Tag: serialit

  • Aktorja e serialit “Safir” në një marrëdhënie të re romantike? Ja foto-ja që po bën xhiron e rrjetit

    Aktorja e serialit “Safir” në një marrëdhënie të re romantike? Ja foto-ja që po bën xhiron e rrjetit

    Aktorja e dashur për publikun, Özge Yağız, pas thashethemeve për ndarjen nga aktori Burak Berkay Akgül, duket se ka gjetur një romancë të re.
    Një foto e publikuar nga vetë aktorja në rrjetet sociale ka ngritur shumë polemika për një lidhje të mundshme mes Yağız dhe partnerit të saj të ri në një film, Halit Özgür Sarı.Lexo edhe :Related Posts
    Aktorja publikoi një foto të një filxhani, ku shkruhej fraza “Vidi Vidi Etma”, duke mos përmendur asnjë emër, por duke lënë hapësirë për interpretime. Postimi u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
    Edhe pse aktorja nuk mohoi dhe as konfirmoi zërat për një lidhje me Halit Özgür Sarı, gjesti i saj u interpretua nga mediat turke si një reagim i koduar ndaj thashethemeve, duke shtuar kuriozitetin rreth raportit të tyre.
    Mos vallë romanca nuk ka mbetur vetëm në film?

    Özge Yağız është komentuar gjatë për ndarjen nga Burak Berkay Akgül, me të cilin u njoh gjatë xhirimeve të serialit “Safir”.
    Seriali “Safir” transmetohet çdo mbrëmje në orën 20:15 në Vizon Plus. Ky serial turk, i nominuar për International Emmy, rrëfen dashuri të ndaluar, sakrifica dhe konflikte familjare.
    /vizionplus.tv

  • Kim Kardashian ngre dyshime për zbritjen në Hënë: Mendoj se nuk ka ndodhur!

    Kim Kardashian ngre dyshime për zbritjen në Hënë: Mendoj se nuk ka ndodhur!

    Ylli televiziv dhe sipërmarrësja e njohur Kim Kardashian ka shkaktuar debat të madh pas deklaratës së saj të fundit, ku vuri në dyshim një nga momentet më të rëndësishme të historisë së njerëzimit, zbritjen në Hënë në vitin 1969.
    Gjatë një episodi të ri të serialit të saj “The Kardashians”, 45-vjeçarja u shpreh hapur se nuk beson se njeriu ka zbritur ndonjëherë në sipërfaqen e Hënës. “Mendoj se nuk ka ndodhur,” tha Kim, duke e mbështetur bindjen e saj me disa nga teoritë e njohura të konspiracionit që qarkullojnë prej dekadash.
    Në xhirimet e serialit dramatik “All’s Fair”, Kardashian u përpoq të bindte aktoren Sarah Paulson të shqyrtonte “provat” që, sipas saj, tregojnë se gjithçka ishte e sajuar. “Do të të dërgoj miliona artikuj për Buzz Aldrin dhe… atë tjetrin,” tha ajo me humor, duke iu referuar Neil Armstrongut.
    Kardashian përmendi një video ku, sipas saj, astronauti Buzz Aldrin pranon se zbritja në Hënë “nuk ka ndodhur”. “Ai tani thotë të vërtetën sepse nuk kujdeset më çfarë thotë,” shtoi ajo.
    Kim theksoi disa “prova” që e bëjnë të dyshojë, si flamuri që duket sikur valëvitet edhe pse në Hënë nuk ka ajër, gjurmët e këpucëve që nuk përputhen me ato në muze dhe mungesën e yjeve në fotot e NASA-s.
    Kardashian pranoi se i pëlqen të ndajë teori të tilla me miqtë e saj, duke shtuar: “Mendoj se nuk kemi qenë kurrë atje. Ishte e rreme.”

  • Krijuesi i “Bridgerton” i bashkohet Kim Kardashian për shfaqjen e re të Netflix

    Krijuesi i “Bridgerton” i bashkohet Kim Kardashian për shfaqjen e re të Netflix

    Showbiz E Martë, 28 Tetor 2025 13:56
    Kim Kardashian ka bashkuar forcat me krijuesin e serialit të njohur “Bridgerton”, Chris Van Dusen.
    Ata po punojnë së bashku në serialin e ri të Netflix, “Calabasas”.

    Kim, 45 vjeçare, e konfirmoi lajmin duke ndarë një postim nga Deadline në Instagram.Van Dusen shprehu entuziazmin e tij për të punuar me Kim dhe Emma Roberts, e cila shërben edhe si producente.

    Ai shkroi në postim: “Kam ëndërruar për këtë bashkëpunim”.

    Seriali i ri i Netflix bazohet në librin e Vija Bleidner të vitit 2021, “If You Lived Here You’d Be Famous By Now”.
    Ngjarja ndjek 16-vjeçaren Vija, e cila, sipas sinopsisit, transferohet nga një shkollë private katolike në shkollën e mesme Calabasas, ku përjeton “tronditje kulturore dhe është plotësisht e vetme”.Ende nuk janë publikuar detaje të mëtejshme rreth serialit, por dihet që Kim është një fanse e madhe e “Bridgerton”

  • Owen Cooper bën histori: Aktori kryesor i serialit “Adolescence” është fituesi më i ri i çmimit Emmy

    Owen Cooper bën histori: Aktori kryesor i serialit “Adolescence” është fituesi më i ri i çmimit Emmy

    Ceremonia e 77-të e ndarjes së çmimeve Emmy u zhvillua në Los Angeles, dhe një nga momentet më të paharrueshme të natës ishte fitorja e 15-vjeçarit Owen Cooper. Ylli i serialit “Adolescence” fitoi çmimin për aktorin më të mirë në një rol kryesor, duke u bërë kështu fituesi më i ri në histori të çmimit të njohur.
    Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit, Cooper ndau emocionet e tij dhe tha se kur nisi të ndiqte kurse drame, as që mund ta imagjinonte se do të ndodhte diçka e tillë. “Kur fillova, nuk prisja kurrë të isha këtu në SHBA, e lëre më këtu. Rreth tre vjet më parë nuk isha asgjë, dhe tani jam këtu. Dilni nga zona juaj e rehatisë, kujt i intereson nëse e turpëroni veten”, tha ai, duke i dhënë një mesazh frymëzues audiencës.
    Seriali “Adolescence” u shpërblye gjithashtu me gjashtë çmime, duke përfshirë çmimin për miniserialin më të mirë. Stephen Graham, aktori i serialit, fitoi çmimin për aktorin më të mirë dhe theksoi rëndësinë e barazisë në sheshin e xhirimeve, duke deklaruar se për të ishte thelbësore që të gjithë të ishin të barabartë gjatë procesit të krijimit.
    Ky vit ka qenë i suksesshëm për shfaqje si “Adolescence”, “The Studio” dhe “The Pitt”, që morën çmime të shumta gjatë natës së madhe të televizionit.

  • Sarah Jessica Parker shpall fundin emocional të “And Just Like That…”, një epokë që mbyllet pas më shumë se 25 vitesh

    Sarah Jessica Parker shpall fundin emocional të “And Just Like That…”, një epokë që mbyllet pas më shumë se 25 vitesh

    Pas më shumë se dy dekadash histori, personazhe dhe ndjesi të paharrueshme, ekipi po i jep fund rrugëtimit të tij me përfundimin e sezonit të tretë dhe të fundit të serialit spinoff “And Just Like That…”. Lajmin e dhanë të premten aktorja kryesore Sarah Jessica Parker dhe krijuesi, skenaristi e regjisori Michael Patrick King.

    “And just like that… tregimi i vazhdueshëm i universit ‘Sex And The City’ po përfundon,” shkroi King në një deklaratë të postuar në llogarinë zyrtare të serialit në Instagram. “Teksa po shkruaja episodin e fundit të sezonit të tretë të ‘And Just Like That…’, u bë e qartë për mua se ky mund të ishte një vend i mrekullueshëm për të ndalur.”

    Vendimi për të mbyllur serinë, sipas King, u mor në bashkëpunim me Sarah Jessica Parker, e cila është edhe producente ekzekutive e serialit, si dhe me drejtuesit e HBO, Casey Bloys dhe Sarah Aubrey.

    Parker ndau një mesazh emocional dhe poetik në rrjetet sociale për t’i dhënë lamtumirën serialit dhe personazhit të saj ikonik, Carrie Bradshaw, të cilën e portretizoi për herë të parë në vitin 1998.“Carrie Bradshaw ka dominuar ritmin tim profesional për 27 vite. Mendoj se e kam dashur më shumë se të gjitha. E di që edhe të tjerët e kanë dashur ashtu si unë. Janë frustruar, e kanë kritikuar, por edhe e kanë mbështetur,” shkroi ajo ndër të tjera. “MPK dhe unë, siç kemi bërë edhe më parë, e pranuam së bashku: ky kapitull është i përmbyllur. “AJLT” ishte vetëm gëzim, aventurë, puna më e bukur dhe më sfiduese bashkë me një talent të jashtëzakonshëm prej 380 personash, përfshirë gjithë aktorët e shkëlqyer që u bashkuan me ne.”

    “And Just Like That…” ishte kapitulli më i fundit dhe shpesh diskutues, që përfshin serialin origjinal fitues të çmimit Emmy, përfunduar në vitin 2004, dhe dy filma artistikë që pasuan më vonë.

    Postimi i Parker përfshinte një përzgjedhje fotosh nga e gjithë rruga e këtij udhëtimi televiziv, nga karakteret kryesore si Miranda (Cynthia Nixon) dhe Charlotte (Kristin Davis), deri te Samantha (Kim Cattrall), që u shfaq edhe me një cameo në sezonin e dytë të “AJLT”. Pamjet përfshinin gjithashtu momentet e Carries me Stanford (Willie Garson, tashmë i ndjerë), Mr. Big (Chris Noth) dhe Aidan (John Corbett), si dhe personazhet e reja të “AJLT”, Seema (Sarita Choudhury) dhe LTW (Ari Nicole Parker), të cilat Parker i quajti “dy lidhjet më hyjnore të reja”.

    Në postimin e tij, King shtoi se ata vendosën të mos e njoftojnë menjëherë lajmin për t’i lënë hapësirë argëtimit të sezonit. “Nuk donim që fjala ‘final’ të mbulonte kënaqësinë e shikimit të sezonit,” shkroi ai.

    Seriali do të përfundojë gjatë dy të enjteve të ardhshme me një finale të ndarë në dy pjesë, duke shënuar përmbylljen e një epoke që ndikoi thellë në televizion, kulturë dhe breza të tërë shikuesish./CNN/KultPlus.com

  • Jenna Ortega, fama nga ‘Wednesday’ ishte përtej çdo parashikimi

    Jenna Ortega, fama nga ‘Wednesday’ ishte përtej çdo parashikimi

    Jenna Ortega ka rrëfyer se fama që erdhi pas suksesit të jashtëzakonshëm të serialit “Wednesday” në Netflix ishte “shumë e madhe” dhe ndonjëherë mbingarkuese. Seriali që debutoi në vitin 2022 u bë më i shikuari në historinë e platformës Netflix, duke e kthyer Ortegan në një yll ndërkombëtar.

    Në një intervistë, aktorja 22-vjeçare shprehet: “Jam shumë mirënjohëse që seriali rezonoi me njerëzit në atë mënyrë, por nuk isha e përgatitur për gjithë këtë vëmendje. Nuk mendoj se ndonjë është ndonjëherë i përgatitur për një gjë të tillë.”

    Sezoni i dytë i serialit, që publikohet javën që vjen, rikthen Wednesday Addams në Akademinë Nevermore, tashmë nën drejtimin e një drejtori të ri. Prindërit e saj, Gomez dhe Morticia, do të kenë një rol më të theksuar, çka do të sjellë më shumë thellësi në dinamikën familjare dhe një tjetër lloj “torture” për një vajzë të pavarur si Wednesday.

    Ortega vlerëson marrëdhënien komplekse mes Wednesday dhe nënës së saj, Morticia, të luajtur nga Catherine Zeta-Jones, duke theksuar se konflikti mes nënës dhe vajzës është diçka shumë e zakonshme dhe e ndjeshme për të rinjtë që kërkojnë të gjejnë veten.

    Aktorja ka luajtur edhe në projekte si “Beetlejuice Beetlejuice”, “Death of a Unicorn”, “Scream” dhe “You”, por roli i Wednesday mbetet më i njohuri. Këtë sezon, Ortega shërben edhe si producente ekzekutive, një përvojë që e përshkruan si “shkollë të vërtetë”.

    Sipas saj, pritja prej për sezonin e dytë i ka dhënë kohë audiencës të reflektojë, dhe skuadrës krijuese të sjellë diçka më të thellë. “Njerëzit kanë qenë shumë të duruar me ne dhe ne duam t’i shpërblejmë me diçka të re dhe më emocionuese.”

    Në kastin e ri do të shfaqen edhe emra të njohur si Joanna Lumley (gjyshja Hester Frump), Steve Buscemi (drejtori Barry Dort) dhe Billie Piper (kryetarja e muzikës Isadora Capri).

    Ortega thekson se suksesi i serialit lidhet edhe me temat që trajton, si nevoja për komunitet në një kohë ku gjithçka ndodh në mënyrë virtuale. “Sot njerëzit e gjejnë komunitetin online, por shpesh kjo krijon ndjesi izolimi. Është më e vështirë për të rinjtë të kuptojnë kush janë në të vërtetë,” thotë ajo.

    Zeta-Jones shton: “Familja Addams është moderne sepse përqafon të veçantën. Ne nuk e fshehim, përkundrazi, e mbështesim.”

    Ortega përmbyll: “Ka shumë forcë në të qenit vetvetja. Kjo familje i jep përparësi lidhjes mes tyre, pasioneve personale dhe forcës së brendshme dhe kjo është ajo që duhet të shohin të rinjtë sot.”/BBC/KultPlus.com