Tag: senatorit

  • Pecorreli lëviz çdo gur për të fituar lirinë, i shkruan senatorit italian: Kam humbur 12 kilogramë

    TIRANË- Davide Pecorelli, i cili po vuan një dënim me 4 vite heqje lirie në burgun 313 në Tiranë, pasi inskenoi v dekjen e tij, kërkonb lirimin nga qelia. Për këtë ai i ka dërguar një letër të gjatë senatorit italian Ëalter Verini, sekretar i Komitetit të Drejtësisë në Senat dhe figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike Kombëtare. Në letrën e tij, Pecorelli shprehet se po mbahet padrejtësisht në burg, ndërsa denoncon kushtet e vështira higjieno-sanitare.
    “Jam infektuar me hepatit C dhe kam humbur 12 kilogramë në katër muaj”, shkruan Pecorelli, duke përshkruar një gjendje të rënduar shëndetësore dhe trajtim çnjerëzor.
    Ai i bën thirrje senatorit Verini që të ndërhyjë për të hedhur dritë mbi çështjen gjyqësore në të cilën është i përfshirë, duke theksuar rëndësinë e seancës përfundimtare që do të mbahet më 18 shtator 2025, në orën 18:00, në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
    “Kërkoj të dëgjohet dëshira ime e fundit: të zbardhet e gjithë kjo çështje me çdo mjet në dispozicion”, shkruan ai në apel, ndërsa senatori italian ka reaguar publikisht. 
    “Davide Pecorelli, nga burgu shqiptar ku po mbahet, i dërgoi medias një letër të hapur drejtuar mua, si dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe autoriteteve diplomatike italiane në Shqipëri. Ne shpresojmë që mbrojtja e tij penale do të çojë në një rezultat që do të kapërcejë regjimin e tij të burgut”, shprehet Verini.

    Davide Pecorelli u bë i njohur në mediat italiane dhe shqiptare në vitin 2021, kur u raportua fillimisht si i zhdukur në Shqipëri. Më vonë u zbulua se kishte inskenuar vdekjen e tij, duke shkaktuar hetime të shumta dhe debat publik. Aktualisht ai po vuan dënimin në Shqipëri për akuzat që lidhen me këtë rast.
    Në Janar të 2021-shit, në një fshat të Pukës, Pecorelli dogji makinën e marrë me qira dhe brenda saj kishte futur disa mbetje skeletore.
    Për 9 muaj, autoritetet italiane dhe ato shqiptare e konsideruan të zhdukur biznesmenin, deri sa ky i fundit u lokalizua në ishullin Montecristo.
    Pas ndalimit të tij, Pecorelli deklaroi se plani për të inskenuar vdekjen e tij ishte thurur për t’iu shmangur borxheve të shumta që kishte. /ZËRI 

  • ‘Jam infektuar… kam humbur 12 kg’/ Inskenoi vdekjen e tij, Pecorelli i kërkon ndihmë senatorit italian nga burgu në Shqipëri

    ‘Jam infektuar… kam humbur 12 kg’/ Inskenoi vdekjen e tij, Pecorelli i kërkon ndihmë senatorit italian nga burgu në Shqipëri

    Davide Pecorelli, i dënuar në Shqipëri pasi inskenoi vdekjen e tij, ka dërguar një letër të gjatë ku kërkon ndihmë nga senatori italian Walter Verini, sekretar i Komitetit të Drejtësisë në Senat dhe figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike Kombëtare.

    Në letrën drejtuar senatorit, Pecorelli pretendon se po mbahet padrejtësisht në “Burgun 313”, të cilin e cilëson si më të ashpërin dhe më famëkeqin në Shqipëri, ku ndan një qeli të vogël me shtatë persona të tjerë, duke jetuar në kushte të rënda higjieno-sanitare.

    “Kam kontraktuar hepatit C dhe kam humbur 12 kilogramë në katër muaj”, shkruan Pecorelli, duke përshkruar një gjendje të rënduar shëndetësore dhe trajtim çnjerëzor.

    Ai i bën thirrje senatorit Verini që të ndërhyjë për të hedhur dritë mbi çështjen gjyqësore në të cilën është i përfshirë, duke theksuar rëndësinë e seancës përfundimtare që do të mbahet më 18 shtator 2025, në orën 18:00, në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

    “Kërkoj të dëgjohet dëshira ime e fundit: të zbardhet e gjithë kjo çështje me çdo mjet në dispozicion”, shkruan ai në apel.

    Davide Pecorelli u bë i njohur në mediat italiane dhe shqiptare në vitin 2021, kur u raportua fillimisht si i zhdukur në Shqipëri. Më vonë u zbulua se kishte inskenuar vdekjen e tij, duke shkaktuar hetime të shumta dhe debat publik. Aktualisht ai po vuan dënimin në Shqipëri për akuzat që lidhen me këtë rast.

  • “U infektova me hepatit C, humba 12 kilogramë në 4 muaj”,  Davide Pecorelli i drejtohet senatorit italian: Po më mbajnë padrejtësisht në burg në Shqipëri

    “U infektova me hepatit C, humba 12 kilogramë në 4 muaj”,  Davide Pecorelli i drejtohet senatorit italian: Po më mbajnë padrejtësisht në burg në Shqipëri

    “U infektova me hepatit C, humba 12 kilogramë në 4 muaj.”

    Davide Pecorelli, i cili po vuan dënimin në Shqipëri pasi inskenoi vdekjen e tij, i është drejtuar senatorit Ëalter Verini, sekretar i Komitetit të Drejtësisë të Senatit dhe një figurë kyçe në Partinë Demokratike Kombëtare, teksa i këkron ndihmë.
    Në letrën e tij të gjatë, Pecorelli pretendon se po mbahet padrejtësisht në burgun më të ashpër dhe më famëkeq të Shqipërisë, “Burg 313”, dhe ndan një qeli të vogël me shtatë persona të tjerë, duke jetuar në kushte të tmerrshme sanitare.
    Pecorelli më pas i bën një apel të fortë senatorit.
    “Ju kërkoj të merrni parasysh dëshirën time të fundit: të hedhim dritë, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicionin tuaj, mbi çështjen ligjore në të cilën jam i përfshirë dhe, në veçanti, mbi seancën e fundit që do të mbahet më 18 shtator 2025, në orën 18:00, në Gjykatën e Apelit të Tiranës”, shkruan ai.
    Pas apelit të tij, ka reaguar Verini.

    Top Channel