Tag: serbia

  • “Alarmon” Maqedonci: Grupi terrorist i Banjskës i përkrahur nga Serbia, po vendoset afër kufirit me Kosovë

    “Alarmon” Maqedonci: Grupi terrorist i Banjskës i përkrahur nga Serbia, po vendoset afër kufirit me Kosovë

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se grupi terrorist që është përgjegjës për sulmin në Banjskë të ndodhur në shtatorin e vitit 2023, i cili kishte si qëllim aneksimin e një pjese të Kosovës, vazhdon të mbetet i lirë dhe i mbështetur nga Serbia, duke paraqitur një rrezik të madh për stabilitetin e Kosovës.
    Maqedonci tha se është e papranueshme që ky grup terrorist të mbetet i lirë dhe të mbështetet nga struktura të sigurisë serbe.
    Ai shprehu shqetësimin se ky grup vazhdon të mbrohet dhe mbështetet nga struktura të sigurisë në Serbi, shpesh duke u vendosur jo larg kufirit me Kosovën dhe duke pasur lidhje të vazhdueshme me individë dhe grupe në veri të vendit.
    Sipas tij, kjo paraqet një rrezik të vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës, sidomos në pjesën veriore.
    Maqedonci gjithashtu theksoi se Serbia ka obligime ndërkombëtare për t’i dorëzuar terroristët që kanë kryer krime në Kosovë.
    Ai theksoi se përpjekjet e Serbisë për të vazhduar politikën hegjemoniste ndaj Kosovës, duke mohuar ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe duke kontribuar në destabilizimin e rajonit, janë të papranueshme.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Serbia më e goditura në Ballkan nga tarifat, mediat “kryqëzojnë” presidentin, ja pse Trump nuk e kurseu aspak Vuçiçin

    Serbia më e goditura në Ballkan nga tarifat, mediat “kryqëzojnë” presidentin, ja pse Trump nuk e kurseu aspak Vuçiçin

    Marsela SHYTIA
    Presidenti amerikan Donald Trump tronditi botën me tarifat që vendosi për importin e mallrave në SHBA, dhe tronditjen më të madhe ndoshta e përjetuan autoritetet në Serbi. “Pas brohoritjeve të pa maskuara për fitoren e Trump në zgjedhjet presidenciale dhe dhurimit të kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm për dhëndrin e tij Jared Kushner, shifra prej 37 për qind për mallrat nga Serbia, ndërsa për shembull 10 ishte përshkruar për Kosovën, erdhi si një dush i ftohtë për ata që paralajmëruan një kthesë të madhe në marrëdhëniet amerikano-serbe”, shkruan media serbe “Nova.rs”. Sipas analistit të politikës së jashtme, Boshko Jakshiç, ky nuk është vetëm një mesazh financiar, por ka një mesazh të fortë politik.
    “Dushi i ftohtë” nga SHBA
    Siç shihet në listën e vendeve për të cilat presidenti amerikan vendosi tarifa, vetëm gjashtë vende morën tarifa më të larta se Serbia. Përballë Serbisë janë Kamboxhia (49%), Laosi (48%), Madagaskari (47%), Vietnami (46%), Mianmari (Burma 44%) dhe Sri Lanka (44%). Kur bëhet fjalë për rajonin, administrata Trump u vendos atyre një tarifë doganore prej vetëm 10 për qind. Kjo është shuma e tarifës edhe për mallrat nga Kosova. Këto të dhëna tregojnë qartë se Serbia është ndër vendet më të prekura evropiane, gjë që mund të ketë pasoja të rënda për eksportet e saj drejt Shteteve të Bashkuara, por edhe për stabilitetin e përgjithshëm ekonomik të rajonit.  Jo shumë kohë më parë në Amerikë u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe autoritetet në Serbi të shoqëruar nga media pro regjimit brohoritën hapur për fitoren e Donald Trump. Pas zgjedhjeve dhe fitores së Trump, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u mburr se ishte në mesin e dhjetë deri në pesëmbëdhjetë liderëve më të mirë botërorë dhe i pari nga rajoni që foli me Trump. “Trump na falënderoi me një tarifë prej 37 për qind. Nuk na ndihmoi që praktikisht i dhuruam dhëndrit të tij Jared Kushner kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm”, shkruan gjithashtu “Nova.rs”.
    Mesazhi për Serbinë
    Duke folur për gjithçka të listuar, përfshirë taksat e Trump, analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç thotë se ky është një mesazh i qartë për autoritetet në Serbi. “Kam menduar dhe thënë prej kohësh se do të ketë surpriza shumë të pakëndshme me Trumpin serb. Ai drejton politikën në mënyrë brutale dhe është i gatshëm të ndëshkojë aleatët më shumë se armiqtë. Nuk është një surprizë e veçantë që Serbia do të paguajë tarifat më të larta doganore në rajon, dhe ky nuk është vetëm një mesazh i natyrës financiare, por ka edhe peshë politike më e bukura për të Është e qartë se kjo do të bëjë një grusht shteti ekonomik global”, tha analisti. Jakshiç beson se autoritetet në Serbi tani duhet të mendojnë me kujdes. “Për ne, ky është një mesazh se ata që brohorasin për Trump nuk kanë vlerë, si dhe fakti që ne praktikisht i dhamë ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm. Pra, autoritetet në Serbi tani duhet të mendojnë me kujdes se me kë kanë të bëjnë dhe me kë duan të bashkëpunojnë”, përfundon Jakshiq.
    Përllogaritja e tarifave
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë prezantimit të tarifave doganore, mbajti tabela të mëdha në të cilat ka dy kolona pranë secilit shtet – me ngjyrë blu janë tarifat që një shtet i caktuar i ka futur Amerikës dhe me të verdhë janë tarifat e reja që Amerika po i vendos atij vendi. Kolona e parë është etiketuar “tarifat e vendosura në SHBA, duke përfshirë manipulimin e monedhës dhe barrierat tregtare”. Manipulimi i monedhës është një emër tjetër për një politikë shtetërore që ruan “artificiale” një monedhë pavarësisht tregut, kryesisht për të favorizuar vendet eksportuese. Më pas, norma përfundimtare e tarifës merret duke përgjysmuar numrin që rezulton.
     

  • Shpërthen Moska: Serbia shtet sovran, BE po mbytet

    Shpërthen Moska: Serbia shtet sovran, BE po mbytet

    Bota E Enjte, 3 Prill 2025 20:50
    “Ndërhyrja e paturpshme e burokratëve evropianë në punët e brendshme të një shteti sovran si Serbia është e papranueshme”.
    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova reagoi lidhur me deklaratën e komisioneres për zgjerim të BE, Marta Kos, se Aleksandër Vulin nuk duhet të jetë pjese e qeverisë së ardhëshme të Serbisë për shkak të lidhjeve me Moskën.

    Ajo theksoi se zyrtarët e Brukselit nuk kanë të drejta ligjore, e aq më pak morale, për t’i imponuar ndonjë vendi se çfarë politike duhet të ndjekë.
    Zakharova komentoi gjithashtu bashkëpunimin mes Serbisë dhe BE në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe faktin që Serbia dhe Hungaria nënshkruan një marrëveshje ushtarake. Zyrtarja e Kremlinit tha se e konsideron absurde afrimin me një anijeje qe po mbytet, siç e cilësoi.

  • Tarifat reciproke të SHBA-së, Shqipëria dhe Kosova me 10%, Serbia 37%, Bosnja 35% dhe RMV me 33%

    Tarifat reciproke të SHBA-së, Shqipëria dhe Kosova me 10%, Serbia 37%, Bosnja 35% dhe RMV me 33%

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti vendosin tarifë 10% produkteve që vijnë nga Shqpëria.

    Në listën e gjatë me më shumë se 60 vende të cilat do të tarifohen nga administrata e Donald Trump është edhe Tirana zyrtare.
    Sicc duket nga tabela që është bërë publike nga gazetarët që kanë ndjekur nga afër konferencën e Presidentit të SHBA-së, duket që Shqipëria do të ketë tarifë 10%, po aq sa tarifohen edhe produktet amerikane që vijnë në vendin tonë.
    Tarifa prej 10% do të aplikohet mbi të gjitha eksportet e Shqipërisë drejt SHBA-së për produkte si tekstilet, veshjet dhe produktet bujqësore.
    Tarifa për vendet e rajonit:
    Shqipëria 10%
    Turqia 37%
    Bosnja 35%
    Maqedonia e Veriut 33%
    Kosova 10%
    Mali i Zi 10%
    Serbia 37%

    Top Channel

  • HISTORIKE/ Serbia njeh zyrtarisht Kosovën si shtet, futbolli ia valon flamurin në mesin e Beogradit (VIDEO)

    HISTORIKE/ Serbia njeh zyrtarisht Kosovën si shtet, futbolli ia valon flamurin në mesin e Beogradit (VIDEO)

    Futbolli ka treguar se mund të arrijë gjëra të cilat politika ka ngecur prej kohësh dhe e ka të mundur për t’i kapërcyer disa kufijë. Kjo u vërtetua edhe në organizimin e Europianit të U-21 vjeçarëve për vitin 2027, mes Shqipërisë dhe Serbisë. Shumëkush e kritikoi një vendim të tillë dhe akuzoi FSHF dhe kreun e saj si një dashakeqës karshi Kosovës, pasi organizoi Europianin me Serbinë. Gjithashtu edhe vetë UEFA-n, duke thënë se ka një projekt kundër shqiptarëve dhe synon ndarjen e tyre. Në thelb, bashkëpunimi do të jetë po njësoj si ai që do të ketë Shqipëria dhe Serbia për ndeshjen e saj kualifikuese të Botërorit.
    Por  në fakt data e 2 prillit e vitit 2025, duhet të mbahet mend thellë në kujtesën e shqiptarëve dhe të historisë tonë. Për herë të parë në Serbi po valon edhe flamuri i Kosovës, për herë të parë, me dëshirë ose jo, Serbia ka pranuar Kosovën si shtet. Sado e pabesueshme të jetë, kjo ndodhi dhe falë futbollit.?UEFA do të organizojë në datën 3 prill Kongresin e saj të 49 në Beograd, në Serbi. Armand Duka, në rolin e zëvendës presidentit të UEFA-s ka lobuar që në Beograd të mos mungojë flamuri i Kosovës. Këtë herë edhe për shkak të këtij Europiani që do të organizohet, në Serbi nuk mund t’i bënin më bisht situatës. Ata kanë vendosur flamurin e Kosovës në krah të shteteve të tjera dhe kjo mund të quhet padyshim një arritje e madhe, që nuk mund të ndodh në asnjë fushë tjetër.
    Një fitore e madhe që është arritur në zemër të Serbisë, në Beograd. Tashmë është e qartë se Federata e Futbollit të Serbisë ka bërë një hap mbrapa në krahasim me sjelljen shtëtërore që ka Serbia karshi shqiptarëve dhe Kosovës dhe kjo e ardhur në një kohë kur gjithë Europa është e trazuar nga situatat e luftës, sigurisht që nuk është pak. Ashtu sic edhe pritej mediat serbe janë irrituar nga e gjitha kjo skenë që po ndodh në Beograd, por tani duhet vetëm që të heshtin dhe ta pranojnë. /Sport Ekspres/

  • Tarifat reciproke të SHBA-së, Shqipëria dhe Kosova me 10% tarifa, Serbia 37%, Bosnja 35% dhe RMV me 33%

    Tarifat reciproke të SHBA-së, Shqipëria dhe Kosova me 10% tarifa, Serbia 37%, Bosnja 35% dhe RMV me 33%

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti vendosin tarifë 10% produkteve që vijnë nga Shqpëria.

    Në listën e gjatë me më shumë se 60 vende të cilat do të tarifohen nga administrata e Donald Trump është edhe Tirana zyrtare.
    Sicc duket nga tabela që është bërë publike nga gazetarët që kanë ndjekur nga afër konferencën e Presidentit të SHBA-së, duket që Shqipëria do të ketë tarifë 10%, po aq sa tarifohen edhe produktet amerikane që vijnë në vendin tonë.
    Tarifa për vendet e rajonit:
    Shqipëria 10%
    Turqia 37%
    Bosnja 35%
    Maqedonia e Veriut 33%
    Kosova 10%
    Mali i Zi 10%
    Serbia 37%

    Top Channel

  • Përgjigje ndaj marrëveshjes Shqipëri-Kroaci-Kosovë? Serbia aleancë me Hungarinë në fushën e mbrojtjes

    Përgjigje ndaj marrëveshjes Shqipëri-Kroaci-Kosovë? Serbia aleancë me Hungarinë në fushën e mbrojtjes

    Aleksandër Vuçiç dhe Viktor Orban

    BEOGRAD- Serbia dhe Hungaria nënshkruan sot një marrëveshje në fushën e mbrojtjes në Beograd. Gjatë ditës së sotme, ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiç dhe homologu hungarez, Kristof Salai-Bobrovnicki firmosën së bashku marrëveshjen për bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.
    “Elementet kyçe të këtyre marrëdhënieve janë bashkëpunim ushtarak, i cili reflektohet nëpërmjet zbatimit të stërvitjeve shumëkombëshe, bashkëpunimit ushtarak-teknik, në fushën e prokurimit të sistemeve të armatimit. Dokumenti i nënshkruar nga të dy ministrat sot operacionalizon dhe konkretizon marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes, të arritur në vitin 2023 dhe për ne është me rëndësi të madhe që jemi pajtuar me miqtë tanë hungarezë”, tha Vuçiç.
    Marrëveshja mes dy vendeve, vjen disa ditë më vonë pasi Shqipëria, Kosova dhe Kroacia firmosën së bashku një marrëveshje në fushën e mbrojtjes. Në lidhje me këtë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç reagoi ashpër duke e quajtur “një kërcënim ndaj Rusisë”./ZËRI

  • Vuçiç beson në krijimin e një aleance ushtarake mes Serbisë dhe Hungarisë

    Vuçiç beson në krijimin e një aleance ushtarake mes Serbisë dhe Hungarisë

    Serbia dhe Hungaria nënshkruan të martën në Beograd një dokument që konkretizon marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes të arritur në vitin 2023.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se beson që kjo marrëveshje do të pasohet me një afrim të mëtejmë drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë.
    “Për këtë vendos pala hungareze, vendosin parlamentet e Hungarisë dhe Serbisë. Marrëdhëniet tona janë më shumë se të mira dhe kryeministri Viktor Orban dhe unë kemi shprehur dëshirën që të vazhdojmë me përshpejtimin dhe afrimin e mëtejshëm të qëndrimeve tona në sferën e mbrojtjes”, tha Vuçiç pas nënshkrimit.

    Beogradi reagoi ashpër në mes të marsit ndaj deklaratës së nënshkruar në atë kohë në Tiranë nga Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, të cilën pjesëmarrësit e përshkruan si një dokument që synon forcimin e bashkëpunimit për t’u përballur me sfidat e sigurisë që mund të rrezikojnë stabilitetin rajonal. Nga ana tjetër, Serbia e quajti atë provokim dhe kërcënim për stabilitetin.
    Dokumentin e ri mes Serbisë dhe Hungarisë e nënshkruan ministrat e mbrojtjes, Bratisllav Gashiq dhe Kristof Szalay-Bobrovniczky.
    Siç është bërë e ditur, Beogradi dhe Budapesti kanë rënë dakord për 79 aktivitete të përbashkëta në fushën e mbrojtjes gjatë vitit 2025, duke përfshirë trajnime të përbashkëta, ushtrime me helikopterë dhe aktivitete të tjera, bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, siguri kibernetike, operacione paqeruajtëse, edukim dhe mjekësi ushtarake.
    “Hungaria është gjithmonë në anën e ruajtjes së paqes dhe Serbia është gjithmonë aleate në këtë drejtim”, tha ministri hungarez i Mbrojtjes Kristof Szalay-Bobrovniczky.
    Vuçiç nuk dha më shumë detaje rreth idesë për një aleancë ushtarake serbo-hungareze.
    As pala hungareze, as ajo serbe, nuk kanë folur për këtë temë, ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes nuk janë lejuar pyetje nga gazetarët.
    Vuçiç tha se Beogradi, pasi vitin e kaluar bleu nga Budapesti transportues të blinduar BTR-80A, është i interesuar për blerjen e sistemeve të tjera të mbetura në Hungari nga periudha sovjetike, si dhe për blerjen e automjeteve të reja luftarake Lynx KF-51, të cilat Hungaria i prodhon në bashkëpunim me kompaninë gjermane, Rheinmetall.
    Ai shtoi se Hungaria blen nga Serbia municion të kalibrit 7.62 mm dhe është e interesuar për automjete luftarake 8×8 të prodhuara në Serbi.
    “Na pret shumë punë e përbashkët në fushën ushtarake. Gjithçka që bëjmë do të thotë më shumë siguri për qytetarët e të dy vendeve”, tha Vuçiç.
    Presidenti serb shtoi se së shpejti pret që të takohet me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
    Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të dokumentit në fushën e mbrojtjes u tha po ashtu se këmbimi tregtar mes Serbisë dhe Hungarisë ka tejkaluar 3 miliardë euro dhe se Hungaria është partnerja e pestë më e madhe ekonomike e Serbisë.
    Ndryshe, që nga dhjetori i vitit 2006, Serbia është anëtare e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s. Në fund të vitit 2007, ajo shpalli neutralitetin ushtarak përmes një rezolute të Kuvendit për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.
    Gjatë dhjetë viteve të fundit, Serbia ka mbajtur dhjetëra stërvitje ushtarake me shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Federatën Ruse dhe Bjellorusinë.
    Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Serbia nuk ka marrë pjesë në stërvitje ushtarake as me Lindjen, as me Perëndimin.
    Përjashtimi ndodhi në vitin 2023, kur për 15 ditë ajo zhvilloi në territorin e saj stërvitjen “Ujku Platin” me SHBA-në dhe vende të tjera anëtare të NATO-s në bazën ushtarake “Jug”./rel

  • Krimineli serb i luftës befason sërish: Do ta ndajmë Kroacinë, ja pakti ynë me hungarezët

    Krimineli serb i luftës befason sërish: Do ta ndajmë Kroacinë, ja pakti ynë me hungarezët

    Qindra, sipas disa vlerësimeve, mijëra, studentë dhe qytetarë u mblodhën para selisë së televizionit dhe tabloidit të Provuçiç Informer në Beograd të shtunën për të marrë pjesë në një aksion protestues të shpallur më parë të quajtur “Dezinformer”. Protesta ka zgjatur gati gjashtë orë, siç raportojnë mediat lokale, dhe aksioni protestues ka qenë i drejtuar kundër aktiviteteve propagandistike të asaj media, e njohur për përhapjen e propagandës proqeveritare dhe sulmeve ndaj kundërshtarëve politikë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ndërtesa e Informer u sigurua nga forcat e policisë dhe protestuesit u pritën me barriera mbrojtëse larg hyrjes së ndërtesës.
    Pas përfundimit të protestës, i dënuari kriminel lufte dhe ish ‘mentor’ i Aleksandër Vuçiqit, Vojisllav Shesheli, doli në TV Informer dhe mbajti një fjalim të ri luftarak në stilin e tij nga fillimi i viteve ’90, regjistrimi i të cilit u përhap në internet, në të cilin ai përsëri pohoi se pjesët e Kroacisë do të ishin përsëri “tokë serbe”, por në të njëjtën kohë do ia linin pjesën tjetër të Kroacisë Hungarisë dhe Sllovenisë – kjo e fundit si dhuratë për Melania Trump, gruaja e presidentit amerikan Donald Trump, e cila, siç dihet, është me origjinë sllovene. “Kroatët kanë krijuar një aleancë me shqiptarët dhe shqiptarët nga Kosova, një aleancë antiserbe.Ne gjithashtu do të krijojmë një aleancë mbrojtëse me Hungarinë vëllazërore. Është koha që Hungaria të rifitojë daljen në detin Adriatik”, tha Shesheli. Pastaj dikush nga audienca thirri pyetjen: “E ku është ‘Serbia e Madhe’?”, për të cilën Shesheli u përgjigj: “Gjithçka tjetër është Serbia e Madhe, gjithçka që mbetet është Serbia e Madhe

  • Serbia e cilëson si “akt armiqësor” njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga Kenia

    Serbia e cilëson si “akt armiqësor” njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga Kenia

    Serbia e ka konsideruar një “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia dhe ka paralajmëruar se do të marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike” ndaj këtij akti.
    “Veprimi i Kenias për ta njohur shtetin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Ministria e Jashtme e Serbisë në një reagim.
    Serbia po ashtu pretendon se me këtë veprim, Kenia “e ka shkelur edhe Kartën e OKB-së”. Kjo njohje, sipas Beogradit zyrtar “minon gjithashtu përpjekjet për dialog konstruktiv, stabilitet rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar”.
    Serbisë i ka bërë përshtypje edhe fakti që Kenia i është referuar edhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si “të pabazuar”.
    Në reagim po ashtu u tha se vendimi i Kenias do të ndikojë në marrëdhëniet e këtij shteti me Serbinë.
    Serbia në përfundim të reagimit pretendon se në tetë vitet e fundit “28 shtete kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e pavarësisë” së Kosovës, dhe se vetëm “dy shtete të reja e kanë njohur”.
    “Shumica e qartë e bashkësisë ndërkombëtare, ligji dhe drejtësia janë në anën e Serbisë. Serbia mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial me të gjitha mjetet diplomatike dhe juridike në dispozicion”, thuhet në fund të këtij reagimi.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR