Zjarri që përfshiu mesditën e së enjtes pjesën e Kalasë në fshatin Senicë, bashkia Delvinë, ka dalë jashtë kontrollit.
Si pasojë e tij, kanë pësuar dëmtime nga flakët 2 shefa komisariati të policisë së Delvinës, komisar Agim Troci i cili ndodhej në terren me ekipin e punonjësve për shuarjen e zjarrit dhe edhe shefi i krimeve në këtë Komisariat, Joni Lame pasi është asfiksuar nga tymi.
Troci ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Sarandës.
Zjarri ka përfshirë dhe fshatin Palavli. Deri tani numërohen 11 shtëpi të djegura e bashkë me to edhe Kisha 200 vjeçare e Shën Dhimitrit në Senicë. Forca të shumta të zjarrfikësve nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë.
Ndodhen gjithashtu edhe forca të emergjencave civile, forca të policisë dhe autoriteteve vendore janë në ndihmë për shuarjen e zjarrit. Ndodhet në vend edhe ambulanca për çdo rast. Për shkak të rrezikut nga zjarri ka nisur evakuimi i banorëve të fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçez.
Tag: senicë
-

Del jashtë kontrollit zjarri në Senicë. Pëson djegie në trup shefi i komisariatit të Delvinës, asfiksohet një tjetër efektiv
-

Dimal/ Zjarri masiv në Delvinë shkrumbon banesat, dy efektivë policie të dëmtuar nga tymi dhe djegiet
Zjarri që nisi mesditën e së enjtes në Kalasë, sot ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë fshatrat Senicë dhe Palavli në bashkinë Delvinë. Deri tani janë shkatërruar 11 shtëpi, ndërsa nga flakët është përfshirë edhe Kisha 200-vjeçare e Shën Dhimitrit në Senicë, një monument me vlerë historike dhe kulturore të zonës.
Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta zjarrfikësish nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë, së bashku me emergjencat civile, policinë dhe autoritetet lokale. Gjithashtu, në zonë ndodhet edhe një ambulancë për të ofruar ndihmë mjekësore në rast nevoje.
Për shkak të rrezikut të lartë, është nisur evakuimi i banorëve nga fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçez për të garantuar sigurinë e tyre.
Shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, komisar Agim Troci, i cili ndodhej në vendngjarje për shuarjen e zjarrit, ka pësuar djegie në trup dhe është shtruar në spitalin e Sarandës. Po ashtu, shefi i krimeve në komisariat, Joni Lame, ndodhet në spital pasi është asfiksuar nga tymi.
Situata mbetet kritike dhe autoritetet vazhdojnë punën intensive për shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave.
-

Marrin përmasa alarmante zjarret në Delvinë: Digjen 11 shtëpi dhe kisha në Senicë
Një zjarr që fillimisht dukej i lehtë për t’u menaxhuar në zonën e Kalasë në Delvinë, ka marrë përmasa alarmante duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në fshatin Senicë.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, kanë përfshirë 11 shtëpi dhe kanë shkrumbuar kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit, një monument kulture i kategorisë së parë. Forcat zjarrfikëse janë përpjekur ta vendosin situatën nën kontroll, por puna e tyre është vështirësuar nga terreni i thepisur dhe malor.
Infrastruktura e dobët e fshatit ka ndikuar negativisht në ndërhyrjen e shpejtë, pasi rrugët e ngushta kanë penguar hyrjen e automjeteve zjarrfikëse në afërsi të vatrave të zjarrit.
Për frenimin e përhapjes së flakëve janë angazhuar edhe dy helikopterë, të cilët kanë operuar nga ajri që prej ditës së enjte, deri në momentin kur errësira dhe kushtet e motit kanë bërë të pamundur vijimin e ndërhyrjes ajrore.Pavarësisht përpjekjeve, zjarri është riaktivizuar gjatë natës për shkak të erës së forte.
Sipas kryeplakut të fshatit Senicë, situata mbetet e vështirë. Janë djegur gjithashtu edhe sipërfaqe të mëdha pyjore, ndërkohë që në rrezik janë edhe disa banesa të tjera. Fshati, që dikur numëronte rreth 100 shtëpi, aktualisht ka vetëm 10 banesa të banuara, pasi pjesa më e madhe e popullsisë është shpërngulur drejt Greqisë.
Autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente janë në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve të cilat janë aktive dhe në fshatrat Vergo dhe Kopaçez, si dhe po rrezikojnë banesat në Palavli -

Flakët përfshijnë Senicën, 11 banesa dhe kisha 200-vjeçare shkrumbohen nga zjarri
Zjarri që nisi dy ditë më parë në zonën e Kalasës dhe Tatzatit në Delvinë, ka marrë përmasa të mëdha dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatin Senicë dhe rrethinat e tij.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat përvëluese mbi 40 gradë Celsius, janë përhapur me shpejtësi nga zona e quajtur Hallastar, duke hyrë në brendësi të fshatit dhe përfshinë banesa, sipërfaqe ullishtesh dhe pemë frutore.
Në fshatin Senicë janë djegur 11 shtëpi, disa prej të cilave ishin ndërtuar së fundmi si investime në agroturizëm. Mes godinave të djegura është edhe kisha 200-vjeçare e Shën Dhimitrit, monument kulture i kategorisë së parë, e cila është shkatërruar plotësisht nga flakët. Banorët janë gjetur të papërgatitur për përmasat e zjarrit, ndërsa shumë prej tyre, të moshuar dhe pa mundësi lëvizjeje, kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre në momentin kur flakët kanë hyrë në fshat. Gjatë mesditës së sotme janë raportuar thirrje për ndihmë nga disa banesa, çka ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për evakuimin e tyre. Autoritetet nuk raportojnë për lëndime në njerëz, por për dëme të mëdha materiale.
Përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë penguar edhe nga infrastruktura e brendshme e fshatit. Gardhet e vendosura nga një banesë në tjetrën kanë pamundësuar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse në disa zona, duke e vështirësuar ndjeshëm neutralizimin e vatrave aktive. Terreni i thyer kodrinor, mungesa e rrugëve të aksesueshme dhe tymi i dendur kanë bërë që ndërhyrja nga toka të jetë e kufizuar.
Për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve, janë angazhuar edhe dy helikopterë, të cilët kanë operuar nga ajri që prej ditës së djeshme deri në momentin kur errësira dhe kushtet e motit e kanë bërë të pamundur vazhdimin e operacionit ajror. Megjithatë, flakët janë riaktivizuar gjatë natës për shkak të erës, duke shtuar rrezikun për vatra të reja dhe dëme të tjera.
Një tjetër rrezik serioz për forcat zjarrfikëse i hasur gjatë operacionit kanë qenë shpërthimet sporadike të municioneve të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.
Banorët e fshatit Senicë janë përfshirë aktivisht në përpjekjet për të ndaluar përhapjen e zjarrit. Kryetari i fshatit Llambi Nika, shprehet se “Aktualisht, situata mbetet e paqëndrueshme. Flakët janë të shtrira në një rreze prej disa kilometrash dhe rreziku për riaktivizim pranë zonave të banuara është ende i pranishëm. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e zjarrvënies së qëllimshme”.
Situata konsiderohet ndër më të rëndat e viteve të fundit në këtë zonë.Top Channel
-

Zjarri në Senicë, digjen disa banesa të fshatit, flakët nuk kursejnë as Kishën e Shën Dhimitrit
Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka përfshirë sot fshatin Senicë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, disa shtëpi janë djegur, ndërsa flakët nuk kanë kursyer as Kishën e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin.
Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë të lënduar, ndërsa autoritetet lokale kanë evakuuar me kohë familjet që rrezikoheshin nga zjarri. Për të përballuar situatën, në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë angazhuar dy helikopterë, të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve. -

Zjarri në Senicë djeg disa shtëpi, flakët shkrumbojnë edhe Kishën e Shën Dhimitrit
Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka përfshirë sot fshatin Senicë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, disa shtëpi janë djegur, ndërsa flakët nuk kanë kursyer as Kishën e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin.
Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë të lënduar, ndërsa autoritetet lokale kanë evakuuar me kohë familjet që rrezikoheshin nga zjarri.
Për të përballuar situatën, në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë angazhuar dy helikopterë, të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
gijotina.com/