Tag: sëmundjeve

  • Lidhja Midis Zonave ku Shtoni Peshë dhe Sëmundjeve të Ndryshme

    Lidhja Midis Zonave ku Shtoni Peshë dhe Sëmundjeve të Ndryshme

    Mbipesha ose siç njihet ndryshe obeziteti është një sëmundje kronike, që mund të shkaktojë shumë dëme në organizëm.

    Jo më kot cilësohet si një nga shkaqet kryesore që ndihmon në zhvillimin e keq të trupit dhe të shumë sëmundjeve vdekjeprurëse.

    Sipas mjekëve dhe ekspertëve të fushës, stili i jetesës është çelësi për të shmangur shtimin e peshës pa kufi.

    Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me lidhjen që ekziston mes shtimit nw peshw dhe zhvillimit tw sëmundjeve të ndryshme.

    Dhjami i tepërt rreth barkut

    Dhjami i tepërt rreth zonës së barkut, mund të jetë një tregues për problemet kardiovaskulare.

    Një studim ku AgroËeb.org u bazua, zbuloi se sa më shumë peshë të keni rreth barkut, aq më i madh është rreziku i sëmundjeve të zemrës.

    Dhimbja tek njyet

    Simptomat si dhimbja, ngurtësia dhe ënjtja në pjesën e nyjeve, mund të përkeqësohet nga pesha e tepërt. Po ashtu vetë pesha mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjes së artrozës në duar dhe gjunjë.

    Në këtë rast mjekët këshillojnë që të përpiqeni të ulni peshën e tepërt të trupit.

    Sipas tyre çdo kile e humbur lehtëson ndjeshëm presion mbi gjunjë.

    Barku juaj duket më i fryrë se zakonisht

    Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri i vezoreve shkakton më shumë vdekje se çdo kancer tjetër i sistemit riprodhues të femrave.

    Duke qenë se simptomat në fazat e hershme janë të vështira për tu dalluar, çdo shtim i papritur ose i pashpjegueshëm i peshës në zonën e barkut, duhet t’i raportohet mjekut tuaj.

    Cikli juaj menstrual është i parregullt

    Për gratë me sindromën e vezoreve policistike (PCOS), nivelet e larta të insulinës prodhojnë më shumë hormone mashkullore të quajtura androgjene, të cilat jo vetëm ndikojnë në ciklin tuaj menstrual por gjithashtu mund të çojnë në shtim në peshë, puçrra dhe rritje të tepërt të flokëve.

    Kjo është edhe arsyeja pse gratë me PCOS kanë shtatë herë më shumë gjasa të zhvillojnë diabet, thonë mjekët.

    Nëse keni menstruacione të parregullta, bisedoni me mjekun tuaj për të vlerësuar gjendjen tuaj.

    Nuk keni energji

    Një nga arsyet mjekësore që jeni lodhur gjatë gjithë kohës mund të jetë hipotiroidizmi.

    Hipotiroidizmi, ose funksioni i ulët i tiroides, paraqitet me ngadalësim të metabolizmit, gjë që çon në shtim të peshës dhe rritjen e niveleve të kolesterolit.

    Megjithëse nuk ka shërim, trajtimi është në dispozicion dhe diagnoza mund të bëhet me një test të thjeshtë gjaku.

    Vuani nga depresioni

    Kërkimet sugjerojnë që mbipesha rrit rrezikun për depresion dhe se depresioni gjithashtu rrit rrezikun për mbipeshë.

    Disa kërkime specifike për të kuptuar lidhjen midis depresionit dhe shtimit të peshës kanë treguar se disa hormone të caktuara, krijojnë shtim në peshë duke lëshuar shumë kortizol, i cili ruan yndyrën.

    Gjithashtu marrja e ilaçeve për të trajtuar depresionin gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime metabolike në trup si për shembull shtimi në peshë.

    Jeni të stresuar

    Dhimbja e trupit dhe shtimi i peshës në të vërtetë janë shenja të stresit.

    Ekspertët e shëndetit këshillojnë të praktikoni teknikat që ndihmojnë në reduktimin e stresit si aromaterapia, meditimi, joga, dëgjimi i muzikës qetësuese ose shëtitja./AgroWeb.org

  • Si ka shpëtuar njerëzimin ndër vite sapuni?

    Si ka shpëtuar njerëzimin ndër vite sapuni?

    Për më shumë se 5,000 vjet, një produkt i thjeshtë, por jashtëzakonisht i fuqishëm, sapuni ka qenë një nga aleatët më të mëdhenj të njerëzimit në luftën kundër sëmundjeve dhe papastërtisë.

    Nga Babilonia e lashtë deri në lavamanët modernë të kuzhinës, sapuni ka pasur një ndikim të thellë në zhvillimin e qytetërimeve, ndoshta më shumë se çdo shpikje tjetër sanitare.

    Sipas historisë më të pranuar, sapuni u zbulua rastësisht kur yndyra e kafshëve dhe hiri nga një zjarr u përzien dhe formuan një substancë që pastronte trupin dhe rrobat. Kjo përzierje u vlerësua si magji nga njerëzit e asaj kohe. Dokumentet më të hershme për prodhimin e sapunit datojnë në Babiloni, rreth vitit 2800 p.e.s., në atë që sot është Iraku jugor.

    Gjatë shekujve, sapuni u përmirësua dhe u përhap në të gjithë botën. Në shekullin e 17-të, ai ishte i zakonshëm në kolonitë amerikane, shpesh i përgatitur në shtëpi. Në vitin 1791, kimisti francez Nicolas Leblanc zhvilloi një proces industrial për prodhimin e tij, duke e bërë sapunin më të aksesueshëm.

    Megjithëse duket i thjeshtë në përdorim, sapuni është një produkt kimikisht kompleks. Ai përbëhet nga molekula me dy skaje të ndryshme: një kokë hidrofile (që “do” ujin) dhe një bisht hidrofobik (që “urrehet” nga uji por lidhet me vajrat dhe yndyrnat). Kjo strukturë e veçantë lejon sapunin të ndërveprojë si me ujin, ashtu edhe me papastërtitë, të cilat mund të jenë ose hidrofile ose hidrofobike.

    Kur lani duart me sapun dhe ujë, molekulat e sapunit rrethojnë grimcat e vajit dhe papastërtisë dhe krijojnë mikela – struktura të ngjashme me flluska që bllokojnë papastërtinë dhe lejojnë që ajo të shpëlahet me ujë.

    Larja me sapun nuk ka të bëjë vetëm me heqjen e njollave. Ajo është një linjë e parë mbrojtjeje kundër mikroorganizmave të dëmshëm si bakteret, viruset dhe kërpudhat. Sapuni dëmton membranat mbrojtëse të këtyre patogjenëve, duke ndihmuar në shkatërrimin e tyre dhe duke parandaluar infeksionet. Kjo është arsyeja pse larja e duarve është kaq e rëndësishme, veçanërisht në ambiente spitalore apo gjatë pandemive globale.

    Sot, njerëzit në mbarë botën shpenzojnë mbi 50 miliardë dollarë në vit për sapunë të ndryshëm për trupin, duart, kuzhinën dhe rrobat. E megjithatë, pak prej nesh e dinë se sa e sofistikuar është struktura e këtij produkti që përdorim çdo ditë.

    Nga parandalimi i sëmundjeve te higjiena personale, ndikimi i sapunit është i pallogaritshëm. Ai ka ndihmuar në rritjen e jetëgjatësisë, zvogëlimin e përhapjes së sëmundjeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në mënyra që shpesh kalojnë pa u vënë re.

    Në një epokë ku teknologjitë shëndetësore bëhen gjithnjë e më të avancuara, është e lehtë të harrojmë se një nga mjetet më të fuqishme për mbrojtjen e shëndetit tonë është ende një copë sapun, një shpikje e lashtë, por gjithmonë e rëndësishme. Syri.net-iefimerida

  • Një terapi e re në luftën ndaj sëmundjeve tumorale

    Një terapi e re në luftën ndaj sëmundjeve tumorale

    Hormoni “doping” frenon sistemin imunitar dhe ndihmon tumoret. Eritropoietina, EPO, që njihet si simulant ne prodhimin e rruazave të kuqe, por edhe si substance force, luan një rol te pamenduar tek sëmundjet e rënda, pasi favorizon progresin e sëmundjes tumorale, e ne te njejten kohë frenon sulmin dhe aktivizimin e sistemit imunitar.

    Studiuesit e Universitetit Stanford kanë arritur të çrrënjosin një tumor mëlçie tek kaviet e laboratorit duke bllokuar pikërisht këtë hormon, duke i hapur rrugën terapive të reja.

    Trajtimi, bashkangjitur me imunoterapinë që gjithashtu ka si detyre aktivizimin e qelizave imunitare kundër kancerit, solli reduktimin e plotë në këtë rast të qelizave tumorale tek kaviet.

    Sipas ekipit kërkimor, duhet konfirmuar rezultati edhe tek njeriu, dhe nëse do të ishte efikas në të njëjtën mënyrë, do të konsiderohej një hap shumë i rëndësishëm në luftën ndaj sëmundjeve tumorale.

  • Diola Dosti: Ushqimi sot nuk ka më cilësi, baza e pothuajse të gjitha sëmundjeve…

    Diola Dosti: Ushqimi sot nuk ka më cilësi, baza e pothuajse të gjitha sëmundjeve…

    Eftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë nutricionistja Diola Dosti. Ajo na ka dhënë këshillat e saj për të qëndruar më të shëndetshëm tani që po afron dhe periudha e verës, si dhe nga çfarë duhet të kemi kujdes…
    A duhet t’i drejtohemi specialistëve për të marrë vitaminat e duhura?
    Problematika e ditëve të sotme, është që ne vërtet marrim ushqim, por ushqimi sot nuk ka të njëjtën cilësi që e ka patur 10 vite më përpara. Pra, një kokërr domate nuk e ka më vlerën e njëjtë siç ka qenë para 10 vitesh. Ka ndryshuar cilësia e tokës, e ujit, e ajrit, spërkatja me persticide dhe herbicide të ndryshme, shkakton një lloj mangësie të nutrientëve. Dhe çfarë bën kjo? Nëse ne marrim vetëm ushqim dhe nuk i shtojmë suplementët, ne mund të kemi mangësi të nutrientëve të ndryshëm, gjë e cila bëhet shkak për manifestimin e shumë sëmundjeve në të ardhmen, që baza e pothuajse të gjitha sëmundjeve, qofshin sëmundje kronike, sëmundjet e metabolizmit, apo qoftë edhe një akne.
    Nëse ne e analizojmë me detaje, mund të jetë një mangësi e një nutrienti të caktuar, që mund të jetë një vitaminë, mund të jetë një elektrolit, mund të jetë një mineral, që ne nuk e marrim. Ne mund të hamë shumë shëndetshëm, por nuk i marrim të gjithë nutrientët, se tashmë sot ushqimet kanë më pak nutrientë nga sa kanë pasur vite më përpara. Prandaj ka lindur nevoja e suplementëve. Unë jam pro përdorimit, por me zgjuarsi dhe gjithmonë me rekomandime të specialistëve në këtë fushë.

  • Depresioni dhe sëmundjet kardiovaskulare u kushtojnë mbi 100 miliardë euro në vit në BE-së për shkak të kushteve të këqija në punë

    Depresioni dhe sëmundjet kardiovaskulare u kushtojnë mbi 100 miliardë euro në vit në BE-së për shkak të kushteve të këqija në punë

    Një studim i Institutit Evropian të Sindikatave (ETUI), i publikuar të hënën, ka vlerësuar koston ekonomike të depresionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare të shkaktuara nga pesë faktorë psikosocialë në vendin e punës. Sipas këtij raporti, Bashkimi Evropian humbet mbi 100 miliardë euro në vit si pasojë e depresionit të lidhur me punën.

    Pesë rreziqet psikosociale të identifikuara janë: stresi në punë, orët e gjata të punës, pasiguria në vendin e punës, mungesa e balancës mes përpjekjes dhe shpërblimit, si dhe ngacmimi moral. Këto rreziqe, sipas të dhënave të mbledhura që nga viti 2015, mund të kenë pasoja tragjike.

    Sipas studiueses Sonia Nawrocka nga ETUI, rreth 6,000 vdekje nga sëmundjet e zemrës dhe mbi 5,000 vetëvrasje të shkaktuara nga depresioni janë rezultat i ekspozimit ndaj këtyre rreziqeve psikosociale. Në të njëjtin vit, janë humbur më shumë se 400,000 vite jetë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare dhe depresionit.

    “Bëhet fjalë për vdekje të parandalueshme,” thekson Dimitra Theodori, drejtuese e sektorit të shëndetit dhe sigurisë në ETUI.

    Instituti vlerëson se 8% e rasteve me sëmundje kardiovaskulare dhe 23% e rasteve me depresion kanë si shkak këto rreziqe në vendin e punës. Kostoja e depresionit bie rëndë mbi punëdhënësit, për shkak të mungesës së produktivitetit, sëmundjeve të vazhdueshme dhe mungesave nga puna. Por edhe prezenca në punë pa produktivitet (presenteeism) për shkak të gjendjes së dobët mendore, shton koston.

    Sipas raportit, vendet më të prekura për nga kostoja për çdo 100,000 punëtorë janë Franca, Belgjika, Finlanda, Irlanda dhe Holanda.

    Studimi është i pari që përllogarit ndikimin ekonomik të depresionit dhe sëmundjeve të zemrës të lidhura me faktorët psikosocialë në punë. ETUI po pret rezultatet e reja nga sondazhet e Eurofound, të cilat janë shtyrë për shkak të pandemisë së vitit 2020, për të vazhduar me analizat krahasuese.

    Në përfundim, ETUI i bën thirrje Komisionit Evropian që të propozojë një direktivë të re për shëndetin mendor në punë, e cila të përfshijë udhëzime për parandalimin e këtyre rreziqeve dhe përfshirjen aktive të vetë punonjësve në këtë proces.

  • Trump nis “revolucionin” në shëndetësi! Shkurtim historik i buxhetit dhe mbyllje masive programesh

    Trump nis “revolucionin” në shëndetësi! Shkurtim historik i buxhetit dhe mbyllje masive programesh

    Një dokument i brendshëm i Shtëpisë së Bardhë, i siguruar nga CNN, zbulon planet e administratës Trump për të realizuar një shkurtim masiv të buxhetit federal të shëndetësisë, duke eliminuar dhjetëra programe dhe duke riorganizuar tërësisht agjencitë ekzistuese shëndetësore.

    Dokumenti, me datë 10 prill, propozon uljen e buxhetit për agjencitë federale të shëndetësisë me më shumë se një të tretën. Ndër masat më të theksuara është shkurtimi i buxhetit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) me mbi 40%, si dhe reduktimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (NIH) me më shumë se 40%, duke e konsoliduar nga 27 institute kërkimore në vetëm tetë.
    Plani parashikon gjithashtu eliminimin e qendrës globale të CDC-së dhe programeve të fokusuara në parandalimin e sëmundjeve kronike, HIV/AIDS-it, si dhe programeve për dhunën me armë dhe shëndetin e pakicave. Shumica e këtyre funksioneve do të zhvendosen në një agjenci të re të quajtur Administrata për një Amerikë të Shëndetshme (AHA), e cila u propozua nga sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., si pjesë e vizionit të ri “Make America Healthy Again”.
    Shkurtimet përfshijnë edhe programe shëndetësore rurale, duke goditur grantet për spitalet rurale dhe zyrat shtetërore, ndonëse disa klinika do të ruhen brenda AHA-së.
    Një nga elementët më të diskutueshëm të planit është kufizimi i pagave për punonjësit e punësuar sipas Titullit 42, një mekanizëm që ka lejuar punësimin e ekspertëve të lartë në fushat mjekësore – përfshirë ish-drejtorin e njohur të sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci.
    Ndërsa dokumenti është ende në fazë paraprake dhe mund të pësojë ndryshime, ai përfaqëson një qasje të fortë republikane për të ulur shpenzimet federale dhe për të riformuar sistemin shëndetësor sipas vizionit të Presidentit Trump. Kërkesa zyrtare për buxhet pritet të dërgohet së shpejti në Kongres, ku përplasjet politike mbi shpenzimet federale janë gjithnjë e më të nxehta.

    Top Channel

  • Ky është ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

    Ky është ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

    Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia.
    Ato janë konsideruar prej kohësh si ushqime të shëndetshme, por hulumtimet e reja po konfirmojnë se sa të mira janë në të vërtetë për shëndetin e zemrës.
    Falë përmbajtjes së lartë të fibrave, proteinave dhe vitaminave, konsumimi i rregullt mund të kontribuojë ndjeshëm në uljen e rrezikut të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

    Vetëm një grusht në ditë sjell përfitime të mëdha
    Rekomandohet të konsumoni rreth 30 gramë në ditë (rreth një grusht) arra. Kjo sasi, sipas një studimi të kryer në pothuajse dy milionë njerëz, mund të ulë nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
    Në një analizë të madhe të kryer nga Universiteti i Oslos dhe Instituti Karolinska në Stokholm, janë analizuar rreth 60 studime të ndryshme me gjithsej 1.9 milionë të anketuar. Qëllimi i studimit ishte të shqyrtonte lidhjen midis marrjes së arrave dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2. Një nga autorët e studimit, Eric Arnesen, deklaroi: “Nëse hani një grusht arra çdo ditë, që është rreth 30 gramë, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare do të ulet me 20 deri në 25%.”
    Ulja e rrezikut të sulmit në zemër dhe vdekjes
    Rezultatet treguan se njerëzit që konsumojnë rreth 30 gram arra në ditë kanë:
    * 19% më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare
    * 23% më pak rrezik për vdekje të shkaktuar nga këto sëmundje
    * 18% më pak gjasa për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës
    * 25% më pak rrezik për të vdekur nga sëmundjet e zemrës

  • Sipas stinës! Ushqimet që pastrojnë enët e gjakut

    Sipas stinës! Ushqimet që pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm.

    Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera.

    Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare.

    Të dhënat e  tregojnë se në vitet e fundit, 60% e vdekjeve në vend kanë ndodhur si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

    40% e tyre janë shkaktuar nga sëmundjet koronare.

    Kardiologët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza thanë se shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve janë  mënyra  e të ushqyerit  dhe mungesa e aktivitetit  fizik.

    Ekspertët kanë identifikuar disa ushqime të shëndetshme të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.

    Avokado

    Avokado është e pasur në proteina, fibër, vitamina dhe minerale.

    Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut.

    Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin e keq me nga 11 deri në 22%.

    Avokado gjendet në treg gjatë gjithë vitit.

    Brokoli

    Brokoli përmban shumë vitaminë K që parandalon mpiksjen e gjakut.

    Fibra tek brokoli ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin.

    Brokoli gjendet në treg nga muaji tetor deri në muajin mars – prill.

    Agrumet

    Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq.

    Agrumet gjenden në treg gjatë gjithë vitit.

    Kafeja

    Studiuesit australianë kanë zbuluar se kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%.

    Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid klorogenik që parandalon problemet me zemrën.

    Mollët

    Mjekët thonë se ngrënia e një molle në ditë ul kolesterolin e keq me të paktën 40%.

    Antioksidantët tek molla kanë aftësinë të shmangin ngurtësimin e enëve të gjakut.

    Mollët gjenden në treg gjatë vitit.

    Spinaqi

    Një racion me spinaq në ditë mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës që shkaktohen nga ateroskleroza ose bllokimi i enëve të gjakut.

    Spinaqi gjendet në treg nga periudha janar – maj dhe shtator-dhjetor.

    Peshku

    Salmoni, peshku ton, skumbria dhe sardelet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3 të cilat zhbllokojnë enët e gjakut dhe parandalojnë trombozën.

    Kujdesuni të konsumoni peshk të freskët.

    Arrorët

    Arrat dhe bajamet janë veçanërisht mirëbërës për zemrën.

    Ato janë të pasur me fibër, proteinë, acid alfalinoleik, vitaminë E dhe yndyrna mono-të-pangopura.

    Shalqini

    Amino acidet tek shalqini zhbllokojnë enët e gjakut dhe ulin tensionin e gjakut.

    Ekspertët nënvizojnë se zhbllokimi dhe pastrimi i enëve të gjakut kërkon kohë, por ngrënia e ushqimeve të lartpërmendura e përshpejton këtë proces.

    Shalqini e ka periudhën nga muaji korrik deri në muajin shtator.

     

  • Lidhja Mes Sëmundjeve të Zemrës Dhe Veshkave – Këshillat që ju Duhen

    Lidhja Mes Sëmundjeve të Zemrës Dhe Veshkave – Këshillat që ju Duhen

    Të gjitha organet e trupit të njeriut janë të varur nga njëri tjetri.

    Kjo varësi e ndërsjellë nënkupton që çdo organ funksionon me ndihmën e tjetrit.
    Një nga lidhjet më të forta në organizëm është mes zemrës dhe veshkave.
    Ekspertë mjekësorë kanë vënë re se personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës eventualisht goditen nga sëmundjet kronike të veshkave dhe anasjelltas.
    Lidhja Mes Sëmundjeve Të Zemrës Dhe Veshkave
    Ekspertët kanë zbuluar pesë shtyllat kryesore të ndërvarësisë mes dy sëmundjeve të cilat janë:
    Episodet akute të kolapsit të zemrës mund të shkaktojnë dëme akute të veshkave,
    Kolapsi kronik i zemrës shkakton sëmundje kronike të veshkave,
    Përkeqësimi i funksionit të veshkave mund të shkaktojë kolaps akut të zemrës,
    Sëmundjet kronike të veshkave rrisin prevalencën e sëmundjeve koronare dhe aritminë,
    Sëmundje si diabeti mund të nxisin probleme me veshkat dhe zemrën.
    Këto të dhëna tregojnë se nëse zemra është e sëmurë, rradhën e kanë veshkat.
    Njerëzit e prekur nga zemra dhe nga veshkat janë më të rrezikuar nga një vdekje e parakohshme, thonë ekspertët.
    Kur zemra bëhet e paaftë të pompojë gjak ajo ndikon menjëherë tek veshkat në mënyrat e mëposhtme:
    Sasia e gjakut pakësohet ndjeshëm dhe veshkat nuk kanë volum të mjaftueshëm gjaku për të filtruar.
    Kompensimi i rënies së volumit të gjakut shkakton një sërë ndryshimesh në sistemin nervor simpatetik dhe në hormonet të cilat kontrollojnë sasinë e kripës dhe ujit në qarkullim.
    Këto ndryshime pakësojnë qarkullimin e gjakut në veshka.
    Problemet me zemrën rrisin presionin në vena, sidomos ato në veshka dhe përkeqësojnë funksionet e tyre.
    Nga ana tjetër, sëmundjet e veshkave shkaktojnë probleme me zemrën në dy mënyra:
    Sëmundjet e zemrës zmadhojnë depozitat e kripës dhe ujit në organizëm duke stërmunduar zemrën.
    Volumi i madh i lëngjeve në trup përkeqëson funksionet e zemrës dhe mund të shkaktojë probleme me pompimin e saj.
    Për më tepër, kur veshkat janë në telashe, toksinat e akumuluara në gjak rrisin rrezikun e sëmundjeve koronare.
    Si Të Parandaloni Sëmundjet E Këtyre Organeve
    Njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të trajtojnë hipertensionin dhe diabetin.
    Ata duhet të ruajnë një peshë të shëndetshme, të kryjë sa më shumë aktivitet fizik e të mos pijë duhan.
    Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave duhet të mbajnë nën kontroll të gjithë faktorët e rrezikut që kontribuojnë në sëmundjet e zemrës./AgroWeb.org

  • Hani vetëm 30 gramë në ditë nga ky frut, studimet kanë provuar se ul kolesterolin dhe ruan shëndetin e zemrës

    Hani vetëm 30 gramë në ditë nga ky frut, studimet kanë provuar se ul kolesterolin dhe ruan shëndetin e zemrës

    Arrat janë cilësuar si një nga ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës. Ato përmbajnë nivele të larta të fibrave, proteinave dhe vitaminave, dhe studimet e shkencëtarëve nga Suedia dhe Norvegjia kanë treguar se konsumimi i përditshëm i arrave mund të jetë shumë i dobishëm për shëndetin.
    Hani një grusht në ditë.

    Rekomandohet të hani rreth 30 gram (një grusht) arra në ditë, të cilat mund të zvogëlojnë nivelet e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Studimi, i cili përfshiu pothuajse dy milionë njerëz, tregoi se rreziku i vdekjes nga një atak në zemër ose goditje në tru reduktohet me një të katërtën tek ata që konsumojnë rregullisht arra.
    Hulumtimi, i kryer nga ekipe nga Universiteti i Oslos dhe Instituti Karolinska në Stokholm, përfshiu 60 studime dhe 1.9 milionë pjesëmarrës, për të përcaktuar lidhjen midis konsumit të arrave dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.
    Redukton rrezikun e sulmit në zemër
    Rezultatet treguan se njerëzit që konsumonin rreth 30 gram arra në ditë kishin 19% më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare dhe 23% më pak gjasa të vdisnin nga këto sëmundje krahasuar me ata që hanin më pak. Gjithashtu, adhuruesit e arrave kishin 18% më pak gjasa të zhvillonin sëmundje të zemrës dhe 25% më pak gjasa të vdisnin prej saj. Erik Arnesen, një nga autorët kryesorë të studimit, tha: “Nëse hani një grusht arra çdo ditë, që është rreth 30 gramë, rreziku i zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare do të ulet me 20 deri në 25%.”