Tag: sepse

  • Programi i opozitës, shpëtimi i ekonomisë shqiptare’/ Meta mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Mos humbisni kohë, mobilizohuni

    Programi i opozitës, shpëtimi i ekonomisë shqiptare’/ Meta mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Mos humbisni kohë, mobilizohuni

    Programi i opozitës, shpëtimi i ekonomisë shqiptare’/ Meta mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Mos humbisni kohë, mobilizohuni

    Nga Ilir Meta

    Sepse projekti i tij i vërtetë ishte dhe ende është “Ballkani i Hapur” që ka rrënuar fermerët dhe blegtorët shqiptarë.

    Kush ja ka fajin Edi Ramës, që në 8 vite që ai drejton i vetëm, është përgjysmuar numri i gjedhëve dhe i të imtave dhe që prodhimi bujqësor është në pikiatë?

    Kush ja ka fajin Edi Ramës që Shqipëria eksporton edhe pas 12 vitesh, që ai është në pushtet, vetëm 8% të PBB, kur Maqedonia e Veriut fqinje eksporton 57%?

    Ndërkohë eksportet shqiptare vazhdojnë pikiatën e tyre të pandalshme për shkak të Narkoeuros, por edhe të klimës diskriminuese ndaj prodhuesve vendas dhe ndaj investimeve prodhuese dhe eksportuese.

    Ndaj shqiptarët jam i bindur do të votojnë për programin e opozitës që është tepër realist dhe në interes të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

    Për programin e opozitës që synon fuqizimin e ekonomisë familjare, por edhe të ekonomisë kombëtare në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

    Opozita është edhe garantja e përshpejtimit të integrimit europian, sepse ajo i ka dhënë të gjitha provat për këtë.

    Po kështu, Partia Demokratike është anëtare e Partive Popullore Europiane, të cilat drejtojnë Bashkimin Europian dhe tani do të marrin dhe drejtimin e Gjermanisë.

    Opozita ka edhe ekspertët më të mirë për çështjet me Bashkimin Europian, një pjesë e të cilëve do të jenë edhe në Kuvendin e ardhshëm.

    Ndaj të gjitha votat për numrin 1 në fletën e votimit.

    PD – ASHM.

    Unë çdo ditë, këtu, në kushte ekstreme izolimi, përpiqem të shkruaj 50 deri në 100 letra, sepse kuptohet edhe këtu ikin dritat herë pas here, për bashkëpunëtorët, për anëtarët e Partisë së Lirisë, për shokët, për miqtë, për të afërmit.

    Për t’u kujtuar të gjithëve se sa e rëndësishme është të mos humbasim asnjë sekondë kohë kot në këto 6 javë që kanë mbetur.

    Që t’i njohim shqiptarët me programin tonë, që është edhe shpëtimi i tyre nga shtypja, nga bullizimi dhe nga grabitja e këtij sekti të papërgjegjshëm, që pasi hëngri dhe grabiti taksat e shqiptarëve për 12 vjet, tani po ha dhe vetveten në mënyrën më të pabesë.

    Besoj që të gjithë ju që më dëgjoni, keni shumë më tepër mundësi se sa unë që të lëvizni, që të takoni dhe që të luftoni në këto 6 javë në mënyrë që 11 Maji të jetë dita historike e triumfit të lirisë mbi tiraninë.

  • Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane

    Nga Lutfi Dervishi

    Mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me pesticide dhe mbi 50 lloje helmesh të ndaluara në Bashkimin Evropian përdoren lirshëm në bujqësi, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në. Jo si standard, por si pasaportë.

    Ëndrra jonë europiane ka erë pesticide. Dhe nuk është ndonjë sekret. Institucione ndërkombëtare, organizata të shëndetit publik, raportimet e medias dhe të qytetarëve, të gjithë e kanë ngritur alarmin. Por çfarë bëjmë ne? Shtojmë dozën.

    Pse?

    Sepse i fusim një mendje të lehtë: “Hë mo, s’na gjen gjë!”

    Një mantrë kolektive, një justifikim i përbashkët për të helmuar tokën, trupin dhe fëmijët tanë.

    Pis fermer që përdor helme për të shtuar prodhimin, pis shtet që nuk kontrollon asgjë, pis konsumator që i blen pa pyetur, pa refuzuar dhe pa reaguar. Pra, në fund të ditës: pis milet.

    Po të ishte kjo thjesht çështje padije, do kishte zgjidhje. Por është çështje indiference dhe babëzie, e ushqyer me arrogancën e mosndëshkimit. Të mos harrojmë: në vendet ku janë ndaluar këto pesticide, janë ndaluar sepse vrasin. Dhe në ketu, jo vetëm që përdoren, por promovohen si “sekret suksesi”.

    Fondet e IPARD që u dhanë për bujqit dhe blegtoret shqiptare mesa duket realisht kanë shkuar për fermerët braziliane. Fondet e BE për bujqesine janë ndërprerë sepse SPAK nuk ka këllqe të hetojë atë që është provuar nga hetimet në Bruksel. Ne vijojmë me helmin e sheqerosur të propagandës.

    Në vend të ndalim helmin, kemi ndaluar logjikën. Në vend të zbatojmë rregulla, bëjmë statuse krenare për eksportin e produkteve “të freskëta shqiptare” që pastaj kthehen mbrapsht si mall i rrezikshëm për shëndetin publik.

    Tani le të hapim krahët për BE-në. Le t’i tregojmë që jemi gati për integrim. Me mushkëri të skuqura, me veshka të lodhura dhe një sistem që nuk mbron as veten e vet.

    Edhe 5 vjet dhe marrim pasaportën.

    Por a do jemi gjallë për ta përdorur?

  • Investigimi/ Urgjenca QSUNT/ Aparatura të prishura dhe radhë të gjata, situatë alarmante

    Investigimi/ Urgjenca QSUNT/ Aparatura të prishura dhe radhë të gjata, situatë alarmante

    Investigimi/ Urgjenca QSUNT/ Aparatura të prishura dhe radhë të gjata, situatë alarmante

    3.5 milion thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misione të realizuar nga Shërbimi kombëtar I Urgjencës… Kështu deklaroi pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama në një takim me mjekë e infermier të këtij shërbimi. Duke u përpjekur të bëjë dallimin e Urgjencës Kombëtare para dhe pas qeverisjes socialiste.

    A ka hyrë ndonjeherë Kryeministri në Urgjencën e QSUT, në një ditë të zakonshme pune, dhe pa lajmëruar se do të shkojë? Për këtë dyshojmë shumë… Ndaj për ta informuar sa më mire Zotin Kryeministwr, bëmë një vëzhgim disa ditor, duke u përpjekur të sjellim sadopak fragmente të asaj se ccfarë ndodh brenda atyre mureve.

    Sapo afrohemi, përvecc një numri të madh personash, brenda dhe jashtë ambienteve të urgjencës, gjëra e parë që arrijmë të dokumentojmë, është ky zotëri, që mbi kokë ka një infermiere dhe një mjeke, qe cila po e viziton mbi krevatin me rrota te nxjerrë nga autoambulanca mu në mes të kooridorit.Sepse me shumë gjasë, nuk ka vende të lira për ta sistemuar në një dhomë.

    Ndërkohë në një tjetër korridor janë pozicionuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është duke bërë serum, ndërsa i është vendosur një kateter i improvizuar me një bidon uji, ndërsa dy të tjerët po qëndrojnë ulur në pritje të marrë asistencë nga personeli.

    Në të njëjtin kooridor qëndron një tjetër I moshuar në karrocë, I shoqëruar nga një e afërme, edhe ai në pritje të mjekut. Sidoqoftë nuk jemi aty vetëm për të verifikuar praninë e pacientëve që kanë mbushur korridorin, por për të kuptuar edhe se si janë proccedurat për regjistrimin dhe më pas përkujdesjen ndaj tyre. Gjë që duhej të ishte normale, njëlloj si ccdo urgjencë në të gjithë botën.

    Për këtë kemi vendosur të asistojmë një të sëmurë dhe bashkë me të nisim të kërkojmë mjekun nëper kooridore me shpresën se mes gjithë atyre njerzve do ta dallonim se cili ishte i duhuri për ne. Infermierja na orienton, por ndërsa ne presim të takojmë mjekun, ajo na dorëzon në duart e një kolegeje tjetër.

    Një lloj stafete brenda korridoreve të urgjencës, ndërkohë që as këtë herë mjekun nuk e pamë. Infermierja e dytë na fut në një ambient ku më pas mësuam se kryhet EKG e zemrës. Krahas nesh, aty ka një numër të konsiderueshëm personash që presin në radhë. Një dhomë ekzaminimi në të cilën qëndrojnë të gjithë së bashku, pacientë dhe të afërm, pa minimumin e privatësisë. Dhe më keqja është që mungojnë dhe mjetet e punës…

    Ikja e infermieres ka bërë që të gjithë të qëndrojnë me sy nga dera duke pritur rikthimin e saj. Kohë e mjaftueshme edhe për tu njohur me njëri tjetrin. Pasi kemi pritur rreth 15 minuta, më në fund pajisja erdhi, dhe infermierja iu fut menjëherë punës në prani të të gjithë pacientëve që janë aty në pritje… Ekzaminimi u bë vetëm për një paciente, dhe spina e EKG u hoq për tu marrë sërish nga infermierja, ndërkohë që në rradhë ishin edhe 5 pacientë të tjerë në pritje të këtij shërbimi. Sepse EKG-ja ka prioritete.

    Pavarësisht këmbënguljes tonë, infermierja nuk na kushton aspak vëmendje dhe largohet bashkë me pajisjen e EKG duke na lënë në pritje edhe për 15 minuta të tjera…. Sepse më në fund arritëm të kuptojmë që në Urgjencën e QSUT, nuk mjafton vetëm mungesa e EKG që shëtit sa andej e këtej, por u dashka të kesh pas vetes një infermiere të dedikuar, sepse përndryshe nuk të merr askush përsipër.

    Gjithsesi meqë e kemi detyrim të gjejmë një infermiere, dalim sërisht nëpër kooridore për ta kërkuar…Por në vend të saj, përballemi sërish me pacientët që pamë të shtrirë në kooridore, të cilët marrin shërbim në korridoret e spitalit. Një punonjës i urgjencës na pohon se në këtë repart, nuk ka EKG dhe se në funksion është vetëm 1 e tillë. Diskutimin e prishjes së aparaturave për të favorizuar klinikat private e kemi dëgjuar me dhjetra here, por kur e thotë dikush nga personeli i QSUT, atëherë gjërat bëhen më të besueshme.

    Por ccfarë mbetet është fakti se urgjenca me e madhe në vend e cila pret me qindra pacientë në ditë, prej 3 muajsh ka në funksion vetëm 1 EKG, ndërkohë që edhe pjesa tjetër e pajisjeve nuk punon. A është gjithë kjo që pamë panorama e vërtetë e asaj ccfarë ndodh në urgjencën e QSUT? Për fat të keq jo, sepse ajo që do ju tregojmë i kalon kufijtë e ccdo imagjinate… dhe ka për protagonist stafin e këtij sektori, aq të vlerësuar nga kryeministri.

    Është mbrëmja e 30 Janarit të këtij viti. Në hyrjen e urgjencës paraqiten dy të moshuar. Burri duket se ka probleme serioze shëndetësore, dhe gruaja e merakosur e cila e ndihmon për të ecur me vështirësi. Pasi qëndrojnë për disa minuta përballë recepsionit pa ia hedhur sytë askush, dy të moshuarit, marrin guximin t’i afrohen një grupi mjekësh dhe infermierësh. Por këta të fundit vijojnë bisedën të pashqetësuar, edhe pse janë vetëm gjysem metri distancë.

    Por me sa duket, prania e ciftit të moshuar vetëm sa i jep bezdi atyre, dhe pas pak ccastesh largohen një nga një pa marrë mundimin t’i pyesin se ccfarë problemi kanë. Sorollatja e cciftit nëpër korridore zgjati për më shumë se një orë, deri kur më në fund dikush u kujtua që t’i sqaronte. Kaq e vështirë ishte që dikush t’i sqaronte që në fillim dhe t’i përcillte për tek hyrja, në vend që të silleshin sa majtas djathtas korridoreve të spitalit? Ndaj për këtë situatë kërkuam shpjegim pranë këtij reparti , ku shefja e observimit në Urgjencën e QSUNT, shprehu me shqetësim mungesën e kapaciteteve për të pritur pacientët dhe pranoi mungesën e pajisjeve mjeksore./ Emisioni “Piranjat”

  • “Gratë e PPE mbështetën PD në ditët më të vështira”, Berisha: PD pësoi një proces kafkian

    “Gratë e PPE mbështetën PD në ditët më të vështira”, Berisha: PD pësoi një proces kafkian

    Kreu i PD, Sali Berisha në bashkëpunim me Bordin Ekzekutiv të Forumit të Grave të EPP organizoi sot konferencën ndërkombëtare me temë: ‘Fuqia e Grave në Politikë’.

    Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se gratë e PPE e mbështetën Partinë Demokratike në procesin kafkian që pësoi.
    Berisha: Unë kam një mirënjohje të veçantë për të gjitha ju sepse në një proces kafkian që pësoi PD, në të vetmen narkodiktaturë të instaluar në Europë, presidenca e gruas së PPE, presidentja e nderit zonja Doris Pack dhe ju zonja të nderuara, keni dhënë mbështetjen tuaj për PD-në, për gruan demokratike, që luajti dhe luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër këtij regjimi, të cilin Europa nuk e ka njohur në historinë e vet.
    Është narkoshteti i parë që instalohet në Europë.
    Në rast se 20 vite më parë lexova se narkodiktaturat janë forma më e shëmtuar e diktaturave, shkruante Samuel Hungtington, asokohe duke ardhur nga një diktaturë staliniste, siç ishte Shqipëria, nuk u binda shumë.
    Por kur përjetoj këtu këtë realitet, ajo është një e vërtetë e madhe.
    Kjo narkodiktaturë ka pasur probleme të shumanshme.
    Së pari, ndonëse shkruhet gjerësisht dhe është analizuar gjerësisht, përsëri edhe lehtë nuk pranohet.
    Nuk pranohet sepse ndërtimi i kësaj narkodiktature u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA, por në njëfarë mënyrë u bekua me heshtje edhe nga BE.
    Dhe kjo bëri që narkodiktatori i këtij vendi të shëtisë në Europë dhe botë me atlete të bardha, të hiqet si piktor apo sportist, në një kohë kur ai ishte personi që arrestonte tre liderë të opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë.
    Dhe jo vetëm i arrestonte ata tre liderë, por njërin prej tyre e brutalizonte në mënyrën më të dhunshme nën kamera, duke e filmuar, vetëm për të shfryrë hakmarrjen e tij ndaj kundërshtarit dhe për të terrorizuar popullatën.
    Ju jeni këtu në një vend që po të shihni, ka plot media, por problemi i tyre është se ato të gjitha, përveç një ose dy, kanë një kontroll rigoroz nga zyra e narkodiktatorit.
    Shqipëria ka një prokurori, e cila lavdërohet në mënyrë të paimagjinueshme gjerësisht.
    Por kjo prokurori speciale është një prokurori, e cila nuk prek asnjë aferë që shkon tek narkodiktatori.
    Ndërkohë që arreston, burgos, pa prova, vetëm si persona nën hetim liderët e tre partive kryesore opozitare, merr mandate deputetësh, merr mandate të zgjedhurish vendorë nga opozita.
    Sot kemi deputetë në burg, kemi të tjerë drejtues në arrest shtëpie.
    Në rast se në vitet 1990-1992, siç e theksoi e nderuara Doris Pack, në Europë kishte një interes real për liritë dhe të drejtat themelore, organizoheshin konferenca, flitej në mënyrë të vazhdueshme, sot nuk flitet shumë për liritë dhe të drejtat themelore të një kombi që vuan një narkodiktaturë.
    Sot, rastet konkrete mbyllen me një formulë bizare, nuk komentojmë për raste konkrete.
    Pra, i theksova këto momente, sepse këto janë gjëra tashmë të njohura.
    Por këto zonja të shihni këtu janë luftëtare të pamposhtura kundër këtij regjimi dhe kanë një meritë të jashtëzakonshme.
    Në momentet më të vështira këto nuk kanë ngurruar që të dalin ballë për ballë.
    E theksova për të shprehur mirënjohjen ndaj jush sepse nuk ka qenë kjo situatë në presidencën tuaj dhe fakti që zgjodhët Shqipërinë për të organizuar këtë ngjarje, është një mbështetje shumë e madhe për ne.

    Top Channel

  • Berisha kritika për Bashkimin Europian: Bekoi në heshtje narkodiktaturën, u arrestuan tre liderë të opozitës dhe…

    Berisha kritika për Bashkimin Europian: Bekoi në heshtje narkodiktaturën, u arrestuan tre liderë të opozitës dhe…

    Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi Bashkimin Evropian gjatë një konference ndërkombëtare me temë: ‘Fuqia e Grave në Politikë’.

    Sipas tij, ndërtimi i narkodiktaturës në vend u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA-së dhe u bekua me heshtje edhe nga Bashkimi Evropian.
    Berisha: E nderuar zonja presidente Biro’, e dashur Albana, e nderuar zonja Mariya Gabriel, zonja Doris Pack, mike e vjetër e PD dhe e Shqipërisë, zoti Thomas Kunz. Të nderuara zonja të ardhura nga vende të tjera dhe nga Brukseli, zonja të pranishme në këtë sallë, anëtare të LDG në Shqipëri.
    Është një nder i madh që na keni bërë zonja presidente me praninë tuaj dhe unë u jam shumë mirënjohës.
    Por unë kam një mirënjohje ët veçantë për të gjitha ju sepse në një proces kafkian që pësoi PD, në të vetmen narkodiktaturë të instaluar në Europë, presidenca e gruas së PPE, presidentja e nderit zonja Doris Pack dhe ju zonja të nderuara, keni dhënë mbështetjen tuaj për PD-në, për gruan demokratike, që luajti dhe luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër këtij regjimi, të cilin Europa nuk e ka njohur në historinë e vet.
    Është narkoshteti i parë që instalohet në Europë.
    Në rast se 20 vite më parë lexova se narkodiktaturat janë forma më e shëmtuar e diktaturave, shkruante Samuel Hungtington, asokohe duke ardhur nga një diktaturë staliniste, siç ishte Shqipëria, nuk u binda shumë.
    Por kur përjetoj këtu këtë realitet, ajo është një e vërtetë e madhe.
    Kjo narkodiktaturë ka pasur probleme të shumanshme.
    Së pari, ndonëse shkruhet gjerësisht dhe është analizuar gjerësisht, përsëri edhe lehtë nuk pranohet.
    Nuk pranohet sepse ndërtimi i kësaj narkodiktature u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA, por në njëfarë mënyrë u bekua me heshtje edhe nga BE.
    Dhe kjo bëri që narkodiktatori i këtij vendi të shëtisë në Europë dhe botë me atlete të bardha, të hiqet si piktor apo sportist, në një kohë kur ai ishte personi që arrestonte tre liderë të opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë.
    Dhe jo vetëm i arrestonte ata tre liderë, por njërin prej tyre e brutalizonte në mënyrën më të dhunshme nën kamera, duke e filmuar, vetëm për të shfryrë hakmarrjen e tij ndaj kundërshtarit dhe për të terrorizuar popullatën. Ju jeni këtu në një vend që po të shihni, ka plot media, por problemi i tyre është se ato të gjitha, përveç një ose dy, kanë një kontroll rigoroz nga zyra e narkodiktatorit.
    Shqipëria ka një prokurori, e cila lavdërohet në mënyrë të paimagjinueshme gjerësisht. Por kjo prokurori speciale është një prokurori, e cila nuk prek asnjë aferë që shkon tek narkodiktatori. Ndërkohë që arreston, burgos, pa prova, vetëm si persona nën hetim liderët e tre partive kryesore opozitare, merr mandate deputetësh, merr mandate të zgjedhurish vendorë nga opozita.
    Sot kemi deputetë në burg, kemi të tjerë drejtues në arrest shtëpie. Në rast se në vitet 1990-1992, siç e theksoi e nderuara Doris Pack, në Europë kishte një interes real për liritë dhe të drejtat themelore, organizoheshin konferenca, flitej në mënyrë të vazhdueshme, sot nuk flitet shumë për liritë dhe të drejtat themelore të një kombi që vuan një narkodiktaturë.
    Sot, rastet konkrete mbyllen me një formulë bizare, nuk komentojmë për raste konkrete. Pra, i theksova këto momente, sepse këto janë gjëra tashmë të njohura. Por këto zonja të shihni këtu janë luftëtare të pamposhtura kundër këtij regjimi dhe kanë një meritë të jashtëzakonshme.
    Në momentet më të vështira këto nuk kanë ngurruar që të dalin ballë për ballë.
    E theksova për të shprehur mirënjohjen ndaj jush sepse nuk ka qenë kjo situatë në presidencën tuaj dhe fakti që zgjodhët Shqipërinë për të organizuar këtë ngjarje, është një mbështetje shumë e madhe për ne.

    Top Channel

  • Parashikimi i horoskopit 26 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 26 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Dashi
    Sot është një ditë e vështirë, sepse duhet të bëni ndryshime. Nëse doni të kapërceni vështirësitë dhe të plotësoni dëshirat tuaja në planin afatgjatë, ndaloni së krahasuari veten me të tjerët
    Demi
    Sot do të ndiheni mjaft të lodhur nga detyrimet e ndryshme që janë grumbulluar. Mos bëni lëvizje të nxituara dhe mbi të gjitha mos u mërzisni. Lerja kohës gjërat dhe çdo gjë do të nrdyshojë.
    Binjakët
    Përdorni potencialin tuaj sot për të kapërcyer probleme të ndryshme që keni. Ju dëshironi të largoheni nga përditshmëria, sepse rutina ju ka lodhur me shumë detyrime dhe probleme.
    Gaforrja
    Sot nuk do të pajtoheni me disa njerëz, por nuk është e nevojshme të ziheni me ta. Zgjidhni të qëndroni larg tyre, sepse gjithçka që ata bëjnë janë t’ju prishin humorin.
    Luani
    Sot përpiquni të përmbyllni disa çështje që ju shqetësojnë. Është mirë që të mos i shtyni më gjërat sepse nuk do dini nga tja filloni më parë. Ana ekonomike duke e stabilizuar.
    Virgjëresha
    Sot do të duhet të ndryshoni rrënjësisht drejtimet e jetës. Kjo ishte mundësia që prisnit prej kohësh. Hidhni hapat me kujdes, sepse është një sfidë e re dhe e ndërlikuar.
    Peshorja
    Lëvizni sot me shumë kujdes dhe kini parasysh që të vini prioritete. Thjesht mos u mërzitni dhe mos kërkoni që gjërat që bëhen brenda ditës. Ana sentimetale do të ketë probleme serioze.
    Akrepi
    Duhet të jeni të kujdesshëm për situatat me të cilat do të përballeni sot. Mos harxhoni më shumë energji seç meritojnë. Gjenda ekonomke duket e stabilizuar, por kujdes!
    Shigjetari
    Dita sot parashikon tension në aspektin profesional, por bëni kujdes. Përdorini logjikën dhe maturinë, gjërat mund të dalin jashtë kontrollit dhe humbja e punës në këto kohë, thotë shumë.
    Bricjap
    Sot komunikimi që keni me rrethin tuaj të afërm do të jetë shumë i mirë. Sot është mirë që të kaloni kohë të vlefshme me familjen. Puna është në rrugën e duhur, prosni frytet.
    Ujori
    Mundohuni të jeni në gatishmëri në çdo moment të ditës. E mërkura e sotme është perfekte për të bërë atë që e doni, dilni me miqë ose familjarët dhe shpenzoni kohë cilësore.
    Peshqit
    Sot kushtet janë shumë të mira për shenjën tuaj dhe do të keni mundësi të gjeni zgjidhje efektive për çështjet që ju shqetësojnë. Humori juaj përmirësohet dhe ndiheni gati për gjithçka.

  • Rama: Koha e duhur për të investuar në Shqipëri

    Rama: Koha e duhur për të investuar në Shqipëri

    ”Match-Maker Albania 2025” nisi këtë të enjte në Tiranë, me mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, ku mori pjesë edhe kryeministri Rama. Ai ftoi investitorët e huaj të kenë në konsideratë Shqipërinë pasi sipas tij është koha më e duhur për të bërë investime.
    “Është koha për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri sepse nesër do të jetë vonë. Nesër të gjithë do të duan të vijnë, të gjithë do të duan të blejnë dhe do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush. Kështu që çfarë doni që të blini, blijeni tani.

    Çfarë do të donit të bënit, bëjeni tani. Sa do të doni që të bëni në fitime, bëjeni tani sepse është një moment në kohë ku Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është plotësisht e njohur për potencialin që ka”, tha Rama.
    Kreu i qeverisë shtoi edhe se çdo cep i Shqipërisë është një mundësi e mirë investimi, por duhen pasur në konsideratë malet. “Ka diçka që vazhdon të jetë shumë e lirë në Shqipëri që është gjithçka që dikush mund të kërkojë në male. Më e mira është në male dhe çfarëdo që të bëj dikush sot në male është diçka që do ti shpërblehet në një mënyrë të shumëfishtë dhe me shifra të shumëfishta në një të ardhme jo të largët, por të afërt”, tha Rama.

  • Rama: Koha është tani, është një moment ku Shqipëria nis të lulëzojë

    Rama: Koha është tani, është një moment ku Shqipëria nis të lulëzojë

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në eventin “Match-Maker Albania 2025” ku marrin pjesë mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, përfshirë investitorë, agjenci të zhvillimit dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, si dhe fuqizimi i markës “Made in Albania”
    Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se ky është momenti që kush do që e ka në plan të investojë në vendin tonë, sepse nëse do të jetëvështirë sepse gjithçka do të kushtojë më shumë.
    “Koha për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri sepse nesër do të jetë vonë, të gjithë do të duan të vijnë e të blejnë dhe do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush. Çfarëdo doni të blini e bëni bëjeni tani. Kjo sepse është një moment ku Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është e njohur për potencialin që ka. Kur të gjithë ta marrin vesh do të jetë më e vështirë.
    Jemi një vend shumë i mirë për të investuar në gjithçka e për të bërë bashkë aktorë lokalë dhe ndërkombëtarë të biznesit. E fundit por jo nga rëndesa, është diçka që është shumë e lirë në Shqipëri që është gjithçka që mund të kërkojë dikush në male. Kushdo e njeh Shqipërisë përmes deteve e qyteteve po ku them se më e mira është në male. Çfarëdo që dikush do të bëjë sot në male është diçka që do t’i shpërblehet në mënyrë të shumëfishtë në një të ardhme shumë të afërt”, tha ai.

  • SHBA rikthehet në SPAK, Berisha del blof: S’pranojmë drejtësi politike, do e reformojmë me Venecian

    SHBA rikthehet në SPAK, Berisha del blof: S’pranojmë drejtësi politike, do e reformojmë me Venecian

    Sali Berisha del edhe njëherë blof pasi propaganda e tij se SHBA braktisi reformën në drejtësi, u rrëzua me rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK. Edhe pse iu rrëzua propaganda, kreu i PD, Sali Berisha vijon të thotë se nuk do të pranojë drejtësi politike, por do ta reformojë atë me Komisionin e Venecias. Komentet i bëri gjatë një takimi me shoqatat e biznesit.
    “Çfarë reforme? Reformë që u mohon shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor. Po dënohen zyrtarë, për zyrtarë mbani një statistikë ju lutem, Kina komuniste dënon më shumë se çdo vend tjetër, por dënon edhe politikisht, ndaj edhe quhet diktaturë komuniste.
    E sjell këtë shembull sepse shqiptarët kanë nevojë urgjente për një rireformim të këtij sistemi me Komisionin e Venecias. Sepse ky ortek po bëhet gjithnjë e më i madh. Dosjet po bëhen gjithnjë e më të mëdha, biznesmenët, qytetarët nuk marrin të drejtat e tyre.
    Ju jap shembullin e Kinës, Kina është më e ashpra për dënimet për korrupsion, por Kina jep edhe dënime politike. E vërteta është se ka një klimë biznesi të pakrahasueshme sepse nuk pret kush 10 vite. Sepse një biznesmen falimenton për 10 vite.
    Pra është një çështje që ju duhet të ngrini zërin tuaj. Sigurisht ne e ngremë zërin tonë sepse nuk mund të pranojmë një drejtësi politike, por ju si biznes, qytetarët duhet të ngrenë çështjen se atyre u mungon procesi ligjor që është një e drejtë themelore e tyre. Prandaj këtu duhet një partneritet i përbashkët, t’i themi gjërat siç janë”, tha Berisha.

  • Joao Felix “ngec në derë”, agjenti Jorge Mendes ka shumë opsione, por deri tani…

    Joao Felix “ngec në derë”, agjenti Jorge Mendes ka shumë opsione, por deri tani…

    26 Mars 2025

    19:25

    Telesport

    Jorge Mendes po bën shumë lëvizje e biseda për të gjetur një skuadër të re për Joao Felix, klientin e tij me potencial të lartë për të ardhmen, edhe pse te Milani po dështon.
    Felix do të largohet nga Chelsea këtë verë, sepse klubi londinez nuk beson se ai mund të bëhet lojtar titullar në Premier League.
    Mendes po negocion me disa klube, por interesin më konkret e ka marrë nga Galatasaray. Klubi turk pritet të bëjë ndryshime në merkaton e verës, sidomos sepse Osimhen do të ndryshojë destinacion.
    Galatasaray kërkon një huazim me opsion blerjeje për Felix, por Chelsea heziton, sepse dëshiron ta shesë në mënyrë përfundimtare.