Tag: sëmundjet

  • Nga diabeti tek sëmundjet e zemrës, ja si ndikon konsumimi i shegës në shëndet

    Nga diabeti tek sëmundjet e zemrës, ja si ndikon konsumimi i shegës në shëndet

    Shega është një ndër frutat me përfitime të shumta për shëndetin. Ajo është fryti “shërues” i pasur me antioksidantë, gjithmonë  vlerësuar si simbol i shëndetit.

    Anti-inflamator

    Shega është një burim i fuqishëm anti-inflamator për shkak të përmbajtjes së madhe të antioksidantëve. Shega mund të zvogëlojë inflamacionin në të gjithë trupin dhe parandalon stresin.

    Sëmundjet e zemrës

    Shega ndihmon shumë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Mbron zemrën dhe arteriet. Studimet e fundit kanë treguar se lëngu i saj përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në parandalimin e kolesterolit në arterie.

    Kujtesa

    Pirja një gote e një lëng shege në përditshmëri përmirëson kujtesën.

    Diabeti

    Për një kohë të gjatë shega është përdorur si një ilaç për diabet në Lindjen e Mesme dhe në Indi. Edhe pse janë ende te panjohura lidhjet mes shegës dhe diabetit, besohet se ajo ndihmon për të ulur rezistencën e insulinës dhe sheqerit në gjak.

    Tretja 

    Shega ndihmon në reduktimin e inflamacionit në zorrë dhe përmirëson tretjen. Lëngu i saj mund të jetë i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve.

  • Raporti i OBSH: Vendi, para një alarmi shëndetësor! Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë

    Raporti i OBSH: Vendi, para një alarmi shëndetësor! Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë

    Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi.
    Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%.
    Nga mbi 797 mijë persona të prekur, vetëm 49% janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim dhe vetëm 11% e mbajnë nën kontroll gjendjen. Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të kontrollit në rajon, shumë larg objektivit global prej 50%.
    Trendet historike tregojnë një rritje të vazhdueshme të rasteve të diagnostikuara, por hendeku mes pacientëve që trajtohen dhe atyre që e menaxhojnë mbetet i madh.
    Në vitin 2022, sëmundjet kardiovaskulare përbënin gati gjysmën e të gjitha vdekjeve në vend, ndërsa 59 raste për 100 mijë banorë lidhen drejtpërdrejt me presionin e lartë të gjakut.
    Megjithëse vendi ynë ka një strategji kombëtare për sëmundjet që lidhen me tensionin dhe ato kardiovaskulare, zbatimi praktik mbetet i dobët.
    Sipas OBSH, faktori kryesor i rrezikut për hipertensionin është konsumi i lartë i kripës. Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 13 gramë në ditë, sipas të dhënave për të rriturit mbi 25 vjeç. Ky nivel është më shumë se dyfishi i rekomandimit të OBSH-së (5 gramë në ditë). Teprica lidhet drejtpërdrejt me rritjen e presionit të gjakut dhe është një nga arsyet kryesore pse kjo sëmundje është kaq e përhapur në vend.
    Shqipëria ka bërë studime kombëtare për përdorimin e kripës, por mungon ende një sistem i plotë të dhënash klinike që ndihmon në ndjekjen e pacientëve dhe në matjen e rezultateve për ata që e ulin.
    OBSH vë në dukje se, për të ulur barrën e hipertensionit, vendi duhet të forcojë kujdesin parësor, të zgjerojë fushatat e ndërgjegjësimit dhe të përmirësojë aksesin në trajtim efektiv.

    /Monitor.al/

  • OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë

    OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë

    Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi.Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%.Nga mbi 797 mijë persona të prekur, vetëm 49% janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim dhe vetëm 11% e mbajnë nën kontroll gjendjen. Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të kontrollit në rajon, shumë larg objektivit global prej 50%.Trendet historike tregojnë një rritje të vazhdueshme të rasteve të diagnostikuara, por hendeku mes pacientëve që trajtohen dhe atyre që e menaxhojnë mbetet i madh.Në vitin 2022, sëmundjet kardiovaskulare përbënin gati gjysmën e të gjitha vdekjeve në vend, ndërsa 59 raste për 100 mijë banorë lidhen drejtpërdrejt me presionin e lartë të gjakut.Megjithëse vendi ynë ka një strategji kombëtare për sëmundjet që lidhen me tensionin dhe ato kardiovaskulare, zbatimi praktik mbetet i dobët.Sipas OBSH, faktori kryesor i rrezikut për hipertensionin është konsumi i lartë i kripës. Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 13 gramë në ditë, sipas të dhënave për të rriturit mbi 25 vjeç. Ky nivel është më shumë se dyfishi i rekomandimit të OBSH-së (5 gramë në ditë). Teprica lidhet drejtpërdrejt me rritjen e presionit të gjakut dhe është një nga arsyet kryesore pse kjo sëmundje është kaq e përhapur në vend.Shqipëria ka bërë studime kombëtare për përdorimin e kripës, por mungon ende një sistem i plotë të dhënash klinike që ndihmon në ndjekjen e pacientëve dhe në matjen e rezultateve për ata që e ulin.OBSH vë në dukje se, për të ulur barrën e hipertensionit, vendi duhet të forcojë kujdesin parësor, të zgjerojë fushatat e ndërgjegjësimit dhe të përmirësojë aksesin në trajtim efektiv.Shqipëria është para një alarmi shëndetësor me 47% të popullsisë së rritur që vuajnë nga hipertensioni, kur dihet se është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të vdekshmërisë në vend.Përveç konsumit të kripës, rreth 26% e të rriturve mbi 15 vjeç në Shqipëri janë duhanpirës aktivë. Ky nivel është i lartë në krahasim me shumë vende të tjera evropiane. Duhan-pirja jo vetëm rrit rrezikun për hipertension, por edhe shumëfishon ndikimin e tij, duke përshpejtuar dëmtimet kardiovaskulare dhe duke rritur mundësinë për infarkt e goditje në tru.Konsumi i alkoolit dhe inaktiviteti fizik janë faktorë rreziku gjithashtu. Rreth 24% e të rriturve mbi 18 vjeç raportohen si fizikisht joaktivë. Mungesa e lëvizjes lidhet me shtim peshe, obezitet dhe metabolizëm të dobët, faktorë që çojnë në rritjen e presionit të gjakut./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Delphi-2M: Inteligjenca artificiale që parashikon sëmundjet deri 20 vite më parë

    Delphi-2M: Inteligjenca artificiale që parashikon sëmundjet deri 20 vite më parë

    Një mjet revolucionar i inteligjencës artificiale, Delphi-2M, po tregon potencial të madh në parashikimin e sëmundjeve me progresion të qartë, si diabeti i tipit 2 dhe infarkti i zemrës.
    Ai mund të parashikojë rrezikun e mbi 1.000 sëmundjeve, përfshirë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare, madje edhe dekada përpara se ato të shfaqen.
    Hulumtues nga Laboratori Evropian për Biologji Molekulare (EMBL), Qendra Gjermane për Kërkime mbi Kancerin dhe Universiteti i Kopenhagës shpresojnë që teknologjia të ndihmojë në identifikimin e hershëm të pacientëve me rrezik të lartë, duke mundësuar parandalimin e sëmundjeve.
    Delphi-2M është trajnuar mbi miliona kartela mjekësore të anonimizuara dhe analizon historikun shëndetësor dhe zakonet e jetesës, si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit apo mbipesha.
    Ai mund të parashikojë shëndetin e individit deri në 20 vite më vonë.
    Testimet janë kryer mbi të dhëna nga 400.000 pacientë të projektit UK Biobank dhe 1,9 milionë persona të regjistrit kombëtar danez.
    “Ngjarjet mjekësore shpesh ndjekin modele të parashikueshme.
    Modeli ynë i mëson ato dhe mund të parashikojë rezultatet shëndetësore të së ardhmes,” shpjegoi Thomas Fitzgerald, bashkautor i studimit të publikuar në revistën Nature.
    Ekspertët presin që mjeti të bëhet pjesë e përditshme e punës së mjekëve.
    “Ju hyni në ordinancë dhe merrni një pamje të qartë: katër rreziqet më të mëdha dhe dy gjëra që mund të bëni për t’i ulur ato,” tha prof. Ewan Birney, drejtor ekzekutiv i EMBL.
    Megjithatë, specialistët paralajmërojnë për kufizimet e tij. “Modeli riprodhon paragjykimet nga të dhënat, përfshirë moshën, përkatësinë etnike dhe rezultatet shëndetësore,” tha prof. Justin Stebbing, onkolog këshilltar.
    Prof. Peter Bannister shtoi se sfida kryesore mbetet sigurimi i qasjes së barabartë dhe infrastruktura digjitale për të gjithë, jo vetëm për të pasurit.
    Shumë ekspertë besojnë se ky është vetëm fillimi.
    Versionet e ardhshme të Delphi-2M mund të integrojnë biomarkerë, imazheri dhe të dhëna gjenetike, duke e shndërruar atë në një mjet të fuqishëm të mjekësisë precize.
    Ky zbulim vjen ndërkohë që organizata “One Cancer Voice” paralajmëron se rastet e kancerit do të arrijnë nivele rekord deri në vitin 2040, me një person të diagnostikuar çdo dy minuta dhe rritje të paparë të kancerit të gjirit, prostatës dhe mushkërive.

  • Antibiotiku më i fuqishëm i natyrës!

    Antibiotiku më i fuqishëm i natyrës!

    Sherebela, një nga bimët më të shëndetshme që shumë e konsiderojnë si antibiotikun dhe antiseptikun më të mirë natyror.
    Emri latin i sherbelës, “Salvia officinalis”, vjen nga fjala “salvare”, që do të thotë të shpëtosh ose të shërosh, dhe të gjithë shkrimtarët e lashtë që merreshin kryesisht me tema mjekësore e përmendën atë në veprat e tyre. Edhe 2000 vjet më parë, romakët e vlerësonin shumë dhe e përdornin në mënyra të ndryshme për trajtim.
    E gjithë bima është shumë aromatike dhe ka një erë karakteristike. Nga sherbela përdoret vetëm gjethja, dhe gjethja më medicinale merret kur sherbela fillon të lulëzojë, që është më shpesh në maj.

    Në të kaluarën, njerëzit përdornin më shpesh fuqitë e bimëve, kështu që sherbela ishte përbërësi kryesor në përzierjet e balsamimit në varret e faraonëve.
    Në Greqinë e lashtë, ajo përdorej për të trajtuar gjakderdhjen, ethet, gurët në veshka dhe menstruacionet e parregullta. Në të kaluarën, ajo mbillej në pothuajse çdo kopsht dhe, meqenëse besohej se shëronte pothuajse të gjitha sëmundjet, asaj iu dha statusi i një bime të shenjtë.
    Nga rruga, sherbela përmban vajra esencialë salviol, pinen, cineol, borneol, kamfor, pastaj tanine, substanca të hidhura, proteina, niseshte, oksalat kalciumi, kripëra të acidit fosforik, kripëra kaliumi dhe kalciumi.
    Shekuj më parë, sherbela përdorej kundër ngjirjes së zërit, inflamacionit të fytit dhe faringut, dhe çaji përgatitej për ata që vuanin nga tuberkulozi. Për shkak të efektit të saj të dobishëm në zgavrën orale, ekstrakti i sherbelës shpesh shtohet në pastat e dhëmbëve. Sherbela është gjithashtu efektive në sëmundjet e organeve të frymëmarrjes sepse nxit nxjerrjen e mukusit.
    Sherbela si çaj është jashtëzakonisht efektive për diarrenë, dhimbjet dhe dhimbjet e stomakut. Gjithashtu, mund të ndikojë në trajtimin e reumatizmit, podagrës dhe çrregullimeve nervore që lidhen me këto sëmundje.
    Në studimet mjekësore, u zbulua se kjo bimë pengon enzimën acetilkolinesterazë, e cila ndikon negativisht në kujtesë. Shkencëtarët besojnë se sherbela ka veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe të ngjashme me hormonet që mund të ndihmojnë në trajtimin e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.
    Karli i Madh urdhëroi me ligj që rreth njëqind lloje të ndryshme bimësh medicinale duhej të kultivoheshin në çdo manastir, dhe sherbela ishte në vendin e parë.
    Kjo është arsyeja pse sherbela përdoret në mjekësinë popullore për të forcuar nervat, por edhe për të pastruar gjakun dhe kundër reumatizmit dhe të gjitha inflamacioneve.
    Nga rruga, sherbela mund të përdoret edhe në gatim si erëz sepse përmirëson tretjen, sekretimin e tëmthit dhe zvogëlon gazrat. Për shkak të efektit të saj antimikrobik, përdoret në pomada antivirale kundër herpesit.
    Disa mjekë e përdorin sherbelën edhe për spazmat, sëmundjet e palcës kurrizore, sëmundjet e gjëndrave dhe dridhjet. Gjethet e shtypura të sherbelës mund të ndihmojnë edhe me pickimet e insekteve.

  • Antibiotiku më i fuqishëm i natyrës! Nuk ka sëmundje që një gjethe e kësaj bime nuk mund ta shërojë

    Antibiotiku më i fuqishëm i natyrës! Nuk ka sëmundje që një gjethe e kësaj bime nuk mund ta shërojë

    Sherebela, një nga bimët më të shëndetshme që shumë e konsiderojnë si antibiotikun dhe antiseptikun më të mirë natyror.
    Emri latin i sherbelës, “Salvia officinalis”, vjen nga fjala “salvare”, që do të thotë të shpëtosh ose të shërosh, dhe të gjithë shkrimtarët e lashtë që merreshin kryesisht me tema mjekësore e përmendën atë në veprat e tyre. Edhe 2000 vjet më parë, romakët e vlerësonin shumë dhe e përdornin në mënyra të ndryshme për trajtim.

    E gjithë bima është shumë aromatike dhe ka një erë karakteristike. Nga sherbela përdoret vetëm gjethja, dhe gjethja më medicinale merret kur sherbela fillon të lulëzojë, që është më shpesh në maj.
    Në të kaluarën, njerëzit përdornin më shpesh fuqitë e bimëve, kështu që sherbela ishte përbërësi kryesor në përzierjet e balsamimit në varret e faraonëve.
    Në Greqinë e lashtë, ajo përdorej për të trajtuar gjakderdhjen, ethet, gurët në veshka dhe menstruacionet e parregullta. Në të kaluarën, ajo mbillej në pothuajse çdo kopsht dhe, meqenëse besohej se shëronte pothuajse të gjitha sëmundjet, asaj iu dha statusi i një bime të shenjtë.
    Nga rruga, sherbela përmban vajra esencialë salviol, pinen, cineol, borneol, kamfor, pastaj tanine, substanca të hidhura, proteina, niseshte, oksalat kalciumi, kripëra të acidit fosforik, kripëra kaliumi dhe kalciumi.
    Shekuj më parë, sherbela përdorej kundër ngjirjes së zërit, inflamacionit të fytit dhe faringut, dhe çaji përgatitej për ata që vuanin nga tuberkulozi. Për shkak të efektit të saj të dobishëm në zgavrën orale, ekstrakti i sherbelës shpesh shtohet në pastat e dhëmbëve. Sherbela është gjithashtu efektive në sëmundjet e organeve të frymëmarrjes sepse nxit nxjerrjen e mukusit.
    Sherbela si çaj është jashtëzakonisht efektive për diarrenë, dhimbjet dhe dhimbjet e stomakut. Gjithashtu, mund të ndikojë në trajtimin e reumatizmit, podagrës dhe çrregullimeve nervore që lidhen me këto sëmundje.
    Në studimet mjekësore, u zbulua se kjo bimë pengon enzimën acetilkolinesterazë, e cila ndikon negativisht në kujtesë. Shkencëtarët besojnë se sherbela ka veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe të ngjashme me hormonet që mund të ndihmojnë në trajtimin e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.
    Karli i Madh urdhëroi me ligj që rreth njëqind lloje të ndryshme bimësh medicinale duhej të kultivoheshin në çdo manastir, dhe sherbela ishte në vendin e parë.
    Kjo është arsyeja pse sherbela përdoret në mjekësinë popullore për të forcuar nervat, por edhe për të pastruar gjakun dhe kundër reumatizmit dhe të gjitha inflamacioneve.
    Nga rruga, sherbela mund të përdoret edhe në gatim si erëz sepse përmirëson tretjen, sekretimin e tëmthit dhe zvogëlon gazrat. Për shkak të efektit të saj antimikrobik, përdoret në pomada antivirale kundër herpesit.
    Disa mjekë e përdorin sherbelën edhe për spazmat, sëmundjet e palcës kurrizore, sëmundjet e gjëndrave dhe dridhjet. Gjethet e shtypura të sherbelës mund të ndihmojnë edhe me pickimet e insekteve.

  • Shega mrekullibërëse për shëndetin, 5 përfitime që merrni nga konsumi i saj

    Shega mrekullibërëse për shëndetin, 5 përfitime që merrni nga konsumi i saj

    Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.
    Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet si kuruese kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet.
    Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës.

    Acidet yndyrore që  përmban lëngu i shegës reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve.
    Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe këto sëmundje:
    -Sëmundjet e stomakut
    -Sëmundjet e zorrëve
    -Dhimbjet e barkut
    -Ënjtjen e bajameve
    -Acarimin e mishrave të dhëmbëve.

  • Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, ja sasia që duhet të konsumoni

    Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, ja sasia që duhet të konsumoni

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit.
    Sipas një studimi të ri ku AgroWeb.org mbështet, konsumi i të paktën dy avokadove në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e një ataku në zemër.
    Konsumimi i avokadove zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë.
    Njihuni më poshtë me rezultatet e studimit dhe sasinë që sipas ekspertëve mbron shëndetin tuaj kardiovaskular.
    Çfarë tregon studimi?Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike, ndoqi më shumë se 100,000 gra dhe burra për katër vjet.
    Për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh, kosi, djathi, margarine, gjalpi dhe mishi të përpunuar me avokado. Ata vunë re se ndryshimet në shëndet ishin të mëdha.
    Në vend të avokadove ju mund të konsumoni ushqime me një profil ushqyes të ngjashëm.
    Të tilla si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, fara si kungulli ose liri, fasule, qiqra dhe thjerrëza.
    Si të parandalosh sëmundjet e zemrës?Për të parandaluar sëmundjet e zemrës mbani nën kontroll peshën, presionin e gjakut, kolesterolin.
    Gjithashtu menaxhoni stresin, kufizoni alkoolin, shmangni duhanin, bëni gjumë të qetë, stërvitje të rregullt dhe ushqhehuni shëndetshëm.
    Yndyrnat e shëndetshme që duhet të konsumoni janë vaji i ullirit, i kikirikut dhe vaji i susamit, së bashku me avokadot, gjalpin e kikirikut, arrorët dhe farat.
    Shmangni yndyrnat e ngopura dhe yndyrat trans që rrisin nivelet e LDL, të njohur si “kolesteroli i keq”.
    Të tilla janë produktet e qumështit, vezët, gjalpi dhe pjesët yndyrore të viçit, derrit dhe shpendëve me lëkurë.
    Këto yndyrna mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.
    Ato shpesh mund të gjenden edhe tek ushqimet e skuqura apo ëmbëlsirat.

  • “Sëmundjet e zemrës nuk janë më ‘të pleqërisë’, Dr. Novruz Caushaj paralajmëron të rinjtë!

    “Sëmundjet e zemrës nuk janë më ‘të pleqërisë’, Dr. Novruz Caushaj paralajmëron të rinjtë!

    Për dekada me radhë, sëmundjet e zemrës janë konsideruar si probleme të moshave të mëdha, apo pasojë e jetës së ç’rregullt, përdorimit të duhanit për një kohë të gjatë, kequshqyerjes, apo tensionit të lartë të gjakut. Megjithat, vitet e fundit, kardiologët kanë vërejtur një ndryshim shqetësues, teksa mosha gjithnjë e me të reja përfundojnë në pavionet e spitaleve me problem serioze të shëndetit të zemrës.
    Në episodin e radhës të Apostrof Podcast, bisedojmë me mjekun kardiolog Novruz Caushaj në lidhje me këtë shqetësim në rritje të jetës moderne, si edhe arsyet përse të rinjtë sot janë më vulnerabël se kurrë më parë.
    Dr. Caushaj shprehet se rritja e rasteve të problemeve kardiologjike tek të rinjtë lidhet me jetën sedentare, stresin, kequshqyerjen dhe ushqimet e procesuara, ndërsa thekson se nuk duhen anashkaluar faktorët gjenetikë.
    Një nga shembujt e frikshëm që ai përmend, janë edhe pijet e energjike. “Një kanaçe e vetme e një pijeje energjike çfarëdo, përmban kafeinë sa 20 filxhanë kafeje ekspres.” Ai thotë se furnizimi i organizmit papritur me një sasi kaq të lartë kafeine, aktivizon sistemtin nervor simpatik, rrit hormonet e stresit dhe shton rrahjet e zemrës, ndërsa ul ndjeshëm kohën e relaksimit të zemrës midis kontraktimeve. Me kalimin e kohës, diçka e tillë mund të çojë në lodhje dhe problema afatgjata të zemrës.
    Por, ai thkeson se shëndeti i zemrës nuk lidhet vetëm me zgjedhje individuale, ndërsa shton se stresi mbetet një nga faktorët e rëndësishëm të problemeve kardiovaskulare. Orët e gjata në punë, pasiguria ekonomike dhe presioni i vazhdueshëm social për të qëndruar në “krye të punëve,” shpesh në shoqëritë tona shpërblehet dhe normalizohet, edhe pse nga ana tjetër ndikon tërthorazi në shkurtimin e jetës. Në këtë aspekt, sëmundjet e zemër kthehen po aq çështje politike dhe sociale, sa ç’janë edhe problema mjekësore.
    Dilema që ngrihet në lidhje me brezat e ardhshëm, është e frikshme: A do t’iu duhet të rinjve të mësohen të jetojnë me më tepër probleme kronike të zemrës se sa prindërit e tyre, apo jemi ende në kohë për ta ndryshuar këtë trajektore? Për Dr. Caushaj, ndërgjegjësimi përbën hapin e parë dhe thelbësor drejt mbajtjes nën kontroll të problemeve kardiologjike, veçanërisht tek të rinjtë, në të ardhmen. Nëse arrijmë të kuptojmë ndikimin që ka mënyra e jetesës dhe stimulantët e jashtëm në organizmin tonë, do të mund të hapim rrugën drejt parandalimit. Por,  nga ana tjetër, kjo kërkon edhe ndryshime kolektive, nga mjedise pune më të shëndetshme, tek vendosja e rregullave më strikte ndaj shitjes së produkteve që shpesh bëjnë më tepër dëm se sa na ndihmojnë në jetët tona të përditshme.

  • A kalohen sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe infeksione të tjera përmes kapakut të tualetit: Çfarë thonë mikrobiologët?

    A kalohen sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe infeksione të tjera përmes kapakut të tualetit: Çfarë thonë mikrobiologët?

    Ndërsa uleni mbi një legen tualeti të përdorur nga qindra njerëz gjatë ditës, ndjenja e neverisë është e natyrshme. Pamja e urinës në dërrasë dhe dysheme, aroma e fortë e lëngjeve trupore, shpesh detyron përdoruesit të gjejnë mënyra për të shmangur kontaktin: duke hapur derën me bërryl, ndezur ujin me këmbë ose mbuluar dërrasën me letër.

    Por a mund të infektoheni thjesht duke qëndruar ulur? Ekspertët thonë se rreziku nga kapaku i tualetit është i papërfillshëm. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si gonorreja dhe klamidia, nuk mbijetojnë gjatë jashtë trupit, ndërsa infeksionet e traktit urinar zakonisht nuk merren nga dërrasa.

    Përjashtim mund të bëjnë disa viruse, si HPV, i cili mund të mbijetojë deri në një javë në sipërfaqe, por për t’u transmetuar kërkohet lëkurë e dëmtuar ose plagë. Herpes virus gjithashtu mund të transmetohet teorikisht, por rreziku është shumë i ulët.

    Sipas studiuesve, problemi kryesor nuk është kontakti me dërrasën, por bakteret që përhapen përmes duarve. Patogjenë si E. coli, salmonelë, shigelë, stafilokok, apo norovirus, mund të transferohen nga sipërfaqet e kontaminuara tek fytyra dhe goja. Norovirus mund të mbijetojë deri në dy muaj, por tualetet publike pastrohen shpesh, duke ulur rrezikun.

    Një rrezik i nënvlerësuar është “reja e tualetit” – grimcat që përhapen kur lëshohet uji. Ato mund të përfshijnë bakteret Clostridium difficile, veçanërisht në spitale. Sipërfaqet më të ndotura janë dorezat, rubinetat dhe dyshemeja.

    Ekspertët rekomandojnë: sa më pak prekje të jetë e mundur, përdorimi i sistemeve pa kontakt, larja e duarve për 20 sekonda me sapun dhe, nëse është e mundur, përdorimi i dezinfektuesit të duarve. Një strategji tjetër është të prisni disa minuta para se të hyni pas përdoruesit të mëparshëm për të shmangur grimcat në ajër.

    Në fund, rreziku i infeksionit në tualetet publike është shumë më i ulët nga sa mendohet – higjiena e duarve dhe pak kujdes janë të mjaftueshme për të mbrojtur shëndetin.