Tag: sëmundja

  • Pas murtajës së bagëtive, shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen 2 familje

    Pas murtajës së bagëtive, shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen 2 familje

    Foto ilustruese

    DIBËR- Sëmundja e brucelozës është shfaqur në Dibër. Si pasojë, dy familje janë izoluar në njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr në Bashkinë Dibër. Lidhur me sëmundjen, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella. Po sipas Shehut, anëtarët e familjes dhe të gjithë personat e tjerë që kanë pasur kontakt me ta janë izoluar dhe ka nisur kurimi i tyre. 
    Nga ana tjetër, Anisa Xhika, drejtoresha e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, u shpreh se nuk ka asgjë shqetësuese. 
    Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura, djersitje me erë të keqe, lodhje, gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi, humbje oreksi, dhimbje në muskuj dhe kyçe, dhimbje koke, diarre ose kapsllëk dhe të vjella./ZËRI

  • Dibra në alarm/ Pas murtajës së bagëtive, shfaqet sëmundja e Brucelozës, izolohen dy familje të zonës

    Dibra në alarm/ Pas murtajës së bagëtive, shfaqet sëmundja e Brucelozës, izolohen dy familje të zonës

    Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella.
    Pas sëmundjes së Murtajës në Dibër është shfaqur edhe sëmundja e Brucelozës. Janë dy familje të cilat janë izoluar në Njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr në Bashkinë Dibër.
    Sipas prefektit Shehu për të gjithë anëtarët e këtyre familjeve, por edhe për persona të tjerë që sipas deklarimeve kanë patur kontakte me ta kohët e fundit janë bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe ka nisur kurimi i tyre. Shehu tha se rastet duken të izoluara, por ju bën apel banorëve të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes.
    Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura, djersitje me erë të keqe, lodhje, gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi, humbje oreksi, dhimbje në muskuj dhe kyçe, dhimbje koke, diarre ose kapsllëk dhe të vjella.

  • Rreziku nga “Ethet e Nilit”, bëni kujdes nga mushkonjat, sëmundja mund të shfaqet sërish!

    Rreziku nga “Ethet e Nilit”, bëni kujdes nga mushkonjat, sëmundja mund të shfaqet sërish!

    Bëni kujdes nga mushkonjat! Pickimi i tyre mund të shkaktoje “Ethet e Nilit”. Vektori i kësaj sëmundje që shpërtheu një vit më parë, me shumë gjasë eshte ende i pranishëm në vendin tonë.
    Drejtues të Institutit të shëndetit Publik nuk përjashtojnë rrezikun e shafqjes së kësaj sëmundje që transmetohet nga pickimi i mushkonjave, shkruan A2 CNN.
    Eugena Tomini, drjetoreshe e Institutit të Shëndetit publik thekson rëndësinë e vijimit të procesit të dezinsektimit nga të gjitha bashkitë. Një vit më parë, Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi shpëthimin e sëmundjes së Etheve te Nilit, pas afro 13 vitesh. Ky virus infektoi 58 persona, ku 3 prej tyre humbën jetën.
    Sëmundja e etheve te Nilit shkakton meningite dhe encefalite, ndonëse sipas ekspertëve në 80% të rasteve sëmundja nuk shfaq shenja të renda, por simptoma të ngjashme me gripin.

  • Pesë fazat e Alzheimerit!

    Pesë fazat e Alzheimerit!

    Shumica e njerëzve që kanë humbje të kujtesës nuk kanë një diagnozë specifike. Por nëse keni informacion e duhur rreth gjendjes tuaj, mund të bëni shumë më shumë për të frenuar përkeqsimin.

    Askujt nuk i pëlqen të ndihet i pasigurt për shëndetin dhe humbja e kujtesës është padyshim diçka e frikshme.
    Prandaj, është e rëndësishme të kuptoni se si Alzheimeri ndikon në tru, cilat janë shenjat të cilave duhet t’i jepni rëndësi dhe çfarë mundësish ka për të minimizuar dëmtimin nga sëmundja.

    Faza e Parë – Ndryshime delikate në tru
    Kjo fazë mund të ndodhë diku nga dhjetë deri në njëzet vjet përpara shenjave tipike klinike.
    Ajo çfarë tashmë dihet është se ndodh një grumbullim i disa proteinave të caktuara, që është toksik për trurin sepse vrasin neuronet.
    Prandaj, efekti i parë që ka sëmundja e Alzheimerit është në nivel mikroskopik, ku fillon të formojë këtë akumulim.
    Edhe pse shkencëtarët ende nuk e dinë me siguri se kur gjatë procesit fillojnë të krijohen këto proteina, ata mund të shquajnë praninë e tyre.
    Faza e Dytë – Alzheimeri paraklinik
    Pas fazës fillestare, patologjia grumbullohet me kalimin e viteve dhe tenton të prekë trurin në vende të parashikueshme.
    Në rastin e sëmundjes së Alzheimerit, preket qendra të kujtesës dhe zona përgjegjëse për kryerjen e detyrave të thjeshta.
    Në këtë fazë, analizat e nevojshme të shëndetit të trurit, mund të zbulojnë një diagnozë specifike të Alzheimerit.
    Faza e Tretë – Dëmtim i lehtë njohës
    Në këtë fazë, një shumëllojshmëri e testeve njohëse përdoren për të vlerësuar zona të ndryshme të trurit.
    Deficite të tjera që mund të zbuloni, përfshijnë vështirësinë në njohjen e personazheve në një fotografi.
    Megjithatë, në jetën e përditshme, individi mund të jetë ende duke funksionuar normalisht, dhe askush të mos e vëre re ende.
    Faza e Katërt – Alzheimeri klinik
    Kalimi në fazën e katërt është kur Alzheimer arrin pikën ku fillon të pengojë aftësinë funksionale.
    Dëmtimi është në atë shkallë ku pacientët mund të paguajnë dyfish një faturë, të harrojnë se ku po shkojnë, nuk dinë më se si të shkojnë në dyqan apo të kthehen në shtëpi etj.
    Në këtë pikë, sëmundja konsiderohet të jetë në fazën e saj të butë.
    Faza e pestë – Rënia progresive
    Faza e pestë e demencës është rënia e ngadaltë dhe e vazhdueshme. Truri po tkurret, grumbullimi i proteinave rritet me ashpërsi dhe pacientët bëhen gjithnjë e më keq.
    Pacientët kanë nevojë për inkurajim për të bërë gjëra të tilla si të ushqehen shëndetshëm dhe ndoshta kanë nevojë për ndihmë tu veshur siç duhet.
    Ndërsa sëmundja përparon, ndikimi përhapet në seksione të tjera të trurit. Tani edhe detyrat më të thjeshta mund të jenë të pamundura.
    Në këtë fazë përfundimtare, pacientët humbasin oreksin dhe bëhen indiferentë ndaj botës përreth tyre.
    Mungesa e lëvizjes çon më pas në probleme të tjera si pneumoni, infeksione, rëzime dhe fraktura.
    Cilat janë efektet e tjera të Alzheimerit?
    Ata që kanë sëmundjen e Alzheimerit priren të kenë një humbje të konsiderueshme të interesit për aktivitetet e tyre dhe shpesh kanë simptoma të tjera psikologjike ose të sjelljes si ankthi.
    Njerëzit me demencë e kanë të vështirë të gjurmojnë kohën, mund të frikësohen dhe të hutohen.
    Ata mund të bëhen lehtësisht nervozë, melankolikë dhe të përjetojnë emocione të tjera negative.
    Mund të ndodhë që njerëzit të kenë psikoza, të tilla si halucinacione vizuale ose paranojë.
    Pacientët ecin më pak, gjë që çon në dobësi të mëtejshme, dhe ndërsa sëmundja zhvillohet, ata fillojnë të humbasin koordinimin, siç është aftësia për të ngarë biçikletën.
    Kjo është arsyeja pse është kritike që sëmundja të diagnostikohet herët dhe të krijohet një plan gjithëpërfshirës për të ndihmuar personin të jetojë në maksimum dhe të parandalojë lëndimet.
    Çfarë duhet të bëjë një person nëse vëren këto shenja?
    Nëse njerëzit vërejnë ndonjë simptomë, është e domosdoshme që ata të konsultohen me një profesionist mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur dhe të fillojnë procesin e diagnostikimit.
    Është jetike që pacientët të motivohen dhe të fillojnë të bëjnë gjëra për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

  • Murtaja zbret në Devoll! Dhjetëra bagëti të prekura nga sëmundja, zona në karantinë

    Murtaja zbret në Devoll! Dhjetëra bagëti të prekura nga sëmundja, zona në karantinë

    Kur kanë kaluar nëntë ditë nga shfaqja për herë të parë e sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në vendin tonë vatrat e saj janë zgjeruar.

    Përveç Shkodrës, Dibrës, Bulqizës dhe Skraparit, sot u konfirmua rasti I parë më këtë sëmundje në Korçë. Vatra e murtajës te bagëtitë e imta u konstatua në fshatin Shuec të Bashkisë Devoll.
    “Fermerit të prekur i kanë ngordhur 13 bagëti në tufën me 170 krerë. Pas njoftimit të Shërbimit Veterinar të Korçës, specialistët kanë mbërritur në Shuec, ku kanë konfirmuar sëmundjen e murtajës dhe po marrin masa për asgjësimin e bagëtive të prekura”.
    Në një perimetër prej 3 km, që përfshin Shuecin, Rakickën dhe Zagradecin, është vendosur karantina veterinare, për shkak të rrezikut të lartë të infektimit.
    Vendosja e karantinës ndalon lëvizjen e bagëtive nga kjo zonë në zonat e tjera. Prej 9 qershorit, Ministria e Bujqësisë ka ndaluar përkohësisht lëvizjen e dhenve dhe dhive në të gjithë vendin, përfshirë tregtimin dhe kullotat e përbashkëta.
    Lejohet vetëm transporti drejt thertoreve, me certifikatë veterinare. Sëmundja e cila është tepër ngjitëse dhe me shkallë të lartë ngordhshmërie tek delet dhe dhitë nuk transmetohet te njerëzit, por shkakton humbje të mëdha ekonomike për fermerët.

    Top Channel

  • Rasti i parë në Shqipëri! Një 30-vjeçar rezulton i infektuar me lijën e majmunit

    Rasti i parë në Shqipëri! Një 30-vjeçar rezulton i infektuar me lijën e majmunit

    Identifikohet rasti i parë me linë e majmunit në Shqipëri. Burime për Top Channe konfirmojnë se sëmundja infektive virale shkaktuar nga virusi monkeypox është diagnostikuar tek një i ri rreth 30 vjeç.
    Mësohet se i riu kishte udhëtuar jashtë vendit, të paktën kjo është ajo që ka treguar para mjekëve të cilët e lidhin këtë të fundit si shkak infektimi. Kjo për shkak se deri më tani në Shqipëri nuk ishte identifikuar ose raportuar nga Instituti i Shëndetit Publik raste të prekura nga lija e Majmunit.
    Simptomat e kësaj sëmundje janë temperaturë, dhimbje trupi, ënjtje të nyjave limfatike, skuqje dhe puçrra që shndërrohen në flluska me kore.
    Ato dalin zakonisht në duar fytyrë dhe organe gjenitale. Sëmundja e monkeypox përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë me personat e infektuar si prekje e lëkurës apo marrëdhënie intime. Por një person mund të infektohet edhe nga kontakti i objekteve të kontaminuara si çarçafët, peshqirët apo rrobat.
    Monkeypox është sëmundje e Afrikës pasi virusi qarkullon në kafshët e egra. Në vitin 2022 kjo sëmundje u përhap në Europë dhe ShBA dhe Mbretërisë e Bashkuar.
    Spanja ka qenë vendi me numrin më të lartë nga Mpox me afro 8100 raste më pas Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
    Sëmundja monkeypox është e kurueshme, personi duhet të izolohet nga anëtarët e tjerë të familjes. Ajo shfaq simptoma më të rënda tek fëmijët apo personat me imunitet të dobët./TCH

  • Mbi 150 bagëti ngordhin në Martanesh nga sëmundja e murtajës, autoritetet në alarm

    Mbi 150 bagëti ngordhin në Martanesh nga sëmundja e murtajës, autoritetet në alarm

    Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë, është prekur nga sëmundja e murtajës.
    Burime bëjnë me dije se deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.

    Drejt fermës janë nisur specialistët e drejtorisë rajonale të Ekstensionit Bujqësor-Dibër, të shërbimit veterinar në qark dhe ato pranë bashkisë Bulqizë.

  • Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

    Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

    Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një nga fermat në fshatit Val të Njësisë administrative Martanesh të Bashkisë Bulqizë, ku është shfaqur sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël te bagëtitë.

    Ndërkohë, shërbimi veterinar Dibër ka kryer inspektimin pranë kësaj ferme në pronësi të blegtorit Bajram Mata, ku janë konstatuar rreth 150 krerë të imta të ngordhura ku dyshohet sëmundja e murtajës.
    Aktualisht, janë marrë analizat, të cilët i kanë dërguar pranë institucionit përkatës në Tiranë dhe se janë në pritje të përgjigjeve të analiza për të përcaktuar shkakun e sëmundjes.

    Top Channel

  • Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh!

    Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh!

    Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një nga fermat në fshatit Val të Njësisë administrative Martanesh të Bashkisë Bulqizë, ku është shfaqur sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël te bagëtitë.
    Ndërkohë, shërbimi veterinar Dibër ka kryer inspektimin pranë kësaj ferme në pronësi të blegtorit Bajram Mata, ku janë konstatuar rreth 150 krerë të imta të ngordhura ku dyshohet sëmundja e murtajës.
    Aktualisht, janë marrë analizat, të cilët i kanë dërguar pranë institucionit përkatës në Tiranë dhe se janë në pritje të përgjigjeve të analiza për të përcaktuar shkakun e sëmundjes.

  • Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta rezultojnë të infektuara, sëmundja ende mister

    Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta rezultojnë të infektuara, sëmundja ende mister

    Një fermë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër është vënë në karantinë nga drejtoria rajonale e veterinarisë. Karantinimi ka ardhur pasi disa prej kafshëve të imta kanë rezultuar të infektuara.

    Pronari i kësaj ferme Zamir Milani u shpreh se i kanë ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjera, ndërsa ka informacion se kjo sëmundje është përhapur edhe tek delet në atë zonë. Fermeri shprehet se ka investuar 600 mijë lekë për të ngritur fermën dhe ka shpenzuar mbi 40 mijë lekë ilaçe për bagëtitë por deri tani nuk ka gjetur zgjidhje.

    Inspektori Muhamet Bisho thotë se do të dërgohen urgjentisht analizat pranë Institutit të Referencës Veterinare në Tiranë pasi është e paqartë sëmundja që ka prekur dhitë në Postribë. Ai theksoi se ka në mendje dy ose tre sëmundje qe mund të kenë sjellë infektimit por shtoi se do të presin analizat për ta përcaktuar saktë se çfarë ka sjellë infektimin.