Tag: serbe

  • Sulmohet posta e Kosovës në Zveçan, dëme materiale nga shpërthimi i granatës. Kurti akuzon Serbinë

    Sulmohet posta e Kosovës në Zveçan, dëme materiale nga shpërthimi i granatës. Kurti akuzon Serbinë

    Një granatë dore ka shpërthyer në postën  e Kosovës në Zveçan gjatë mesnatës. Lajmi është konfirmuar nga policia. Fatmirësisht nga ky sulm nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka dënuar  sulmin dhe ka akuzuar drejtpërdrejt  Serbinë.
    “Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese. Përmes krijimit të tensioneve artificiale, po tentohet të pengohet funksionimi normal i institucioneve dhe të minohet zhvillimi ekonomik e përparimi demokratik i vendit tonë”, tha Kurti.
    Kurti shtoi se institucionet po  kryejnë hetimet për të  sjellë para drejtësisë autorët e aktit, teksa theksoi se  Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal.

    Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për shpërthimin brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, duke thënë se përms ketij akti dëshmohen qartë qëllimet agresive të Serbisë.
    Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë mbyllur shumë institucione paralele serbe, si dhe zyra postare që nga fillimi i vitit të kaluar.
    Dega e postës së Kosovës në Zveçan u hap më 27 mars, në të njëjtën ditë kur u hap edhe në Zubin Potok – të dyja komuna  me shumicë serbe. Më parë në këtë objekt ndodhej dega e bankës së Serbisë, që u mbyll në maj të vitit të kaluar.

  • Shpërthen një granatë dore brenda Postës së Kosovës në Zveçan

    Shpërthen një granatë dore brenda Postës së Kosovës në Zveçan

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se një granatë dore ka shpërthyer brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan pak pas mesnatës të martën, teksa thotë se një tjetër “e kemi shpërthyer ne në mënyrë të kontrolluar”.
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se nuk ka persona të lënduar, por se ka dëme materiale.
    Dega e Postës së Kosovës në Zveçan u hap më 27 mars, në të njëjtën ditë kur u hap edhe në Zubin Potok – të dyja komuna në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

    Më parë në këtë objekt ndodhej dega e Postës së Serbisë, që u mbyll në maj të vitit të kaluar.
    Në fund të vitit të kaluar ishin raportuar disa sulme të ngjashme me granata dore. Më 27 nëntor, autoritetet njoftuan se stacioni policor në Zveçan ishte sulmuar me dy granata dore. Përveç dëmeve materiale, nuk u raportua për të lënduar.
    Ndërkaq, më 29 nëntor Policia bëri të ditur se është sulmuar me një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, edhe ndërtesa e Komunës së Zveçanit.
    Në vitet e fundit, në veri të Kosovës janë regjistruar një sërë sulmesh të tilla.
    Rastet e hedhjeve të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave u rritën veçmas gjatë periudhës kur po zbatohej vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.
    Prej atëherë, tensionet në veri vazhdojnë të jenë kryesisht të larta, gjithashtu për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në këtë pjesë.
    Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë mbyllur shumë institucione paralele serbe, si dhe zyra postare e tatimore që nga fillimi i vitit të kaluar.
    Qysh në fillim të këtij viti, më 15 janar, u mbyllën institucione serbe edhe në dhjetë komuna pjesën jugore të Kosovës, pasi autoritetet në Prishtinë thanë se ato ishin institucione ilegale.
    Megjithatë, mbyllja e këtyre komunave paralele të Serbisë, si dhe zyrave postare e tatimore në dhjetë komuna në jug të Ibrit, u përshkrua me kundërthënie.
    Kjo, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë deklaroi po më 15 janar se nuk kishte autorizuar Policinë e Kosovës për kryerjen e këtij operacioni, pasi nuk kishte ndonjë kërkesë zytare.
    Që nga fillimi i vitit të kaluar, përveç organeve të përkohshme komunale dhe ndërmarrjeve të tyre publike, janë mbyllur edhe Posta e Serbisë në veri, Banka Postare Kursimorë, Thesari i Bankës Kombëtare, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Rrethi Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe të tjera.
    Kryesisht kanë vazhduar të funksionojnë vetëm institucionet arsimore dhe shëndetësore, të cilat në zonat serbe gjithashtu punojnë në sistemin serb.
    Serbët në veriun e Kosovës gëzojnë mbështetjen e Beogradit, i cili ka financuar strukturat paralele atje, por edhe ka mbështetur qytetarët serbë përmes pensioneve apo edhe shtesave të tjera.
    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar shumë nga veprimet e Prishtinës në veriun e Kosovës, sikurse edhe Bashkimi Evropian, duke i vlerësuar si veprime të paakordinuara.
    Blloku evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë raportet në kuadër të dialogut të Brukselit, duke thënë se normalizimi është kusht për avancimin e shteteve drejt integrimeve evropiane./rel

  • Shpërthim te zyrat e reja të Postës, policia jep detajet e para

    Shpërthim te zyrat e reja të Postës, policia jep detajet e para

    Një shpërthim ka ndodhur te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, në minutat e parë të së martës, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ka dëme materiale.
    “Kemi informacion për një detonim që është dëgjuar te ndërtesa e postës në Zveçan rreth orës 00:30”, ka njoftuar zëvendëskomandanti i Policisë në veri, Veton Elshani, pas mesnatës.
    Ai ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar. Ndërkaq, siç ka shkruar media lokale në gjuhën serbe, “kossev.info” objektit i janë thyer xhamat. Media serbe ka raportuar se dhjetëra policë kanë qëndruar në vend të ngjarjes, bashkë me ekipet e deminimit. Këto ekipe kanë kryer shpërthim të kontrolluar të një pajisjeje tjetër eksploduese, të hedhur brenda objektit.
    Në këtë ndërtesë ishte vendosur shenja e Postës së Kosovës vetëm pak ditë më parë. Deri në mbylljen nga autoritetet e Kosovës vitin e kaluar, në atë vend operonte Banka e Kursimeve Postare serbe.

  • U vranë 106 shqiptarë/ 26 vite nga masakra në Pastasel të Rahovecit

    U vranë 106 shqiptarë/ 26 vite nga masakra në Pastasel të Rahovecit

    Sot shënohet 26-vjetori i Masakrës në Pastasel të Rahovecit në Kosovë, atje ku u vranë dhe masakruan 106 shqiptarë nga ky fshat dhe fshatrat përreth.
    Pasditen e datës 31 mars, të vitit 1999, forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore serbe rrethuan këtë fshat prej rreth 100 shtëpish në komunën e Rahovecit, i cili në javët e mëparshme e kishte dyfishuar popullsinë e tij pasi shumë njerëz të zhvendosur nga fshatra të tjerë nga lufta kishin ardhur për t’u strehuar atje.
    Pasi hodhën granata për një orë me radhë, forcat serbe mblodhën banorët vendas në fushë dhe i ndanë burrat nga gratë.
    Kjo masakër është një nga më të tmerrshmet që kanë kryer forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
    Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 26 vitesh nuk rezultojnë të gjetur.
    Nga kjo masakër kanë mbijetuar 13 persona.

  • U vranë 243 persona! 26 vite nga masakra në Pastasel të Rahovecit në Kosovë

    U vranë 243 persona! 26 vite nga masakra në Pastasel të Rahovecit në Kosovë

    foto ilustruese

    KOSOVË-26 vjet më parë, nga data 25 deri më 27 mars 1999, forcat serbe kryen një masakër të tmerrshme në Krushë të Rahovecit, ku u vranë 243 persona dhe 893 shtëpi u shkatërruan nga zjarri. Kjo ngjarje tragjike mbetet masakra më e madhe që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së vitit 1998-1999.
     Pasditen e 31 marsit 1999, forcat ushtarake dhe policore serbe rrethuan këtë fshat të përbërë prej rreth 100 shtëpish në komunën e Rahovecit, i cili në javët e mëparshme e kishte dyfishuar popullsinë e tij pasi shumë njerëz të zhvendosur nga fshatra të tjerë nga lufta kishin ardhur për t’u strehuar.
    Pasi hodhën granata, forcat serbe mblodhën banorët vendas në fushë dhe i ndanë burrat nga gratë. Grave iu kërkua të largoheshin nga fshati. Nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 26 vjetësh figurojnë të zhdukur e ndërsa nga tmerri kanë mbijetuar vetëm 13 persona./ZËRI

  • MPJD: Ndaluam vizitën e ministrit serb për shkak të refuzimit të vizitës së Çekut në Preshevë

    MPJD: Ndaluam vizitën e ministrit serb për shkak të refuzimit të vizitës së Çekut në Preshevë

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha për Radion Evropa e Lirë se ka refuzuar kërkesën për vizitën e ministrit serb të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, në Kosovë, në shenjë hakmarrjeje me refuzimin nga autoritetet serbe të vizitës të ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në preshevë.
    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka dorëzuar kërkesën për vizitën e ministrit Çeku më 20 mars 2025, ndërsa nuk ka marrë asnjë përgjigje nga pala serbe deri më 26 mars, ditën kur ishte planifikuar vizita”, tha për REL-in, Qëndresa Fazliu nga Zyra për Komunikim në MPJD.
    “Nga ana tjetër, pala serbe ka parashtruar kërkesën e saj më 24 mars, pra katër ditë pas kërkesës sonë, dhe ka kërkuar që vizita e tyre të marrë përparësi. Pra që ne ta miratojmë kërkesën e tyre para se ata të trajtojnë kërkesën tonë, ani pse ne të parët kemi bërë kërkesën”, shtoi Fazliu.

    Nga MPJD-ja akuzuan Serbinë për “qasje destruktive”, duke shtuar se Beogradi synon “të imponojë njëanshmëri në trajtimin e vizitave zyrtare”.
    “MPJD rithekson se qasja e Kosovës do të mbetet e bazuar në reciprocitet dhe duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës”, tha Fazliu nga MPJD.
    Më herët gjatë 26 marsit, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, njoftoi se Çekut për herë të dytë i ishte refuzuar vizita në Preshevë, një nga tre komunat në jug të Serbisë, të banuar me shqiptarë.
    Në anën tjetër, ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.
    Sinani ka akuzuar autoritetet në Serbi se fshihen “pas një fasade pro-evropiane”, por vendime të tilla, sipas saj janë “akt i politikës nacionaliste serbe”.

    Serbia ende nuk ka dalë me një sqarim se pse iu refuzua kërkesa për vizitë Çekut.
    Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, po ashtu ka njoftuar se autoritetet në Kosovë ia kanë ndaluar kërkesën për vizitë në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut.
    Ai ka thënë se ka synuar që të takohet me punëtorët shëndetësorë në institucionet shëndetësore serbe – që konsiderohen ilegale në Kosovë.
    Llonçar e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me këto ndalesa të vizitave “drejtpërdrejt po minon normalizimin e raporteve”.
    Ministri serb i Shëndetësisë ka pretenduar se për vizitën e tij në Kosovë kishte pasur njoftim, siç kërkohet me marrëveshje.
    Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
    Vizitat duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Më pas, autoritetet në shtetet përkatëse duhet t’i autorizojnë ato.
    Viteve të fundit, si Kosova, ashtu edhe Serbia kanë refuzuar kërkesat për vizita të zyrtarëve qeveritarë, por edhe të figurave fetare, teksa raportet mes dy vendeve janë të tensionuara.
    Tensionet janë përshkallëzuar qysh në prill të vitit 2023, kur u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.
    Tensionet kulmuan shtatorin e atij viti, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter.
    Po ashtu, vitin e kaluar kanali i Ibër-Lepencit në veri u sulmua me mjete plasëse. Për sulmet, Kosova ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në to./REL

  • Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

    Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

    Rezoluta për Srebrenicën, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të gjenocidit të kryer ndaj boshnjakëve në atë zonë gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi, pritet të jetë temë debati dhe votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    Periudha në prag të debatit u përshkua me këshillime në selinë e Kombeve të Bashkuara, lobim aktiv nga mbështetësit dhe kundërshtarët e Rezolutës, si dhe deklarata të mprehta nga kritikët e udhëhequr nga rusët, përfaqësuesit e Serbisë dhe të Republikës Serbe të Bosnjës.
    Deri në votim, shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme kanë mundësinë të paraqesin amendamente në tekstin e propozuar, që u hartua nga Gjermania dhe Ruanda. Udhëheqja e organizatës e ka bërë të qartë qëndrimin rreth kësaj çështjeje.
    “Fakti që është kryer gjenocid në Srebrenicë, është konfirmuar nga gjykata. Sa herë që më pyesin nëse është vërtetuar, përgjigjem se po. Pra, këto fakte, për ne, nuk kanë ndryshuar. Shtetet anëtare do deklarohen për këtë sipas pikëpamjeve të tyre”, tha Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.
    Mundësia e miratimit të një rezolute me të cilën vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara do të konfirmonin se në zonën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995 është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, alarmoi një pjesë të opinionit ballkanik dhe nxiti reagimin e ashpër të zyrtarëve të Serbisë dhe Republikës Serbe.
    Ajo gjithashtu hasi në kundërshtim të fortë nga Rusia, një vend me të cilin Serbia dhe Republika Serbe mbajnë lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake. Ekspertët e shohin përpjekjen për të debatuar dhe votuar për projektrezolutën si një lëvizje simbolike, pa asnjë pasojë negative, veçanërisht pasi ajo mbështetet në fakte të konfirmuara prej kohësh në lidhje me ngjarjet e korrikut të vitit 1995.
    “Aktorëve u takon ta vendosin në një kuadër që u përshtatet interesave të tyre. Unë e shoh atë si një hap drejt pajtimit, sepse do të nënkuptonte një pranim simbolik që ngjarjet në Srebrenicë paraqesin gjenocid, i cili ishte subjekt i disa vendimeve nga gjykatat ndërkombëtare. Është e qartë se disa politikanë po përpiqen ta përdorin këtë moment si një mjet për të përshkallëzuar tensionet. Megjithatë, është përgjegjësi e rezolutës apo e politikanëve…. Nuk do të pajtohesha që vetë rezoluta të nxisë tensione”, tha për Zërin e Amerikës David Simon, drejtor i Programit të Studimeve mbi Gjenocidin në Universitetin Yale.
    Dhjetëra vende të botës kanë vendosur ta mbështesin ose bashkë sponsorizojnë projekt-rezolutën, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
    “(Projektrezoluta) kujton një fakt historik në një kohë kur gjenocidi mohohet gjithnjë e më shumë në rajon dhe kriminelët e luftës madhërohen. Bashkë sponsorët e saj besojnë se ka ardhur një moment i rëndësishëm për të përkujtuar atë ngjarje historike në një masë më të madhe. Vërtet nuk duhet të jetë sfidë, sepse nuk veçon asnjë vend apo popull, përveç kriminelëve që e kanë kryer atë vepër”, është pikëpamja e zotit Gabriel Escobar, Zv/Ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor.
    Nga ana tjetër, Rusia kundërshton me forcë projektrezolutën, duke kërkuar tërheqjen e saj. Në Nju Jork, në bashkërendim me Serbinë, ajo loboi në mënyrë aktive për këtë.“Ajo nuk mund të sigurojë pajtimin kombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, por vetëm mund të shtojë mosmarrëveshjet në atë vend dhe në Ballkan në tërësi. Dokumenti bart një akuzë kundër serbe, e cila është e qartë. Rezoluta nuk e akuzon drejtpërdrejt popullin serb, por u referohet vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, si dhe opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Srebrenicën, që vështirë se mund të quhet i drejtë në raport me serbët”. tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
    Në fillim të majit, me kërkesë të Rusisë, në Këshillin e Sigurimit u mbajt një seancë e jashtëzakonshme kushtuar Bosnjës e Hercegovinës, në të cilën u dëgjuan të njëjtat tone të përfaqësuesve rusë. Serbia në atë seancë përfaqësohej nga Marko Gjuriç, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
    “Rezoluta nuk është gjithëpërfshirëse dhe mohon drejtësinë për shumicën e viktimave të luftës. Republika e Serbisë në vazhdimësi dhe me vendosmëri ka dënuar të gjitha krimet e konfliktit tragjik, dhe veçanërisht masakrën në Srebrenicë, një ngjarje e tmerrshme që shquhet për mizorinë e saj. Në vitin 2010, Kuvendi i Serbisë miratoi një deklaratë që dënonte krimin. Dy presidentë të Serbisë morën pjesë në përkujtimet në Qendrën Përkujtimore “Potoçari” dhe përfaqësuesit e saj morën pjesë edhe në përkujtimet në Kombet e Bashkuara në Nju Jork”, tha në atë seancë Marko Gjuriç.
    Beogradi zyrtar, përkundër disa aktgjykimeve të gjykatave ndërkombëtare të cilat vërtetojnë se në Srebrenicë në vitin 1995 ishte kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, nuk e njeh këtë dhe e karakterizon ngjarjen si një krim të përmasave masive.
    Rusia, e cila po kryen agresion brutal kundër fqinjit të saj të parë, Ukrainës për të tretin vit, mbështet fuqishëm politikën rajonale dhe qëndrimet e udhëheqjes serbe. Nëntë vjet më parë ajo bllokoi në Këshillin e Sigurimit miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, e cila dënonte gjenocidin e kryer ndaj boshnjakëve.

    “Ajo është gjithnjë e më e përfshirë në marrëdhëniet ndërkombëtare në të gjithë Evropën dhe shpesh nuk përdor kanalet e tij diplomatike për këtë, por mjetet përmes të cilave zhvillon luftën informative. Nuk dua të ndalem te akuzat ndaj saj për dezinformim, por dua të tërheq vëmendjen në nxitjen e pikëpamjeve populiste dhe nacionaliste, qëllimi i të cilave është dëmtimi i Evropës së bashkuar liberale”, nënvizon David Simon nga Universiteti Yale.
    Karakteri antiserb i projektrezolutës, që do t’i etiketojë serbët dhe Serbinë si komb gjenocidal, është rrëfim i zyrtarëve të shumtë të Serbisë, Republikës Serbe dhe Rusisë, që kundërshtojnë debatin dhe miratimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Teksti i propozuar, në të cilin Zëri i Amerikës kishte qasje, nuk përmend asnjë lloj përgjegjësie të asnjë kombi apo shteti, por, ndër të tjera, bën thirrje për dënimin pa rezerva të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë. Dokumenti dënon gjithashtu veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.
    “Zyrtarët si (Milorad) Dodik, ata në Beograd dhe të mos harrojmë Moskën, do të përpiqen të mohojnë faktet e vërtetuara, ose të flasin për to sa më pak të jetë e mundur. Megjithatë, e gjithë kjo tashmë është në procesverbalet gjyqësore“, thotë për Zërin e Amerikës James Gow, profesor në King’s College të Londrës.
    Pretendimet e Milorad Dodikut, politikanit të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion dhe kërcënim ndaj tërësisë tokësore të Bosnjë se Republika Serbe mund të shkëputet nëse rezoluta miratohet, eksperti britanik i vlerëson si teprim.
    “Dyshoj se do ta bëjë një gjë të tillë, por asgjë nuk duhet përjashtuar. Nëse ai do ta bënte këtë, do të ishte një reagim i tepruar ndaj diçkaje të mbështetur nga pjesë të qeverisë së përbashkët shtetërore në Sarajevë. Bëhet fjalë për kujtesën ndërkombëtare, për të cilën pres që të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pavarësisht ndarjeve të mprehta. Pala që nuk e pranon mund ta injorojë, sikundër shumë aktorë që kthejnë kokën nga gjëra ndoshta edhe më të rëndësishme”, vlerëson profesor Gow.
    Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë ndër bashkëhartueset e projektrezolutës.
    Përderisa Beogradi zyrtar e kundërshton dhe punon kundër saj, një pjesë e opinionit në Serbi nga organizata joqeveritare kundër luftës, si dhe disa politikanë të opozitës, bëjnë thirrje për pranimin dhe miratimin e projektrezolutës.
    “E vetmja mënyrë për ta gjykuar një komb të tërë si gjenocidal është kur dikush e mobilizon atë për të mbështetur dhe lavdëruar kriminelët dhe ata që e kanë kryer atë krim. Nëse do të bëhej e kundërta, atëherë do të ishte fare e qartë; ajo që duket qartë nga gjykimet është se nuk bëhet fjalë për dënimin e një kombi të tërë”, tha për Zërin e Amerikës Olga Kavran, ish zëdhënëse e prokurorisë së Gjykatës së Hagës.
    Autoritetet malazeze nuk iu bashkuan shumicës së vendeve të Ballkanit në qasjen ndaj projektrezolutës për Srebrenicën. Sinjalet e përziera dhe gjysmë informatat u shpërndanë pasi kryeministri Milojko Spajiç njoftoi se Mali i Zi do ta mbështeste atë dokument në Kombet e Bashkuara. Ai gjithashtu vuri në dukje se do të votohen të gjitha rezolutat që dënojnë gjenocidet dhe krimet në territorin e ish Jugosllavisë.
    Megjithatë, për një pjesë të konsiderueshme të opinionit publik vendor dhe shoqërisë civile, kjo nuk mjafton.
    “Besojmë se nuk mjafton vetëm votimi, sepse është edhe përgjegjësia jonë në radhë të parë për brezat e ardhshëm dhe fëmijët tanë. Kjo në mënyrë të pashmangshme nënkupton përballjen me të kaluarën, pranimin e fakteve të vërtetuara nga gjykatat ndërkombëtare dhe kombëtare. Dhe bazuar në ato fakte, ruajtja e kujtesës, mësimi për të dhe parandalimi i përsëritjes së tmerreve të tilla. Për ne ishte një çështje e padiskutueshme të prisnim që qeveria thjesht ta pranojë”, tha për Zërin e Amerikës Tea Gorjanc Prelevic nga organizata joqeveritare “Aksioni për të Drejtat e Njeriut”.
    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë, në një aktgjykim të vitit 2007 që pasoi padinë e Bosnjës dhe Hercegovinës kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, vendosi përgjegjësinë e Serbisë, e cila, sipas mendimit të gjykatës, nuk parandaloi dhe dënoi krimin e gjenocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, ndërsa autorët e drejtpërdrejtë të gjenocidit, thuhej në vendim, janë ushtria dhe policia e Republikës Serbe.
    Me atë aktgjykim, vrasjet masive të më shumë se 8,000 qytetarëve të nacionalitetit boshnjak në Bosnjë dhe Hercegovinë u përcaktuan si gjenocid dhe u vërtetua se autoritetet e atëhershme në Beograd nuk kryen, nuk morën pjesë dhe nuk inkurajuan kryerjen e gjenocidit gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.
    Ish presidenti i Republikës Serbe, Radovan Karaxhiç dhe ish komandanti i Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mladiç, u dënuan me burgim të përjetshëm.
    Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk janë detyruese, por interpretohen si dokumente me peshë politike dhe pasqyrojnë pikëpamjet e vendeve anëtare të atij mekanizmi për çështjen e përfshirë në rezolutat e miratuara.

  • Policia e Kosovës kap mbi 32 kg drogë në një makinë me targa serbe, arrestohet një person

    Policia e Kosovës kap mbi 32 kg drogë në një makinë me targa serbe, arrestohet një person

    Një operacion policor i koduar “SHTEGU” ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 32 kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e një të dyshuari në Pikën Kufitare të Jarinjës.
    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Njësinë e Krim-Teknikës, ka ndaluar për kontroll një automjet Mercedes A-Class me targa serbe, pas dyshimeve se transportonte substanca të paligjshme.
    Makina është dërguar për kontroll më të detajuar në Mitrovicën e Jugut, ku është zbuluar një rezervuar i fshehtë metalik, me dimensione 160x97x25 cm. Brenda tij, policia ka gjetur 30 pako me marihuanë, me peshë totale 32.4 kilogramë.
    I dyshuari, N.M. nga Beogradi, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Ndërkohë, automjeti dhe dy telefona celularë janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.
    Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj në luftën kundër trafikut të drogës dhe fton qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet përkatëse.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR