Vaksina është e vetmja mburojë e sigurt dhe efektive për të parandaluar përhapjen e fruthit dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët tanë, por edhe komunitetin. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë për rëndësinë e kryerjes së vaksinës kundër fruthit, një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve. Doktoreshë Rovena Daja, bën thirrje prindërve që mos të besojnë teoritë konspirative, por t’u bëjnë fëmijëve vaksinën, pasi fruthi është një sëmundje ngjitëse e cila mund të çojë deri në vdekje.
“Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse. Nevojitet një mbulesë vaskinale mbi 95% për të evituar shpërthimet nga fruthi. Rastet e fruthit jo vetën në Shqipëri por edhe Europë lidhen me rënien e mbulesës vaksinale. Prindërit hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të teorive të autizmit. Por kjo është një teori e gabuar, nga studimet e kryera në të gjithë botën kanë rënë poshtë. Vaksina është e sigurt, nuk shkakton autizëm dhe shumë efektive. Vaksoinomi fëmijët tuaja sepse, fruthi është sëmundje ngjitëse, mund të japi enfecefaliti, pneonomi dhe deri në humbje jete. Vaksina bëhet në dy doza: në moshën 1 vjeç dhe në moshën 5 vjeç. Vaksinoni fëmijët tuaj duke besuar”, tha mjekja Rovena Daja.
Shpërthimet e fruthit në disa vende të Europës kanë ngritur alarmin për autoritetet shëndetësore, ndërsa raste janë regjistruar edhe në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik deri më tani ka konfirmuar 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars.
Tag: sëmundje
-

Vaksina e fruthit/ Mjekja ngre alarmin: Është sëmundje ngjitëse e cila të çon deri në vdekje
-

Tragjike në Vlorë! Vuante nga një sëmundje e rëndë, hidhet nga kati i 6-të
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës, ku një burrë rreth 65 vjeç ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, viktima ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra nga rënia. Bëhet me dije se dyshohet se burri ka kryer aktin tragjik për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe ekipi i morgut për të transportuar trupin e pajetë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. -

Tragjike në Vlorë! Vuante nga një sëmundje e rëndë, burri i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të
Një burrë rreth 65 vjeç është hedhur pak momente më parë nga kati i 6 i një pallati në lagjen Pavarësia.
Si pasojë ka gjetur vdekjen në vend, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.
Mësohet se është hedhur për shkak të gjendjes së depresionin pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ka ardhur ambulanca e morgut të qytetit për ta transportuar trupinTop Channel
-

“Shpërthen” fruthi në Teksas, dy fëmijë të mitur humbin jetën/ Ngrihet alarmi në të gjithë vendin
Në Teksasin perëndimor ka “shpërthyer” në mënyrë të frikshme një fruth ngjitës, teksa dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e saj.
Sekretari i Shëndetësisë Robert F Kennedy Jr, i cili është përballur me një reagim të ashpër për trajtimin e kësaj sëmundje, thuhet se do të shkojë në Teksas këtë javë.
Teksasi raportoi mbi 480 raste të fruthit këtë vit që nga e premtja, një rritje nga 420 raste në fillim të javës.
“Kjo ngjarje fatkeqe nënvizon rëndësinë e vaksinimit”, tha për BBC Aaron Davis, nënkryetar i Sistemit Shëndetësor UMC. “Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të çojë në komplikime serioze, veçanërisht për ata që janë të pavaksinuar.”Top Channel
-

‘Shpërthen’ fruthi në Teksas, dy fëmijë të mitur humbin jetën/ Ngrihet alarmi në të gjithë vendin
Në Teksasin perëndimor ka “shpërthyer” në mënyrë të frikshme një fruth ngjitës, teksa dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e saj.
Sekretari i Shëndetësisë Robert F Kennedy Jr, i cili është përballur me një reagim të ashpër për trajtimin e kësaj sëmundje, thuhet se do të shkojë në Teksas këtë javë.
Teksasi raportoi mbi 480 raste të fruthit këtë vit që nga e premtja, një rritje nga 420 raste në fillim të javës.
“Kjo ngjarje fatkeqe nënvizon rëndësinë e vaksinimit”, tha për BBC Aaron Davis, nënkryetar i Sistemit Shëndetësor UMC. “Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të çojë në komplikime serioze, veçanërisht për ata që janë të pavaksinuar.”
-

Një domate në ditë ndihmon në kontrollin e hipertensionit tek gratë, thotë mjeku
Hipertensioni është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmëri, veçanërisht për gratë, dhe mund të shkaktojë sëmundje të rënda kardiovaskulare dhe goditje në tru.
Sipas Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC), është e domosdoshme që gratë të monitorojnë nivelet e presionit të gjakut për të parandaluar komplikime shëndetësore të mundshme. Për më tepër, ESC nënvizon se gratë kanë më shumë rrezik për sëmundje kardiovaskulare pas moshës 65 vjeç, një ndryshim i ndjeshëm krahasuar me burrat.
Një në tre gra në botë vuajnë nga hipertensioni, duke e bërë atë një ndër faktorët kryesorë të vdekshmërisë. Megjithëse hipertensioni shpesh nënvlerësohet dhe nuk trajtohet siç duhet tek gratë. Një stil jetese i shëndetshëm dhe i kontrolluar mund të ulë ndjeshëm rrezikun. Këshillat për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut përfshijnë aktivitete fizike të rregullta, shmangien e duhanit, dhe një dietë të pasur me ushqime të shëndetshme.
Një nga mënyrat më efektive për të parandaluar hipertensionin është një dietë e balancuar, dhe domatja, sipas Dr.Carlos Andres Zapata, është një nga ushqimet më të rekomanduara për të kontrolluar presionin e gjakut.
Sipas Zapata, një domate në ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe të përmirësojë shëndetin kardiovaskular.
“Një domate në ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut deri në tre ose katër pikë. Po ashtu, për ata që ende nuk vuajnë nga hipertensioni, ajo mund të zvogëlojë mundësinë e zhvillimit të këtij problemi në të ardhmen me 37%. Ky është një parandalim që asnjë ilaç nuk mund ta ofrojë,” thotë doktor Zapata.
Domatet janë të pasura me kalium, një mineral thelbësor për balancën e natriumit dhe kaliumit në trup, që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut. Përveç kësaj, domatet përmbajnë likopen, një antioksidant me veti anti-inflamatore që mund të ndihmojë në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular.
Përdorimi i domateve si pjesë e një diete të shëndetshme mund të përmirësojë nivelet e kolesterolit, duke ulur kolesterolin “e keq” dhe duke rritur atë “të mirë”, çka zvogëlon rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Përveç kaliumit dhe likopenit, domatet gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut, duke zvogëluar kështu rrezikun për goditje në tru dhe sulme në zemër.
Në përmbledhje, duke pasur parasysh këto përfitime të domateve, është e rëndësishme që gratë të përfshijnë këtë ushqim të thjeshtë dhe të shëndetshëm në dietën e përditshme për të mbajtur presionin e gjakut të kontrolluar dhe për të parandaluar sëmundje të mundshme kardiovaskulare.
Të dhënat shkencore dhe këshillat e ekspertëve si doktor Zapata janë një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin dhe për të mbajtur trupin në formë përballë rreziqeve të hipertensionit. Syri.net-Bovary.gr.
-

Sëmundjet që Ulin Sheqerin në Gjak – Rastet kur Hipoglicemia nuk Lidhet me Diabetin
Me përhapjen e sëmundjes së diabetit në të gjithë globin, duket sikur çdo problem që prek insulinën apo sheqerin në trup lidhet me të.
Në të vërtetë ka disa raste dhe sëmundje të veçanta kur ulja e papritur e sheqerit nuk shkaktohet nga kurat e forta kundër diabetit.
Prandaj në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se çfarë është hipoglicemia apo ulja e papritur e sheqerit në trup dhe çfarë e shkakton atë.
Çfarë është hipoglicemia
Hipoglicemia shfaqet kur nivelet e sheqerit në gjak janë më të ulta se normalja.
Zakonisht është një efekt anësor që ndodh tek personat me kura të forta kundër diabetit.
Nëse vuani nga diabeti i tipit 1 dhe merrni insulinë, përdorimi i tepërt i saj mund të shkaktojë probleme në balancimin e sheqerit në trup.
Hipoglicemia konsiderohet si e kundërta e diabetit.
Gjithsesi jo gjithnjë këto dy sëmundje janë të lidhura me njëra tjetrën.
Nëse nivelet e sheqerit në gjak bien më poshtë se 70 mg për decilitër, hipoglicemia mund të kthehet në një kërcënim për jetën.
Sheqeri duke qenë një nga burimet e para dhe më të rëndësishme të trurit për energji, kur është në mungesë trupi nuk ka më forca.
Kështu edhe funksionimi normal i organeve apo aktiviteti i përditshëm mund të kthehet në një problem.
Sëmundjet që e shkaktojnë
Siç përmendëm edhe më sipër në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon sëmundjet që e shkaktojnë këtë gjendje të cilat nuk lidhen me diabetin.
Tek personat që nuk janë të prekur nga diabeti, hipoglicemia mund të aktivizohet pas ndonjë vakti ushqimi.
Trupi prodhon më shumë insulinë nga sa duhet për të djegur ushqimin duke prishur balancat e organizmit.
Anoreksia
Kur nuk konsumoni mjaftueshëm ushqim, sigurisht që energjia në trup do të jetë më e pakët.
Sa më pak ushqim të merrni aq më pak glukozë do të prodhojë trupi juaj, duke prishur kështu balancën e sheqerit në gjak.
Problemet me veshkat
Nëse kuroheni për sëmundje të veshkave medikamentet e ndryshme ulin glukozën në trup pasi funksionojnë si shkarkues.
Hepatiti
Hepatiti është një sëmundje inflamatore që prek mëlçinë duke e ndaluar atë të punojë normalisht.
Nëse mëlçia nuk mund të prodhojë apo çlirojë mjaftueshëm glukozë, mungesa e tij shkakton probleme në trup.
Pankreasi
Sëmundjet kancerogjene që prekin pankreasin, bëjnë që të çlirohet në trup shumë insulinë.
Kështu nëse nivelet e insulinës janë shumë të larta, sheqeri në gjak bie poshtë normave të lejuara.
Simptomat e sheqerit të ulët në gjak:Dridhje e trupit
Marramendje
Mungesë përqendrimi
Konfuzion
Dhimbje sysh
Uri e tepërtSimptoma të tjera të uljes së tepërt të sheqerit në gjak mund të jetë dhe humbja e ndjenjave apo dhimbjet e vazhdueshme të kokës.
Mjekët sugjerojnë që përveçse të bëni kontrolle periodike dhe analiza të ndryshme, mundohuni të keni një dietë të pasur dhe të larmishme me vitamina dhe minerale./AgroWeb.org -

Doni të jetoni sa më gjatë? Praktikojini këto tre mënyra dhe do shihni rezultatet
Jetëgjatësia është një nga faktorët që ndikojnë shumë në perceptimin e njerëzve për stilin e tyre të jetesës. Të jetosh sa më gjatë dhe mundësisht pa kaluar sëmundje kronike të cilat bashkëqarkullojnë në trupin e njeriut me kalimin e viteve dhe rritjen e moshës.
Për t’iu ardhur në ndihmë këtyre personave të cilët janë përpjekur të gjejnë metoda efektive për të jetuar sa më gjatë dhe pa sëmundje, një anestezist i quajtur David Callejo ka ndarë me ta “recetën” e suksesit në një intervistë për podkastin Ac2ality.
Sipas këtij të fundit, nuk ekziston asnjë “pilulë” konkrete që konsumohet si suplement për të bërë të mundur diçka të tillë, por janë disa teknika që duhen zbatuar me kujdes për t’i dhënë trupit energjinë dhe forcën e duhur për t’i mbijetuar viteve.
Fillimisht, ai ndalet tek ajo që e quan si “stërvitja e forcës”.
“Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj. Të stërvisni forcën tuaj. Kështu do ia dilni të trajtoni ose parandaloni disa sëmundje kronike”, tha Callejo, i cili beson se instikti i forcës mund të rrisë stimulin e një personi për të jetuar sa më gjatë.
Së dyti, anestezisti thekson se ushqyerja bën diferencën, duke treguar më tej se çfarë preferohet të konsumohet për të rritur mundësinë e jetëgjatësisë.
“Nuk është e nevojshme të mendoni shumë. Zarzavatet, perimet dhe peshqit janë kura juaj sepse konsiderohen si burim i proteinave”, shtoi Callejo.
Në fund, pati vend dhe për këshilla të cilat për anestezistin janë receta e duhur për të frenuar çdo sëmundje dhe stimuluar jetëgjatësinë. Çelësi qëndron i gjithi tek mënyra se si ne mbajmë një dietë të shëndetshme, gjë të cilën mund ta dinë shumë ose më pak njerëz.
Ai rekomandon që të shmangim ushqimet e përpunuara.
“Zakonet e jetës së shëndetshme janë pjesë integrale e të jetuarit më gjatë. Pini ujë, mbani ritme të rregullta kardiake dhe mos harroni, marrëdhënia me gjumin dhe zgjimin duhet të jetë propocionale. Të flini në sasinë e duhur”, përfundoi anestezisti.