Sëmundjet reumatizmale përbëjnë një spektër të gjerë patologjish që prekin sistemin muskuloskeletik dhe indet lidhore, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e jetës së miliona njerëzve në mbarë botën.
Në një intervistë mjekja Ergeta Ktonakëtë reumatologe tregon klasifikimin e këtyre sëmundjeve, ndryshimet thelbësore midis patologjive shpesh të ngatërruara si artriti dhe artroza, si dhe rrezikun e heshtur të osteoporozës.
Më e rëndësishmja, do të ndajmë strategji efektive për diagnostikim të hershëm dhe menaxhim përmes trajtimeve mjekësore dhe stilit të jetesës. Sëmundjet reumatizmale ndahen kryesisht në tre grupe të mëdha, secila me mekanizmat dhe shkaqet e saj unike.
Tag: sëmundjet
-

Sëmundjet e kockave! Si t’i dalloni dhe si t’i parandaloni
-

Duhanpirja dhe obeziteti, sëmundjet kronike shkaku kryesor i vdekshmërisë dhe barrës ekonomike në Shqipëri
Sëmundjet jo të transmetueshme (SJT), të cilat prej vitesh përbëjnë shkakun kryesor të vdekshmërisë dhe barrës ekonomike në Shqipëri, janë në qendër të programit kombëtar që synon frenimin e faktorëve të rrezikut dhe uljen e vdekshmërisë së parakohshme deri në vitin 2030.
Strategjia e përditësuar, që harmonizohet me kornizën globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbështetet në analizën e situatës, provat shkencore dhe progresin e deritanishëm, ndërsa synon të reduktojë presionin në rritje që këto sëmundje i shkaktojnë ekonomisë dhe sistemit shëndetësor.
Objektivat vendosin një ritëm të përshpejtuar uljeje të vdekshmërisë së parakohshme: 5% në vit deri në 2023, 10% deri në 2025 dhe 25% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelin bazë të vitit 2010, në linjë me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Për një vend ku SJT-të përbëjnë mbi 90% të vdekjeve dhe rëndojnë financat familjare përmes shpenzimeve të larta nga xhepi, arritja e këtyre objektivave është e lidhur ngushtë me qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor.
Në fushën e faktorëve të rrezikut, strategjia synon ulje të dukshme në disa prej indikatorëve kryesorë. Duhanpirja pritet të reduktohet me 20% deri në vitin 2030, përmes frenimit të rritjes së konsumit tek femrat, uljes së prevalencës tek të rriturit dhe zbutjes së trendit alarmant.
Sa i përket obezitetit, objektivi është të ndalet rritja e tij, në një kohë kur kostot që burojnë prej tij – nga diabeti tek sëmundjet kardiovaskulare – po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi familjet dhe mbi fondet publike.
Strategjia parashikon gjithashtu ulje me 10% të sedentarizmit tek fëmijët dhe të rinjtë, një nga faktorët me ndikimin më afatgjatë në barrën ekonomike të SJT-ve.
Për hipertensionin, synohet një ulje e prevalencës me 10% në popullatën adulte, me fokus tek grupmoshat mbi 50 vjeç dhe tek të rinjtë, duke rritur gjithashtu ndërgjegjësimin për diagnozën e hershme. Në rastin e diabetit, objektivi është ndalimi i rritjes së prevalencës.
Një komponent i rëndësishëm i strategjisë lidhet me vetë kapacitetin e sistemit shëndetësor, i cili, nëse nuk përforcohet, rrezikon të mos përballojë rritjen e kërkesës për trajtim kronik.
Për këtë arsye, programi parashikon që deri në vitin 2030, të paktën 80% e pacientëve të marrin terapi dhe këshillim me medikamente për parandalimin e aksidenteve ishemike në zemër dhe tru, duke përfshirë kontrollin e glicemisë.
Po ashtu, së paku 80% e mjeteve diagnostike dhe trajtimeve bazë për SJT-të kryesore duhet të jenë të disponueshme në të gjitha shërbimet publike dhe private, një standard i domosdoshëm për të shmangur kostot e larta të trajtimit të vonuar apo të mjekimit jashtë vendit.
Përballë tendencave të rritjes së sëmundshmërisë kronike, strategjia e re kërkon jo vetëm ndryshim sjelljesh, por edhe investime të qëndrueshme në parandalim, diagnostikim të hershëm dhe kapacitete shërbimesh.
Nëse objektivat arrihen, Shqipëria jo vetëm do të ulë vdekshmërinë e parakohshme, por edhe do të frenojë efektet ekonomike të SJT-ve — një prej sfidave më të mëdha të dekadës në shëndetësi./ Monitor
-

Nafta në Patos-Marinëz, rriten 300% sëmundjet tumorale në Fier
Në Roskovec, 1200% më shumë me sëmundje respiratore
Fier, Ballsh, Mallakastër, mbi 100% sëmundjet e zemrës
Shifrat alarmante në Raportin e KLSH
Ndërkohë që naftëtarët e Patoz-Marinëz ishin në grevë urie për kushte më të mira të punës, situata shëndetësore e tyre dhe e të gjithë banorëve që jetojnë pranë fushës naftë-mbajtëse po shënon një përkeqësim me shifra alarmante për shkak të cilësisë së ajrit dhe natyrës.
Në zonën e Roskovecit raportohet janë rritur me 1200 përqind rastet e sëmundjeve respiratore nga viti 2021 e deri më tani. Sipas shifrave zyrtare, rezulton se 4 vjet më parë, numri i rasteve të raportuara me këtë sëmundje ishte vetëm 20 për 10 mijë banorë. Aktualisht, kjo shifër ka arritur në vlerën e 243 raste për 10 mijë banorë.
Situata është gjithashtu e rëndë edhe për sëmundjet malinje. Në zonën e Fierit, numri i pacientëve me sëmundje tumorale është rritur me 300 përqind, krahasuar me vitin 2025. Një dekadë më parë, në qytet ishin regjistruar 393 persona, ndërkohë që aktualisht, shifra ka tejkaluar numrin 1300, duke e renditur Spitalin e Fierit në numrin e dytë me trajtimin e rasteve të tilla, pas Tiranës.
Ndërkohë, në Roskovec, numri i pacientëve me sëmundje malinje është rritur me 90 përqind në të njëjtin hark kohor.
Edhe rastet e personave me sëmundje kardivaskulare në zonat pranë fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, gjithashtu kanë shënuar rritje alarmante.
Vetëm për periudhën 2021-2024, raportohet një rritje me rreth 100 përqind të pacientëve me këto sëmundje në zonën e Roskovecit, Fierit, Ballshit e Mallakastrës.
Të dhënat shumë shqetësuese janë përmbledhur në një Raport Performance, të miratuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Audituesit, krahas situatës alarmante, kanë konstatuar një neglizhencë totale nga strukturat shtetërore, përfshirë Institutin e Shëndetit Publik, i cili ka rreth 10 vite që nuk ka kryer asnjë studim për situatën shëndetësore për banorët e zonës së Patoz-Marinëz.
Instituti i Shëndetit Publik ka informuar Kontrollin e Lartë të Shtetit se ka në dispozicion vetëm një raport të vitit 2015 mbi vlerësimin e situatës mjedisore dhe shëndetësore në fshatin Marinëz-Fier, ndërkohë që nuk ka kryer asnjëherë një studim për situatën e përgjithshme shëndetësore në Patos-Marinëz.
Sipas Raportit, të dhënat në rritje për sëmundjet malinje, kardiovaskulare e respiratore në bashkitë me ndotje të lartë, tregojnë për një lidhje të mundshme mes ekspozimit afatgjatë ndaj ndotjes industriale dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të popullatës.
-

Sëmundjet kardiovaskulare, BE reagon me taksë mbi ushqimet e përpunuara jo të shëndetshme
Bota E Diel, 16 Nëntor 2025 14:44
Komisioni Europian po konsideron të propozojë vitin e ardhshëm një taksë mbi ushqimet shumë të përpunuara me përmbajtje të lartë yndyre, sheqeri dhe kripë, sipas një projekt-dokumenti.
Në dokumentin, i cili pritet të prezantohet në mesin e dhjetorit, autoriteti tha se kjo taksë do të ofrojë stimuj për një ushqyerje më të shëndetshme.Autorët shkruajne se një “mikro-taksë në nivel të BE-së” mund të mbajë çmimet stabile dhe të prodhojë ndryshime në sjelljen e konsumatorëve pa shkaktuar dëme financiare të tepërta.
Prodhuesit do të motivoheshin të bëjnë produktet e tyre më të shëndetshme. Të ardhurat nga kjo taksë do të përdoren ekskluzivisht për programe promovimi të shëndetit në të gjithë BE-në.
Komisioni theksoi se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Bashkimin Evropian, me më shumë se 1.7 milion raste çdo vit. Kostoja ekonomike është mbi 280 miliardë euro (325 miliardë dollarë) në vit.
Ekzistojnë prova që lidhin konsumimin e lartë të ushqimeve shumë të përpunuara me një rrezik të shtuar për obezitet, diabet dhe sëmundje metabolike, vuri në dukje autoriteti.
Përveç taksave, plani shëndetësor parashikon gjithashtu modernizimin e legjislacionit për kontrollin e duhanit deri në vitin 2027 dhe futjen e një sistemi vlerësimi për ushqimet e përpunuara në të gjithë Evropën.
Komisioni Evropian synon të ulë vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare me 20% deri në vitin 2035 përmes iniciativave të ndryshme. -

Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor – kujdes shenjat!
Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor, të cilat zënë 30-40% të gjithë sëmundshmërisë.
Por ajo më e shpeshta është dhimbja e kokës, e cila është një shqetësim që pothuajse çdo njeri e ka provuar. Shefi i shërbimit të neurologjisë, Prof. Altin Kuqo, thekson se janë dhimbjet sekondare të kokës ato që janë më shqetësuese.
“Ka dhimbje koke primare, por ka edhe dhimbje koke për shkak të dëmtimeve të trurit si encefalitet, sinozitet…”, shprehet profesor Kuqo.
Cilat janë ato dhimbje koke që duhet të na çojnë te mjeku?
Prof. Altin Kuqo shprehet: “Dhimbjet që nuk janë primare, pra ato dhimbje që zgjasin me ditë dhe nuk qetësohen me një inflamator.”
Po pacientët që kanë vazhdimisht dhimbje koke të llojit migrenë apo të tjera, kur duhet të alarmohen?
Altin Kuqo: “Një dhimbje e fortë që nuk e ke përjetuar asnjëherë ju bën ti drejtoheni mjekut, për të përjashtuar ndonjë tumor apo problem tjetër.”
Shtimi i sëmundjeve neurologjike ka alarmuar edhe OBSH-në, e cila u kërkon qeverive të vendeve të varfra më shumë vëmendje për të rritur aksesin e pacientëve në sistemet shëndetësore. -

Sëmundjet e zemrës po prekin edhe të rinjtë, mjeku: Duhanpirja dhe stili i jetesës, shkaqet kryesore
Gjithnjë e më shumë të rinj po përballen me sëmundje të zemrës, një fenomen që sipas kardiologëve po bëhet shqetësues.
Mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Shkodër, Kevin Bektasha, thekson se numri i rasteve të shtuara ka ardhur në rritje vitet e fundit, ndërsa ndër shkaqet kryesore renditen duhanpirja, obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik dhe faktorët gjenetikë.
“Në vitet e fundit kemi një shtim të rasteve të pacientëve të prekur në moshë të re me sëmundje vaskulare, kryesisht ishemike të zemrës, veçanërisht infarkt akut të miokardit. Duhanpirja është shkaku kryesor, sidomos tek moshat nën 40 vjeç. Shkak tjetër është obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik, yndyrnat e larta, ndërsa trashëgimia mbetet një faktor i rëndësishëm,” shpjegon mjeku.
Mjeku Kevin Bektasha i bën thirrje të rinjve të jenë më të kujdesshëm me stilin e jetesës, të kryejnë rregullisht analizat e lipidogramës për të kontrolluar nivelin e yndyrnave në gjak dhe mbi të gjitha të ndërpresin duhanpirjen, si një nga faktorët më të rrezikshëm për shëndetin e zemrës.
“Këshillat që mund të japim për moshat e reja janë: ndërprerja e duhanpirjes, kryerja rregullisht e analizave të lipidogramës dhe glicemisë së agjërimit, çdo tre ose pesë vjet sipas faktorëve të riskut. Simptomat që nuk duhet neglizhuar, sidomos në moshat e reja, janë shtrëngime në gjoks që zgjasin 3 deri në 5 minuta,” thotë mjeku.
Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në vendin tonë. Edhe pse moshat e vjetra janë më të ekspozuara, rreziku nuk përjashtohet as tek të rinjtë. -

Bill Gates ngre alarmin: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Filantropi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se prioritetet globale duhet të ndryshojnë urgjentisht, pasi “uria dhe sëmundjet janë dy nga problemet më të mëdha dhe më të neglizhuara të njerëzimit”. Në një shkrim të publikuar së fundmi, Gates thekson se megjithëse ndryshimet klimatike janë shqetësuese, ato “nuk do të çojnë në zhdukjen e njerëzimit”, ndërsa pasojat e urisë dhe mungesës së kujdesit shëndetësor po marrin jetë çdo ditë.
Sipas tij, shumë nga investimet në luftën kundër ndryshimeve klimatike janë “të kushtueshme, të diskutueshme dhe joefektive”, ndërkohë që fondet duhet të përqendrohen tek programet humanitare që shpëtojnë jetë. Gates kërkon që filantropët dhe qeveritë të rishikojnë shpërndarjen e burimeve dhe të vendosin në qendër “parandalimin e vuajtjes njerëzore”, veçanërisht në vendet më të varfra.
Ai kritikoi gjithashtu shkurtimet e administratës së presidentit Donald Trump ndaj USAID-it, të cilat kanë ndikuar në ndalimin e ndihmave ushqimore e mjekësore për miliona njerëz. Gates solli shembullin e një fëmije 10-vjeçar nga Sudani i Jugut që humbi jetën pasi nuk mori mjekimin kundër HIV-it, pas ndërprerjes së ndihmave.
Në prag të samitit global COP30, Gates apelon që investimet të ridrejtohen drejt luftës kundër urisë dhe sëmundjeve, duke theksuar se “suksesi i vërtetë matet me jetët e shpëtuara, jo me deklaratat politike për klimën”. -

Raporti i State of Global Air 2025: Vdekjet nga ajri i ndotur në Shqipëri, 3 herë më të larta se në BE
Ndotja e ajrit po përkeqëson shëndetin global, duke u bërë një nga kërcënimet më serioze për mirëqenien e njerëzve, sipas raportit më të fundit State of Global Air (SoGA 2025). Raporti tregon se Shqipëria renditet ndër vendet me shkallë të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, gati tre herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian.
Po ashtu, 1 në 3 vdekje nga demenca në vend lidhet me ekspozimin ndaj ajrit të ndotur, një tregues alarmues për ndikimin e ndotjes në shëndetin publik. Shqipëria përballet me një krizë shëndetësore alarmante: mbi 2,300 vdekje në vit nga ndotja e ajrit, me një normë vdekshmërie gati tre herë më të lartë se mesatarja evropiane. Këto janë të dhënat e raportit “State of Global Air 2025”, i publikuar së fundmi nga Health Effects Institute.
Ndotja e ajrit vazhdon të përkeqësojë shëndetin global, duke përfshirë sëmundjet jo të transmetueshme dhe demencën, sipas edicionit të gjashtë të këtij raporti. Në nivel botëror, ndotja e ajrit mbetet faktori kryesor mjedisor i rrezikut që lidhet me vdekshmërinë, duke kontribuar në 7.9 milionë vdekje vetëm në vitin 2023.
Pavarësisht se e gjithë popullsia në vendin tonë jeton në zona ku ekspozimi ndaj grimcave të imta PM2.5 është më i ulët se objektivi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për cilësinë e ajrit (35 μg/m³), ndotja e ajrit vijon të jetë një rrezik serioz për shëndetin publik.
Në vitin 2023, në Shqipëri janë regjistruar mbi 2,300 vdekje të lidhura me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit. Gati 96% e këtyre vdekjeve u shkaktuan nga sëmundje jo të transmetueshme (NCD), si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe demenca. Shkalla e vdekshmërisë nga ndotja e ajrit është 56 vdekje për 100,000 banorë, gati tre herë më shumë se mesatarja e BE-së që është 21 vdekje për 100,000 banorë. Mbi 300 vdekje iu atribuuan demencës së lidhur me ndotjen e ajrit. Shqipëria renditet ndër vendet evropiane me ndikimin më të madh relativ të ndotjes në shëndet.
Ndotja e ajrit kontribuon drejtpërdrejt në një pjesë të konsiderueshme të vdekjeve në vendin tonë: një në tre vdekje nga demenca, një në shtatë vdekje nga sëmundjet e zemrës dhe një në shtatë vdekje nga kanceri i mushkërive lidhen me cilësinë e keqe të ajrit.
Sëmundjet jo të transmetueshme si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, kanceri, goditjet në tru dhe sëmundjet kronike të mushkërive (COPD), përfaqësojnë barrën më të madhe shëndetësore të lidhur me ndotjen e ajrit. Në nivel global, 6.8 milionë nga 7.9 milionë vdekjet e vitit 2023 lidhen me këto sëmundje.
Nga viti 2000 deri në vitin 2023, vdekjet globale nga sëmundjet jo të transmetueshme të lidhura me ndotjen e ajrit janë rritur me 13%, nga 5.99 milionë në 6.8 milionë që përkthehet në rreth 110 vdekje shtesë çdo ditë.
Për herë të parë, raporti “State of Global Air 2025” përfshin të dhëna për lidhjen shqetësuese midis ndotjes së ajrit dhe demencës. Vetëm në vitin 2023, demenca e lidhur me ndotjen shkaktoi mbi 625,000 vdekje në mbarë botën dhe gati 12 milionë vite të shëndetshme jete të humbura.
Në Shqipëri, demenca po shfaqet si një barrë në rritje, me ndikime të mëdha sociale dhe ekonomike dhe sipas raportit 1 në 3 humbje nga demencia shkaktohet nga ndotja e ajrit. Gratë janë më të prekura, si në rolin e kujdestareve për personat me demencë, ashtu edhe si individë që zhvillojnë vetë këtë sëmundje.
Grimcat e imta PM2.5 janë faktori më i madh i barrës së sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Në vitin 2023, kjo ndotje shkaktoi 4.9 milionë vdekje dhe 124 milionë vite të shëndetshme jete të humbura globalisht.
PM2.5 burojnë kryesisht nga djegia e karburanteve fosile, automjetet dhe transporti, termocentralet dhe industria, fabrikat dhe aktivitetet bujqësore, djegia e mbeturinave dhe zjarret në natyrë.
Një burim tjetër i rëndësishëm është ndotja e ajrit në mjediset e brendshme, e shkaktuar nga djegia e lëndëve të ngurta për gatim dhe ngrohje. Në vitin 2023, kjo formë ndotje shkaktoi 2.8 milionë vdekje globalisht, ndërsa 470,000 vdekje të tjera iu atribuohen ekspozimit ndaj ozonit.
“Ndotja e ajrit në qytetet më kryesore të vendit, dhe sidomos në Tiranë, vijon të jetë problematike në të gjithë stinët e vitit, duke u rënduar veçanërisht në verë dhe dimër për shkak edhe të kushteve të motit me temperatura apo lagështi të lartë. Masat e marra, si korsite e biçikletave apo makinat elektrike, janë të fragmentarizuara dhe nuk kanë sjellë përmirësimë të dukshme të cilësisë sidomos të ndotjes që shkaktohet nga pluhurat në ajër (PM10 dhe PM2.5) dhe gazet e shkarkuara nga mjetet e transportit”, shprehet për “Klima Sot” Prof. Asoc. Mihallaq Qirjo, lektor pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Lindjet e humbura në Shqipëri janë 5.5 për 1000 lindje totale, më mirë se mesatarja globale (14.3). Megjithatë, studimet e fundit kanë filluar të identifikojnë lidhje midis ekspozimit të grave shtatzëna ndaj stresit termik, ndotjes së ajrit, dhe rrezikut të shtuar për komplikime gjatë shtatzënisë, përfshirë lindjet e humbura.
Ekspertët ndërkombëtarë po bëjnë thirrje për masa të menjëhershme. Dr. Maria Neira, ish-drejtoreshë e Departamentit të Shëndetit Publik dhe Mjedisit në OBSH, thekson se asnjë objektiv zhvillimi nuk mund të arrihet pa adresuar ndotjen e ajrit, dhe se vendet dhe qytetet duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në uljen e shkarkimeve, përfshirë ndotjen e mjediseve të brendshme që prek më shumë fëmijët dhe të moshuarit.
Alison Cox, Drejtoreshë e Politikave dhe Avokimit në NCD Alliance, shton se zgjidhjet për ndotjen e ajrit dhe sëmundjet jo të transmetueshme ekzistojnë dhe sjellin përfitime të dyfishta për klimën dhe shëndetin publik, por duhet të zbatohen më shpejt për të mirën e njerëzve dhe të planetit.
-

Shkalla e vdekshmërisë tek adoleshentët rritet ndjeshëm – pse duhet të alarmohemi
Shkalla e vdekshmërisë te adoleshentët dhe të rinjtë po rritet në mënyrë shqetësuese, sipas një studimi ndërkombëtar mbi shkaqet e vdekjes në mbarë botën.
Studiuesit vënë në dukje se shkaqet kryesore ndryshojnë sipas rajonit: në Amerikën e Veriut dominojnë vetëvrasjet, përdorimi i drogës dhe alkooli, ndërsa në Afrikën Sub-Sahariane mbizotërojnë infeksionet dhe lëndimet. Sipas tyre, këto të dhëna përbëjnë një “thirrje zgjimi” për një krizë globale shëndetësore që prek gjeneratat e reja.
Studimi tregon se sëmundjet kronike, si ato të zemrës dhe diabeti, përbëjnë tashmë dy të tretat e të gjitha problemeve shëndetësore në botë. Po ashtu, çrregullimet mendore, veçanërisht depresioni dhe ankthi, po rriten me ritme alarmante.
Vlerësimet tregojnë se rreth 50% e barrës globale të sëmundjeve mund të parandalohet nëse reduktohen faktorët e njohur të rrezikut si hipertensioni, ndotja e ajrit, pirja e duhanit dhe mbipesha.
Studimi i titulluar “Barra Globale e Sëmundjeve”, i bazuar në të dhëna nga 300 mijë burime dhe me pjesëmarrjen e 16,500 shkencëtarëve nga e gjithë bota, u publikua në The Lancet dhe u prezantua në Kongresin Botëror të Shëndetësisë në Berlin.
Pavarësisht se në vitin 2023 u shënua një ulje e përgjithshme e vdekshmërisë globale dhe një rimëkëmbje e jetëgjatësisë në 204 vende, autorët e studimit shprehin shqetësim të madh për rritjen e vdekshmërisë tek të rinjtë.
Në Amerikën e Veriut dhe Amerikën Latine, rritja lidhet ngushtë me vetëvrasjet, përdorimin e substancave dhe çrregullimet mendore. Në rajonet më të varfra, situata është edhe më dramatike. Vdekjet e fëmijëve të moshës 5–14 vjeç nga sëmundjet infektive dhe aksidentet rezultojnë më të larta sesa mendohej më parë.
Për vajzat dhe gratë e reja (15–29 vjeç), vdekshmëria është 61% më e lartë në vlerësimet e reja, për shkak të komplikacioneve gjatë lindjes, traumave dhe meningjitit.
Shkencëtarët janë veçanërisht të shqetësuar për rritjen dramatike të çrregullimeve mendore tek adoleshentët. Në dekadën e fundit, niveli global i ankthit është rritur me 63%, ndërsa ai i depresionit me 26%. Në Amerikën e Veriut, kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e vdekshmërisë, sidomos tek vajzat e reja.Ndërkohë, sëmundjet jo-ngjitëse, si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe goditja në tru, përbëjnë tashmë pjesën më të madhe të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë globale. Kjo prirje është veçanërisht e theksuar në vendet me të ardhura mesatare, ku stili modern i jetesës po sjell pasoja të rënda: mbipesha, dieta e varfër dhe mungesa e aktivitetit fizik.