Analisti Enton Abilekaj u tregua i ashpër me të ashtuquajturën protestë që kishte premtuar opozita sonte përpara kryeministrisë për të denoncuar korrupsionin në qeverinë Rama dhe bllokimin e parlamentit nga PS në dëm të PD-së.
Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ajo nuk ishte protestë, por një mish-mash dhe këtë ajo e bën qëllimisht për të mos bërë analizën e humbjes në 11 maj.
“Është e vëshirë t’i rekomandosh një opozite se si duhet të reagojë në një sistem autokratik. Dikur ishte më e lehtë se dikur kishe një botë demokratike, ndërsa sot kërkesa për demokraci është bërë më e ulët.
Nëse këtu mund të kishte dialog mund ta justifikonim pjesëmarrjen dhe tonet e ulëta. Nuk duhet të flisnin 5 funksionarë dhe një qytetare në emigracion. Opozita duhet të bëjë analizën e asaj çfarë ka ndodhur. E tha edhe Salianji që duhet nuk duhet protestë, por revoltë për të angazhuar njerëzit.
Nëse oferta e opozitës nuk funksionon duhet bërë revoltë. Por të bësh një mish-mash aty dhe të bësh serenatë siç tha Vrenozi, kjo është gjëja më kot. Kjo s’mund ta zëvendësojë analizën e asaj që ndodhi më 11 maj. Këta vazhdojnë me taktikën e vjetër, duke bërë të njëjtën opozitë, që të mos bëjnë analizë dhe dalin në bulevard”- tha analisti Enton Abilekaj.
Tag: serenatë
-

Abilekaj për protestën e PD: Serenatë për Ramën, Berisha do të shmangë analizën e 11 majit
-

“Nuk dua të më duket vetja k**”, Vrenozi refuzon protestën e PD: S’jam për ti bërë serenatë Ramës
Demokrati i njohur, Ilir Vrenozi, i cili ka përkrahur fortë Sali Berishën, refuzon ti përgjigjet thirrjes së tij për protestën e ditës së hënë, 17 nëntor 2025.
Vrenozi shkruan në faqen e tij në FB, se ai dhe demokratët e ndershëm kërkojnë rrëzimin e Ramës dhe jo ti bëjnë serenata poshtë penxheres.
Ai tregon më hollësisht edhe arsyet e këtij bojkot; duke nisur që nga mënyra e protestave të Berishës që i quan “serenata” poshtë penxheres së Ramës, mungesa e analizës për humbjet e vazhdueshme dhe deri te mossakrifikimi i rehatisë nga deputetët e PD.
Postimi i plotë i Ilir Vrenozit:
Vrenoz do jesh të Hënë në protestën e PD-së?
Sinqerisht është hera e parë në gjithë këto vite dhe e ndjej që po të vete në Protestë nesër, do më duket vetja ime, ta them shqip, si Kar.Pse si Kar, do thuash ti mik, sepse kur shkon në një proteste të shtyn diçka, mua nesër është hera e parë që nuk me shtyn asgjë të shkoj, sepse unë jam nga ata që dua të rrëzoj Ramën, jo ti bëj serenatë me fyshekzjarre…. boll u lodha!
Më vjen shumë keq për këtë situate, por pa bërë analizë të humbjeve, pa venë pikat mbi i, vazhdo me të njëjtin ekip, ndonëse ke 6 apo 7 herë që humb, Ramës vetëm nder i bëhet kështu si veprojmë ne… unë mendoj që po veprojmë shumë gabim, opozitë që nuk ngjall shpresë jemi, që populli me 1000 skandale të Ramës dhe prapë, nuk ja ndjen të ngrihet …. bëni analizën e humbjeve, humbësit të mbajnë përgjegjesi, hapni partinë të hyjë gjak i ri …. pastaj bëni greve urie në Parlament, kërkoni zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike pa Ramën. Ju thatë nuk do e njohim 11 Majin është farse, tani po qe fillonin protestat, por ju hytë në Parlament, domethenë e pranuat 11 Majin. Duket pa lidhje dhe filluat po merrni rrogat dhe privilegjet e tjera që i takon deputetit… Proteste “serenatë” boll më… nuk kanë pik vlere për ne që duam të heqim Edi Ramën…
Më dhemb shpirti që nuk do jem nesër në protestë, për shpirt të nënës, por nuk dua të më duket vetja Kar, ose viktimë e pastër, ose militant i semurë. Jo jo boll më… dua të heq Edi Ramën, jo ti bëj serenatë Ramës poshtë penxheres me fishekzjarre e me gurë..