Tag: serbe

  • Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

    Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

    Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, sot u mbajtën seancat konstituive, në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e rimorën edhe zyrtarisht pushtetin duke bërë betimin.
    Analisti Ylli Hoxha e quajti kthimin e serbëve në komunat e Veriut si një lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian.
    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizioni Plus, me moderatoren Melisa Mehmetaj, Hoxha tha se kthimi i përfaqësuesve të Listës Serbe në krye të komunave do të prodhojë në afatgjatë tensione të reja, por në një nivel institucional.
    Sa i përket zgjedhjeve më 28 dhjetor, analisti tha se rezultatet nuk do të bëjnë ndryshime të mëdha, duke shtuar se do të ketë lëvizje të vogla, të cilat, sipas tij, do të mundësojnë krijimin e një shumice të brishtë, por që nuk premtojnë stabilitet të qeverisjes katërvjeçare.
    INTERVISTA E PLOTË:
    Çfarë pritet të ndodhë në komunat e Veriut pas betimit të kryetarëve të rinj nga lista serbe, të cilët rikthehen në këto komuna pas më shumë se dy vjet e gjysmë?

    Hoxha: E para, besoj, do të jetë një lexim më pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian mbi atë se cila është gjendja në veri. Ndonëse në krye të komunave do të kthehen përfaqësuesit e Listës Serbe që janë instrumenti i drejtpërdrejtë i Beogradit, kjo do të prodhojë në afatgjatë, besoj, tensione të reja, por tash në një nivel institucional. Pra, unë pres që në rend të parë do të revidohen disa prej vendimeve të marra nga kryetarët shqiptarë në vitet e fundit. Mund të ketë edhe vendime të cilat i kundërvihen pikëpamjeve dhe politikave të qeverisë qendrore, të cilat mund të shkaktojnë tensione. Pra, pres që të vazhdohet përdorimi i kryetarëve të komunave, gjithësesi komunave në tërësi në veri, si instrument i destabilizimit, siç i ka përdorur më herët Republika e Serbisë.
    Po cila do të jetë qasja e Listës Serbe dhe të zgjedhurve të saj me autoritetet e Kosovës, marrë parasysh që sot betimi i tyre është bërë në prani të simboleve të Kosovës?
    Hoxha: Ky është një hap përpara. Besoj se një konturë institucionale është vendosur në veri dhe unë shpresoj, besoj, se ajo do të mirëmbahet edhe më tutje. Se çfarë veprime ata do të marrin, do të shihet. Kjo varet krejtësisht se sa do ta tensionojë Kosovën Beogradi dhe cila do të jetë kundërpërgjigjja e Bashkësisë Ndërkombëtare kundrejt këtyre iniciativave. Do të jetë një proces besoj i vështirë politik me mundësi tensionesh, në të cilin roli i Bashkësisë Ndërkombëtare do të jetë jetik për të amortizuar marrëdhënien institucionale mes komunave në veri dhe qeverisë qendrore në Prishtinë.
    Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen sërish kutive të votimit në 28 dhjetor. Si e shihni ju konfigurimin politik pas këtyre zgjedhjeve? A do të arrijë Vetëvendosje të bëjë qeverinë apo gjasat janë që të shkojë në opozitë?
    Hoxha: Kemi pasur një rezultat baraz mes dy taboreve në zgjedhjet e fundit, ku asnjëra palë nuk arriti dot ta ketë shumicën vetë. Nuk jam shumë i bindur se rezultatet e ardhshme do të bëjnë ndonjë ndryshim të madh. Mund të ketë lëvizje të vogla, të cilat ndoshta do të mundësojnë krijimin e një shumice të brishtë, por nuk premtojnë stabilitet të qeverisjes katërvjeçare. Nëse pikëpamja është ajo që kemi pasur në 12 muajt e fundit, pra pikëpamja e polarizimit, kur njëra palë do ta bëjë qeverinë vetë domosdo dhe nuk ka aftësi bashkëpunimi me të tjerët. Mendoj se është shans ideal që në këtë fushatë të modifikohen qëndrimet. Kjo në mënyrë që të mendohet për një qeverisje më të gjerë, e cila prodhon institucione stabile brenda një konteksti gjeopolitik botëror mjaft të vështirë, në të cilin Kosova mund të bëhet ndoshta pjesë e bisedimeve pa qenë fare aktive në to.
    /vizionplus.tv

  • Në këtë fotografi Austriake, të 1912, shohim shqipëtarë të vrarë nga ushtria sërbe në Kumanovë, gjatë ” Betejës së Kumanovës “

    Në këtë fotografi austriake, të 1912, shohim shqiptarë të vrarë nga ushtria serbe në Kumanovë, gjatë “Betejës së Kumanovës”, në mes ushtrisë turke e asaj serbe. Në këtë shkrim do të njiheni me tmerret serbe të ushtruara mbi tërë një popull të pafajshëm.Shqiptarët me aq sa kishin mundësi iu përgjigjen me armë serbëve. Idriz Seferi luftonte si luan në vijën Preshevë-Kumanovë-Shkup-Kaçanik, Hasan Prishtina, Mehmet Dëralla i Tetovës, Elez Isufi i Dibrës dhe luftëtarë të Malësisë së Kumanovës e Shkupit.Në materjalet e dokumentuara të rusit Leon Trotskit dhe daneziit Frojndlight, prezent në rrolet e rrëfyesëve, të rrënqethet lëkura kur lexon masakrat e tmerrshme të serbëve.Rrëfimet e Leon Trotskit dhe L. Frojndhilt do t’u lënë pa fjalë, dhe do të ndjeheni aq të zhgënjyer dhe tradhëtuar nga elita politike shqiptare sot, e cila kurrë nuk ka marë iniciativë për obligimin e qeverisë serbe për t’i njohur krimet e tyre. Të paktën t’ia bëjë me dije gjithë botës me materiale të dokumentuara dhe për t,ua hudhur në fytyrë ato fakte të gjithë instancave ndërkombëtare.Në Betejën e Kumanovës, e cila mendohet se ishte vendimtare për fatin e luftës së vitit 1912, ushtria serbe pati humbje të konsiderueshme nga ushtria turke, 21 oficerë të lartë dhe 702 ushtarë të vrarë.Deri vonë, në fshatin Nagoriç i Vjetër, të Kumanovës, ka qenë e ngritur “Spomen kosturnica” (sterna e eshtrave të ushtarëve dhe oficerëve serbë, të vrarë në këtë luftë kolonialiste). Ja tani disa fragmente nga rrëfimet e Trotskit.“Kam pasur rastin, për fat, apo fatkeqësi, ta vizitoj Shkupin, Kumanovën, disa ditë pas Betejës së Kumanovës, ku kisha hasur në shumë krime të mëdha. Qysh në fillim isha i irituar nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen për qarkullim. Nga pengesat që m’i ka bërë Ministria e luftës, kam filluar të mendoj se njerëzit, të cilët e udhëhiqnin luftën nuk e kishin ndërgjegjen e pastër dhe që atje poshtë, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga ajo që paraqitej në shtypin zyrtar. Kjo përshtypje ose parandjenjë më është përforcuar me rastin e takimit me një oficer, i cili kishte qëndruar në Kumanovë dhe Shkup me ushtarë të Shtabit të Përgjithshëm.Ky oficer, të cilin e kam njohur për një kohë të gjatë, më është dukur njeri i “ndershëm”. Mirëpo, sapo ai e mori vesh se unë po shkoja për në Shkup, meqë realisht edhe e kisha marrë lejen për të shkuar atje, ai me një qëndrim të hapur armiqësor më tha se nuk duhet të shkoja atje dhe që Beogradi, sipas tij, nuk e kuptonte se çka po bënte kur i lejonte “të huajt” të shkonin në Shkup e gjetiu. Në Vrajë, në kufirin me Serbinë, kur e kuptoi se nuk do ta ndërroja vendimin, oficeri serb e ndërroi zërin dhe filloi të më përgatiste psiqikisht për pamjet që do t’i shikoja kur të arrija në Kumanovë dhe Shkup.-“Këto janë gjëra të pakëndshme, por fatkeqësisht janë të paevitueshme”, më tha!Krejt kjo, më duhet të pranoj se më bënte edhe më shumë të dyshoja. Kjo do të thotë se veprat e liga, për të cilat ishte dëgjuar deri në Beograd, nuk ishin të rastësishme, pastaj nuk ishin edhe raste të veçanta dhe as të izoluara, përderisa një oficer i trajtonte si “nevoja të shtetit” masakrat. Dikush duhej të kishte të dhëna për këto. Kush? Ushtria? Qeveria? Trishtimi filloi sapo e kaluam kufirin. Në ora 17h pas dite jemi afruar pranë Kumanovës. Dielli po perëndonte dhe terri tashmë ishte lëshuar.Sa më shumë që errësohej aq më tepër shiheshin flakët e zjarrit që shkonin përpjetë. Po digjej gjithçka për rreth nesh. Të gjitha fshatrat shqiptare, të afërta dhe të largëta, ishin kthyer në shtylla zjarri, deri te hekurudha.Hodha vështrimin jashtë dhe pashë në një largësi prej 200 m, nga stacioni një kufomë, fytyrë përdhe dhe duar të shtrira. Rreth 50m kah hekurudha po qëndronin dy rojtarë serbë, pjesë e forcave që po e ‘ruanin hekurudhën’. Me siguri se kjo ishte vepër e tyre. Jo larg, në një livadh, afër hekurudhës, ushtarë tjerë serb po e hapnin një gropë të madhe. I pyes për çka po hapej ajo gropë. Më thanë se gropa po hapet për mish të prishur që ndodhej në dhjetë apo 15 kamionë, të cilët ishin stacionuar afër.Krejt nevojat e tyre ushqimore madje edhe më shumë, ata i plaçkitnin nëpër shtëpitë e shqiptarëve: djathë, qumësht, mjaltë, mish.-“Kam ngrënë mjaltë që u merrej shqiptarëve, më shumë sesa kisha ngrënë gjatë tërë jetës sime”, më thotë një ushtar.Për çdo ditë ushtarët serbë thernin qe, dele, pula të cilat i hanin dhe i gjuanin mbetjet anash.”Neve nuk na duhet mishi. Sa e sa herë u kemi shkruar atyre në Beograd të mos na dërgojnë mish sepse “furnizohemi” nga fshatrat shqiptare në Kumanovë por ata e bëjnë këtë sipas rregullave”.Ishte ky një shembull i një lufte të tmerrshme shkatërruese, që kam parë në zonat e luftimeve. Për një çast pasuria e atyre njerëzve e trashëguar nga gjyshërit e stërgjyshërit dhe e fituar me mund po kthehej në flakë. Kjo monotoni e zjarrit na ka përcjellë gjatë tërë rrugës deri në Shkup. Kam zbritur nga vagoni me të cilin kam udhëtuar. Në rrugë nuk shihej njeri i gjallë, vetëm para stacionit të trenit ishte një grup ushtarësh, nga ku përhapeshin zëra të dehurish. Shkova te grupi i ushtarëve. Katër ushtarë i mbanin bajonetat e tyre në gjendje gatishmërie. Në mesin e grupit të ushtarëve qëndronin dy të rinj shqiptarë, me plisa të bardhë. Një ushtar, çetnik i dehur, mbante në dorë thikën, ndërsa në dorën tjetër shishen e rakisë. Çetniku i urdhëroi shqiptarët të binin për tokë. Ata gjysmë të vdekur nga frika ulen në gjunjë. Pas urdhrit tjetër ata ngrihen, ulen, ringrihen.. Këtë ai e përsërit disa herë…Pastaj çetniku duke sharë dhe duke i kërcënuar ua drejtoi majën e thikës edhe viktimave të tjera. I detyron të pinë raki, pastaj… i puth. I dehur nga ‘forca’, nga rakia dhe gjaku ai argëtohej, duke luajtur me ta ashtu si macja e egër me minjë. Të njëjtat veprime, të njëjtat psikologji. Të tre ushtarët e tjerë të dehur qëndronin duke ruajtur mos shqiptarët po iknin ose do të kundërshtonin, derisa çetniku po argëtohej.-“Këta janë arnautë”, më thotë një ushtar, “tash do t’i therrë”.Prej frikës u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim të mundohesha t’i mbroja shqiptarët. Ata mund të shpëtonin nga këta ushtarë vetëm me një forcë të armatosur…Ika për të mos dëgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjen e tyre për ndihmë…Shkupi i kishte 60 mijë banorë nga të cilët gjysma ishin shqiptarë, qyteti ishte shkret. Të gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora 18h pas dite. Me të rënë nata, çetnikët e fillojnë punën e tyre. Futen dhunshëm nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe turqve dhe i kryejnë veprat e tyre të vrasjes dhe plaçkitjes. Disa nga ata sigurisht që kishin ikur por shumica kishin mbetur dhe tash gjatë natës kundër tyre kryhen krime.Dy ditë pas arritjes sime në Shkup, e para gjë që shihje në mëngjes ishte grumbulli i kufomave të shqiptarëve me koka të thyera nën Urën e Vardarit, m’u në qendër të qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarë, të cilët ishin mbytur nga çetnikët, të tjerët thoshin se ata i kishte sjellë uji i lumit. Vetëm një gjë dihej se ata njerëz nuk ishin vrarë në luftime. Serbët nga rrethina e Vrajës, në mënyrë masive janë nisur drejt fshatrave shqiptare të Bujanocit, Preshevës, Kumanovës e Shkupit, me qëllim për të rrëmbyer gjithçka që gjejnë. Gratë e tyre serbe kanë ngarkuar dyer e dritare që i kanë marrë nëpër fshatrat shqiptare.Ndërkohë erdhën dy ushtarë. Ata bëjnë pjesë në çetat të cilat i ç’armatosin shqiptarët. Një ushtar pyet ku mund ta këmbejë një lirë. Kërkova të ma tregoj lirën meqë nuk kisha parë monedhë turke. Si hajn që ishte  ushtari fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerrë dukatin nga qesja duke rrëfyer se ka edhe të tjera, por nuk dëshiron të rrëfej sasinë. Një lirë turke këmbehet me 23 franga. Erdhën edhe ushtarë të tjerë. Po dëgjoja bisedat e tyre.-“Nuk e di sa shqiptarë kam vrarë, kur ia kam hequr kokën me thikë një nuseje të re shqiptare, te ajo i kam gjetur 10 lira”.Për bëmat e tyre ata flasin krejt lirshëm. Kjo është e zakonshme për ata.Shkupi ishte kthyer në një kamp të rëndomtë ushtarak, shqiptarët fshiheshin nëpër rrugë për të mos u parë nga ushtarët serbë. Në mesin e masës së ushtarëve dalloheshin edhe fshatarë serbë, të cilët kishin ardhur këtu nga vende të ndryshme të Serbisë. Duke rrëfyer se kishin ardhur për t’i gjetur bijtë dhe vëllezërit e tyre, ata kalojnë natyrisht nëpër Kosovë duke plaçkitur e vrarë. Kam biseduar me tre prej këtyre “torbarëve” dhe se më i riu prej tyre, një burrë i shkurtë i sojit të “trimave” lavdërohej sesi me pushkën e tij ka vrarë dy shqiptarë, por dy të tjerë i kishin ikur. Bashkëudhëtarët e tij, fshatarë të moshuar e vërtetonin rrëfimin e tij.L. Trocki, më pastaj vazhdon udhëtimin dhe përshkrimin e gjendjes së tmerrshme në Kosovë.“Atë mbrëmje në një pijetore e kam takuar një oficer të cilin e njihja. Njësia e tij ka qenë e stacionuar në Ferizaj. Me njerëzit e tij ky rreshter e ka tërhequr një top të madh dhe të rrezikshëm, gjatë defilimit nga Koçani deri në Shkup. Ky top do t’i dërgohet ushtrisë e cila e kishte rrethuar Edrenenë.-“Çka jeni duke bërë tani në Ferizaj në mes shqiptarëve”? E pyes.-“Po pjekim zogjë dhe po vrasim arnautë. Jemi lodhur tashmë”, thotë duke bërë grimasa dhe hapur gojën nga “lodhja”.-“Ka shumë njerëz të pasur mes tyre. Afër Ferizajit kemi hyrë në një fshat të pasur me shtëpi sikur kështjella. Pronari ishte një njeri i pasur. Të gjithë i kemi nxjerrë nga shtëpia, i kemi radhitur gratë dhe ua kemi prerë burrat një nga një para syve të tyre. Gratë nuk kanë qarë!! Na kanë lutur të futen në shtëpi dhe të marrin rrobat e tyre. I kemi lejuar. Ato pastaj na kanë dhënë nga një dhuratë!!!!! Pastaj ia kemi vënë zjarrin tërë vendit”!“Si mund të veproni në mënyrë kaq brutale”,- e pyes i tronditur me rrëfimin e tij.-“Nuk e di as vetë, mësohet njeriu. Në një kohë tjetër, nuk do të kisha qenë në gjendje ta vrisja një plak apo një fëmijë të pafajshëm. Në kohë lufte, sikur e dini, komandanti iu urdhëron dhe ju duhet ta zbatoni urdhërin”.-“Përse veproni si banditë, po vrisni dhe po plaçkitni pa bërë asnjë dallim”, protestova, duke ndier një neveri për njeriun me të cilin kisha biseduar. Eprori u gjend në një situatë të vështirë. Duket sikur diçka i kishte rënë ndërmend. Pastaj duke u munduar të arsyetoj vetveten, i bindur dhe serioz, kumtoi një frazë e cila hidhte edhe më shumë të zeza sesa kisha parë dhe dëgjuar.“Jo! Kjo nuk është ashtu. Ne, ushtria e rregullt, i përfillim në mënyrë rigoroze rregullat, asnjëherë nuk vrasim njeri më të ri se ’12 vjet!!!. Për çetnikët nuk mund të them asgjë me siguri. Ata janë krye në vete. Unë mund të u siguroj për ushtarët e rregullt këtu”.Rreshteri nuk siguronte për çetnikët dhe me të vërtetë ata nuk pranonin asnjë kufizim, ishin të rekrutuar nga mesi i të parëve, të paaftëve,  element të ligë dhe pa vlerë, nga turma më e ulët, argëtoheshin me egërsinë e tyre me krimet, plaçkitjet dhe dhunën. Veprat dëshmonin shumë kundër tyre.Më 1913, në “Radničke Novine”, të Beogradit,  Dimitrie Tucoviqi shkruan:– “Soldateska jonë serbe nuk ua kurseu shqiptarëve as fëmijët, as gratë dhe as të sëmurët… Më rrëqethet trupi kur i shoh dhe pyes, vallë a është e mundur që njeriu ynë të jetë kaq barbar. Kjo është e tmerrshme”.Lidhur me vrasjet dhe masakrimet e shqiptarëve, në Shqipërinë e Vjetër Verilindore, gazeta beogradase “Rad”, shkruante atëbotë:-“Qe disa ditë shtëpitë shqiptare digjen në flakë. Është vështirë të dëgjosh britmën e fëmijëve dhe pleqve që keqtrajtohen dhe merren nëpër këmbë me qëllim që të plaçkiten. Në Arnautllëk jehojnë pushkët. Vise të tëra të banuara me shqiptarë vlojnë nga trazirat e ngjashme me ato në Irlandë…!”Serbia ka formuar një provincë me qytetarë të rendit të dytë. Atje kallen fshatra të tëra, vriten shumë njerëz, mizoritë janë të pakufishme. Askush më në këtë vend nuk ka turp.Si kanibal i fundit, pushteti predikon shfarosjen e një popullsie, për shkak të urrejtjes fetare dhe nacionale. Askush nuk pyet se ata janë fajtorë për gjakun që atje po derdhet për “çlirim”. Fshatrat shqiptare ngjajnë në kasaphane të vërteta… Ushtari Punisha deri më tash ishte më “dorëmbarë”, gratë dhe fëmijët shqiptarë i “therrte me sukses”. Ai dinte që t’i vriste me një plumb nga gjashtë shqiptarë. Ndërsa kur ‘lodhej’ therrte me thikë.Gazeta “Politika”, përkitazi me shpërnguljen shkruan, mes tjerash:“Interesi ynë nacional, në përgjithësi është serbizimi i Kosovës dhe luginës së Vardarit dhe se çështja e shpërnguljes është më aktuale dhe më me rëndësi se shumë çështje tjera”.E tillë ishte gjendja në përgjithësi kudo në trojet shqiptare të pushtuara nga serbët, bullgarët e malazezët, këto shtete pan-sllave ishin të përkrahur nga Rusia Cariste.Krimet e kryera serbe mbi shqiptarët më 1912, janë të dokumentuara nga burime të ndryshme, jo vetëm austriake por edhe nga ato italiane, gjermane, daneze, frënge dhe ruse.Në shkallën e historisë botërore të krimeve, krimet e kryera serbe mbi shqiptarët më 1912 por edhe gjatë dekadave në vijim, renditen nga ato më barbaret dhe këtë duhet ta dijë gjithë bota.

  • Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

    Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025 në Kosovë.
    Vendimi i PZAP-së u publikua sot, pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, partia më e madhe që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, e cila ishte përjashtuar nga gara më 2 dhjetor me vendim të KQZ-së.
    Në arsyetimin e saj, PZAP-ja thekson se vendimi i KQZ-së ka qenë i paligjshëm dhe jokushtetues, duke shkelur disa nene të Kushtetutës dhe Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
    “Vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me nenet 31 dhe 45 të Kushtetutës, si dhe me nenet 16, 17, 26, 27 dhe 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Urdhërohet KQZ-ja ta konfirmojë subjektin politik Lista Serbe në përputhje me ligjin,” – thuhet në dokumentin zyrtar të PZAP-së.
    Ky është rasti i tretë radhazi ku PZAP i jep të drejtë Listës Serbe pas refuzimit të certifikimit nga KQZ-ja. Situata e ngjashme kishte ndodhur edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale të 12 tetorit, ku PZAP ndërhyri duke lejuar pjesëmarrjen e këtij subjekti politik.

    Në mbledhjen e së martës, dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe, ndërsa kryesuesi Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja serbe e KQZ-së kishin votuar pro. Shtatë anëtarët e tjerë zgjodhën të abstenonin, duke lënë në fuqi refuzimin – deri në ndërhyrjen e sotme të PZAP-së.
    Me këtë vendim, Lista Serbe do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, që konsiderohen kyçe për përfaqësimin politik të komuniteteve në veri të Kosovës.

  • Rrëzohet vendimi i KQZ-së, Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Rrëzohet vendimi i KQZ-së, Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. 
    Në vendimin e PZAP-së thuhet se aprovohet rekomandimi i Zyrës për Çertfikim dhe Kontroll Financiar në KQZ dhe Lista Serbe çertifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. 

  • Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës! Përplasjet dhe kriza, çfarë ka ndryshuar që nga viti 2023?

    Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës! Përplasjet dhe kriza, çfarë ka ndryshuar që nga viti 2023?

    Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor do të mbahen seancat konstituive në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe do të marrin përsëri pushtetin.
    Këto komuna me shumicë serbe janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i viti 2023, pasi ata nga Lista Serbe kishin dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022 si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet, në shenjë kundërshtimi me vendimet e Qeverisë së Kosovës. Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale, kishte pranuar se kishte gabuar kur ishte larguar nga institucionet dhe kishte theksuar se ky vendim ishte marrë për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar mbi “gjendjen e vështirë” të serbëve.
    Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha më 3 dhjetor se kryetarët e rinj të komunave – Millan Radojeviç në Mitrovicë të Veriut, Zoran Todiç në Leposaviç, Dragisha Milloviç në Zveçan dhe Millosh Peroviq në Zubin Potok – pas marrjes së detyrës do të kërkojnë të kenë qasje në dokumentacionin e plotë. Lista Serbe, gjithashtu, më parë kishte njoftuar se do të anulonte vendimet “jolegjitime” që kanë marrë kryetarët shqiptarë të komunave në veri.
    Pas zgjedhjeve lokale të tetorit, Bashkimi Evropian kishte deklaruar për Radion Evropa e Lirë se pret që pushteti i ri lokal në veri të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet qendrore, në periudhën e ardhshme do të “qëndrojë konstruktiv në zgjidhjen e nevojave dhe kërkesave të popullatës përmes institucioneve dhe në përputhje me ligjet”.
    Ligji për vetëqeverisjen lokale parashikon se për çdo vendim ose akt tjetër i komunës që nuk përputhet me Kushtetutën dhe ligjet mund të kërkohet rishqyrtim nga organi mbikëqyrës – në këtë rast Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ose institucioni tjetër përgjegjës i Qeverisë së Kosovës.
    Çfarë ka ndryshuar që nga viti 2023?
    Menjëherë pas marrjes së detyrës, kryetarët shqiptarë të komunave vendosën flamurin e Kosovës në ndërtesat komunale, që deri atëherë nuk shihej në asnjë institucion në veri. Të katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, iu bashkuan Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërsa nga Lista Serbe kishte deklaruar se e gjithë kjo ishte “okupim i veriut”. Më pas, në bashkëpunim me autoritetet qendrore të Kosovës, u punua edhe për mbylljen e institucioneve lokale të Serbisë, si Organet e Përkohshme Komunale, Qendrat për Punë Sociale, ndërmarrjet publike komunale dhe të tjera.
    Gjithashtu, autoritetet lokale morën në pronësi objektet ku funksiononin institucionet serbe, ndaluan ndërtimet “jolegjitime” të financuara nga Serbia ose paralajmëruan shembjen e ndërtesave të ndërtuara pa leje. Ndërkohë, në vend të institucioneve serbe u hapën institucione të Kosovës, poste dhe banka, dhe filloi edhe hapja e subjekteve ekonomike në pronësi të shqiptarëve, si supermarkete, restorante fast-food, dyqane ëmbëlsirash – veprime që hasën në rezistencën dhe bojkotin e komunitetit lokal serb.
    Komuna e Mitrovicës së Veriut në mes të këtij viti nënshkroi gjithashtu një memorandum mirëkuptimi me Komunën e Mitrovicës së Jugut, i cili parashikon ndërtimin e urave mbi lumin Ibër për këmbësorë dhe automjete, një nismë që u mbështet nga Qeveria e Kosovës.
    Përplasjet dhe kriza
    Popullsia me shumicë serbe nuk e pranoi kryetarët shqiptarë të komunave në veri, dhe shpërthyen kriza të njëpasnjëshme. Në fund të majit të vitit 2023, kur kryetarët shqiptarë morën pushtetin, ndodhi edhe një përplasje mes serbëve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, para ndërtesës së Komunës së Zveçanit, ku u lënduan më shumë se 100 persona nga të dyja palët.
    Tensionet në veri kulmuan me sulmin nga një grup i serbëve të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur u vra një polic i Kosovës. Në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ndërsa Prishtina e akuzoi edhe Beogradin për përfshirje, gjë që është mohuar nga Serbia. Që nga ajo kohë, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në nivel politik ka qenë i bllokuar.
    Ndërkohë, BE-ja, e cila ndërmjetëson dialogun, në vitin 2023 vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri. Disa nga këto masa filluan të largoheshin gradualisht në maj të këtij viti./REL

  • Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës

    Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës

    Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor do të mbahen seancat konstituive në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe do të marrin përsëri pushtetin.
    Këto komuna me shumicë serbe janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i viti 2023, pasi ata nga Lista Serbe kishin dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022 si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet, në shenjë kundërshtimi me vendimet e Qeverisë së Kosovës.
    Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale, kishte pranuar se kishte gabuar kur ishte larguar nga institucionet dhe kishte theksuar se ky vendim ishte marrë për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar mbi “gjendjen e vështirë” të serbëve.

    Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha më 3 dhjetor se kryetarët e rinj të komunave – Millan Radojeviq në Mitrovicë të Veriut, Zoran Todiq në Leposaviq, Dragisha Milloviq në Zveçan dhe Millosh Peroviq në Zubin Potok – pas marrjes së detyrës do të kërkojnë të kenë qasje në dokumentacionin e plotë.
    Lista Serbe, gjithashtu, më parë kishte njoftuar se do të anulonte vendimet “jolegjitime” që kanë marrë kryetarët shqiptarë të komunave në veri.
    Pas zgjedhjeve lokale të tetorit, Bashkimi Evropian kishte deklaruar për Radion Evropa e Lirë se pret që pushteti i ri lokal në veri të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet qendrore, në periudhën e ardhshme do të “qëndrojë konstruktiv në zgjidhjen e nevojave dhe kërkesave të popullatës përmes institucioneve dhe në përputhje me ligjet”.
    Ligji për vetëqeverisjen lokale parashikon se për çdo vendim ose akt tjetër i komunës që nuk përputhet me Kushtetutën dhe ligjet mund të kërkohet rishqyrtim nga organi mbikëqyrës – në këtë rast Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ose institucioni tjetër përgjegjës i Qeverisë së Kosovës.
    Çfarë ka ndryshuar që nga viti 2023?
    Menjëherë pas marrjes së detyrës, kryetarët shqiptarë të komunave vendosën flamurin e Kosovës në ndërtesat komunale, që deri atëherë nuk shihej në asnjë institucion në veri.
    Të katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, iu bashkuan Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërsa nga Lista Serbe kishte deklaruar se e gjithë kjo ishte “okupim i veriut”.
    Më pas, në bashkëpunim me autoritetet qendrore të Kosovës, u punua edhe për mbylljen e institucioneve lokale të Serbisë, si Organet e Përkohshme Komunale, Qendrat për Punë Sociale, ndërmarrjet publike komunale dhe të tjera.
    Gjithashtu, autoritetet lokale morën në pronësi objektet ku funksiononin institucionet serbe, ndaluan ndërtimet “jolegjitime” të financuara nga Serbia ose paralajmëruan shembjen e ndërtesave të ndërtuara pa leje.
    Ndërkohë, në vend të institucioneve serbe u hapën institucione të Kosovës, poste dhe banka, dhe filloi edhe hapja e subjekteve ekonomike në pronësi të shqiptarëve, si supermarkete, restorante fast-food, dyqane ëmbëlsirash – veprime që hasën në rezistencën dhe bojkotin e komunitetit lokal serb.
    Komuna e Mitrovicës së Veriut në mes të këtij viti nënshkroi gjithashtu një memorandum mirëkuptimi me Komunën e Mitrovicës së Jugut, i cili parashikon ndërtimin e urave mbi lumin Ibër për këmbësorë dhe automjete, një nismë që u mbështet nga Qeveria e Kosovës.
    Përplasjet dhe kriza
    Popullsia me shumicë serbe nuk e pranoi kryetarët shqiptarë të komunave në veri, dhe shpërthyen kriza të njëpasnjëshme. Në fund të majit të vitit 2023, kur kryetarët shqiptarë morën pushtetin, ndodhi edhe një përplasje mes serbëve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, para ndërtesës së Komunës së Zveçanit, ku u lënduan më shumë se 100 persona nga të dyja palët.
    Tensionet në veri kulmuan me sulmin nga një grup i serbëve të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur u vra një polic i Kosovës. Në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ndërsa Prishtina e akuzoi edhe Beogradin për përfshirje, gjë që është mohuar nga Serbia.
    Që nga ajo kohë, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në nivel politik ka qenë i bllokuar.
    Ndërkohë, BE-ja, e cila ndërmjetëson dialogun, në vitin 2023 vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri. Disa nga këto masa filluan të largoheshin gradualisht në maj të këtij viti./rel

  • Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës! Përplasjet dhe kriza, çfarë ka ndryshuar që nga viti 2023

    Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës! Përplasjet dhe kriza, çfarë ka ndryshuar që nga viti 2023

    Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor do të mbahen seancat konstituive në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe do të marrin përsëri pushtetin.

    Këto komuna me shumicë serbe janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i viti 2023, pasi ata nga Lista Serbe kishin dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022 si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet, në shenjë kundërshtimi me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

    Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale, kishte pranuar se kishte gabuar kur ishte larguar nga institucionet dhe kishte theksuar se ky vendim ishte marrë për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar mbi “gjendjen e vështirë” të serbëve.

    Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha më 3 dhjetor se kryetarët e rinj të komunave – Millan Radojeviç në Mitrovicë të Veriut, Zoran Todiç në Leposaviç, Dragisha Milloviç në Zveçan dhe Millosh Peroviq në Zubin Potok – pas marrjes së detyrës do të kërkojnë të kenë qasje në dokumentacionin e plotë.

    Lista Serbe, gjithashtu, më parë kishte njoftuar se do të anulonte vendimet “jolegjitime” që kanë marrë kryetarët shqiptarë të komunave në veri.

    Pas zgjedhjeve lokale të tetorit, Bashkimi Evropian kishte deklaruar për Radion Evropa e Lirë se pret që pushteti i ri lokal në veri të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet qendrore, në periudhën e ardhshme do të “qëndrojë konstruktiv në zgjidhjen e nevojave dhe kërkesave të popullatës përmes institucioneve dhe në përputhje me ligjet”.

    Ligji për vetëqeverisjen lokale parashikon se për çdo vendim ose akt tjetër i komunës që nuk përputhet me Kushtetutën dhe ligjet mund të kërkohet rishqyrtim nga organi mbikëqyrës – në këtë rast Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ose institucioni tjetër përgjegjës i Qeverisë së Kosovës.

    Çfarë ka ndryshuar që nga viti 2023?

    Menjëherë pas marrjes së detyrës, kryetarët shqiptarë të komunave vendosën flamurin e Kosovës në ndërtesat komunale, që deri atëherë nuk shihej në asnjë institucion në veri.

    Të katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, iu bashkuan Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërsa nga Lista Serbe kishte deklaruar se e gjithë kjo ishte “okupim i veriut”.

    Më pas, në bashkëpunim me autoritetet qendrore të Kosovës, u punua edhe për mbylljen e institucioneve lokale të Serbisë, si Organet e Përkohshme Komunale, Qendrat për Punë Sociale, ndërmarrjet publike komunale dhe të tjera.

    Gjithashtu, autoritetet lokale morën në pronësi objektet ku funksiononin institucionet serbe, ndaluan ndërtimet “jolegjitime” të financuara nga Serbia ose paralajmëruan shembjen e ndërtesave të ndërtuara pa leje.

    Ndërkohë, në vend të institucioneve serbe u hapën institucione të Kosovës, poste dhe banka, dhe filloi edhe hapja e subjekteve ekonomike në pronësi të shqiptarëve, si supermarkete, restorante fast-food, dyqane ëmbëlsirash – veprime që hasën në rezistencën dhe bojkotin e komunitetit lokal serb.

    Komuna e Mitrovicës së Veriut në mes të këtij viti nënshkroi gjithashtu një memorandum mirëkuptimi me Komunën e Mitrovicës së Jugut, i cili parashikon ndërtimin e urave mbi lumin Ibër për këmbësorë dhe automjete, një nismë që u mbështet nga Qeveria e Kosovës.

    Përplasjet dhe kriza

    Popullsia me shumicë serbe nuk e pranoi kryetarët shqiptarë të komunave në veri, dhe shpërthyen kriza të njëpasnjëshme. Në fund të majit të vitit 2023, kur kryetarët shqiptarë morën pushtetin, ndodhi edhe një përplasje mes serbëve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, para ndërtesës së Komunës së Zveçanit, ku u lënduan më shumë se 100 persona nga të dyja palët.

    Tensionet në veri kulmuan me sulmin nga një grup i serbëve të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur u vra një polic i Kosovës. Në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ndërsa Prishtina e akuzoi edhe Beogradin për përfshirje, gjë që është mohuar nga Serbia.

    Që nga ajo kohë, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në nivel politik ka qenë i bllokuar.

    Ndërkohë, BE-ja, e cila ndërmjetëson dialogun, në vitin 2023 vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri. Disa nga këto masa filluan të largoheshin gradualisht në maj të këtij viti./REL

  • Studimi i historianit zviceran që arrin të rrënojë mitin dhe narrativën serbe për Kosovën

    Studimi i historianit zviceran që arrin të rrënojë mitin dhe narrativën serbe për Kosovën

    Oliver Jens Schmitt është historian zviceran, i cili prej dy dekadash është profesor në Universitetin e Vjenës, ku është pedagog i Historisë së Evropës Juglindore. Disertacioni i tij mbi “Arbërinë veneciane”, të cilin e mbrojti në Mynih me albanologun e njohur Peter Bartl, është një nga veprat më të rëndësishme për historinë shqiptare të mesjetës.Në ndryshim nga vepra e përmendur dhe studimet e tjera, monografia “Skënderbeu” shkaktoi një debat të ashpër jo vetëm në qarqet intelektuale dhe akademike, por edhe në shtresat e tjera të shoqërisë shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë, pasi Skënderbeu përfaqëson për shqiptarët një nga personazhet më të mëdhenj. të kombëtares së tyre të historisë dhe që në epokën e rilindjes kombëtare u bë simbol i bashkimit dhe i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve.Një libër tjetër i profesor Schmitt, i cili hasi në kritika, ishte ai për historinë e Kosovës: “Kosova – Kurze Geschichte einer zentralbalkansichen Landschaft” (“Kosova – një histori e shkurtër e rajonit të Ballkanit Qendror”), në të cilin ai gjithashtu thekson se miti i Kosovës është produkt i shekullit të 19-të, kur në Ballkan filloi vetëdija kombëtare e serbëve dhe përpjekja për të krijuar shtetin e tyre kombëtar. Në këtë vepër, Schmitt pasqyron politikën represive serbe ndaj shqiptarëve pas pushtimit të Kosovës gjatë luftërave ballkanike.Gjithashtu, Schmitt ka hulumtuar dhe studiuar historinë e Rumanisë për disa vite me rradhë dhe si rezultat, në vitin 2016 ka publikuar studimin “Căpitan Codreanu – ngritja dhe rënia e liderit fashist rumun”, dhe dy vjet më vonë libri “Rumania në 100 vjet”.Ndërkohë, në vitin 2020, Oliver Schmitti dhe bashkëpunëtorët e tij botuan veprën kapitale “Politika dhe shoqëria në krahinën e Kosovës dhe në Kosovën nën sundimin e serbëve. Njoftimet e konsujve austro-hungarezë nga Ballkani Qendror”. Raportet e konsujve austro-hungarezë u botuan kryesisht nga Vilajeti i Kosovës, nga Prizreni, Shkupi, Mitrovica, por edhe nga Shkodra, Stambolli dhe qytete të tjera ku Vjena delegonte diplomatët e saj.
    Schmitt së fundi botoi dy libra me interes të madh për historinë e shqiptarëve dhe rajonit: “Ballkani në shekullin e 20-të: historia post-perandorake”, në të cilin ai e trajton historinë e Ballkanit në shekullin e 20-të si histori post-perandorake.
    Kumtesa “I luftuan turqit, kundër vullnetit të tyre, por nuk mund të ndodhte ndryshe”, u botua me rastin e gjashtëdhjetëvjetorit të botimit të Journal of Balkanology (“Zeitschrift für Balkanologie” 58 (2022) 1/2 , fq 131-152). Ai shqyrton lidhjet serbo-osmane ndërmjet Betejës së Fushës së Kosovës dhe rënies së despotizmit serb (1389-1459), ku analizohen momentet më vendimtare të historisë osmane dhe ballkanike. Gjithashtu, analizon shumë ngjarje përmes të cilave dokumentohet se, përveç pranimit të vasalitetit të sulltanëve, fisnikët serbë kanë luftuar përkrah tyre dhe kanë treguar qartë sukseset dhe fitoret e tyre në beteja të ndryshme kundër Bizantit dhe kombeve ballkanike.

    Në këtë punim, ndërvarësia serbo-osmane përshkruhet edhe në nivelin e martesave dinastike, me përfundimin se serbët ndihmuan osmanët në pushtimin e Ballkanit. Kjo e bën të paqëndrueshëm pretendimin e kulturës serbe të kujtesës se “serbët, sipas këtij tregimi të vendosur, e mbrojtën krishterimin në betejën e Fushë Kosovës kundër osmanëve myslimanë në vitin 1389”.
    Ky punim trajton çështjen se si të interpretohet historia e marrëdhënieve serbo-osmane pas Betejës së Kosovës, kur me disfatën e botës princërore serbe në Ballkan, filloi një fazë krejtësisht e re në ato marrëdhënie, e cila gjatë shtatë dekadave. ndërmjet viteve 1389 dhe 1459 u karakterizua nga konflikte ushtarake, por edhe nga bashkëpunimi ushtarak dhe politik.

    Pas një serie të gjatë disfatash ushtarake, fisnikëria serbe pas vitit 1389 nuk mund të rezistonte më në mënyrë të pavarur. Ndihma e jashtme mund të vinte vetëm nga Hungaria pak e dashur. Në planin e brendshëm, konfliktet ndërmjet Lazarevicit dhe Brankoviqit patën ndikim, të cilin osmanët e shfrytëzuan, ashtu siç nxitën konfliktet e brendshme për interesat e tyre gjetkë. Despotët serbë padyshim që e shihnin kryerjen besnike të detyrave të tyre vasalale si garanci të sigurisë relative të sundimit të tyre.

    Megjithatë, para se të bëhet kjo, duhet të sqarohen dy termat “serb” dhe “osman”, edhe për të parandaluar keqkuptimet. Përderisa historiografia serbe nuk i sheh këto grupe të ndara qartë: “turqit” si “pushtues” dhe serbët si “të krishterë ballkanikë”, të cilët janë edhe “mbrojtës të kulturës dhe qytetërimit europian”. Duhet theksuar se është interesant fakti që Schmitt ka një qasje të ndryshme ndaj termave “serb” dhe “osman” sesa historianët dhe historiografia serbe.
    Sipas tij, për të shmangur keqpërdorimet dhe keqinterpretimet, këto dy terma “serb” dhe “osman” në paraqitjen e tyre klasike, nuk mund të interpretohen si terma që tregojnë grupe të ndryshme etnike, por si terma që marrin parasysh elitat politike të atij vendi. periudhë. Në këtë kontekst, vlen të përmendet mendimi i historianit të njohur gjerman dhe njërit prej njohësve më të mirë të historisë së Evropës Juglindore, Holm Sundhausen, i cili aplikoi edhe qasjen e rrënimit të miteve serbe për Kosovën, duke pohuar se në këtë periudhë të shek. Mesjeta nuk mund të thuhet se “shteti mesjetar serb” “ishte një shtet kombëtar në kuptimin modern”.
    Është e qartë se shprehje të tilla përdoren jashtë kritereve shkencore, por më shumë në funksion të ideologjisë nacionaliste dhe si justifikim për politikën aktuale. Nga ana tjetër, edhe elita osmane përbënte diçka tjetër përveç një bashkësie etnikisht homogjene, madje nuk ishte e unifikuar etnikisht, sepse shumë ortodoksë iu bashkuan dhe vetëm disa prej tyre e pranuan Islamin.
    Me këtë diskurs shkencor, Schmitt arrin të rrënojë mitin serb për Kosovën, sipas të cilit serbët në Betejën e Fushë Kosovës në vitin 1389 mbrojtën krishterimin nga pushtimi i shtetit osman dhe se kjo betejë nuk ishte vendimtare për shtetin mesjetar serb. pasi gati një shekull më vonë shteti serb ekzistonte në vasalitet dhe në bashkëpunim të ngushtë me oborrin e sulltanit. Për më tepër, ai pretendon se pas vitit 1389, sundimtarët serbë u dhanë osmanëve ndihmë vendimtare për pushtimin e Ballkanit. Në lidhje me këtë çështje, autori, ndër shembujt e shumtë, sjell rastin e pjesëmarrjes së forcave serbe në betejën e Nikopolit në Danub, të udhëhequr nga Stefan Lazareviqi, djali i princit Llazar, i vrarë shtatë vjet më parë. Ishin forcat serbe që ndihmuan forcat osmane në mposhtjen e të krishterëve, burgosjen e aristokratëve të pasur, burgosjen dhe falimentimin e shumë familjeve aristokrate franceze.
    Sipas Schmitt, në vitin 1430 osmanët sulmuan Selanikun, së bashku me Stambollin, qytetin më të rëndësishëm në Ballkan. Pjesëmarrësit vendimtarë ishin ushtarët serbë nën udhëheqjen e Gjuragj Brankoviqit. Kur Sulltan Mehmeti rrethoi Stambollin në 1453 dhe e pushtoi atë më 29 maj, trupat serbe ishin pjesë e ushtrisë osmane, jo në anën e bizantinëve ortodoksë.
    Në studimin e tij, Schmitt shpjegon pse serbët mbështetën osmanët në pushtimin e Ballkanit nga ana e tyre. Pas disfatës në Betejën e Fushë Kosovës, fisnikëria serbe u bë vasal i osmanëve, veçanërisht i dinastisë Lazareviç dhe Brankoviq. Martesat mes dinastive luajtën një rol kyç. Olivera Llazareviqi u martua me Sulltan Bajazitin I, dhe Mara Brankoviqi u martua me Sulltan Muratin II (1422-1451). Bashkë me këto zonja në oborrin e sulltanit erdhën edhe serbë të tjerë. Kronikat osmane e përshkruajnë Oliverën si një “femme fatale”, e cila futi pijen e alkoolit në oborrin e sulltanit dhe kështu tronditi traditat e vjetra sulltanore.
    Pas vdekjes së të shoqit, Mara Brankoviq u shpërngul në Maqedoninë Jugore dhe për vite me radhë mbajti vargjet e diplomacisë sekrete drejt Perëndimit, veçanërisht ndaj Venecias. Në oborrin osman u krijua një elitë serbe, madje thuhet se sulltanët korrespondencën e tyre me Ballkanin Perëndimor e bënin në gjuhën serbe.
    E gjithë kjo histori rrënon mitin dhe narrativën që mbizotëron në historiografinë dhe elitat politike serbe se serbët ishin mbrojtësit e krishterimit evropian dhe populli kryesor që luftoi kundër depërtimit të pushtuesve osmanë. Për ironi, këtu dokumentohet se serbët më shumë se çdo popull tjetër bashkëpunuan me osmanët për zgjerimin e Perandorisë Osmane, madje kjo ndihmë e serbëve u manifestua në pushtimin e qendrës së Ortodoksisë në Lindje, Kostandinopojës.
    Lidhur me këtë, Schmitt përmend faktin se Giorgo Sfranze, këshilltar i perandorit të fundit bizantin Konstandin XI, gjatë qëndrimit të tij në mërgim në Korfuz, formuloi akuza të ashpra ndaj serbëve për rolin e tyre në rënien e Bizantit. I dëshpëruar thellë, ky bizantin kujtoi rolin serb në rënien e Kostandinopojës, ku ra Kostandini XI. Elitat serbe nuk praktikuan solidaritetin ortodoks, thekson Oliver Jens Schmitt.
    Sipas autorit, ky studim nuk pretendon të jetë një trajtim shterues i të gjitha dokumenteve arkivore, por vetëm paraqet një interpretim të ri të historisë jashtë kontekstit të luftërave dhe konflikteve ndërmjet palëve të ndryshme, pra tregon rrethanat se si Elita politike serbe bashkëpunoi dhe ndihmoi zgjerimin e Perandorisë Osmane në fushatën e saj ekspansioniste. Prandaj, nuk bëhet fjalë për ndonjë antitezë për historinë serbe, por si e tillë kjo vepër zbërthen me sukses mitet që ekzistojnë për luftërat e vazhdueshme mes popujve të Ballkanit dhe Perandorisë Osmane.
    Schmitt arrin në përfundimin se asnjë elitë tjetër politike në Ballkan nuk ishte e ndërthurur aq ngushtë me elitën osmane, ato ishin të lidhura me martesat dinastike, ndërhyrjet e ndërsjella dhe pjesëmarrjen në “politikën e brendshme” të kolegëve të tyre. Në marrëdhëniet serbo-osmane, osmanët mbetën përgjithësisht ana më e fortë, e cila përcaktonte edhe kuadrin politik. Por edhe oborri i sulltanit ishte i vetëdijshëm për potencialin dhe rrezikun e elitës serbe në Ballkan, kështu që vazhdimisht punonte për të dekurajuar dhe ndërlikuar lidhjet e tyre me Perëndimin, veçanërisht me Hungarinë, gjithashtu si një rival i rëndësishëm i ekspansionit osman drejt Ballkani dhe më gjerë drejt Evropës. Në të njëjtën kohë, edhe elitat serbe ishin të vetëdijshme se besnikëria ndaj osmanëve nuk ishte një garanci afatgjatë për mbijetesën e tyre politike. /Antena

  • Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje, ja reagimi i ambasadës amerikane dhe britanike në Prishtinë

    Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje, ja reagimi i ambasadës amerikane dhe britanike në Prishtinë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 22 subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme. Teksa u refuzua certifikimi i Listës Serbe, një tjetër parti ka mbetur pezull në këtë proces. Bëhet fjalë për Nismën Socialdemokrate, e cila është në pritje të certifikimit, sapo të plotësojë listën e nënshkrimeve.
    Moscertifikimi i Listës Serbe ka sjellë edhe reagimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili ka thënë se veprimet si ky e kërcënojnë reputacionin e Kosovës si demokraci multietnike, duke shtuar se shpreson se PZAP-ja do ta zhbëjë këtë vendim të KQZ-së. “Jam thellësisht i shqetësuar me përpjekjen e fundit të akterëve politikë për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në procesin zgjedhor. Veprimet të tilla kërcënojnë ta shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e ngushtë”, ka shkruar ambasadori i Britanisë. Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin që Lista Srpska të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse. Kështu është shprehur ambasada e SHBA-së në Prishtinë, sipas të cilës të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike.
    “Veprime të tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rinisjen e dialogut tonë strategjik për avancimin e mundësive për bizneset amerikane dhe kosovare”, shkruan ambasada amerikane në Facebook. Gjithashtu reagoi edhe misioni i OSBE-së, i cili e vlerësoi këtë vendim si një “devijim të qartë nga standardet zgjedhore të pranuara ndërkombëtarisht”.

  • Lista Serbe mbetet jashtë zgjedhjeve në Kosovë

    Lista Serbe mbetet jashtë zgjedhjeve në Kosovë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
    Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, mori vetëm 2 vota pro, 2 kundër dhe 7 abstenime në mbledhjen e fundit, me anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje që votuan kundër dhe partitë e tjera shqiptare që abstenuan.
    Lëvizja Vetëvendosja ka ngritur shpesh zërin kundër certifikimit të Listës Serbe, pasi sipas tyre kjo parti punon kundër interesave të shtetit të Kosovës.

    Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi partia më e madhe e serbëve në Kosovë ka ende mundësinë për të ankimuar në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa.
    Megjithatë, lënia jashtë zgjedhje e kësaj partie ka nxitur reagime nga Beogradi zyrtar dhe komuniteti ndërkombëtar.
    Misioni i OSBE në Prishtinë u shpreh i shqetësuar për polarizimin politik brenda KQZ dhe tha se sjellje të tilla cënojnë paanshmërinë dhe besueshmërinë.
    Ambasada amerikane i cilësoi përpjekjet e LVV kundër Listës Serbe si dritëshkurtra dhe përçarëse.
    “Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik“- thuhej në njoftimin e selisë diplomatike.
    Reagime të njëjta erdhën nga zyrat e BE dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë./vizionplus.tv