Gjenerali Clark gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Hagës, u pyet për tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve në korrik të vitit 1999 në qytetin e Mitrovicës. Ai tha se “nuk kam menduar asnjëherë që UÇK-ja” ka organizuar trazira, por pohoi se ka pasur presion që shqiptarët të nxirreshin nga pjesa veriore e lumit Ibër.
“Nuk mendoj se ka qenë e organizuar. Nuk e kam pasur kurrë përshtypjen se kjo ka qenë e organizuar nga UÇK-ja. Këto ishin grupe individuale”, tha Clark.
Ai kujtoi se ishte ankuar te sekretari i atëhershëm i NATO-s dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Francës, pasi atje ishin të dislokuar trupat franceze të KFOR-it, për shkak, siç u shpreh, përpjekjes së serbëve për ta spastruar nga shqiptarët pjesën veriore të Ibrit.
“Jam takuar me ministrin [e Mbrojtjes të Francës, Alain] Richard që më tha jo u kemi dhënë urdhër trupave franceze që të mbrojnë serbët në atë zonë dhe të mbështesin ata. Kemi pasur vështirësi për këtë. Por kështu funksionojnë trupat e NATO-s. Më vonë kam çuar përforcime atje në mënyrë që shqiptarët të mund të jetojnë atje”, tha Clark.
Tag: serbëve
-

Gjenerali Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës
-

“Do të përkeqësohen marrëdhëniet!”, mosbesimi midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë mbetet i thellë
Ndasia midis komunitetit serb dhe atij shqiptar në Kosovë vazhdon të jetë e thellë, ndërsa marrëdhëniet ndërmjet tyre rëndohen edhe më shumë nga mosbesimi i madh, sipas një hulumtimi të organizatës joqeveritare Qendra për Veprime Shoqërore (CASA).
Hulumtimi me titullin “Raporti mbi indeksin e besimit për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë”, u prezantua më 13 nëntor në Prishtinë. Në këtë hulumtim u anketuan 800 veta, 500 nga komuniteti shqiptar dhe 300 nga ai serb. Hulumtimi bazohet në perceptimet e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë për njëri-tjetrin, faktorët kryesorë që ndikojnë në marrëdhëniet e tyre dhe perspektivat për përmirësimin e tyre.
Më shumë se gjysma e të anketuarve nga komuniteti serb, mbi 51 për qind, besojnë se marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë do të përkeqësohen më tej, ndërsa rreth 28 për qind e shqiptarëve mendojnë të njëjtën gjë. Studimi tregoi gjithashtu se të dy komunitetet – mbi 70 për qind e të anketuarve – besojnë se tensionet politike midis Beogradit dhe Prishtinës kontribuojnë në përplasjet ndëretnike. Po ashtu, 79.6 për qind e të anketuarve shqiptarë e konsiderojnë Qeverinë e Serbisë si nxitëse të tensioneve, ndërsa 74.5 për qind e serbëve mendojnë se për këtë është përgjegjëse Qeveria e Kosovës. Kur bëhet fjalë për faktorët që do të ndihmonin paqen dhe stabilitetin, mbi 62 për qind e serbëve besojnë se kjo do të ishte autonomia e tyre, ndërsa mbi 44 për qind e shqiptarëve mendojnë se zgjidhja është integrimi i serbëve në shoqërinë kosovare.
Miodrag Marinkoviq, drejtor i CASA-s, vlerësoi se rezultatet e indeksit të besimit tregojnë se marrëdhëniet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve janë të dëmtuara, dhe për këtë, në masë të madhe, përgjegjës janë politikanët nga Kosova dhe Serbia. Ai theksoi se “politika populiste” që ndjekin të dyja palët ndikon negativisht në bashkëjetesë, në jetën e njerëzve të zakonshëm, në përditshmërinë e tyre dhe në procesin e pajtimit.
“Çlirimi nga frika dhe iluzionet është rruga drejt bashkëjetesës”Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit Musine Kokalari në Prishtinë, gjatë një diskutimi në panel tha se komunitetet shqiptare dhe serbe në Kosovë përballen me dy problemet më të mëdha në lidhje me bashkëpunimin dhe bashkëjetesën: “jetojnë në frikë dhe në iluzion të ndërsjellë”.
“Sipas tij, iluzioni te shqiptarët e Kosovës bazohet në idenë se Kosova është shtet shqiptar, që u përket shqiptarëve, ndërsa te serbët ekziston iluzioni se Kosova do të kthehet në kuadër të Serbisë. Nuk po flas për të gjithë shqiptarët apo serbët, por për Ai shtoi se ekziston një frikë e vazhdueshme mes këtyre komuniteteve – shqiptarët kanë frikë se Serbia mund të sulmojë Kosovën, ndërsa serbët se vendimet e autoriteteve kosovare mund t’i rrezikojnë.
Marigona Shabiu, drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR Kosova, theksoi se sulmi në Banjskë në vitin 2023 ndikoi ndjeshëm në polarizimin e shoqërisë në Kosovë, por edhe “veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës”, të cilat, sipas saj, kanë cenuar komunitetet joshumicë pasi nuk u është ofruar një zgjidhje alternative. Në sulmin e armatosur të serbëve në Banjskë, në veri të Kosovës, u vra një polic kosovar, ndërsa më pas edhe tre sulmues. Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.
Nga ana tjetër, autoritetet e Prishtinës, që nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022, kanë punuar aktivisht për vendosjen e kontrollit shtetëror në veri të Kosovës, përmes mbylljes së institucioneve të Serbisë, ndalimit të dinarit serb, targave serbe e masave të ngjashme. Komuniteti ndërkombëtar ka kritikuar shumicën e këtyre hapave, pasi shumë serbë në veri marrin paga nga buxheti i Serbisë dhe gëzojnë të drejta përmes sistemit institucional serb. Darko Dimitrijeviq, kryeredaktor i Radios Goraždevac, konsideron se për përkeqësimin e marrëdhënieve etnike përgjegjës janë kryesisht Beogradi dhe Prishtina, pasi vazhdimisht e fajësojnë njëri-tjetrin për gjendjen e keqe në shoqëri.
“Ai narrativ toksik, ajo komunikim toksik, po vëzhgohet me shumë indiferencë nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai, duke shtuar se për këtë arsye edhe ajo mban një pjesë të përgjegjësisë. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, gjatë të cilit janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar në kurrë.
Po ashtu, dialogu politik është bllokuar që nga viti 2023, pasi Kosova kërkon përgjegjësi për sulmin e armatosur në Banjskë. Serbia ka mohuar çdo përfshirje në këtë sulm, por refuzon ta dorëzojë Radoiçiqin dhe të tjerët në Kosovë, ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për terrorizëm./rel -

‘Gënjeshtrat për miqësinë kanë marrë fund’/ Dodik konfirmon krisjen e serbëve me Turqinë
Lideri i koalicionit qeverisës në Republikën Srpska (RS), Milorad Dodik, tha sot se dërgimi i armëve nga Turqia në Kosovë nuk është një akt që promovon paqen, por një akt armiqësie të hapur.
“Kur Turqia dërgon dronë në Ballkan, gënjeshtrat për miqësinë dhe marrëdhëniet e mira marrin fund dhe dërgojnë një mesazh neo-osmanizmi”, shkroi Dodik në rrjetin social X.
Ai vlerësoi se “dërgimi i dronëve kamikazë në Prishtinë nuk është bashkëpunim, por një kërcënim brutal për Serbinë dhe serbët dhe mbështetje për Albin Kurtin si eksponenti kryesor i politikës antiserbe dhe kërcënim i drejtpërdrejtë i serbëve”.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse politika e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për forcimin e përhershëm të Forcave të Armatosura Serbe është e vetmja e saktë.
-

“Vjeshtë e nxehtë” për Serbinë, ja dy datat vendimtare që po pret qeveria në Beograd
Marsela SHYTIA
Tetori mund të jetë një muaj me ndryshime të rëndësishme kur bëhet fjalë për serbët në Kosovë dhe në Republikën Serbe, pasi zgjedhjet lokale në Kosovë janë planifikuar për 12 tetor, dhe një referendum mbi vendimin e gjykatës së BiH dhe KQZ-së atje për të revokuar mandatin e Milorad Dodik, presidentit të Republikës Serbe, është planifikuar për 25 tetor. Analistët e nedias serbe “Blic” besojnë se edhe atëherë do të jetë e vështirë të qetësohen tensionet sepse Prishtina dhe Sarajeva duan të arrijnë qëllimet e tyre përpara se “marrëdhëniet globale të zhvillohen negativisht për ta”. Tensionet në Kosovëdhe në BiH duket se po rriten duke plotësuar njëra-tjetrën në javët e fundit, pasi si Prishtina ashtu edhe Sarajeva bëjnë hapa pas të cilëve serbët kanë pak hapësirë për manovrim përveçse të mbështeten në një rezultat të mirë në kutitë e votimit në mesin e vjeshtës.
Vjeshtë e nxehtë për Serbinë
Diplomati Zoran Milivojeviç vlerëson për gazetën “Blic” se tetori me siguri do të jetë një muaj interesant si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë. “Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Metohinë në kuptimin strategjik, është shumë e rëndësishme që serbët nga veriu i Kosovës të kthehen në pushtet në komunat me shumicë serbe pas zgjedhjeve lokale. Në këtë mënyrë, do të krijohen përsëri kushtet për të formuar Unionin e Komunave Serbe dhe për të rinovuar dialogun me Prishtinën. Gjithashtu, me kthimin e serbëve në institucione, do të jetë e mundur të garantohet më me sukses mbijetesa e serbëve në Kosovë”, thotë Milivojeviç. Siç thotë ai, në këtë kuptim është e rëndësishme që u pranua apeli i Listës Serbe, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Sipas tij, kur qeveria serbe të formohet në komunat me shumicë serbe pas zgjedhjeve, është e nevojshme të këmbëngulet në ripërtëritjen e dialogut nën dy kushte: që ZSO-ja dhe formimi i saj të jenë në tryezë dhe për të ndaluar shtypjen e serbëve në Kosovë të kryer nga Vetëvendosja e Kurtit Milivojeviç beson se “pala serbe nuk ka më hapësirë për lëshime në lidhje me Kosovën”.
Dy skenare të ngjashme
Sipas tij, serbët në Republikën Srpska janë në një situatë të ngjashme. “Këtu është vendi ku uniteti është më i rëndësishëm për serbët, jo për shkak të Milorad Dodikut, por për të mbrojtur Dayton-in origjinal dhe pozicionin e serbëve, i cili është garancia e mbijetesës së Republikës Serbe. Ata nuk kanë zgjidhje tjetër. Nga ana tjetër, Sarajeva do të këmbëngulë që vendimet e KQZ-së së BiH të zbatohen dhe që të organizohen zgjedhje për pasardhësin e Dodikut, domethënë, të parandalohet mbajtja e një referendumi në Republikën Serbe”, thotë Milivojeviç. Siç thotë ai, Sarajeva do të vazhdojë të ketë mbështetjen e BE-së. “Brukseli pretendon se referendumi i shpallur është i paligjshëm, por unë nuk e di se si një referendum mund të jetë i paligjshëm diku. Banjaluka mund të përcaktojë me ligje modalitetet e zbatimit të referendumit në mënyrë që të mbrojë vullnetin zgjedhor të serbëve”, beson Milivojeviç. Kur shikon gjithçka, Milivojeviç nuk është optimist se situata në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë do të qetësohet në tetor. “Diplomacia me siguri do të funksionojë në dy muajt e ardhshëm, do të ketë shumë presion”, analizon Milivojeviç.
Ndërhyrja e Moskës
Nga ana tjetër, Branka Latinoviç, ish-ambasadorja në OSBE, beson se situatat në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë janë të ndryshme. Siç thotë ajo, situata në Bosnjë dhe Hercegovinë është më e ndërlikuar nga “aspektet e brendshme dhe ndërkombëtare”. “Këtu përplasen interesat e Brukselit, Uashingtonit dhe Moskës. Nëse ai këmbëngul në vendimin për të shkuar në referendum në Republikën Srpska, kjo mund të çojë në përkeqësim të situatës sepse në atë rast do të kemi një proces të hapur që nuk e dimë se si do të përfundojë”, pohon Latinoviç. Sipas saj, Moska do të ushtrojë presion mbi BiH përmes zhurmës në Këshillin e Sigurimit, por edhe përmes Beogradit dhe Banja Lukës. Nga ana tjetër, Brukseli dhe Uashingtoni këmbëngulin që vendimet dhe kompetencat e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe KQZ-së së Bosnjës dhe Hercegovinës të respektohen. -

Vuçiç në takim me Sorensenin: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë pas një takimi në Beograd me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE), Peter Sorensen, se është thelbësore që dialogu me Kosovën të “kthehet tek obligimi” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe te mbrojtja e të drejtave të serbëve.
“Politika jonë është politika e paqes, e përkushtuar fuqishëm në kërkimin e zgjidhjeve kompromisi përmes dialogut, por edhe e vendosur dhe e përgjegjshme në mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare”, shkroi Vuçiç më 26 gusht në Instagram, pas takimit me Sorensenin.
Ai shtoi se “përpjekja për ndalim” të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë tregon se “respektimi i të drejtave themelore dhe lirive të veprimit politik të serbëve është i rrezikuar”.Vuçiç theksoi, gjithashtu, se me Sorensenin zhvilloi një bisedë të hapur, të fokusuar në mundësitë për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe mbi sfidat që lidhen me pozitën e serbëve në Kosovë.
Sorensen, pas takimit me Vuçiçin, do të takohet edhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
I dërguari i BE-së për dialogun kishte vizituar Prishtinën më 6 gusht, ku me zyrtarët kosovarë kishte diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
I pyetur nga gazetarët mbi gjendjen aktuale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Sorensen tha shkurt se procesi është “aktiv”.
Marrëveshja për të cilën bëhet fjalë u arrit mes dy palëve në vitin 2023.
Edhe pse nuk është nënshkruar, BE-ja insiston se marrëveshja është detyruese.
Dokumenti prej 11 nenesh, ndër të tjera, parasheh një nivel të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë, njohjen reciproke të simboleve shtetërore, shmangien e bllokimit nga Serbia të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe detyrimin që Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme të arritura në dialog.
Rundi i fundit i dialogut Kosovë–Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së, u mbajt më 10 qershor.
Pas këtij takimi, në nivel të kryenegociatorëve, Sorensen deklaroi se po bëhen përgatitje për një takim në nivel të lartë.
Takim i tillë mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zhvilluar që nga shtatori i vitit 2023.
Ai takim u mbajt pak ditë para se një grup serbësh të armatosur të sulmonte policinë e Kosovës në Banjskë, afër Zveçanit.
Kosova fajëson Serbinë për atë ngjarje, ndërsa Beogradi mohon çdo përfshirje.
Sorensen erdhi në Serbi në mes të një krize politike dhe protestave shumëmujore kundër qeverisë, që shpërthyen pas vdekjes së 16 personave në shembjen e çatisë së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit.
Protestuesit, përveç kërkimit të përgjegjësisë për këtë tragjedi, po ashtu kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kërkesë që autoritetet e refuzojnë. -

Marko Gjuriç, kritikon KQZ-në e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë për të mos certifikuar Listën Serbe në zgjedhje, duke e quajtur këtë një “shembull flagrant të inxhinierisë politike”.Sipas Gjuriçit, ky vendim synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike në Kosovë. “Duke refuzuar kandidaturat e paraqitura siç duhet dhe që plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore, autoritetet në Prishtinë kanë shkelur përsëri sundimin e ligjit dhe kanë zbuluar qëllimin e tyre të vërtetë – të heshtin zërin legjitim të serbëve në Kosovë”, shkruan ambasadori.Ai thekson se masa e marrë bie ndesh me parimet themelore demokratike dhe shkel marrëveshjet e dialogut, ku ishte garantuar e drejta e serbëve për përfaqësim politik autentik. Gjuriç akuzoi autoritetet kosovare se po thellojnë përçarjet dhe po minojnë stabilitetin, në vend që të nxisin bashkëjetesën dhe besimin.Në përfundim, ambasadori serb bëri thirrje për reagim nga partnerët ndërkombëtarë dhe paralajmëroi se Beogradi do të mbrojë me të gjitha mjetet diplomatike dhe ligjore të drejtat dhe dinjitetin e serbëve në Kosovë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë për të mos certifikuar Listën Serbe në zgjedhje, duke e quajtur këtë një “shembull flagrant të inxhinierisë politike”.Sipas Gjuriçit, ky vendim synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike në Kosovë. “Duke refuzuar kandidaturat e paraqitura siç duhet dhe që plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore, autoritetet në Prishtinë kanë shkelur përsëri sundimin e ligjit dhe kanë zbuluar qëllimin e tyre të vërtetë – të heshtin zërin legjitim të serbëve në Kosovë”, shkruan ambasadori.Ai thekson se masa e marrë bie ndesh me parimet themelore demokratike dhe shkel marrëveshjet e dialogut, ku ishte garantuar e drejta e serbëve për përfaqësim politik autentik. Gjuriç akuzoi autoritetet kosovare se po thellojnë përçarjet dhe po minojnë stabilitetin, në vend që të nxisin bashkëjetesën dhe besimin.Në përfundim, ambasadori serb bëri thirrje për reagim nga partnerët ndërkombëtarë dhe paralajmëroi se Beogradi do të mbrojë me të gjitha mjetet diplomatike dhe ligjore të drejtat dhe dinjitetin e serbëve në Kosovë.
-

Si i shokoi historianja serbe-serbët: Mjaft më me gënjeshtra për shqiptarët, ata janë autoktonë
Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve, shkruan historianja serbe Olivera Milosavleviq.
Lexojeni të plotë tesktin e historanes serbe Olivera Milosavleviq, që është nxjerrë nga një punim i gjatë mbi raportet serbo-shqiptare:
“Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […]
Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. […]15823552_921089291355174_6935300768473275820_n
Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava” (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44).
Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve.
Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX.
Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese.
Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”.
Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet.
Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: “Shqiptarët i urrejnë serbët”: ata kanë veti specifike në “karakter” nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy “vetitë” e mëhershme.
Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.
Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët “gjenocid”, “shtypje”, “plaçkitje”, “dhunim”, andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private.
Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të “gjenocidit të planifikuar” ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.
Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë “gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb”, derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe “dëbimin e serbëve nga toka e tyre”, si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe “dhunë brutale”.
Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi, por edhe të një “plani për shkatërrimin e tij fizik”.
Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si “agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste”, qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb “me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike”, dhe “ta përvetësojnë tokën serbe” që “me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb”.
Sipas Bogdanoviqit, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret.
Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).
Për Radovan Samarxhiq “arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët “ua turrin” serbëve “që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër”.
Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me “vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm” (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është “mjegull arkeologjike” me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për “gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm”.
Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. “Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem” (Mladenoviq, 1989:63–69).
Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre.
Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në “nxitjen” e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86).
Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: “Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë”, duke theksuar në veçanti “se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë “manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi”, duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, “frymës primitive fisnore” dhe “frymës myslimane” (Jevtiq, 1992:542–544).
Derisa, sipas Bogdanoviqit, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila “ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë”
Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend “natyrën e egër të arbanasve”, “fuqinë fantastike për riprodhim”, “urrejtjen çnjerëzore”, “orgji të përgjakshme” (N. Samarxhiq, 1990:56, 60).
Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje” të terrorizojnë popullsinë serbe.
Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare “i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë”.
Analiza e ngjarjeve historike si “kthimi i borxheve” këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë “nuk kanë qenë adhurues të regjimit”, megjithatë Joviçiq konstaton “se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk”.
Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, “pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet”.
Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) “sipas mendimeve të ndryshme” është dashur që në vitin 1945 “ta vendosin në një karantinë të veçantë” ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë “armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve”, janë bartës të “shovinizmit dhe racizmit agresiv”, që dëshmon për “pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi”.
Ata ndiejnë “urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve”, e “sjelljen e tyre gjenocidale” e kanë “punë shekullore”. Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153).
Autorët bashkëkohorë shkruajnë për “inferioritetin historik të shqiptarëve” (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për “gjenocidin e hapur ndaj popullit serb”, për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur “plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam” (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë “në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase” (Batakoviq, 1991:38); për “bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe”, ashtu siç ka qenë “gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese” (Jevtiq, 1992:542).
Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve “serbo-shqiptare”, sot thuhet se “paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike”, që është në natyrën “e organizimit primitiv fisnor” (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë “më radikal dhe më mizor nga të tjerët : ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste” (Qosiq, 1992a:64).
Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve.
Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si “armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë” (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur “thika, pluhur dhe plumb” (Bdin, 1903:15).
Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si “kundërshtarët më të flaktë të serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), “armiqtë e serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se “serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: “ (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143).
(Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare)
-

Malcolmi për hendekun e madh mes shqiptarëve dhe serbëve
Pjesë nga libri me shumë autorë, The Case for Kosova – Passage to Independence (titulli i mësipërm është i redaksisë së Telegrafit)Përktheu: Daut Dauti
A është konvertimi i shqiptarëve në myslimanë shkaku kryesor i largimit të tyre nga sllavët?
Pretendimi: Konvertimi masiv i shqiptarëve në Islam besohet se e ka hapur epokën e gënjeshtrave dhe konfliktit ndëretnik dhe ka inauguruar një ndasi të thellë mes dy grupeve, ndarje e cila paraqitet si ndeshje e civilizimeve.
– Nuk ka pasur konflikte mes shqiptarëve dhe serbëve në Mesjetën serbe. Këto probleme kanë filluar vetëm në fund të shek. XVII me intensifikimin e islamizimit të shqiptarëve. (Memorandumi për Kosovën dhe Metohinë i Sinodit të Shenjtë i peshkopëve të Kishës Ortodokse Serbe. Shtator 2003).
– Depërtimi i otomanëve në zemrën e Evropës jug-lindore po ashtu ka shënuar fillimin e përplasjes së gjatë pesë shekullore të dy civilizimeve: evropian (krishterë) dhe të Lindjes se Mesme (Islamik). Konflikti, edhe sot aktiv, është evident edhe në ndeshjen e dy kombeve: serbëve, kryesisht të krishterë ortodoksë, dhe shqiptarëve etnikë, kryesisht myslimanë. (Dushan Batakoviq, ish-ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi në Greqi dhe këshilltar i presidentit Boris Tadiq për Kosovën).
Përgjigja nga Noel Malcolm:
Nga pamja, sugjerimi që del nga kjo pyetje është i besueshëm. Nëse ‘largimi’ ka kuptim më shumë se vetëm dallimi i ndërgjegjjes, nëse ka kuptim të tëhuajsimit apo dyshimit që shpie në armiqësi dhe konflikt, atëherë largimi i përgjithshëm mes dy popujve duket se kjo duhet të jetë bërë deri diku edhe shkaku i përgjithshëm. Religjioni përmban dallimet e përgjithshme mes serbëve dhe shqiptarëve: gati të gjithë serbët janë ortodoksë dhe shumica dërmuese e shqiptarëve në Kosovë janë myslimanë. Në të dy rastet etiketa religjioze mund të nënkuptojë pjesëmarrjen aktive në jetën fetare ose mund t’i referohet vetëm bazës kulturore; shumica e popullatës së sotme urbane nuk shkon as në xhami e as në kishë. Në anën tjetër, gjuha është dallim i përgjithshëm edhe më i madh: shqiptarët, myslimanë e katolikë, flasin shqip. Por, do të ishte e pazakonshme të thuhet se armiqësia mes shqiptarëve dhe serbëve ngritet vetëm nga dallimet gjuhësore; fakti i dallimit nuk çon domosdo në faktin e konfliktit. Patjetër kemi të bëjmë me disa faktorë të tjerë të rrezikut të konfliktit.
Aty ku kemi të bëjmë me atë që thuhet për rrezikun e dallimit religjioz të armiqësisë, ata faktorët tjerë, siç na thonë, gjenden në tërë natyrën e jetës nën sundimin otoman. Të krishterët kishin status ligjor në shoqërinë otomane, por ky status ka qenë i dorës së dytë; ata kanë vuajtur nga disa paaftësi, siç ishte mos pranimi i dëshmive të tyre kundër myslimanëve në gjykatë dhe kanë paguar disa taksa më shumë. Klasa sunduese – mbi të gjitha, pronarët e mëdhenj të tokave, të cilët ushtronin pushtet lokal – kanë qenë myslimanë. Prandaj, serbët e krishterë i urrenin shqiptarët myslimanë.
Edhe pse këtu ka disa të vërteta, nuk ka arsye të mjaftueshme që përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje të justifikohet me ‘Po’. Shtypja nga pashallarët vendas ka qenë fakt i gjallë, por drejtohej edhe ndaj fshatarëve myslimanë sikur edhe ndaj atyre serbë. Shumica dërmuese e serbëve kanë qenë fshatarë që e punonin tokën; shumica e shqiptarëve myslimanë kanë qenë fshatarë qe e punonin tokën; për pjesën më të madhe të periudhës otomane, kushtet e e jetës, sikur edhe problemet, virtualisht kanë qenë të njëjta. Më 1689, që të dy palët, shqiptarët myslimanë dhe serbët, iu bashkuan ushtrisë austriake në Kosovë për të luftuar kundër otomanëve.
Në vitin 1822, rreth 3000 veta morën pjesë në një protestë të madhe ku marshuan nga Kosova deri në Stamboll, për të kërkuar shkarkimin e pashës tiranik në Prishtinë: protestuesit ishin serbë, përfshirë edhe imamët e xhamive vendase. Vetëm kah mesi i shekullit XIX filloi të vepronte ndarja religjioze si vijë e konfliktit të brendshëm politik. Shkaku gjendet në rrethanat gjeopolitike të rajonit: shtetet e reja me identitet të krishterë (Serbia dhe Greqia së pari) kanë qenë të etura për zgjerimin e territoreve. Prandaj, edhe të etura për të aktivizuar papranueshmërinë e popullatës etnike të llojit të vet brenda kufijve të shtetit. Dhe, kur ata i morën territoret e reja, e përzunë apo e keqtrajtuan popullatën myslimane. Perandoria Otomane kaloi në defansivë dhe banorët e krishterë, nga fqinjët e tyre myslimanë, filluan të konsiderohen si potencial i kolonës së pestë. Për disa shqiptarë kjo gjë e krijoi pretekstin e keqtrajtimit të serbëve lokalë.
Reklama
Doktrina nacionaliste serbe e ka theksuar rolin e Kishës Ortodokse si esencial në ndërtimin e identitetit serb. Në anën tjetër, doktrina nacionaliste shqiptare e ka theksuar gjuhën shqipe, duke e pranuar diversitetin religjioz të shqiptarëve. Prandaj, është krijuar një asimetri themelore mes këtyre dy pozitave. Por, doktrina serbe historikisht ka qenë më e rëndësishme: është themeluar më herët, është mishëruar në shtetin serb, shumë para se shqiptarët kishin qeveri të tyre. Dhe, ka qenë ky shtet [Serbia], që më 1912 e okupoi shumicën e territorit të Kosovës dhe e vendosi de facto nën sundim serb. Pra, religjioni në realitet kishte rëndësi, deri në një masë, për shkak se kishte rëndësi në ideologjinë nacionale serbe.
Arsyeja kryesore për ‘largimin’ e serbëve me shqiptarët në Kosovë, pra qëndron në historinë e re politike. Por, pjesa më e rëndësishme e kësaj historie është periudha nga viti 1912 deri më sot. Masakrat ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas pushtimit; keqtrajtimi sistematik ndaj shqiptarëve në periudhat mes luftërave; represaliet vicioze ndaj serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore; represioni i rëndë i periudhës së hershme të Titos; kuasi-apartejdi dhe përzëniet masive në vitet e Millosheviqit: këta janë faktorët më të rëndësishëm për sqarimin e ‘largimit’ bashkëkohor. Në krahasim me këtë, religjioni është vetëm një pjesë në sfond. /Telegrafi/
-

ASNJË MANASTIR DHE KISHË E SHQIPTARËVE NË KOSOVË NUK ËSHTË E SERBËVE DHE SERBISË
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Edhe në vitin 1743 dëshmohet prania e popullit Rasian të Ilirisë, jo e serbëve, një shekull para hartimit të planit sekret të Rusisë dhe Francës “Naçertania” për shfarosjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta etnike!(Mbi njëmijë vjet luftë për mbrojtjen e së vërtetës dhe caktimet e Zotit, për Dardaninë (Kosovën, Rasinë dhe Maqedoninë), nga Shenjt Gjon Dibrani deri te Djajtë e sotëm, mercenarë të sllavëve e grekëve, të “botës serbe” mashtuese dhe ekspansioniste)Për këtë të vërtetë historike ka fakte të panumërta, pavarësisht nga falsifikimet e derisotme të historisë, politike dhe fetare të Serbëve dhe Serbisë, si edhe të historisë së Popullit Shqiptarë dhe të Kosovës nga të huajit dhe mercenarët vendës, sidomos të asaj nga periudha e Mesjetës.Ndër faktet më të rëndësishme janë: 1. Me asnjë tezë shkencore të pranueshme botërisht deri më sot, serbët e sotëm nuk janë popull autokton në Gadishullin Ilirik (Ballkani i sotëm). Edhe vetë studiuesit sllavë (serbë) dhe historiografia zyrtare e popullit të sotëm serbë dhe e Serbisë, janë përqendruar në shumë teza për etnogjenezën e tyre, si atë të prejardhjes Hebraite, Iraniane, Sllave-mongole nga Stepat e Azisë, Karpatiane (Sarmate dhe Skythe) dhe fare pak ngulin këmbë për ndonjë lidhje të mundshme të serbëve me banorët vendës, autoktonë). 2. Pjesa më e madhe e serbëve të sotëm janë banorë vendës të sllavizuar, serbizuar dhe jugosllavenizuar, pjesa më e madhe e tyre nga gjysma e dytë e shek. XIX deri në gjysmën e dytë të shek. XX, përmes ideologjisë nacional shoviniste serbomadhe, me ndihmën e Rusisë dhe aleatëve të saj në Evropë, me zbatimin e Planit sekret “Naçertania” kundër qenies shqiptare, autoktonisë së tyre dhe trojeve etnike historike të shqiptarëve (ilirë-dardanë-albanë). 3. Deri në shek. XVI (gjashtëmbëdhjetë) të erës sonë askush në Evropë nuk ka njohur ndonjë popull të veçantë me emrin Serbë dhe as ndonjë territor me emrin Serbi, por këta banorë janë njohur si Rasianë (Rasi-Raci), të cilët kanë jetuar në Rasinë historike të Dardanisë, e cila ka ekzistuar edhe si Principatë, mbretëri dhe Perandori gjatë Mesjetës. 4. Asnjë shtet, principatë ose mbretëri në Mesjetë nuk ka ekzistuan me emrin Serbi ose e Serbëve, aq më pak ndonjë manastir, kishë, shenjtor ose tempull fetar i krishterë, që ka ndonjë lidhje me serbët dhe me Serbinë, me Jugosllavinë dhe jugosllavizmin, me “botën serbe”, si ide ekspansioniste, serbomadhe, pushtuese, okupatore dhe barbare. 5. Kishat dhe manastiret në gjithë Gadishullin Ilirik (Ballkani i sotëm), pjesë e të cilit historikisht ka qenë edhe Kosova (Dardania antike, Rasia mesjetare dhe Arbëria (Shqipëria e Vjetër), me kryeqendrat e saj Shkupin dhe Nishin, edhe si seli të kishës së lashtë – Justiniane, së paku nga shek. V dhe VI të erës sonë. 6. Asnjëri nga etërit e Kishës së Krishterë, edhe pas ndarjes së saj (skizmës së madhe, më 1054) nuk ka qenë me prejardhje sllave (serbe, jugosllave), që nga Shën Pali, Shën Konstandini, Shën Niketë Dardani, Shën Hieronimi, Shën Gjergji, Shën Sabai (katër të njohur me këtë emër) dhe nuk i kanë shërbyer kësaj ideje, siç propagandohet sot. 7. Asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë qendër e rëndësishme fetare në territoret e pushtuara më vonë nga serbët (sllavët) dhe në territoret ku gjatë shek. XIX, me ndihmën e Rusisë u krijua principata e parë serbe dhe më vonë Mbretëria e Serbisë (më vonë Mbretëri e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, Mbretëri e Jugosllavisë dhe më vonë Federata e Jugosllavisë, shtet i përbashkët e këtyre popujve me shqiptarët, boshnjakët, rasianët e Sanxhakut, malazezët dhe maqedonasit (si komb i ri i krijuar nga viti 1944). 8. Të gjitha selitë e Arkipeshkive dhe Patrikanave, nga zanafilla e përhapjes së krishterimit në Ilirik, gjatë Mesjetës dhe më vonë, kanë qenë në vendbanimet me shumicë të popullsisë shqiptare deri në fillim të shek. XX, si në Stamboll, Nikea, Devoll, Shkup, Pejë, Prizren, Shkodër, Orosh të Mirditës, Serdikë, Pllovdiv (Filibe) etj. 9. Territoret shqiptare të pushtuara me dhunë, terror dhe masakra, pas dëbimit të popullsisë shqiptare shumicë nga i gjithë territori i shtetit të sotëm të Serbisë, sidomos nga Shqipëria e Lashtë, mes Nishit dhe Shkupit, edhe kishat e manastiret e mbetur në duart e pushtuesve në këto vise, si edhe në Kosovë, as kanë qenë ndonjëherë dhe as mund të jenë sot pjesë e historisë së serbëve dhe e shtetit të Serbisë. Mos i prekni veprat dhe mrekullitë e shenjtorëve ilirë-dardanë-albanë, faltoret dhe tempujt e tyre, ku i bëhen lutje Zotit mbi dymijë vjet, se ju dënon Zoti, Natyra dhe Historia, nga nuk e kujtoni! Abdulla Mehmeti AKADEMIK
