë opsion dhe ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tij në Itali.
    Në një intervistë të fundit për “Radio TV Serie A”, ai foli kështu për Simone Inzaghin: “Ajo që e karakterizon më shumë trajnerin zikaltër është fakti që arrin të kombinojë obsesionin taktik me aspektin e unitetit të skuadrës. Për mua është thelbësore të krijohet një kimi mes lojtarëve.
    Nuk po them që duhet të jenë miq, por kalon gjithë sezonin me shokët e skuadrës dhe, nëse nuk ekziston ajo kimi, ajo dëshirë për të fituar së bashku dhe ndihmuar njëri-tjetrin, bëhet e vështirë. Simone Inzaghi në këtë aspekt është me të vërtetë i jashtëzakonshëm”.

  • Mbrojtësi spanjoll i Serie A fiton vëmendjen e klubeve europiane, kushton 35 mln euro

    Mbrojtësi spanjoll i Serie A fiton vëmendjen e klubeve europiane, kushton 35 mln euro

    1 Prill 2025

    15:16

    Telesport

    Serie A gjithmonë prodhon mbrojtës cilësorë, madje edhe në vite krizash, kur duket sikur asnjë talent nuk po del në dritë në kampionatin italian.
    Një emër i radhës që po përmendet shumë në tregun e transferimeve është qendërmbrojtësi spanjoll Mario Gila. 24-vjecari luan te Lazio, por ka një formim spanjoll, sepse është edukuar sportivisht tek Espanyol dhe Real Madrid.
    Në vitin 2022, ai u transferua nga skuadra e dytë e Los Blancos në Romë, ku është bërë lojtar i qëndrueshëm për lacialët.
    Gila këtë sezon ka 25 paraqitje në Serie A. Ai gjithashtu ka luajtur rregullisht në Europa League. Luis de la Fuente po e ndjek me kujdes, që t’i japë një shans në kombëtaren spanjolle.
    Për të kanë interes Tottenham, Bayern, Sevilla, PSG dhe Juventus. Vlera e tij aktuale në treg llogaritet rreth 35 mln euro.