Gjithmonë e më shumë po afrojnë emocionet e derbit të madh të Ballkanit, Shqipëri-Serbi. Në anën sportive, kështu konsiderohet kjo përballje e cila do të tërheq një vëmendje të madhe edhe të mediave botërore, veçanërisht për ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e Beogradit. Ndërkohë nga ndeshja e kthimit nuk kemi shumë kujtime të mira në Elbasan Arena pasi humbëm nga serbët në shifrat 0-2.
Këtë herë historia mund të flas tërësisht në favorin tonë pasi Serbia nuk do ta organizojë ndeshjen kundër nesh në të njëjtin stadium, në Beograd. Ndeshja do të spostohet në stadiumin ku Serbia u përball me Zvicrën për arsye sigurie, atje ku situata është shumë më e qetë edhe për lojtarët tanë, me presionin që është fare i vogël për ta, ndryshe nga ai i Beogradit.
Në ditët e fundit, në rrjetet sociale ishte folur shumë sa i përket një lëvizje të ngjashme që do të bënte edhe Shqipëria. Pra ishin disa media që kishin folur se Shqipëria dhe Serbia do të luanin në Elbasan Arena në mbrëmjen e 7 qershorit dhe se ky spostim do të bëhej po për arsye sigurie.
Megjithatë kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë. Faqja zyrtare e UEFA-s ka bërë të ditur stadiumin se ku do të luhet kjo ndeshje dhe atje shihet se përfundimisht derbi i Ballkanit do të zhvillohet në Air Albania. Pikërisht në stadiumin që jep një emocion ndryshe, mban më shumë tifozë dhe njëkohësisht ka akustikën në një super nivel krahasimisht me Elbasan Arenën.?Një frikë që ka shoqëruar tifozët shqiptarë, por tani mund të jenë më të qetë. Sigurisht që kalimi në Elbasan do t’i ulte shumë shije kësaj ndeshje pasi atmosfera që prodhohet në Air Albania është e një tjetër niveli. Serbia do ta ketë këtë ndeshjen e parë në grup, ndërsa për Shqipërinë është e tretë pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën.
Kjo ndeshje mund të quhet si një finale e madhe për Shqipërinë, pasi nëse fitojmë, shanset për të dalë në vendin e dytë kalojnë ato të Serbisë dhe jemi më shumë favoritë se armiqtë e përjetshëm. Ndërkohë në rast barazimi apo humbje, Serbia thellon gjasat për të qenë ajo në vendin e dytë dhe Shqipëria duhet të pres për një edicion tjetër kualifikues të Botërorit. /Sport Ekspres/
Tag: serbia
-

U tha se do të luhet në Elbasan Arena, UEFA zyrtarizon se ku zhvillohet Shqipëri-Serbi në 7 qershor
-

Serbia dëbon 3 shtetas kroatë nga vendi, reagon ashpër kryeministri Pllenkoviç: Duam sqarime!
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, ka dënuar dëbimin e shtetasve kroatë nga Serbia dhe ka kërkuar sqarim nga autoritetet në Beograd.
“Dëbimi i qytetarëve kroatë nga Serbia është një praktikë e papranueshme që duhet të dënohet, me insinuatën se qytetarët tanë po ndërhynin në çështjet e brendshme të Serbisë, gjë që nuk qëndron”, tha Pllenkoviç gjatë një mbledhjeje të Qeverisë kroate më 10 prill.
Ai tha se Kroacia kërkon “sqarim nga autoritetet në Serbi” dhe shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme i ka dërguar Beogradit një notë proteste për këtë çështje.
Pllenkoviç tha se partnerët e Kroacisë në Bashkimin Evropian janë informuar për këtë situatë.
Shtetases kroate, Arien Stojanoviç-Ivkoviç, që ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, ka punuar dhe është martuar e ka krijuar familje në Serbi, i është mohuar qëndrimi nga autoritetet serbe pas 12 vjetësh jetese në Beograd. Ajo është dëbuar nga Serbia dhe i është ndaluar që të hyjë në këtë shtet për një vit.
Më 8 prill, policia ia dorëzojë vendimin për heqjen e lejes – që ishte miratuar më herët – të qëndrimit në Serbi dhe ndalesës për hyrje në këtë shtet.
Shkaqet e këtij vendimi nuk u bënë publike, por Stojanoviç-Ivkoviç tha se kjo mund të jetë për shkak të mbështetjes së saj për studentët, të cilët kanë protestuar në Serbi për muaj të tërë.
Ambasadori kroat në Serbi, Hidajet Bishçeviç, u tha mediave në Serbi se në tre ditët e fundit ka pranuar informacione lidhur me dëbimin e tre shtetasve kroatë nga Serbia, përfshirë kreun e Dhomës kroate të Tregtisë.
Dëbimet e fundit janë pjesë e një serie të dëbimeve të shtetasve kroatë nga Serbia. Nën pretekstin se paraqesnin kërcënim të sigurisë, në janar të vitit 2025, pjesëmarrës në një punëtori të organizuar nga Fondacioni Erste në Beograd u dëbuan nga Serbia.
Për më tepër, udhëheqja shtetërore serbe e ka akuzuar Kroacinë se përmes shërbimeve sekrete dhe protestave studentore po përpiqet të rrëzojë pushtetin në Serbi.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fund të dhjetorit 2024, foli për ndikimin e agjencisë kroate të inteligjencës në sektorin joqeveritar në Serbi, duke thënë se e gjithë kjo mbështetet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga agjencitë perëndimore të inteligjencës, si nga Evropa ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara.
Vuçiç nuk ka ofruar asnjë dëshmi për këto pretendime.
Në Serbi, prej muajsh po mbahen protesta dhe bllokime fakultetesh, teksa studentët po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad./ REL -

BE në OKB: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet pa vonesa
Në takimin e radhës i pari për këtë vit Këshillin e Sigurimit i OKB-së, “Brifing për Kosovën (UNMIK)” më 8 Prill 2025, ishte dhe deklarata në emër të Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare të tij nga H.E. Ambasadori Stavros Lambrinidis, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara.Ambasador Lambrinidis, tha se kam nderin të flas në emër të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare, por edhe endet Kandidate si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Republika e Moldavisë dhe Bosnje-Hercegovina, si dhe Andorra, vende të cilat përputhen me këtë deklaratë që unë po e paraqesë para Këshillit të Sigurimit.Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor ndajnë një të ardhme të përbashkët dhe përballen me sfida urgjente që ne mund t’i kapërcejmë vetëm së bashku. Ne u detyrohemi qytetarëve tanë të ndërtojmë një të ardhme paqeje dhe prosperiteti, të bazuar në parime dhe vlera të përbashkëta dhe në interesa të përbashkëta. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë Evropian. Ne rikonfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor, tha Lambrinidisi.Ai tha se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përshëndeti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.President,Bashkimi Evropian mirëpret që Serbia dhe Kosova riafirmuan përkushtimin e tyre ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre dhe u zotuan për angazhim konstruktiv në proces për ta çuar atë përpara shpejt. Ritheksojmë se Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi i Zbatimit të saj, i miratuar përkatësisht në shkurt dhe mars 2023, duhet të respektohen plotësisht dhe të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur pa parakushte, pasi të gjitha angazhimet që kanë të bëjnë me BE-në, së bashku me angazhimet e tjera në pritje të arritura në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë Kajalas. ambasadori Sørensen. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Ndërkohë që Serbia pritet të inicojë njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.Bashkimi Evropian mbetet thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia, duhet të ndjekin përpjekje të qëndrueshme de-përshkallëzimi, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë dhe të shmangin retorikën përçarëse.Për më tepër, ne ritheksojmë se statusi i strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në përputhje me marrëveshjet e arritura në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe Kushtetutën e Kosovës.Ne i bëjmë thirrje Kosovës që të mundësojë riintegrimin e gjyqtarëve, prokurorëve, policëve dhe personelit tjetër serb të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës që u larguan në vitin 2022. Këshilli i Bashkimit Evropian ka shprehur pritjen e tij që riintegrimi të bëhet pa parakushte nga Serbia në përputhje me marrëveshjet e Dialogut dhe me respekt të plotë të kornizës ligjore të Kosovës.Më lejoni gjithashtu të ritheksoj tha ambasador Lambrinidis pritshmëritë e Bashkimit Evropian se Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të kapur dhe sjellë urgjentisht para drejtësisë autorët e sulmeve të vitit 2023 në veri të Kosovës. Në këtë kontekst, më lejoni të nënvizoj nevojën për llogaridhënie të plotë dhe se na vjen thellësisht keq që Serbia ka ndërmarrë veprime të pamjaftueshme në këtë drejtim.President,Bashkimi Evropian rikujton rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë të Kosovës me misionin EULEX, si dhe me aktorë të tjerë relevantë ndërkombëtarë.Ne ritheksojmë rëndësinë dhe mbështetjen tonë për punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe theksojmë gatishmërinë tonë për t’i ndihmuar në zbatimin e mandatit të tyre.President,Në përfundim, Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen në mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin e BE-së pa vonesa të mëtejshme. Normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i angazhimeve të tyre në dialog janë kushte thelbësore në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit.“Së fundi, vlen të përsëritet tha Ambasadori Stavros Lambrinidis, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara, siç e nënvizova në fillim të kësaj ndërhyrjeje se Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor ndajnë një të ardhme të përbashkët. Edhe pse përballemi me sfida urgjente, ne mund t’i kapërcejmë këto vetëm së bashku.”
-

Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Këshilli i Sigurisë
KOSOVË-Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku të martën vonë u diskutua për raportin gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për misionin e OKB-së në Kosovë.
Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë, Donika Gërvalla, tha se Serbia “nuk ka ndryshuar” dhe se ajo po i vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar demokracinë e Kosovës, “jo vetëm përmes retorikës, por përmes veprimeve konkrete dhe të dhunshme që e rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon”.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, u ankua se gjendja e serbëve në Kosovë “po përkeqësohet” dhe “serbët po e paguajnë çmimin”. Gërvalla tha se “në shtator 2023 Kosova ishte cak i një inkursioni të armatosur nga një grup paramilitar të mbështetur nga Serbia dhe të udhëhequr nga Millan Radoiçiç”.
“Banjska ishte akt paramilitar nga një shtet në një shtet tjetër, Ibër-Lepenci ishte sulm i gradës ushtarake nga një shtet në infrastrukturën kritike të një shteti tjetër”, tha Gërvalla.
Një polic u vra dhe tre sulmues në shtator të vitit 2023 kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës. Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë së serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit – e mori përgjegjësinë për sulmin.
Kosova e akuzon Serbinë se qëndron prapa sulmit në Banjskë dhe pas shpërthimit që dëmtoi kanalin e ujit në veri në fund të vitit 2024. Serbia i ka mohuar akuzat. Gërvalla kërkoi përsëri që Serbia ta ekstradojë Radoiçiçin, ndaj të cilit autoritetet kosovare kanë ngritur aktakuzë.
Ndërkohë, Gjuriç tha se nuk është në gjendje t’i “listojë të gjitha veprimet e njëanshme nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti”.
“Në muajt e fundit Prishtina i ka përshkallëzuar fushatën për t’i shpërbërë sistematikisht institucionet serbe në gjithë ‘Kosovën dhe Metohin’. Këto nuk janë gjeste simbolike, ato kanë pasoja të drejtpërdrejta për njerëzit. Pagat, pensionet dhe ndihma sociale për mijëra familje serbe janë ndërprerë. Mjetet për mbijetesë për shumë bashkatdhetarë tanë janë vënë në rrezik”, tha Gjuriç.
Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur shumicën e institucioneve që funksionojnë brenda sistemit serb gjatë vitit të kaluar, me argumentin se puna e tyre është e paligjshme, por Beogradi zyrtar ka vazhduar t’iu japë paga. Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, si paga, pensione, ndihmë sociale, shtesa për fëmijë, prindër, e të ngjashme. Gjuriç pretendoi se serbët janë duke ikur nga Kosova dhe se sulmet ndaj tyre kanë shënuar rritje, pa dhënë ndonjë provë.
“Prej se Kurti erdhi në pushtet, 20 për qind e serbëve kanë ikur nga Kosova. Sulmet ndaj serbëve janë rritur për 15 për qind. Mos të harrojmë se më shumë se 200.000 serbë janë zhvendosur nga viti 1999 dhe vetëm 2 për qind janë rikthyer”, tha ai.
Kryediplomati kërkoi gjithashtu që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si zgjidhje për telashet e serbëve në Kosovë.
“Kur do të themelohet Asociacioni i komunave me shumë serbe? Veprimet e Kurtit tregojnë qartë se nuk ka vullnet për këtë”, tha ai.
Ai shtoi se “dialogu mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara, por ai duhet të ndërtohet mbi besim”.
Reagimet nga vendet e huaja
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, John Kelley, tha se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë për uljen e tensioneve, të përmbahen nga masa që përshkallëzojnë situatën dhe të ndërtojnë paqe e stabilitet mes tyre dhe në rajonin më të gjerë, si themel për një të ardhme më të begatë.
“Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë”, tha Kelly.
Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Amerika dhe komuniteti ndërkombëtar janë më të sigurt kur vendet i zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore dhe më të begatë kur krijojnë klimë për zgjerimin e tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare”, nënvizoi ai.
Përfaqësuesi i Rusisë e akuzoi Kosovën për “vazhdimin e politikës së saj drejt dëbimit të banorëve serbë” pasi Kosova, ndër të tjera, ndaloi përdorimin e dinarit serb. Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të ndikojë mbi Prishtinën, duke theksuar se ndërmjetësimi i BE-së ka dështuar plotësisht në dialog. Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian u bëri përsëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes se vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“BE-ja e mirëpret faktin që Kosova dhe Serbia ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe zotimin e tyre për angazhim konstruktiv në proces për të ecur përpara shpejt”, shtoi ai.
Ai shtoi se nga Kosova pritet themeli i Asociacionit, ndërsa nga Serbia njohja e dokumenteve dhe simoleve të Kosovës. Rusia tha se është veçanërisht e shqetësuar për marrëveshjen e mbrojtjes mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.
Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar tha se vendi i tij mbetet një mik i përkushtuar i Kosovës dhe mbështet aspiratat e saj euroatlantike dhe ndërtimin e një demokracie shumetnike. Londra zyrtare mirëpriti gjithashtu njohjen e Kosovës nga Kenia dhe inkurajoi shtetet që ende nuk e kanë bërë këtë hap, të njohin pavarësinë e saj.
Në fjalimin e tij, përfaqësuesi britanik vlerësoi përpjekjet për përfshirjen e pakicave në polici, por shprehu keqardhje që nuk ka pasur kërkesa për reintegrim nga gjyqtarë apo prokurorë serbë. Ai shprehu pritshmëri që serbët e Kosovës të marrin pjesë në mënyrë aktive në zgjedhjet e ardhshme lokale në fund të këtij viti. Mbretëria e Bashkuar bëri thirrje për angazhim konstruktiv të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe kërkoi që Serbia të sjellë para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj trupave të KFOR-it dhe në Banjskë.
Edhe Kina shprehu shqetësim për mbylljen e institucioneve serbe nga autoritetet e Kosovës dhe tensionet në veri. Ai i bëri thirrje Prishtinës të ndalë veprimet e njëanshme, përfshirë ndalimin e dinarit dhe kërkesat për dokumente dhe targa, si dhe të kthehet në dialog konstruktiv.
Në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i Sllovenisë tha se, sipas raporteve, situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, megjithëse kanë ndodhur disa incidente serioze.
Ai përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, duke i cilësuar ato si paqësore, konkurruese dhe gjithëpërfshirëse – një hap pozitiv drejt forcimit të demokracisë në vend. Po ashtu, mirëpriti bisedimet e fundit mes zyrtarëve të BE-së dhe liderëve politikë të Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se viti 2025 duhet të jetë një fillim i ri për dialogun Kosovë–Serbi, duke u bërë thirrje udhëheqësve që të angazhohen në dialog konstruktiv, të krijojnë besim të ndërsjellë dhe të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese. Sllovenia kërkoi shmangie të veprimeve të njëanshme dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet, veçanërisht për komunitetin serb të Kosovës.
Sllovenia dënoi fuqishëm sulmin në kanalin Ibër-Lepenc në nëntor dhe atë në Banjskë në shtator 2023, duke kërkuar përgjegjësi për autorët.
Raporti gjashtëmujor i UNMIK-ut
Gjatë prezantimit të raportit gjashtëmujor, që mbulon periudhën nga shtator 2024 – mars 2025, administratorja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, tha se Kosova mbajti zgjedhje paqësore dhe gjithëpërfshirëse më 9 shkurt dhe se ajo pret me padurim formimin në kohë të qeverisë së re, duke njohur se kjo mund të kërkojë negociata komplekse.
“Pasi të jetë formuar, është thelbësore që të merren hapa konkretë për të vënë në prioritet mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, si dhe zbatimin e angazhimeve të marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe avancimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, tha Ziadeh.
Ajo shtoi se në mars e vizitoi veriun e Kosovës, ku përfaqësues të shoqërisë civile, udhëheqës politikë dhe të tjerë kanë theksuar mungesën e vazhdueshme të besimit, veçanërisht ndaj institucioneve, duke ndarë gjithashtu shqetësime për të ardhmen, duke pasur parasysh kontekstin aktual politik dhe zhvillimet në rajon dhe më gjerë.
“Megjithatë, ata nuk e panë asnjë alternativë tjetër përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe theksuan nevojën që serbët e Kosovës të rikthejnë ndjenjën e përfaqësimit përmes një sistemi të vetëmenaxhimit brenda Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, theksoi ajo.
Ajo e dënoi sulmin në Ibër-Lepenc dhe përsëriti thirrjen e saj për një hetim gjithëpërfshirës dhe transparent për të identifikuar dhe nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit.
“I bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të veprojnë me përgjegjësi, të shmangin përshkallëzimin dhe të bashkëpunojnë për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, nënvizoi ajo.
Ziadeh gjithashtu përsëriti rëndësinë e garantimit të përgjegjësisë për “incidentin serioz të sigurisë” në Banjskë, përmes procedurave të drejta dhe të pavarura gjyqësore.
“Ky rast, së bashku me sulmin në Ibër-Lepenc, theksojnë nevojën për angazhim efektiv përmes mekanizmave të ndihmës së ndërsjellë juridike për të mbështetur hetimet dhe ndjekjet penale që janë në vazhdim”, përfundoi ajo.
Thirrje për mbarimin e mandatit të UNMIK-ut
Gërvalla dhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB kërkuan sërish që të përfundojë mandati i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Gërvalla i bëri thirrje UNMIK-ut që ta trajtojë realitetin në terren pa paqartësi të shtrembëruara.
“Gjuha ka rëndësi, zonja dhe zotërinj. Mënyra se si i përshkruajmë këto akte do të përcaktojë nëse do të mbizotërojë ndëshkimi apo pandëshkueshmëria, nëse agresioni do të inkurajohet apo do të përballët.”
Ajo shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe bashkëpunimit.
“Megjithatë, paqja nuk është ruajtur kurrë duke toleruar agresionin. Ajo është ruajtur gjithmonë duke e përballuar drejtpërdrejt”, shtoi ajo.
Përfaqësuesi amerikan tha se SHBA-ja i njeh përpjekjet e mëparshme të UNMIK-ut në Kosovë për nxitjen e dialogut dhe reformën ligjore, por shtoi se ka ardhur koha për reduktimin e pranisë së UNMIK-ut. Ai rekomandoi që UNMIK të fillojë transferimin e funksioneve të saj tek agjencitë e tjera të OKB-së në terren që janë më të përshtatshme për këtë punë, në mënyrë që procesi drejt mbylljes përfundimtare të misionit të jetë i qëllimshëm dhe gradual, e jo i papritur.
UNMIK, tha ai, është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës, me 81% të buxhetit të tij që shkon për paga të stafit.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të zhdukur shpenzimet e panevojshme në organizatat ndërkombëtar”, tha ai.
Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë. Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës. UNMIK-u, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, i ka bartur të gjitha kompetencat tek institucionet vendore. Institucionet e Kosovës kanë kërkuar më herët që misioni i UNMIK-ut të reformohet dhe të mbetet vetëm si zyrë përfaqësuese e OKB-së në Kosovë./REL -

“Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt”/ Ambasadori britanik ultimatum: Serbia të japë llogari për sulmin…
Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara tha se si përkrahës i shtetësisë së Kosovës, mirëpresin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia, teksa i inkurajoi të gjitha shtetet që s’e kanë bërë, ta bëjnë sa më parë.
“Si përkrahëse e shtetësisë së Kosovës, e mirëpresim njohjen së voni të Kenias. Inkurajojmë të gjithë ata që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më shpejt. Derisa raporti i Sekretarit të Përgjithshëm thekson shumë faktin që ka presion tek serbët në Kosovë, janë përpjekjet e suksesshme të Kosovës për të rekrutuar policë nga komuniteti serb. Shprehim keqardhje që gjyqtarët dhe prokurorët nga komunitetet joshumicë nuk kanë kërkuar që të rikthehen në institucionet e Kosovës”, tha përfaqësuesi britanik.
Më tej, ai tha se inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, për të arritur një marrëveshje normalizuese dhe ligjërisht obliguese.
“Mirëpresim pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës në zgjedhjet paqësore komunale në periudhën e ardhshme dhe inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me Sorensenin për të arritur një marrëveshje normalizuese dhe ligjërisht obliguese duke zbatuar plotësisht edhe marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit”, tha ai.
Më tej, përfaqësuesi i Britanisë i kërkoi Serbisë që të dërgojë para drejtësisë autorët e sulmeve të KFOR-it, atij në Banjskë dhe të bashkëpunojë me Kosovën për t’i identifikuar autorët sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.“I kërkojmë Serbisë që të sjell para drejtësisë gjithë ata që janë përgjegjës për sulmet e KFOR-it dhe sulmin në Banjskë dhe të bashkëpunoj për të hetuar dhe identifikuar ata që e kanë kryer sulmin në Ibër-Lepenc”.
“Duke marrë parasysh kushtet në terren që s’janë aspak të afërta me vitin 1999, kërkojmë rishikimin e rolit të UNMIK-ut për të siguruar që të vazhdojë përkrahja për stabilitet dhe siguri në Kosovë, por që reflekton botën e vitit 2025”, tha ai.
Përfaqësuesi i Rusisë e akuzoi Kosovën për “vazhdimin e politikës së saj drejt dëbimit të banorëve serbë” pasi Kosova, ndër të tjera, ndaloi përdorimin e dinarit serb. Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të ndikojë mbi Prishtinën, duke theksuar se ndërmjetësimi i BE-së ka dështuar plotësisht në dialog. Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian u bëri përsëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes se vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“BE-ja e mirëpret faktin që Kosova dhe Serbia ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe zotimin e tyre për angazhim konstruktiv në proces për të ecur përpara shpejt”, shtoi ai.
Ai shtoi se nga Kosova pritet themeli i Asociacionit, ndërsa nga Serbia njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës. -

Kosova dhe Serbia këmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku të martën vonë u diskutua për raportin gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për misionin e OKB-së në Kosovë.
Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë, Donika Gërvalla, tha se Serbia “nuk ka ndryshuar” dhe se ajo po i vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar demokracinë e Kosovës, “jo vetëm përmes retorikës, por përmes veprimeve konkrete dhe të dhunshme që e rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon”.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, u ankua se gjendja e serbëve në Kosovë “po përkeqësohet” dhe “serbët po e paguajnë çmimin”.Gërvalla tha se “në shtator 2023 Kosova ishte cak i një inkursioni të armatosur nga një grup paramilitar të mbështetur nga Serbia dhe të udhëhequr nga Millan Radoiçiq”.
“Banjska ishte akt paramilitar nga një shtet në një shtet tjetër, Ibër-Lepenci ishte sulm i gradës ushtarake nga një shtet në infrastrukturën kritike të një shteti tjetër”, tha Gërvalla.
Një polic u vra dhe tre sulmues në shtator të vitit 2023 kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës. Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë së serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit – e mori përgjegjësinë për sulmin.
Kosova e akuzon Serbinë se qëndron prapa sulmit në Banjskë dhe pas shpërthimit që dëmtoi kanalin e ujit në veri në fund të vitit 2024. Serbia i ka mohuar akuzat.
Gërvalla kërkoi përsëri që Serbia ta ekstradojë Radoiçiqin, ndaj të cilit autoritetet kosovare kanë ngritur aktakuzë.
Ndërkohë, Gjuriq tha se nuk është në gjendje t’i “listojë të gjitha veprimet e njëanshme nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti”.
“Në muajt e fundit Prishtina i ka përshkallëzuar fushatën për t’i shpërbërë sistematikisht institucionet serbe në gjithë ‘Kosovën dhe Metohin’. Këto nuk janë gjeste simbolike, ato kanë pasoja të drejtpërdrejta për njerëzit. Pagat, pensionet dhe ndihma sociale për mijëra familje serbe janë ndërprerë. Mjetet për mbijetesë për shumë bashkatdhetarë tanë janë vënë në rrezik”, tha Gjuriq.
Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur shumicën e institucioneve që funksionojnë brenda sistemit serb gjatë vitit të kaluar, me argumentin se puna e tyre është e paligjshme, por Beogradi zyrtar ka vazhduar t’iu japë paga.
Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, si paga, pensione, ndihmë sociale, shtesa për fëmijë, prindër, e të ngjashme.
Gjuriq pretendoi se serbët janë duke ikur nga Kosova dhe se sulmet ndaj tyre kanë shënuar rritje, pa dhënë ndonjë provë.
“Prej se Kurti erdhi në pushtet, 20 për qind e serbëve kanë ikur nga Kosova. Sulmet ndaj serbëve janë rritur për 15 për qind. Mos të harrojmë se më shumë se 200.000 serbë janë zhvendosur nga viti 1999 dhe vetëm 2 për qind janë rikthyer”, tha ai.
Kryediplomati kërkoi gjithashtu që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si zgjidhje për telashet e serbëve në Kosovë.
“Kur do të themelohet Asociacioni i komunave me shumë serbe? Veprimet e Kurtit tregojnë qartë se nuk ka vullnet për këtë”, tha ai.
Ai shtoi se “dialogu mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara, por ai duhet të ndërtohet mbi besim”.
Reagimet nga vendet e huaja
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, John Kelley, tha se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë për uljen e tensioneve, të përmbahen nga masa që përshkallëzojnë situatën dhe të ndërtojnë paqe e stabilitet mes tyre dhe në rajonin më të gjerë, si themel për një të ardhme më të begatë.
“Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë”, tha Kelly.
Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Amerika dhe komuniteti ndërkombëtar janë më të sigurt kur vendet i zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore dhe më të begatë kur krijojnë klimë për zgjerimin e tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare”, nënvizoi ai.
Përfaqësuesi i Rusisë e akuzoi Kosovën për “vazhdimin e politikës së saj drejt dëbimit të banorëve serbë” pasi Kosova, ndër të tjera, ndaloi përdorimin e dinarit serb.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të ndikojë mbi Prishtinën, duke theksuar se ndërmjetësimi i BE-së ka dështuar plotësisht në dialog.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian u bëri përsëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes se vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“BE-ja e mirëpret faktin që Kosova dhe Serbia ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe zotimin e tyre për angazhim konstruktiv në proces për të ecur përpara shpejt”, shtoi ai.
Ai shtoi se nga Kosova pritet themeli i Asociacionit, ndërsa nga Serbia njohja e dokumenteve dhe simoleve të Kosovës.
Rusia tha se është veçanërisht e shqetësuar për marrëveshjen e mbrojtjes mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.
Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar tha se vendi i tij mbetet një mik i përkushtuar i Kosovës dhe mbështet aspiratat e saj euroatlantike dhe ndërtimin e një demokracie shumetnike.
Londra zyrtare mirëpriti gjithashtu njohjen e Kosovës nga Kenia dhe inkurajoi shtetet që ende nuk e kanë bërë këtë hap, të njohin pavarësinë e saj.
Në fjalimin e tij, përfaqësuesi britanik vlerësoi përpjekjet për përfshirjen e pakicave në polici, por shprehu keqardhje që nuk ka pasur kërkesa për reintegrim nga gjyqtarë apo prokurorë serbë.
Ai shprehu pritshmëri që serbët e Kosovës të marrin pjesë në mënyrë aktive në zgjedhjet e ardhshme lokale në fund të këtij viti.
Mbretëria e Bashkuar bëri thirrje për angazhim konstruktiv të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe kërkoi që Serbia të sjellë para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj trupave të KFOR-it dhe në Banjskë.
Edhe Kina shprehu shqetësim për mbylljen e institucioneve serbe nga autoritetet e Kosovës dhe tensionet në veri. Ai i bëri thirrje Prishtinës të ndalë veprimet e njëanshme, përfshirë ndalimin e dinarit dhe kërkesat për dokumente dhe targa, si dhe të kthehet në dialog konstruktiv.
Në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i Sllovenisë tha se, sipas raporteve, situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, megjithëse kanë ndodhur disa incidente serioze.
Ai përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, duke i cilësuar ato si paqësore, konkurruese dhe gjithëpërfshirëse – një hap pozitiv drejt forcimit të demokracisë në vend. Po ashtu, mirëpriti bisedimet e fundit mes zyrtarëve të BE-së dhe liderëve politikë të Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se viti 2025 duhet të jetë një fillim i ri për dialogun Kosovë–Serbi, duke u bërë thirrje udhëheqësve që të angazhohen në dialog konstruktiv, të krijojnë besim të ndërsjellë dhe të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese.
Sllovenia kërkoi shmangie të veprimeve të njëanshme dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet, veçanërisht për komunitetin serb të Kosovës.
Sllovenia dënoi fuqishëm sulmin në kanalin Ibër-Lepenc në nëntor dhe atë në Banjskë në shtator 2023, duke kërkuar përgjegjësi për autorët.
Raporti gjashtëmujor i UNMIK-ut
Gjatë prezantimit të raportit gjashtëmujor, që mbulon periudhën nga shtator 2024 – mars 2025, administratorja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, tha se Kosova mbajti zgjedhje paqësore dhe gjithëpërfshirëse më 9 shkurt dhe se ajo pret me padurim formimin në kohë të qeverisë së re, duke njohur se kjo mund të kërkojë negociata komplekse.
“Pasi të jetë formuar, është thelbësore që të merren hapa konkretë për të vënë në prioritet mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, si dhe zbatimin e angazhimeve të marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe avancimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, tha Ziadeh.
Ajo shtoi se në mars e vizitoi veriun e Kosovës, ku përfaqësues të shoqërisë civile, udhëheqës politikë dhe të tjerë kanë theksuar mungesën e vazhdueshme të besimit, veçanërisht ndaj institucioneve, duke ndarë gjithashtu shqetësime për të ardhmen, duke pasur parasysh kontekstin aktual politik dhe zhvillimet në rajon dhe më gjerë.
“Megjithatë, ata nuk e panë asnjë alternativë tjetër përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe theksuan nevojën që serbët e Kosovës të rikthejnë ndjenjën e përfaqësimit përmes një sistemi të vetëmenaxhimit brenda Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, theksoi ajo.
Ajo e dënoi sulmin në Ibër-Lepenc dhe përsëriti thirrjen e saj për një hetim gjithëpërfshirës dhe transparent për të identifikuar dhe nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit.
“I bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të veprojnë me përgjegjësi, të shmangin përshkallëzimin dhe të bashkëpunojnë për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, nënvizoi ajo.
Ziadeh gjithashtu përsëriti rëndësinë e garantimit të përgjegjësisë për “incidentin serioz të sigurisë” në Banjskë, përmes procedurave të drejta dhe të pavarura gjyqësore.
“Ky rast, së bashku me sulmin në Ibër-Lepenc, theksojnë nevojën për angazhim efektiv përmes mekanizmave të ndihmës së ndërsjellë juridike për të mbështetur hetimet dhe ndjekjet penale që janë në vazhdim”, përfundoi ajo.
Thirrje për mbarimin e mandatit të UNMIK-ut
Gërvalla dhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB kërkuan sërish që të përfundojë mandati i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.
Gërvalla i bëri thirrje UNMIK-ut që ta trajtojë realitetin në terren pa paqartësi të shtrembëruara.
“Gjuha ka rëndësi, zonja dhe zotërinj. Mënyra se si i përshkruajmë këto akte do të përcaktojë nëse do të mbizotërojë ndëshkimi apo pandëshkueshmëria, nëse agresioni do të inkurajohet apo do të përballët.”
Ajo shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe bashkëpunimit.
“Megjithatë, paqja nuk është ruajtur kurrë duke toleruar agresionin. Ajo është ruajtur gjithmonë duke e përballuar drejtpërdrejt”, shtoi ajo.
Përfaqësuesi amerikan tha se SHBA-ja i njeh përpjekjet e mëparshme të UNMIK-ut në Kosovë për nxitjen e dialogut dhe reformën ligjore, por shtoi se ka ardhur koha për reduktimin e pranisë së UNMIK-ut.
Ai rekomandoi që UNMIK të fillojë transferimin e funksioneve të saj tek agjencitë e tjera të OKB-së në terren që janë më të përshtatshme për këtë punë, në mënyrë që procesi drejt mbylljes përfundimtare të misionit të jetë i qëllimshëm dhe gradual, e jo i papritur.
UNMIK, tha ai, është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës, me 81% të buxhetit të tij që shkon për paga të stafit.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të zhdukur shpenzimet e panevojshme në organizatat ndërkombëtar”, tha ai.
Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.
Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës. UNMIK-u, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, i ka bartur të gjitha kompetencat tek institucionet vendore.
Institucionet e Kosovës kanë kërkuar më herët që misioni i UNMIK-ut të reformohet dhe të mbetet vetëm si zyrë përfaqësuese e OKB-së në Kosovë. -

Gërvalla në Këshillin e Sigurimit kërkon përfundimin e misionit të UNMIK-ut
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i trajtojë seriozisht veprimet destabilizuese të Serbisë kundër Republikës së Kosovës dhe, njëkohësisht, ta ndalojë logjikën e mohimit e relativizimit të krimeve të rënda që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan.Duke folur lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku, Ministrja Gërvalla deklaroi se ‘ky nuk ishte thjesht një incident i izoluar’, por një akt i planifikuar agresioni me bazë në Serbi dhe i kryer nga grupe paramilitare të udhëhequra nga terroristi Milan Radoiçiq, një person i lidhur ngushtë me elitën politike serbe, shkruan A2 CNN.“Ta quash këtë një ‘incident serioz sigurie, siç e përshkruan raporti i UNMIK-ut, është shtrembërim i hapur i realitetit. Ky ishte një akt i pastër agresioni i sponsorizuar, armatosur dhe mbështetur nga Serbia. Ishte terrorizëm shtetëror. Ishte akt lufte,” u shpreh Ministrja Gërvalla.Tutje, ministrja vuri theksin edhe mbi sulmin e 29 nëntorit 2024 ndaj kanalit Ibër-Lepenc, një sulm ky që kishte për objektiv infrastrukturën kritike civile dhe që rrezikoi jetën e mijëra qytetarëve.Ministrja Gërvalla deklaroi se Serbia ka refuzuar të bashkëpunojë në hetime, përkundër deklarimeve të saj publike. Gjithashtu, Ministrja e ka kritikuar raportimin e UNMIK-ut, duke e cilësuar të njëjtin si të njëanshëm dhe në shpërputhje me realitetin në terren.“UNMIK-u nuk po e dëmton më Kosovën, po e dëmton kredibilitetin e Kombeve të Bashkuara. Ndryshe nga agjencitë e tjera të OKB-së që janë partnere të vërteta, UNMIK-u është kthyer në një pengesë për të vërtetën,” ka deklaruar ajo.Duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për drejtësi, Ministrja Gërvalla ka kërkuar që Serbia t’ia dorëzojë autoriteteve kosovare Milan Radoiçiqin dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist, dhe të ndalet mbështetja shtetërore për strukturat kriminale në Kosovë.Në përmbyllje, ministrja ka deklaruar se Republika e Kosovës është një demokraci e konsoliduar, që i respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe është model për stabilitet në rajon. Megjithatë, ka shtuar ajo, pa drejtësi dhe pa emërtim të saktë të krimeve, paqja do të mbetet e brishtë.
-

Picula sulmon ashpër Serbinë: Janë ulur në katër karrige, me këtë lidership nuk mund të hyjnë në BE
Serbia është vendi më me ndikim në mesin e vendeve kandidate për anëtarësim, por nuk është reale që të hyjë në Bashkimin Evropian me lidershipin aktual, i cili është ulur në katër karrige, u tha në një konferencë për shtyp të përfaqësuesve socialdemokratë përgjegjës për zgjerimin. “Është mendimi im i sinqertë se ambicia e presidentit Aleksandër Vuçiç nuk është të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, sepse kjo do të nënkuptonte se ai dhe opsioni i tij duhet të respektojnë rregullat dhe standardet shumë strikte të BE-së në lidhje me sistemin demokratik, lirinë e medias, minoritetet dhe çështje të tjera. Në vend të kësaj, ai po luan lojërat e veta,” tha Tonino Picula , Parlamentari Evropian i Serbisë.
Picula, së bashku me deputeten belge Kathleen Van Brempt , e cila është përgjegjëse për zgjerimin në klubin parlamentar të socialdemokratëve, dhe raportuesin për Shqipërinë, deputetin austriak Andreas Schieder, folën për rolin e zgjerimit në kontekstin aktual gjeopolitik. Përfaqësuesi socialdemokrat kroat tha se Serbia po udhëheq të ashtuquajturën politikë të jashtme multivektoriale. “Ka katër shtylla të politikës së jashtme serbe – Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, dhe nuk mendoj se është e mundur të ulemi në katër karrige gjatë gjithë kohës. Unë nuk mendoj se ne ndajmë vlerat dhe qëllimet gjeopolitike me Kinën dhe Rusinë në shumicën e fushave, aq më pak me Shtetet e Bashkuara”, tha Picula. I pyetur nëse Serbia mund të hyjë në Bashkimin Evropian me lidershipin aktual, Picula është përgjigjur negativisht, duke theksuar se është e pamundur të ketë ambicie për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2026, pa një ndryshim rrënjësor të pozicionit dhe sjelljes. -

Një mjek në krye të qeverisë së re serbe, Vuçiç befason me zgjedhjen, kush është “pasardhësi” i Vuçeviç
Marsela SHYTIA
Në Serbi, ka marrë fund enigma për qeverinë e re, pas shumë muajsh trazirash në vend. Përfaqësues për përbërjen e qeverisë së re serbe është Dr. Đjuro Macut, ka bërë të ditur mbrëmjen e djeshme në një konferencë për media në Pallatin e Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi ka dëgjuar mendimet e përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore. Në konsultime nuk morën pjesë partitë e opozitës parlamentare, propozimi i të cilave është formimi i qeverisë kalimtare. Vuçiç tha se qeveria e re e Serbisë do të zgjidhet deri në fund dhe do të jetë detyrë e madhe për ta që të vazhdojnë të ruajnë paqen dhe të mos përdorin forcën deri në momentin e fundit.
Një mjek në krye të qeverisë
Presidenti tha se beson se Macut mund të përmbushë postin e kryeministrit dhe përshkroi shkurtimisht biografinë e tij. “Një burrë jashtëzakonisht trim, shumë i qetë, tolerant, i duruar dhe ndoshta eksperti më i madh në fushën e endokrinologjisë nga Vjena në Stamboll. Shteti i Serbisë është krenar që pas Blagoj Neshkoviçit ka një njeri të tillë. Ai ishte mjeku i fundit që ka qenë kryeministër nga viti 1945 deri në vitin 1948. Për herë të parë do të kemi një mjek në krye të qeverisë, kështu që kur Evropa të ketë Komisionin Evropian dhe një pediatër në krye të qeverisë së saj, besoj se Serbia do të arrijë sukses të madh dhe ky është njeriu i bisedës”, tha Vuçiç. Siç tha ai, Macut është udhëheqës i Departamentit për tumore të sistemit endokrin dhe sindroma të kancerit të trashëguar në Klinikën për Endokrinologji, Diabet dhe Sëmundje Metabolike, QKUK Serbi.
Ai shtoi se Macut është organizator i Simpoziumit Shkencor Ndërkombëtar për Sindromën e Vezoreve Polikistike dhe Shëndetin e Grave të mbajtur në Beograd në 2012, 16, 20 dhe 24. “Është iniciator dhe organizator i master class-it në Beograd në endokrinologji klinike, diabeti dhe metabolizëm. Nga viti 2016 është anëtar i Komitetit të Lartë të Shoqatës Evropiane të Endokrinologjisë”, tha ndër të tjera Vuçiç.
Kriza në Serbi
“Në vendin tonë dhe në Serbinë tonë nevojiten unitet, paqe dhe stabilitet. Për shkak të tensioneve që ekzistojnë në shoqërinë tonë, ne nuk jemi në gjendje t’i shohim të gjitha rreziqet dhe problemet. Situata në rajon është shumë e vështirë, veçanërisht situata politike në Republika Srpska dhe Bosnje-Hercegovinë, ku janë miratuar vendime kundër Presidentit, Kryetarit të Kuvendit në fillim”, tha Vuçiç. Siç shtoi ai, Serbia është e ekspozuar ndaj sulmeve të hapura, si nga Sarajeva, sepse është e nevojshme të shkatërrohet dhe dobësohet Serbia. “Në 10 ditët e mëparshme kam biseduar në të gjitha nivelet për të gjetur një zgjidhje brenda Bosnjë-Hercegovinës, cilado qoftë ajo, një zgjidhje që nuk do të poshtërojë asnjë palë, që do të sjellë stabilitet afatgjatë”, theksoi Vuçiç dhe shtoi se është e vështirë të presësh gjëra më të mira dhe më të lehta në periudhën e ardhshme. Ai vuri në dukje se çdo vendim për arrestimin e Milorad Dodik do të ishte katastrofik, si për të gjithë rajonin dhe sigurisht për Serbinë. Ai vuri në dukje se Serbia do të vazhdojë ta mbështesë edhe në të ardhmen.
Dorëheqja e Vuçeviç
Presidenti i Serbisë, ndërkaq, ditët e kaluara ka zhvilluar konsultime me partitë parlamentare për formimin e qeverisë, pasi kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, në fund të janarit të këtij viti dha dorëheqje nga posti i tij. Gjendja pas tyre është e tillë që pothuajse asnjë listë zgjedhore nuk mbështeti zgjedhje të reja. Parlamenti serb konfirmoi dorëheqjen e Vuçeviçit më 19 mars, kur filloi të mbaronte afati ligjor për formimin e qeverisë së re serbe. Sipas rregullores, nëse brenda 30 ditëve nga shpallja e dorëheqjes nuk formohet qeveria e re, shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
-

Çfarë mjete të reja mund të përdoren në dialogun Kosovë-Serbi?
Paralajmërimi i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, se do të shqyrtojnë mjete alternative ndaj dialogut, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të bëjnë hapa drejt normalizimit të raporteve, po konsiderohet se mund të prodhojë rezultate konkrete në këtë proces.Përkundër që ka paqartesi se çfarë instrumente mund të përdoren, njohësit e dialogut potencojnë nevojën që Bashkimi Evropian të ndryshojë strategjinë për këtë proces, pasi i njëjti deri më tani nuk ka sjell asgjë.Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, javën e ardhshme do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, por jo edhe Kosovën.Ajo do të qëndrojë më Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.Kryediplomatja evropiane ditë më parë potencoi se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe se po mbledhin ide që të dalin me një propozim për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.Në lidhje me këtë qasje të Kallas, ish diplomatja kosovare, Alma Lama, thotë për KosovaPress se kjo është një pikëpamje dhe energji e re që mund të sjell rezultate praktike në dialogun Kosovë-Serbi.“Se kam të qartë se cilin instrument do të përdorë Bashkimi Evropian dhe zonja Kallas. Është e rëndësishme se ajo e shikon se është e nevojshme ndërrimi i strategjisë për dialogun Kosovë-Serbi dhe që do të prodhonte më shumë rezultate. Dialogu përveç marrëveshjeve në letër nuk ka prodhuar ndonjë gjë dhe mbi të gjitha s’ka lëvizur aspak pozicionin e Serbisë drejt njohjes së Kosovës. Por në anën tjetër Serbia nuk është ndëshkuar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në fundin e ditës ky është instrumenti që ka në dorë Bashkimi Evropian, të kushtëzojë anëtarësimin. Kushtëzimi i anëtarësimit lidhet edhe me fondet e BE-së, ku Serbia vazhdon të përfitojë fonde të shumta nga BE-ja. As kjo politikë nuk është se është përdorur ndonjëherë ndaj Serbisë, sidomos kur ka ndërmarrë veprime që kanë cenuar sigurinë në Kosovë… E rëndësishme është që zonja Kallas vjen me një energji të re, pikëpamje të re sa i përket ridizajnimit të dialogut dhe do të shohim sesi ndodh kjo”, thotë ajo.
Në anën tjetër, analisti politik, Seb Bytyçi, thotë për KosovaPress se kryediplomatja e BE-së duhet të drejtojë presionin politik më shumë kah Serbia pasi është ajo që s’po implementon marrëveshjet e arritura.Sipas tij, nëse BE-ja përdorë “kushtëzimin ekonomik” si instrument në dialog kjo nuk do t’i shkonte në favor Kosovëë.“Theksi ishte te normalizimi jo përmes dialogut. Fatkeqësisht deri tash e vetmja alternativ që është provuar është te fokusi te marrëveshjet ekonomike, por nuk është diçka që i shkon në favor Kosovës. Shpresoj që kur zonja Kallas flet për normalizim jo përmes dialogut shpresoj që se ka fjalën për ndonjë iniciativë ekonomike, pasi s’i shkon përshtati Kosovës. Ajo çka është më logjikshme dhe që është e domosdoshme pas zhvillimeve në arenën ndërkombëtare është që të ketë njohje nga BE-ja si organizatë dhe BE-ja të fillojë të trajtojë marrëveshjen dhe obligimet si punë e kryer dhe mos të pritet që të zvarriten gjërat. Është e qartë se Serbia nuk synon të implementojë marrëveshjen”, deklaron Bytyçi.Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në shkurt të vitit 2023 kanë arritur marrëveshjen bazë në Bruksel, ndërkaq pas një muaji, me 18 mars janë pajtuar për aneksin e zbatimit të saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, zbatimi i saj ende nuk shihet në horizont.Kosova vazhdimisht ka akuzuar Serbinë se po shkel marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Madje, sipas institucioneve kosovare, Serbia praktikisht është tërhequr nga kjo ujdi në dhjetor të vitit 2023, kur i ka dërguar letër Brukselit zyrtar se ka vija të kuqe kur është fjala për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën./kp/