Tag: serbinë

  • Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet për duelin me Serbinë/ FSHF konfirmon publikimin e listës së Kombëtares

    Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet për duelin me Serbinë/ FSHF konfirmon publikimin e listës së Kombëtares

    Në njoftimin ku tregon po ashtu se Silvinjo do të dalë në konferencë, FSHF ka konfirmuar se nesër do të publikohet lista e Kombëtares, për ndeshjet e qershorit në kualifikueset e Botërorit.
    “Nesër, e hënë (datë 26 maj), në ora 11:00 trajneri i Kombëtares, Sylvinho, do të dalë në konferencë për median, ku do të flasë për listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit 2026 në qershor ndaj Serbisë dhe Letonisë”, shkruhet në njoftimin e FSHF.
    Kështu nga “Shtëpia e Futbollit” do të kthehet trajneri brazilian, para dy ndeshjeve të rëndësishme. E para do të jetë me Serbinë në “Arenën Kombëtare”, ndërsa tjetra ndaj Letonisë në transfertë.

  • VIDEO/ Mirlind Daku shpërthen para ndeshjes me Serbinë, 2 super gola me Rubin Kazanin 

    VIDEO/ Mirlind Daku shpërthen para ndeshjes me Serbinë, 2 super gola me Rubin Kazanin 

    Mirlind Daku ndodhet në një formë fantastike në Rusi. Shifrat flasin qartë për sulmuesin shqiptar që ka realizuar 14 gola deri tani në 29 javë kampionati. Por nëse më parë pas një goli vinte edhe një karton i kuq, këtë herë kontributi i shqiptarit ka qenë fantastik. 
    Ai realizoi në minutën e 12 duke sulmuar bukur hapësirën dhe duke shënuar me klas, për të treguar të gjitha cilësitë e tij. Por në fundin e pjesës së parë, Daku humbi një penallti duke hequr mundësinë vetes për të gjetur dopietën brenda 45 minutave. 
    Megjithatë gabimin e bërë nga 11 metrat e ka ndrequr në pjesën e dytë duke shënuar një tjetër gol individual i cili vetëm për t’u duartrokitur. Në fund Khimki fitoi 3-2 ndaj Rubin Kazan, por ajo që ka rëndësi për tifozët shqiptarë është forma fantastike e Dakut para ndeshjes me Serbinë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Rikuperohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gati për duelin me Serbinë

    Rikuperohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gati për duelin me Serbinë

    Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka marrë lajme të mira nga infermieria, pak javë para duelit të zjarrtë me Serbinë.
    Ernest Muçi ka hedhur pas krahëve shqetësimet fizike dhe është rikthyer në fushë. Sulmuesi u shfaq në stërvitjen e Besiktas, duke u bashkuar me grupin, pas disa ditëve jashtë.
    Ky rikuperim i Muçit, vjen pak ditë pasi u rikthyen në stërvitje edhe Ardian Ismajli me Mario Mitajn.
    Shtohen alternativat për trajnerin Silvinjo, që do të ketë më shumë mundësi zgjedhje për Serbinë.

  • Lajm i mirë për Kombëtaren para ndeshjes me Serbinë, lë dëmtimin edhe një tjetër lojtar 

    Lajm i mirë për Kombëtaren para ndeshjes me Serbinë, lë dëmtimin edhe një tjetër lojtar 

    Një tjetër lajm i mirë vjen për Kombëtaren para afrimit të ndeshjes me Serbinë. Dy lojtarët tanë kryesorë, Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj, kanë lënë pas dëmtimet serioze që i kanë mbajtur gjatë jashtë fushës dhe janë rikthyer në ekipet e tyre. 
    Në ditën e sotme ka ardhur edhe një sinjal pozitiv nga Ernest Muçi. Dëmtimi i këtij të fundit zgjati pak më shumë nga parashikimi, por sulmuesi i Beshiktashit është shfaqur sot në stërvitje në Turqi me ekipin e tij. Muçi pritet të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e radhës dhe sigurisht, të mos mungojë për ndeshjen e qershorit. /Sport Ekspres/ 
     

  • Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

    Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

    Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur poshtë pretendimet se nuk do të shiten bileta për shqiptarët e Kosovës, për të ndjekur ndeshjen e Kombëtares me Serbinë.
    Përmes një reagimi zyrtar, FSHF thekson se për shitjen e biletave në ndeshjen me Serbinë do të ndiqet një procedurë e ndryshme nga sfidat e tjera, dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi që të aplikojnë për të mundësuar biletën e tyre.
    Interesi pritet i jashtëzakonshëm, për ndeshjen që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”.
    Postimi i FSHF-së:
    “Deklaratë për media e FSHF në lidhje me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi
    Federata e Futbollit dëshiron të përgënjeshtrojë kategorikisht një lajm të shpërndarë së fundmi nga një media online me bazë në Zvicër, që pretendon në mënyrë të rreme dhe pa asnjë bazë faktike se tifozët shqiptarë nga Kosova janë të përjashtuar nga ndeshja Shqipëri–Serbi, që luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”.
    Ky informacion është krejtësisht i pavërtetë dhe abuziv. FSHF i ka dërguar një komunikim zyrtar medias në fjalë dhe është në pritje të një përgjigjeje formale.
    Sqarojmë se procesi i shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi do të kryhet përmes një sistemi transparent dhe të hapur për të gjithë tifozët, pa asnjë diskriminim apo përjashtim.
    Aplikimi për bileta do të nisë më 15 maj, përmes një formulari elektronik që do të publikohet në faqen zyrtare të FSHF-së. Afati i aplikimit do të zgjasë dy javë dhe në fund të muajit maj do të zhvillohet një short kompjuterik, për të përzgjedhur tifozët që do të kenë të drejtën të blejnë biletat. Të përzgjedhurit do të njoftohen me email.
    FSHF mbetet e përkushtuar ndaj një organizimi dinjitoz të ndeshjes dhe fton të gjithë tifozët shqiptarë, kudo që ndodhen, të ndjekin me besim komunikimet zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme”.

  • PE kërkon njohje të ndërsjelltë Kosovë–Serbi dhe heqje të masave ndaj Prishtinës

    PE kërkon njohje të ndërsjelltë Kosovë–Serbi dhe heqje të masave ndaj Prishtinës

    Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të rëndësishme për Kosovën, ku kërkohet përmbyllja e dialogut me Serbinë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese dhe të bazuar në njohjen e ndërsjellë. Rezoluta thekson gjithashtu domosdoshmërinë e heqjes së menjëhershme të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke theksuar se ajo i ka përmbushur kriteret përkatëse.Autori i dokumentit, eurodeputeti Riho Terras, i cilësoi këto masa si “të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi”. Ai tha se masat dëmtojnë agjendën evropiane të Kosovës dhe kërkoi shfuqizimin e tyre për të lejuar përparimin me fondet evropiane.Rezoluta përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe mbështet integrimin e saj në Këshillin e Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s. Një thirrje e qartë i drejtohet pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë sa më parë.Dokumenti shpreh shqetësim për situatën e sigurisë në veriun e Kosovës, pas sulmit të armatosur në Banjskë dhe incidenteve në kanalin Ibër–Lepenc. Parlamentarët shprehën keqardhje për mungesën e ndjekjes penale në Serbi ndaj autorëve të sulmit, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin.Në të njëjtën kohë, PE ka miratuar edhe një rezolutë për Serbinë, ku shpreh kritika të forta për lidhjet e Beogradit me Moskën dhe përpjekjet për destabilizim rajonal. Eurodeputeti Tonino Picula u shpreh se deklaratat e liderëve serbë për integrimin evropian “janë jo bindëse”, ndërsa bëjnë plane për marrëveshje të reja me Rusinë.Rezoluta bën thirrje që ndihma financiare për Serbinë të rishqyrtohet nëse kjo e fundit nuk ndërpret bashkëpunimin me Moskën. Ajo kritikon gjithashtu “politikën përkëdhelëse” të Komisionit Evropian ndaj Serbisë dhe kërkon qasje më të qartë dhe të prerë ndaj Beogradit.Ky qëndrim i Parlamentit Evropian vjen në një moment kyç për rajonin dhe mbart peshë të madhe për zhvillimet e ardhshme në procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të rëndësishme për Kosovën, ku kërkohet përmbyllja e dialogut me Serbinë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese dhe të bazuar në njohjen e ndërsjellë. Rezoluta thekson gjithashtu domosdoshmërinë e heqjes së menjëhershme të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke theksuar se ajo i ka përmbushur kriteret përkatëse.Autori i dokumentit, eurodeputeti Riho Terras, i cilësoi këto masa si “të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi”. Ai tha se masat dëmtojnë agjendën evropiane të Kosovës dhe kërkoi shfuqizimin e tyre për të lejuar përparimin me fondet evropiane.Rezoluta përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe mbështet integrimin e saj në Këshillin e Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s. Një thirrje e qartë i drejtohet pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë sa më parë.Dokumenti shpreh shqetësim për situatën e sigurisë në veriun e Kosovës, pas sulmit të armatosur në Banjskë dhe incidenteve në kanalin Ibër–Lepenc. Parlamentarët shprehën keqardhje për mungesën e ndjekjes penale në Serbi ndaj autorëve të sulmit, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin.Në të njëjtën kohë, PE ka miratuar edhe një rezolutë për Serbinë, ku shpreh kritika të forta për lidhjet e Beogradit me Moskën dhe përpjekjet për destabilizim rajonal. Eurodeputeti Tonino Picula u shpreh se deklaratat e liderëve serbë për integrimin evropian “janë jo bindëse”, ndërsa bëjnë plane për marrëveshje të reja me Rusinë.Rezoluta bën thirrje që ndihma financiare për Serbinë të rishqyrtohet nëse kjo e fundit nuk ndërpret bashkëpunimin me Moskën. Ajo kritikon gjithashtu “politikën përkëdhelëse” të Komisionit Evropian ndaj Serbisë dhe kërkon qasje më të qartë dhe të prerë ndaj Beogradit.Ky qëndrim i Parlamentit Evropian vjen në një moment kyç për rajonin dhe mbart peshë të madhe për zhvillimet e ardhshme në procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor.

  • PE kërkon nga Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE-së: Të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë

    PE kërkon nga Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE-së: Të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë

    Deputetët e Parlamentit Evropian miratuan sot raportet për Serbinë dhe Kosovën, të hartuara nga Tonino Picula dhe Riho Terras.
    Raportet janë përgjigjja e Parlamentit ndaj raporteve të Komisionit Evropian 2023 dhe 2024 për vendet kandidate.
    Raporti për Serbinë u mbështet nga 419 eurodeputetë, ndërsa 113 deputetë votuan kundër dhe 88 abstenuan. Ndërkaq, pro rezolutës për Kosovën votuan 353 eurodeputetë, kundër 145 dhe abstenuan 78.
    Votimit i ka paraprirë një debat në seancën plenare të PE-së në mbrëmjen e djeshme, gjatë të cilit raportuesit prezantuan gjetjet kryesore, ndërsa komisionarja Evropiane për Zgjerim Marta Kos prezantoi qëndrimin e saj.
    Të martën në mbrëmje, Parlamenti Evropian zhvilloi një debat për raportet e fundit për Serbinë dhe Kosovën, të prezantuara nga raportuesit Tonino Picula dhe Riho Terras.Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras (EPP), deklaroi se vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe normalizimi i marrëdhënieve janë vendimtare për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu bëri thirrje për heqjen e sanksioneve të BE-së kundër Kosovës.
    “Mbajtja e dialogut është absolutisht thelbësore për ta mbajtur Kosovën në kursin e saj evropian”, tha Terras gjatë prezantimit të raportit të tij.
    Ai theksoi rëndësinë e një gjyqësori të pavarur, lirinë e shtypit dhe transparencën e pronësisë së mediave në Kosovë.
    “Këto dhe çështje të tjera kanë nevojë për përmirësim,” tha ai, duke shtuar se BE-ja gjithashtu duhet të bëjë pjesën e saj për të mbështetur agjendën e reformave të Kosovës.
    “Ne bëjmë thirrje për heqjen e menjëhershme të sanksioneve të BE-së. Ato nuk kanë qenë kurrë të drejta dhe kanë qenë të panevojshme që nga fillimi,” tha Terras, duke theksuar se shumë programe mbështetëse të reformave në Kosovë varen nga financimi i BE-së.
    Ai shprehu shpresën se ngërçi institucional në Kosovë do të zgjidhet së shpejti me zgjedhjen e presidentit të ri dhe formimin e qeverisë që do të punojë për ringjalljen e dialogut me Beogradin.
    Terras gjithashtu u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë.
    Komisionarja Kos nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një kërkesë kyçe për rrugën evropiane të Kosovës. “Dialogu nuk ka alternativë. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është kusht thelbësor për anëtarësimin e Kosovës në BE”, tha ajo në fillim të debatit për raportin e Terras, i cili pasoi prezantimin e raportit të Piculës për Serbinë.
    Ajo theksoi nevojën për një vazhdim “të fortë dhe konstruktiv” të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
    “Kosova dhe i gjithë rajoni i përkasin BE-së dhe ne do të qëndrojmë pranë Kosovës në këtë rrugë”, tha ajo.
    Kos përshëndeti zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, duke theksuar se ato u mbajtën në mënyrë paqësore dhe me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve. Ajo tha se vendi është gati të reformojë institucionet e tij dhe duhet të lëvizë shpejt për ta bërë këtë.
    “Duhet të nënshkruhet dhe ratifikohet marrëveshja për mekanizmin reformues. Kuvendi duhet ta mbështesë dhe është kusht për marrjen e fondeve të BE-së. Kosova duhet të përshpejtojë reformat ligjore”, tha Kos, duke theksuar se këto reforma do të mundësojnë përparim në rrugën drejt BE-së.
    Ajo vlerësoi gjithashtu përafrimin e Kosovës me BE-në për luftën në Ukrainë, duke e quajtur atë një demonstrim të qartë të orientimit strategjik.
    Tonino Picula, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, prezantoi raportin e tij të parë mbi vendin, duke theksuar korrupsionin e përhapur sistemik, nepotizmin dhe mungesën e mekanizmave adekuat mbikëqyrës – të simbolizuar, tha ai, nga shembja tragjike e një tende në Novi Sad nëntorin e kaluar që mori 16 jetë.“Mediat nuk janë kryesisht as të lira dhe as të qasshme për të gjithë, REM (Autoriteti Rregullator për Mediat Elektronike) është jofunksional, gjyqësori zbaton drejtësinë në mënyrë selektive dhe ata që vënë në dukje problemet përballen me sulme publike,” tha Picula, duke përshkruar situatën politike në Serbi.
    Ai theksoi se raporti i tij është hartuar në kushte të karakterizuara nga praktika jodiplomatike, akuza të pabaza, manipulime dhe sulme personale.
    Edhe komisionarja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, iu drejtua Parlamentit, duke i kërkuar Serbisë që të përshpejtojë përpjekjet e saj dhe të japë rezultate të prekshme në luftimin e korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
    Ajo theksoi rëndësinë e shoqërisë civile, nevojën për të mbrojtur zërat e pavarur dhe përgjegjësinë kolektive për të luftuar dezinformimin dhe manipulimin që gërryen besimin demokratik. /KosovaPress/

  • FIFA i mbyll Shqipërisë 20% të stadiumit për ndeshjen me Serbinë, shkak sjellja e tifozëve

    FIFA i mbyll Shqipërisë 20% të stadiumit për ndeshjen me Serbinë, shkak sjellja e tifozëve

    Adriatik BALLA
    Më pak se dy muaj nga dueli emocionues që përfaqësuesja jonë e futbollit do të luajë me Serbinë, në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026, vjen një lajm jo i mirë për kuqezinjtë nga FIFA. Natyrisht, një goditje “poshtë brezit”, pasi me arsyetimin e ndëshkimit për sjelljen e keqe të tifozëve, FIFA po synon të zbrazë shkallët e stadiumit tonë me të paktën 4500 tifozë. Kështu, pranohet dhe nga faqja zyrtare e federatës, se Shqipëria mori një goditje nga FIFA para ndeshjes së 7 qershorit me Serbinë. Një e pesta e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë në ndeshjen ndaj Serbisë nuk do të jetë e mbushur me tifozë apo shikues të zakonshëm. Ky dënim dhe gjoba prej 20 mijë frangash, Federatës Shqiptare të Futbollit iu dha për sjellje diskriminuese të tifozëve të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Andorrës.
    Ajo ndeshje ishte zhvilluar më 24 mars. “Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si dhe mbylljen e të paktën 20 për qind të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave”, shkruan në një njoftim të FSHF-së të publikuar të martën. Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është ajo ndaj Serbisë që i takon kualifikimeve për Botëror. Pra është ndeshje e garave të FIFA-s. Një e pesta e stadiumit mund të mbushet, por jo me tifozë. “Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20 përqindësh mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda gjashtë muajve, FSHF-ja duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.
    Interesimi për të parë nga afër ndeshjen Shqipëri – Serbi pritet të jetë shumë i madh. FSHF-ja ende nuk ka nxjerrë në shitje biletat. Me limitimin e numrit të tyre, sigurimi i një bilete do të jetë edhe më i vështirë. “Federata u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive dhe i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi”, shkruan në njoftimin e FSHF-së. Në vendimin e FIFA-s dhe njoftimin e FSHF-së nuk bëhet e qartë se cilat thirrje apo veprime janë cilësuar “diskriminuese”. Shqipëria fitoi 3:0 ndaj Andorrës në Tiranë. Më 21 mars kishte pësuar 2:0 nga Anglia në “Wembley”. Ndeshja me Serbinë vlerësohet vendimtare për gjasat e kuqezinjve që të renditen në pozitën e dytë në grup.
    Çfarë fshihet pas vendimit të FIFA-s?
    Është e qartë se 10% e stadiumit të pezulluar nga FIFA janë një vendim i diskutueshëm dhe që lidhet direkt me ndeshjen me Serbinë. FIFA i trembet një përshkallëzimi të situatës, pra sjelljes së rënduar të tifozëve, për shkak të tensionit midis dy vendeve. Prandaj vendimi lë hije dyshimi, në mënyrë që ulëset që janë më pranë fushës të zihen nga “njerëz të besuar”, pas të cilëve fshihen organizatat… Domethënë, FIFA nëpërmjet këtij vendimi nuk i lë Shqipërisë në radhët e para tifozët e thekur, nga frika e ndonjë sjelljeje të papërshtatshme.

  • Marrëveshja ushtarake që tronditi Serbinë: një reagim nga Tirana për Begradin

    Marrëveshja ushtarake që tronditi Serbinë: një reagim nga Tirana për Begradin

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shpjegoi detaje të marrëveshjes ushtarake tre palëshe mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë
    Duke folur në A2 CNN, Vengu tha se marrëveshja ka parime shumë të qarta, të cilat sipas tij, bazohen në prioritetet strategjike të BE-së në rajon.
    Duke e cilësuar atë si një iniciativë e hapur, Vengu ftoi edhe Serbinë që të behej pjesë e saj, duke theksuar më tej se Beogradi dhe presidenti Vuçiç ka qenë paragjykues për këto nisma.
    “Shqipëria si vend amë ka përgjegjësi përtej shqiptarëve të Kosovës, por edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë. Marrëveshja jonë ka parime shumë të qarta: bazohet mbi kompasin dhe prioritetet strategjike të BE në rajon, mbi prioritetet strategjike të NATO-s në rajon dhe është thjeshtë një kërkesë për më shumë vëmendje të të dyja këtyre entiteteve përsa i përket sigurisë në rajon, siç e lexon Kroacia, Shqipëria dhe Kosova.
    E dyta ne kemi edhe elementë të tjerë në marrëveshje, që kanë të bëjnë me rigjenerimin e industrisë ushtarake në vendet tona. Jemi duke synuar mundësinë e prokurimit të përbashkët të mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve të mbrojtjes. Kjo pasi e gjithë Europa është në një situatë ku duhet të rrisim shpenzimet ushtarake për efekt të sigurisë kolektive.
    Dhe ne nuk mund ta konsiderojmë të plotë mekanizmin e sigurisë kolektive, duke e lënë Kosovën mënjanë këtyre mekanizmave. Kjo është një iniciativë e hapur, që nëse vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, kanë dëshirë që t’i atashohen këtij mekanizmi, patjetër që e kanë mundësinë që t’i atashohen këtij mekanizmi.
    Më bën të kuptoj nga të gjitha këto lexime që kam parë dhe reagime të përfaqësuesve të ndryshëm në Serbi, që ata nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, e paragjykojnë çdo bashkëpunim të palëve të tjera për vetëmbrojtjen e tyre dhe jo kundra Serbisë”, tha Vengu, cituar nga A2 CNN. /tesheshi.com/
     

  • Arrihen tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria “shkëlqen” me Andorrën dhe ndez ‘motorët’ për Serbinë

    Arrihen tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria “shkëlqen” me Andorrën dhe ndez ‘motorët’ për Serbinë

    Shqipëria ka arritur fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit 2026, duke triumfuar 3-0 përballë Andorrës në “Arenën Kombëtare”.
    Pas disfatës me Anglinë, kuqezinjtë e Sylvinhos arritën pikërisht atë që donin kundër ekipit më të dobët në letër, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren, të cilën e arritën pa probleme.
    Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 9’ me Manajn, i cili pas një krosimi të asllanit, goditi me kokë dhe solli festën në stadium.
    Pas 11 minutash ishte po Manaj, i cili pas një super veprimi të Brojës brenda zonës dhe asistit të tij, dyfishoi shifrat, gol që solli dhe qetësinë në kampin kuqezi.
    Pjesa e dytë u kontrollua më mirë nga ana e të besuarve të Sylvinhos, me brazilianin që vendosi të mos rrezikonte dhe lojtarë si Gjimshiti, Broja e Laçi duke i zëvendësuar.
    Në fund kishte festë dhe për Uzunin, i cili shënoi golin e tretë të ndeshjes, i cili u konfirmua dhe nga VAR.
    Miqtë nga ana tjetër nuk kishin asnjë rast të rrezikshëm, me Strakoshën që shumë rrallë herë preku topin gjatë këtij takimi.
    Kështu Shqipëria shkon në kuotën e tre pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke parakaluar Letoninë dhe pas Anglisë kryesuese.
    Tashmë Shqipëria i mbyll ndeshjet e marsit me tre pikë dhe ndez “motorët” për ndeshjen e madhe me Serbinë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, ora 20:45.