Tag: sende

  • EMRAT+VIDEO/ Vidhte sende dhe më pas i shiste, policia arreston 34-vjeçarin, në pranga edhe një person tjetër

    EMRAT+VIDEO/ Vidhte sende dhe më pas i shiste, policia arreston 34-vjeçarin, në pranga edhe një person tjetër

    Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi njëri prej tyre vidhte materiale dhe sende të ndryshme nga automjetet apo subjekte, ndërsa personi tjetër i blinte.

    Personat e arrestuari janë Geraldo Zeneli dhe Gëzim Cani 34 dhe 48 vjeç.
    Arrestimi i tyre u bë pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh dhe subjektesh, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte.
    “Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit  G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. C., 48 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi G. Z, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste shtetasit G. C. Gjithashtu, shtetasi G. Z, në datat 20.11.2025 dhe 29.11.2025, ka vjedhur 2 biçikleta. Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë e sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura”, thote policia.
    Njoftimi i policisë 
    Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The thief”.
    Vidhte materiale dhe sende të ndryshme nga automjetet/subjekte, pasi iu thyente xhamat, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
    Në pranga dhe një 48-vjeçar, pasi blinte nga 34-vjeçari materialet e vjedhura.
    Sekuestrohen disa nga materialet e vjedhura.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh/subjekte, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në informacionet e marrë në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The thief”.
    Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit  G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. C., 48 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi G. Z, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste shtetasit G. C.
    Gjithashtu, shtetasi G. Z, në datat 20.11.2025 dhe 29.11.2025, ka vjedhur 2 biçikleta.
    Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë e sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura.
    Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer nga 34-vjeçari.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Sherr për një vajzë! Një person nxirret me forcë nga makina dhe goditet me sende të forta, niset drejt Traumës

    Sherr për një vajzë! Një person nxirret me forcë nga makina dhe goditet me sende të forta, niset drejt Traumës

    FOTO ILUSTRUESE

    LEZHË-Një incident i dhunshëm është regjistruar në Lezhë, në afërsi të një pike karburanti, ku Petrit Paloka është dhunuar barbarisht. Raportohet se Paloka është nxjerrë me forcë nga makina e tij nga disa të tjerë, të cilët më pas e kanë goditur me sende të forta. Pas ngjarjes i plagosuri është transportuar në urgjencën e spitalit të Lezhës dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar. 
    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe  ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ZËRI

  • Malësi e Madhe/ Kanosën me pistoletë dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar pas një konflikti; arrestohen dy vëllezër, në kërkim 34-vjeçari. Sekuestrohet armë zjarri dhe 4 automjete

    Malësi e Madhe/ Kanosën me pistoletë dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar pas një konflikti; arrestohen dy vëllezër, në kërkim 34-vjeçari. Sekuestrohet armë zjarri dhe 4 automjete

    Dy vëllezër nga Bajza janë vënë në pranga, ndërsa një 34-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi kërcënuan me armë zjarri dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se në aksin “Koplik – Shkodër” një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, organizuan menjëherë punën hetimore dhe operacionale. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gj. Gj., 63 vjeç, dhe P. Gj., 51 vjeç, banues në Bajzë. Ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tyre, K. Gj., 34 vjeç.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Nga hetimet paraprake rezulton se tre shtetasit kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit të 42-vjeçarit E. T., dhe pasi e kanë ndaluar pranë rrethrrotullimit në hyrje të Koplikut, e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, si dhe 4 automjete të përdorura nga autorët.

    Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

  • “42-vjeçari u qëllua me sende të forta pasi…”/ Breshëri plumbash ndaj automjetit në Shkodër, ja kush është shënjestra

    “42-vjeçari u qëllua me sende të forta pasi…”/ Breshëri plumbash ndaj automjetit në Shkodër, ja kush është shënjestra

    Edison Tirana është personi që u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër me 5 plumba në automjetin e tij teksa po lëvizte pranë rrethrrotullimit të Koplikut në Shkodër.
    Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat por një shtetas është goditur me sende të forta ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Pas plumbave në makinë drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty por më pas disa persona e kanë goditur pasi ka dalë. Konflikti ka nisur që nga dogana në Hanin e Hotit teksa dy automjete kanë parakaluar njëra tjetrën disa herë gjatë rrugës.
    Në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe automjeti tip Benz është aksidentusr pranë një bordure tek një karburant. Drejtuesi i aksidentuar, shtetasi Edison Tirana ka dalë nga automjeti dhe ka vrapuar në disa ara aty afër por personat në makinën tjetër e kanë ndjekur dhe e kanë goditur me sende të forta.
    42 vjeçari Edison Tirana është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore është shoqëruar për të dhënë dëshminë e tij. Sipas burimeve policia ka identifikuar autorët të cilët janë ndaluar dhe po merren në pyetje nga policia. Autorët e dyshuar janë nga fshati Pjetroshan në Malësinë e Madhe. Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Shkodër / Informacion paraprak
    Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.
    42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Sherri për parakalimin që përfundoi me plumba, si ndodhi ngjarja në Shkodër, 42-vjeçari me plagë në kokë dhe trup

    Sherri për parakalimin që përfundoi me plumba, si ndodhi ngjarja në Shkodër, 42-vjeçari me plagë në kokë dhe trup

    Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër–Hani i Hotit, ku është qëlluar me armë drejt një automjeti pas një konflikti mes disa personave.
    42-vjeçari Edison Tirana ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Shkodrës me dëmtime në kokë dhe trup, të dyshuara të shkaktuara me sende të forta.Lexo edhe :Related Posts
    “Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë, me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta”, njofton policia.

    Si ndodhi konflikti
    Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për parakalimin me makinë, ku nga Dogana e Hanit të Hotit dhe deri në Koplik dy personat kanë qenë në një “garë” në rrugë, e cila ka përfunduar me plumba.
    Gjatë sherrit, 42-vjeçari është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët më pas kanë qëlluar edhe me armë zjarri drejt automjetit të tij.
    Në vendngjarje janë angazhuar forcat “Shqiponja” dhe patrulla të shumta policie, të cilat po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

  • Pas sherrit e dhunuan dhe qëlluan me armë drejt makinës së tij, zbardhet ngjarja në Shkodër, kush është 42-vjeçari i plagosur

    Pas sherrit e dhunuan dhe qëlluan me armë drejt makinës së tij, zbardhet ngjarja në Shkodër, kush është 42-vjeçari i plagosur

    Një sherr i nisur për arsye banale, ka çuar në një përplasje fizike dhe të armatosur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik.

    Policia bën me dije se rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, Edison Tirana 42 vjeç, banues në Bericë.
    Ky i fundit është përfshirë në konflikt për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri makinën e tij, por plumbat nuk e kanë prekur shoferin.
    Pasi është qëlluar me armë në drejtim të mjetit, 42-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës dhe është përplasur me barrierat anësorë të rrugës, dhe ka përfunduar pranë një karburanti.
    Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarje, duke u paraqitur në spitalin e Shkodrës.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, si dhe identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve.
     
     

    Top Channel

  • Zbardhet ngjarja në Shkodër, kush është 42-vjeçari i plagosur

    Zbardhet ngjarja në Shkodër, kush është 42-vjeçari i plagosur

    Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 22:06
    Një sherr i nisur për arsye banale ka përfunduar në një përplasje fizike dhe të armatosur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër–Koplik.
    Policia bën me dije se rreth orës 19:30 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë.

    Sipas policisë, 42-vjeçari është përfshirë në konflikt për motive të dobëta. Në hyrje të qytetit të Koplikut, ai është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë sherrit kanë qëlluar edhe me armë zjarri drejt makinës së tij. Plumbat nuk e kanë prekur shoferin, por ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës, duke përfunduar pranë një karburanti.

    Pas aksidentit, viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është paraqitur në spitalin e Shkodrës për trajtim.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

  • Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

    Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

    Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”, duke arrestuar një 31-vjeçar të dyshuar për disa vjedhje në qytet.
    31-vjeçari, më datë 19 tetor 2025, ka hyrë në banesën e një shtetasi dhe ka vjedhur sende me vlerë dhe para, në kohën kur pronari nuk ndodhej në banesë.
    Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga pronari, policia organizoi punën operacionale dhe arriti të kapë autorin, i cili kishte fshehur disa nga sendet e vjedhura në lokalin që administronte vetë.
    Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti person më datë 5 nëntor 2025 ka vjedhur materiale në një magazinë po në lagjen “Katund i Ri”.
    NJOFTIMI:
    Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Night”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 31 vjeç.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
    -më datë 19.10.2025, ka hyrë në banesën e shtetasit E. L., në lagjen “Katund i Ri”, kur nuk kishte shtetas aty, dhe ka vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash, rast për të cilin pronari i banesës kallëzoi dje, në polici. Gjatë kontrollit të kryer në lokalin që administronte 31-vjeçari, u gjetën disa prej sendeve me vlerë të dyshuara të vjedhura në këtë banesë;
    -më datë 05.11.2025, ka vjedhur materiale në një magazinë në lagjen “Katund i Ri”.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjeve.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
    /vizionplus.tv

  • Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë, pranga ‘skifterit’ në Elbasan

    Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë, pranga ‘skifterit’ në Elbasan

    Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë, kapet menjëherë pas kallëzimit të pronarit të banesës, 31-vjeçari.

    Pas hekurave ra shtetasi Xh. M.

    Njoftimi i Policisë:

    Disa nga sendet e vjedhura në banesë, 31-vjeçari i kishte fshehur te lokali që administronte.

    Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Night”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 31 vjeç.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
    -më datë 19.10.2025, ka hyrë në banesën e shtetasit E. L., në lagjen “Katund i Ri”, kur nuk kishte shtetas aty, dhe ka vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash, rast për të cilin pronari i banesës kallëzoi dje, në polici. Gjatë kontrollit të kryer në lokalin që administronte 31-vjeçari, u gjetën disa prej sendeve me vlerë të dyshuara të vjedhura në këtë banesë;

    -më datë 05.11.2025, ka vjedhur materiale në një magazinë në lagjen “Katund i Ri”.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjeve.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Pranga ‘skifterit’ në Elbasan/ Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë, policia..

    Pranga ‘skifterit’ në Elbasan/ Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë, policia..

    Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë, kapet menjëherë pas kallëzimit të pronarit të banesës, 31-vjeçari. Pas hekurave ra shtetasi Xh. M.
    Njoftimi i policisë:
    Disa nga sendet e vjedhura në banesë, 31-vjeçari i kishte fshehur te lokali që administronte. Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Night”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 31 vjeç.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
    -më datë 19.10.2025, ka hyrë në banesën e shtetasit E. L., në lagjen “Katund i Ri”, kur nuk kishte shtetas aty, dhe ka vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash, rast për të cilin pronari i banesës kallëzoi dje, në polici. Gjatë kontrollit të kryer në lokalin që administronte 31-vjeçari, u gjetën disa prej sendeve me vlerë të dyshuara të vjedhura në këtë banesë;
    -më datë 05.11.2025, ka vjedhur materiale në një magazinë në lagjen “Katund i Ri”.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjeve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.