Tag: serbinë

  • “Nëse Kosova do sukses, të mos merret me Serbinë”, Rama: Të përmbushin pikat e caktuara nga BE dhe t’i lënë topin në fushë Beogradit

    “Nëse Kosova do sukses, të mos merret me Serbinë”, Rama: Të përmbushin pikat e caktuara nga BE dhe t’i lënë topin në fushë Beogradit

    Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
    Kryeministri Rama u pyet për pozitën e Kosovës sot në Ballkan dhe për përparimin e saj si shtet drejt anëtarësimit në BE.Lexo edhe :Related Posts
    Rama tha se Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të mos e bëjë një çështje kryesore marrëdhënien dypalëshe.

    Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga dialogu me Serbinë, pa u kushtëzuar nga veprimet e Beogradit.
    Rama: Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra ata t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin para drejt Europës duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe mos ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në çështje fajësimi midis të dyjave megjithatë është mendimi im ky, unë respektoj atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre.
    /vizionplus.tv

  • “Nëse do sukses, Kosova të mos merret me Serbinë”, kryeministri Rama nga paneli për Ballkanin në Londër: Të përmbushin pikat e caktuara nga BE dhe t’i lënë topin në fushë Beogradit

    “Nëse do sukses, Kosova të mos merret me Serbinë”, kryeministri Rama nga paneli për Ballkanin në Londër: Të përmbushin pikat e caktuara nga BE dhe t’i lënë topin në fushë Beogradit

    “Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra ata t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin para drejt Europës duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe mos ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në çështje fajësimi midis të dyjave megjithatë është mendimi im ky, unë respektoj atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • “Vlora është mësuar me Serbinë që në 87”! Vasil Ruci flet për Kombëtaren? Armando Broja? E mbani mend treshen Benzema-Ronaldo-Bale…

    “Vlora është mësuar me Serbinë që në 87”! Vasil Ruci flet për Kombëtaren? Armando Broja? E mbani mend treshen Benzema-Ronaldo-Bale…

    Vasil Ruci ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Legjenda e futbollit shqiptar është ndalur gjatë te Kombëtarja dhe te elementi Armando Broja duke mbështetur paksa idenë e trajnerit Silvinjo dhe duke thënë se ky lojtar nuk duhet të luajë me patjetër në qendër.
    “Real Madridi ka pasur dikur Benzema-Ronaldo-Bale, të tre vertikalizues. Broja nuk është e thënë me patjetër të luajë qendërsulmues, mund të luajë edhe në krahë, varet nga kundërshtari që ne kemi. Broja fiton territor mbrapa shpine të kundërshtarit, është lojtari ynë më i mirë që fiton territor me vrapim dhe me driblim.
    Prandaj thashë që varet nga kundërshtari që kemi përballë. Unë kam kohë që them duhet të jenë tre përpara dhe duhet të jemi gjithë kohën në presing, që të mos i lëmë asnjë mundësi Andorrës që të na hap punë. Andorrës nuk duhet t’i japësh kurrë frymë dhe mundësi, duhet të luajmë me Andorrën si luhet me Andorrën. Si ishte java në Vlorë pas Serbisë? Vlora është mësuar me Serbinë, është mësuar shpejt që në 1987. Për mua Kombëtarja po arrin të formojë personalitete në fushë. Për mua Shehu dhe Laci janë një dyshe fantastike. Shehu 27-vjec? Edhe Platini 27-vjec u evidentua te Juventusi”, tha Vata. /Sport Ekspres/?

  • VIDEO/ Rei Manaj shënon një tjetër gol pas ndeshjes me Serbinë, takohet edhe me trajnerin

    VIDEO/ Rei Manaj shënon një tjetër gol pas ndeshjes me Serbinë, takohet edhe me trajnerin

    Rei Manaj ndodhet në një formë të mirë dhe psikologjike. Goli i shënuar me Serbinë e ka çliruar tërësisht këtë futbollist që sot ka realizuar një tjetër gol. Në ndeshjen mes Al Sharjah dhe Al Dhafra të mbyllur në pjesën e parë në shifrat 2-0, Manaj do të shënonte në fundin e pjesës së parë.
    Një gjuajtje e saktë teksa ndodhej në brendësinë e zonës dhe festa që nisi me trajnerin e tij. Ndërkohë kjo ndeshje ka edhe 45 minuta të tjera për të luajtur, atje ku Manaj mund të thellojë shifrat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Fatos Klosi: Isha pro minishengenit Ballkanik të Ramës, ja pse më pëlqente

    Fatos Klosi: Isha pro minishengenit Ballkanik të Ramës, ja pse më pëlqente

    Gjatë debatit me gazetarit Aulon Kalaja, i cili në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN e cilësoi “Ballkanin e Hapur” një nisëm të Sorosit dhe në dëm të Kosovë, ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi shprehu një mendim ndryshe.
    Ai tha se ishte pro kësaj nisme të propozuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se Kosova apo Bosnjë Hercegovina nuk u bënë pjesë e tyre sepse nuk dëshironin.
    DEBATI NË STUDIO:
    Kalaja: Ai zotnia nuk ka bërë asnjë përpjekje që Kosova të njihet nga vendet që nuk është njoh. Më thoni ku ka lobuar mo burrë? Kjo është pyetja e thjeshtë.
    Klosi: Ku duhet të lobonte?
    Kalaja: Te shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën ose ka lobuar kundër fare.
    Klosi: Po është e paarsyeshme. Prandaj të them jo se kam ndonjë merak për Ramën. Ore po është e paarsyeshme.
    Kalaja: Unë po të them në fakt, po ta hedh në tavolinë që asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën gjatë qeverisjes së Ramës. Ma kundërshto dhe unë tërhiqem.
    Klosi: Edhe kjo vendos se Rama është…
    Kalaja: Një nga pikat për mini shengenin Ballkanik ka qenë kjo. Ke ndonjë koment?
    Klosi: Kam. Unë e pëlqeja.
    Kalaja: Je pro? Shumë bukur. Atëherë kjo ishte nismë e Beogradit në qoftë se do ta dish, në qoftë se ty të pëlqejnë nismat e Beogradit. Shumë bukur.
    Klosi: Nuk e di. Po të jenë dhe nisma pozitive jam dakord.
    Kalaja: Cila ishte nisma pozitive pa Kosovën, pa Malin e Zi, pa Bosnnjë Hercegovinën. Ç’është ky Ballkan i hapur pa këto shtete? Pra këto janë pyetje.
    Klosi: Ta them unë, ato vende nuk deshën.
    Kalaja: Si nuk deshën? Pse nuk deshën?
    Klosi: Po punë e tyre
    Kalaja: Për Kosovën. Ke informacion ti pse nuk desh faktori kosovar me marrë pjesë? Ke informacion? Si s’ka rëndësi kjo, gjithë faktori kosovar kundër dhe ti bën marrëveshje me Serbinë. Ç është kjo histori? Ore politika jonë me Serbinë përcaktohet nga Kosova, nuk përcaktohet nga Edi Rama. Ai tha kam vëlla Vuçiçin. E kupto ti çfarë histori është kjo? Politika jonë me Serbinë varet nga se si ata sillen me Kosovën. Je dakort me këtë apo jo?
    Klosi: Jo, nuk jam.
    Kalaja: A në rregull. Atëherë do shkojmë te Dushan Mugosha te Miladin Popoviçi. Do shkojmë në 41-shin.
    Klosi: Nuk ka kuptim të bëjmë debat ty.
    Kalaja: Po këtë po më thua ti. Pra mënjanoje Kosovën dhe të dal Edi Rama me Serbinë. Po më vjen keq tani për ça po dalim nesër ne?
    Klosi: Nuk e di për çfarë po del ti.
    Kalaja: Unë e di unë po dal për Kosovën. Pra qartë. Ti po del për Serbinë. Unë e kuptoj. Unë po them unë po dal për Kosovën.
    Klosi: Ok. Po të duash ti po them me Serbinë, s’po ta bëj… Po në rregull.
    Kalaja: Po jo me këtë që po më thu këtu në tavolinë këtë ti thu s’ka rëndësi Kosova. Tani më vjen keq çështë kjo?

  • Profesori amerikan: Paqja në Ukrainë mund të fillojë nga anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në NATO

    Profesori amerikan: Paqja në Ukrainë mund të fillojë nga anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në NATO

    Edward Joseph, ligjërues në Shkollën për Studime të Avancuara në “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara, ka sugjeruar se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të përdorë konfliktin Kosovë-Serbi si levë strategjike për të rikthyer dinamikën diplomatike mbi Ukrainën dhe për të rritur avantazhin e SHBA-së ndaj Rusisë. Shtëpia e Bardhë mund të propozojë një marrëveshje të përkohshme për territoret e kontestuara të Ukrainës, në bazë të modelit të Rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Joseph ka nënvizuar gjithashtu se ky model mund të sjellë përfitime edhe në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën dhe Serbinë.
    Duke ofruar anëtarësim në NATO për Kosovën dhe Serbinë, presidenti Trump mund të rrëzojë ‘neutralitetin ushtarak’ të Beogradit dhe të nxisë presion ndaj Moskës, duke e izoluar Serbinë nga ndikimi rus dhe duke zgjeruar ndikimit amerikan në rajon. Ai ka vlerësuar se oferta e anëtarësimit në NATO, alfa dhe omega për kosovarët, do të detyrojë cilindo kryeministër të Kosovës që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por pa pasur nevojë që Serbia ta njohë zyrtarisht Kosovën.
    Joseph ka argumentuar mes tjerash se kjo do të zbuste tensionet në Kosovë, do të reduktonte nevojën për praninë ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s, dhe do të krijonte një model për zgjidhjen e krizave të ardhshme territoriale. Ai ka shtuar se njohja e Kosovës nga vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian dhe integrimi i saj eventual në NATO, mund të krijojnë një precedent të fuqishëm diplomatik për Ukrainën.

  • “Ja kë telefonova pas fitores me Serbinë”, Broja pas rikthimit te goli: Jemi përmirësuar

    “Ja kë telefonova pas fitores me Serbinë”, Broja pas rikthimit te goli: Jemi përmirësuar

    “Ja kë telefonova pas fitores me Serbinë”, Broja pas rikthimit te goli: Jemi përmirësuarBroja u rikthye te goli me Shqipërinë, pas një kohe të gjatë.
    Sulmuesi i kombëtares, bëri komentin e tij, pas fitores 4-2 ndaj Jordanisë në miqësore.
    “Mami dhe e dashura, këto kam telefonuar pas fitores me Serbinë. Nuk është se kam një ritual si lojtarët e tjerë, dëgjoj…

  • Silvinjo: Miqësoreve nuk u besoj, vëmendja ime dhe e lojtarëve te ndeshjet e nëntorit

    Silvinjo: Miqësoreve nuk u besoj, vëmendja ime dhe e lojtarëve te ndeshjet e nëntorit

    Adriatik BALLA
    Shqipëria mundi në stadiumin e Leskovacit përfaqësuesen e Serbisë 1-0 dhe siguroi tri pikë që e afrojnë me objektivat e saj sezonalë në fazën kualifikuese të Botërorit, pasi ka forcuar pozitat e saj si vend i dytë në grupin K. Por gara ka ende dhe dy takime të rëndësishme ku duhen pikët. Gjithsesi, fitorja me Serbinë ka ngritur entuziazmin në kampin e Kombëtares, me kuqezinjtë që tashmë janë një hap larg “play-off”-it. Gjithsesi, trajneri Silvinjo u shpreh se ekipi duhet të fokusohet te dy takimet e nëntorit me Andorrën dhe Anglinë, teksa u ndal dhe te miqësorja me Jordaninë mbrëmjen e sotme, që për trajnerin është një takim ku duhet të provohen lojtarët me më pak minuta në këmbë. “Nuk besoj në miqësore, sepse ti futesh në çdo ndeshje për të fituar. Është pak më e vështirë për t’i vlerësuar lojtarët se si janë prezantuar në ndeshje. Në mëngjes besoj se do të kemi 11-shen. Do të shohim si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarë që kanë 6 muaj me ne, por kanë bërë vetëm një ndeshje. Do të ketë hapësirë për të gjithë. Cake dhe Gripshi më kanë pëlqyer në stërvitje, por do të shohim për 11-shen që do të hedhim në fushë. Jam pak i lodhur, duke qenë se rikthimi ishte i vonë. Nuk ishte një ndeshje normale. Llogaritë që duhet të bëjmë, janë ndeshjet që na presin. Jam i lumtur se si është përfaqësuar ekipi dhe është hera e parë që kombëtarja, në dy ndeshjet e fundit, luan çdo gjë për kualifikim që të shkojë në ‘play-off’ të Botërorit”, nënvizoi tekniku brazilian.
    Silvinjo, tani ndihet shqiptar pothuajse plotësisht
    Trajneri i përfaqësueses tonë u pyet në konferencën e shtypit që dha dje edhe si ndihej pas fitores me Serbinë, domethënë sa shqiptar ndihej në këtë moment. “Pas Europianit 7. Pas ndeshjes me Serbinë ndihem 8.5 ose 9. Aty u luajt futboll në fushë, por e kuptoj dhe rëndësinë e ndeshjes. Dua të jap një mesazh për lojtarët e mi: gjithsecili mund të jetë në fushë ose në pankinë. Unë nuk besoj në miqësore. Mendoj për hapin tjetër që vjen në nëntor. Të japim 100% në ato dy ndeshje. Tifozët ta mbështesin kombëtaren. Lufton me gjak, me zemër – mund të ndodhë që të humbasësh një ndeshje, por gjaku nuk i ka munguar këtij ekipi. Ne kërkojmë suportin e tifozëve”, nënvizoi ai.
    Biseda me Mançinin
    Më tej trajneri Silvinjo tha se kishte marrë shumë urime për fitoren me Serbinë. Për këtë sukses e kishte uruar dhe një nga trajnerët e njohur, si Roberto Mançini, me të cilin ka punuar në të shkuarën. “Komplimente dhe urime. Kisha një bisedë me Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë më shkruajti dhe më tha bravo. E njoh veten time dhe fokusin e kam te ndeshjet e nëntorit. Kemi një ndeshje nesër nga e cila mund të mësojmë shumë. Nuk besoj në miqësore, siç e thashë. Mendja është te ndeshjet e nëntorit. Kam luajtur si futbollist 15 vite, ndërkohë si trajner 5-6 vite. Jemi mësuar me ulje-ngritje. Një shembull: Rey Manaj. Është momentalisht golashënuesi më i mirë në kombëtare. Kur nuk shënonte, kritikohej. Tani që ka shënuar, automatikisht funksionon. E kam thënë më përpara: për të ardhmen time mendoj vetëm unë. Kemi bërë një hap shumë të mirë ndaj Letonisë dhe Serbisë, na presin dy ndeshje të rëndësishme në nëntor”, tha Silvinjo.

  • Klisman Cake tregon si ndihet kur mori ftesën si kuqezi dhe si e përjetoi fitoren me Serbinë

    Klisman Cake tregon si ndihet kur mori ftesën si kuqezi dhe si e përjetoi fitoren me Serbinë

    Adriatik BALLA
    Emocionet e fitores me Serbinë vazhdojnë të bëjnë jehonë në shtypin sportive europian, ku lavdërohet performanca e ekipit shqiptar dhe e kuqezinjve që ishin në fushë. Natyrisht, të mëdha ishin emocionet edhe tek lojtarët që ishin rezervë në atë ndeshje. Padyshim që të gjithë kanë kontributin e tyre, pavarësisht se një trajner hedh në fushë 11-lojtarët që ai gjykon se janë më të mirët e më në formë për momentin. Ndërkohë, një nga futbollistët e ftuar për herë të parë në ekipin përfaqësues në këtë periudhë është Klisman Cake. Ai vjen nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës, atje ku ndihen fort ngjyrat kuqezi dhe e duan shumë Kombëtaren. Kështu, Klisman Cake ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Shqipëria do të luajë përballë Jordanisë.
    Ky takim është miqësor, ndërsa merr jetë nesër në “Air Albania” prej orës 19:00. Emocionet e këtij grumbullimi për lojtarin janë të forta. Për të ky grumbullim ishte dhe me këmbëtë mbarë pasi Shqipëria e fitoi ndeshjen me Serbinë. “Ka qenë ëndërr për mua, siç është për çdo fëmijë. Jam i grumbulluar dhe po jetoj ëndrrën”, theksoi ai. Më pas Cake foli për grupin e kuqezinjve. “Grupi është shumë mirë. E kam gjetur shumë të bashkuar, si në rrallë vende është. Dua t’i falenderoj për mikpritjen”, shtoi ai. Nuk kishte si të mungonte në përgjigjet e tij edhe një qëndrim për trajnerin brazilian Silvinjo. “Nuk kisha folur më parë, fola pasi erdha në hotel”, tha shkurt Cake, pa folur për gjëra specifike, por dukshëm duket se ai mund të ketë shanse të zbresë në fushë në miqësoren me Jordaninë.
    Shanset e aktivizimit dhe biseda me tetovarët
    Për të do të ishte një debutim sa interesant aq dhe shpresëdhënës për karrierën. Por ai shtoi se nuk ka premtim që të jetë titullar në këtë ndeshje. “Normalisht që jo, askush nuk e jep këtë premtim. Ne gjithmonë jemi gati për Kombëtaren. Askush nuk premton gjë”, nënvizoi ai. Më pas Cake iu përgjigj pyetjes nëse e priste këtë ftesë në Kombëtare. “Nuk e kisha menduar gjatë. Kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithë jetën kuqezi”, shtoi më tej Cake. Nuk mungoi një përgjigje e tij për Shkëndijën dhe si e duan Kombëtaren në Tetovë. “Te Shkëndija janë gëzuar shumë.
    Duke ditur sa shumë e duan Kombëtaren dhe sa patriotë janë. Më uruan të fitoj lojën me Serbinë, që ishte kryesore. Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja ndjesi tjetër. Nuk krahasohet me asnjë klub”, komentoi më tej ai. Në fund Cakre u ndal tek ftesa për tifzët kuqezi, që të vijnë ta ndjekin Kombëtaren edhe në miqësoren e sotme me Jordaninë. “Nesër ftoj të gjithë tifozët, si kanë dalë nëpër rrugë, i ftoj të vijnë në stadium dhe ta festojmë së bashku atë fitore që arritëm”, përfundoi futbollisti Cake që u ftua për herë të parë nga Silvinjo në këtë grumbullim të përfaqësueses. Mbetet të shihet nëse trajneri Silvinjo do t’i japë minuta Cakes në miqësoren me Jordaninë, por logjika e do që ai të aktivizojë në këtë miqësore të gjithë lojtarët që janë grumbulluar, për t’u dhënë një mundësi të performojnë si kuqezi në fushën e lojës.

  • “Mancini më uroi pas fitores me Serbinë”/ Miqësorja me Jordaninë, Sylvinho: Do provohen lojtarë të cilët…

    “Mancini më uroi pas fitores me Serbinë”/ Miqësorja me Jordaninë, Sylvinho: Do provohen lojtarë të cilët…

    Fitorja me Serbinë ka ngritur entuziazmin në kampin e Kombëtares shqiptare, me kuqezinjtë që tashmë janë një hap larg “Play Off”-it.
    Gjithsesi, trajneri Sylvinho u shpreh se ekipi duhet të fokusohet te dy takimet e nëntorit me Andorrën dhe Anglinë, teksa u ndal dhe te miqësorja me Jordaninë mbrëmjen e nesërme, që për trajnerin është një takim ku duhet të provohen lojtarët me më pak minuta në këmbë.
    “Nuk besoj në miqësore, sepse ti futesh në çdo ndeshje për të fituar. Është pak më e vështirë për t’i vlerësuar lojtarët se si janë prezantuar në ndeshje. Në mëngjes besoj se do të kemi 11-shen. Do të shohim si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarë që kanë 6 muaj me ne, por kanë bërë vetëm një ndeshje. Do të ketë hapësirë për të gjithë. Cake dhe Gripshi më kanë pëlqyer në stërvitje, por do të shohim për 11-shen që do të hedhim në fushë.
    Jam pak i lodhur, duke qenë se rikthimi ishte i vonë. Nuk ishte një ndeshje normale. Llogaritë që duhet të bëjmë, janë ndeshjet që na presin. Jam i lumtur se si është përfaqësuar ekipi dhe është hera e parë që kombëtarja, në dy ndeshjet e fundit, luan çdo gjë për kualifikim që të shkojë në ‘play-off’ të Botërorit.
    Nota për veten? Pas Europianit 7. Pas ndeshjes me Serbinë ndihem 8.5 ose 9. Aty u luajt futboll në fushë, por e kuptoj dhe rëndësinë e ndeshjes. Dua të jap një mesazh për lojtarët e mi: gjithsecili mund të jetë në fushë ose në pankinë. Unë nuk besoj në miqësore. Mendoj për hapin tjetër që vjen në nëntor. Të japim 100% në ato dy ndeshje. Tifozët ta mbështesin kombëtaren. Lufton me gjak, me zemër – mund të ndodhë që të humbasësh një ndeshje, por gjaku nuk i ka munguar këtij ekipi. Ne kërkojmë suportin e tifozëve.
    Komplimente dhe urime. Kisha një bisedë me Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë më shkruajti dhe më tha bravo.
    E njoh veten time dhe fokusin e kam te ndeshjet e nëntorit. Kemi një ndeshje nesër nga e cila mund të mësojmë shumë. Nuk besoj në miqësore, siç e thashë. Mendja është te ndeshjet e nëntorit.
    Kam luajtur si futbollist 15 vite, ndërkohë si trajner 5-6 vite. Jemi mësuar me ulje-ngritje. Një shembull: Rey Manaj. Është momentalisht golashënuesi më i mirë në kombëtare. Kur nuk shënonte, kritikohej. Tani që ka shënuar, automatikisht funksionon. E kam thënë më përpara: për të ardhmen time mendoj vetëm unë. Kemi bërë një hap shumë të mirë ndaj Letonisë dhe Serbisë, na presin dy ndeshje të rëndësishme në nëntor”, tha Sylvinho.