Tag: serbinë

  • Sfida me Serbinë, Sylvinho: Nuk më shqetëson mungesa e golit nga sulmuesit

    Sfida me Serbinë, Sylvinho: Nuk më shqetëson mungesa e golit nga sulmuesit

    Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër me Serbinë. Ndeshja do të luhet për kualifikueset e Botërorit 2026, ndërsa Silvinjo dhe Elseid Hysaj po mbajnë konferencën e zakonshme për shtyp.
    “Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur. Besoj do jetë e bukur.
    Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdor videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar. Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes.

    Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë. Nuk më shqetëson mungesa e golit, është pika e fundit e futbollit. Sigurisht që ndërtohet për të shkuar te goli. Kam besim te gjithë lojtarët dhe të gjithë mund të përgjigjen atyre që kemi përgatitur gjatë stërvitjeve”, tha Silvinjo.

  • “Kemi ardhur për fitore këtu”, Hysaj para ndeshjes me Serbinë: Po e përjetoj shumë këtë sfidë!

    “Kemi ardhur për fitore këtu”, Hysaj para ndeshjes me Serbinë: Po e përjetoj shumë këtë sfidë!

    Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë. Lojtari i Kombëtares u shfaq krah trajnerit Silvinjo para mediave të pranishme.
    Hysaj nënvizoi se parashikojnë vetëm  fitore, as barazim apo humbje.
    Ai tha se duhet të japin 120% të tyre jo vetëm 100%, teksa shtoi se këtë sfidë po e përjeton shumë emocionalisht.

    Hysaj: Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim a humbje, siç e thashë duhet të jemi të përqendruar. 100% ndoshta nuk del, duhet të jemi 120%, se është ndeshje delikate dhe e fortë se mund të jetë finale për ne dhe ata.
    Të gjithë, si unë, e mendojnë si unë, që duhet të vijmë për fitore se nuk vijmë për rezultat tjetër. Por siç e thashë, futbolli është shumë i çuditshëm, nuk dihet si mund të shkojë. Gjëja e rëndësishme është që të gjithë të hyjmë në fushë në një mendje që të hyjmë në fushë për një fitore dhe nesër mund të jetë dita.

  • Të gjithë gati për ‘finalen’, Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare!

    Të gjithë gati për ‘finalen’, Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare!

    Të shtunën zhvillohet ndeshja me Serbinë dhe të gjithë sytë janë kthyer në Leskovac.
    Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho në një konferencë për shtyp, ndërsa foli ndeshjen që do të mbahet në Leskovac më 11 tetor, theksoi se sfida me Serbinë është vendimtare.
    “Jam shumë dakord që nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Më e rëndësishmja më duhet ta them është se sfida me Serbinë është vendimtare”, u shpreh ai, duke shtuar: “Janë ndeshje të ndryshme, siç e pamë edhe në Tiranë. Besoj se do jetë ndeshje e bukur”, tha ai.

  • Presidentja Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

    Presidentja Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

    Vjosa Osmani

    KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejtë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend më 12 tetor. Osmani i bëri këto deklarata gjatë takimit që zhvilloi me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi.
    “Presidentja Osmani vuri theks të veçantë te ndërhyrjet e drejtpërdrejta që po bën Serbia në zgjedhjet lokale, një dukuri e përsëritur ndër vite, e cila po manifestohet përmes blerjes së votës, ndërhyrjeve të jashtme, frikësimit dhe dhunës”, u tha në njoftimin e Presidencës kosovare.
    Osmani bëri thirrje për angazhim në mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor, duke “dënuar ashpër ndërhyrjet e Beogradit zyrtar”.
    “Ajo gjithashtu u bëri apel të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë, si dhe atyre ndërkombëtarë, që të kontribuojnë në mbrojtjen e votës së lirë dhe të dënojnë çdo akt të jashtëligjshëm që cenon vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës”, u tha në njoftim.
    Dy ditë më parë, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet e 12 tetorit, përmes premtimeve për vende pune dhe përfitime financiare.
    Kurti deklaroi se veprimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të aktorëve të tjerë serbë, shtetërorë dhe joshtetërorë, “nuk mund të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin e zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë”.
    “Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë, se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundi ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e siç ka bërë vetë presidenti Vuçiq, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë”, deklaroi ai.
    Kurti kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta sanksionojë Serbinë për këto veprime. Gjatë fundjavës, Vuçiç deklaroi për mediat serbe se “ne do t’i hapim 400 vende të reja pune në strukturën e kujdesit shëndetësor në Kosovë”.
    “Kjo është diçka shumë e madhe për Kosovën, dhe ne do ta bëjmë këtë brenda dhjetë ditëve të ardhshme, në mënyrë që njerëzit ta dinë se ne do të kujdesemi gjithmonë për të”, tha Vuçiç.
    Vuçiç, por edhe zyrtarë të tjerë në Serbi, po ashtu kanë bërë thirrje që serbët në Kosovë të votojnë Listën Serbe – partinë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit. Serbia u akuzua edhe për ndërhyrje në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, dhe misioni vëzhgues i BE-së tha asokohe se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë.
    Serbia u akuzua edhe nga Gjermania për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Në zgjedhjet e 12 tetorit, Lista Serbe pritet ta rimarrë pushtetin në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Në zgjedhje garojnë edhe katër parti të tjera serbe, por edhe disa iniciativa qytetare.
    Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi në nëntor të vitit 2022, të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për t’i hequr targat serbe të makinave.
    Me kërkesën e Listës Serbe, serbët në këto komuna bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë. Në vitin pasues, serbët bojkotuan edhe votimin për shkarkimin e këtyre kryetarëve.
    Serbia ndan të ardhura nga buxheti shtetëror për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë. Këtu përfshihen paga, pensione, shtesa për fëmijë dhe ndihma të tjera financiare./REL

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë, presidentja Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje

    Zgjedhjet lokale në Kosovë, presidentja Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje

    Kosova E Enjte, 9 Tetor 2025 20:31
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani akuzon Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejtë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend më 12 tetor. ”Presidentja Osmani vuri theks të veçantë te ndërhyrjet e drejtpërdrejta që po bën Serbia në zgjedhjet lokale, një dukuri e përsëritur ndër vite, e cila po manifestohet përmes blerjes së votës, ndërhyrjeve të jashtme, frikësimit dhe dhunës”, u tha në njoftimin e Presidencës kosovare.
    Osmani bëri thirrje për angazhim në mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor, duke “dënuar ashpër ndërhyrjet e Beogradit zyrtar”. “Ajo gjithashtu u bëri apel të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë, si dhe atyre ndërkombëtarë, që të kontribuojnë në mbrojtjen e votës së lirë dhe të dënojnë çdo akt të jashtëligjshëm që cenon vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës”, u tha në njoftim. Dy ditë më parë, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet e 12 tetorit, përmes premtimeve për vende pune dhe përfitime financiare.

    Kurti deklaroi se veprimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të aktorëve të tjerë serbë, shtetërorë dhe joshtetërorë, “nuk mund të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin e zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë”. “Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë, se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundi ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e siç ka bërë vetë presidenti Vuçiq, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë”, deklaroi ai.

    Kurti kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta sanksionojë Serbinë për këto veprime. Gjatë fundjavës, Vuçiq deklaroi për mediat serbe se “ne do t’i hapim 400 vende të reja pune në strukturën e kujdesit shëndetësor në Kosovë”. “Kjo është diçka shumë e madhe për Kosovën, dhe ne do ta bëjmë këtë brenda dhjetë ditëve të ardhshme, në mënyrë që njerëzit ta dinë se ne do të kujdesemi gjithmonë për të”, tha Vuçiq.

    Vuçiq, por edhe zyrtarë të tjerë në Serbi, po ashtu kanë bërë thirrje që serbët në Kosovë të votojnë Listën Serbe – partinë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit. Serbia u akuzua edhe për ndërhyrje në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, dhe misioni vëzhgues i BE-së tha asokohe se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë. Serbia u akuzua edhe nga Gjermania për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
    Në zgjedhjet e 12 tetorit, Lista Serbe pritet ta rimarrë pushtetin në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Në zgjedhje garojnë edhe katër parti të tjera serbe, por edhe disa iniciativa qytetare. Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi në nëntor të vitit 2022, të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për t’i hequr targat serbe të makinave.
    Me kërkesën e Listës Serbe, serbët në këto komuna bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë. Në vitin pasues, serbët bojkotuan edhe votimin për shkarkimin e këtyre kryetarëve. Serbia ndan të ardhura nga buxheti shtetëror për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë. Këtu përfshihen paga, pensione, shtesa për fëmijë dhe ndihma të tjera financiare. /REL/

  • Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

    Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejtë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend më 12 tetor.
    Osmani i bëri këto deklarata gjatë takimit që zhvilloi me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi.
    “Presidentja Osmani vuri theks të veçantë te ndërhyrjet e drejtpërdrejta që po bën Serbia në zgjedhjet lokale, një dukuri e përsëritur ndër vite, e cila po manifestohet përmes blerjes së votës, ndërhyrjeve të jashtme, frikësimit dhe dhunës”, u tha në njoftimin e Presidencës kosovare.

    Osmani bëri thirrje për angazhim në mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor, duke “dënuar ashpër ndërhyrjet e Beogradit zyrtar”.
    “Ajo gjithashtu u bëri apel të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë, si dhe atyre ndërkombëtarë, që të kontribuojnë në mbrojtjen e votës së lirë dhe të dënojnë çdo akt të jashtëligjshëm që cenon vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës”, u tha në njoftim.
    Dy ditë më parë, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet e 12 tetorit, përmes premtimeve për vende pune dhe përfitime financiare.
    Kurti deklaroi se veprimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe të aktorëve të tjerë serbë, shtetërorë dhe joshtetërorë, “nuk mund të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin e zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë”.
    “Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë, se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundi ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, e siç ka bërë vetë presidenti Vuçiç, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë”, deklaroi ai.
    Kurti kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta sanksionojë Serbinë për këto veprime.
    Gjatë fundjavës, Vuçiç deklaroi për mediat serbe se “ne do t’i hapim 400 vende të reja pune në strukturën e kujdesit shëndetësor në Kosovë”.
    “Kjo është diçka shumë e madhe për Kosovën, dhe ne do ta bëjmë këtë brenda dhjetë ditëve të ardhshme, në mënyrë që njerëzit ta dinë se ne do të kujdesemi gjithmonë për të”, tha Vuçiq.
    Vuçiç, por edhe zyrtarë të tjerë në Serbi, po ashtu kanë bërë thirrje që serbët në Kosovë të votojnë Listën Serbe – partinë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.
    Serbia u akuzua edhe për ndërhyrje në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, dhe misioni vëzhgues i BE-së tha asokohe se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë.
    Serbia u akuzua edhe nga Gjermania për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
    Në zgjedhjet e 12 tetorit, Lista Serbe pritet ta rimarrë pushtetin në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
    Në zgjedhje garojnë edhe katër parti të tjera serbe, por edhe disa iniciativa qytetare.
    Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi në nëntor të vitit 2022, të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për t’i hequr targat serbe të makinave.
    Me kërkesën e Listës Serbe, serbët në këto komuna bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë. Në vitin pasues, serbët bojkotuan edhe votimin për shkarkimin e këtyre kryetarëve.
    Serbia ndan të ardhura nga buxheti shtetëror për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë. Këtu përfshihen paga, pensione, shtesa për fëmijë dhe ndihma të tjera financiare./rel

  • Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

    Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejtë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend më 12 tetor.

    Osmani i bëri këto deklarata gjatë takimit që zhvilloi me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

    “Presidentja Osmani vuri theks të veçantë te ndërhyrjet e drejtpërdrejta që po bën Serbia në zgjedhjet lokale, një dukuri e përsëritur ndër vite, e cila po manifestohet përmes blerjes së votës, ndërhyrjeve të jashtme, frikësimit dhe dhunës”, u tha në njoftimin e Presidencës kosovare.

    Osmani bëri thirrje për angazhim në mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor, duke “dënuar ashpër ndërhyrjet e Beogradit zyrtar”.

    “Ajo gjithashtu u bëri apel të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë, si dhe atyre ndërkombëtarë, që të kontribuojnë në mbrojtjen e votës së lirë dhe të dënojnë çdo akt të jashtëligjshëm që cenon vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës”, u tha në njoftim.

    Dy ditë më parë, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet e 12 tetorit, përmes premtimeve për vende pune dhe përfitime financiare.

    Kurti deklaroi se veprimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të aktorëve të tjerë serbë, shtetërorë dhe joshtetërorë, “nuk mund të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin e zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë”.

    “Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë, se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundi ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e siç ka bërë vetë presidenti Vuçiq, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë”, deklaroi ai.

    Kurti kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta sanksionojë Serbinë për këto veprime.

    Gjatë fundjavës, Vuçiq deklaroi për mediat serbe se “ne do t’i hapim 400 vende të reja pune në strukturën e kujdesit shëndetësor në Kosovë”.

    “Kjo është diçka shumë e madhe për Kosovën, dhe ne do ta bëjmë këtë brenda dhjetë ditëve të ardhshme, në mënyrë që njerëzit ta dinë se ne do të kujdesemi gjithmonë për të”, tha Vuçiq.

    Vuçiq, por edhe zyrtarë të tjerë në Serbi, po ashtu kanë bërë thirrje që serbët në Kosovë të votojnë Listën Serbe – partinë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

    Serbia u akuzua edhe për ndërhyrje në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, dhe misioni vëzhgues i BE-së tha asokohe se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë.

    Serbia u akuzua edhe nga Gjermania për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

    Në zgjedhjet e 12 tetorit, Lista Serbe pritet ta rimarrë pushtetin në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

    Në zgjedhje garojnë edhe katër parti të tjera serbe, por edhe disa iniciativa qytetare.

    Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi në nëntor të vitit 2022, të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për t’i hequr targat serbe të makinave.

    Me kërkesën e Listës Serbe, serbët në këto komuna bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë. Në vitin pasues, serbët bojkotuan edhe votimin për shkarkimin e këtyre kryetarëve.

    Serbia ndan të ardhura nga buxheti shtetëror për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë. Këtu përfshihen paga, pensione, shtesa për fëmijë dhe ndihma të tjera financiare./ REL/ 

  • “Punoi për të minuar Kosovën”, arrestohet analisti i njohur! Dyshohet për përfshirje në spiunazh për Serbinë

    “Punoi për të minuar Kosovën”, arrestohet analisti i njohur! Dyshohet për përfshirje në spiunazh për Serbinë

    Autoritetet kosovare kanë arrestuar sot një kosovar si të dyshuar për përfshirje në spiunazh. Prokuroria Speciale e Kosovës tha se i dyshuari u arrestua në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore dhe se ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
    Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari është Fatmir Sheholli, një burrë që ka pasur “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.
    Derisa Prokuroria nuk tregoi se për kë dyshohet të ketë spiunuar ai, Sveçla la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë.
    “Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm”, shkroi Sveçla në Facebook.
    Njësitet e Policisë së Kosovës janë duke kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale, theksoi Prokuroria në një komunikatë. Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.
    Në qershor, gjykata në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).m Dy të dyshuar të tjerë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
    Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut. Në një rast tjetër po gjykohet edhe serbja Jellena Gjukanoviqit, e cila akuzohet për spiunazh për inteligjencën serbe. Ajo e ka mohuar fajësinë.
    Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.
    Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend./ REL