Tag: selinosë

  • Çfarë i ndodh trupit kur pini lëng selino çdo ditë

    Çfarë i ndodh trupit kur pini lëng selino çdo ditë

    Lëngu i selinos është një pije freskuese e mbushur me vitamina, minerale dhe ujë, dhe përbërësit që përmban mund të ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.

    Lëngu i selinos është një pije freskuese e mbushur me vitamina, minerale dhe ujë, dhe përbërësit që përmban mund të ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore. Edhe pse është bërë popullor si një lloj eliksiri shëndetësor, është e rëndësishme të dimë saktësisht se çfarë ndodh në trup gjatë konsumimit të tij të rregullt, shkruan Health.

    Hidratim dhe energji

    Meqenëse përbëhet nga deri në 95 përqind ujë, lëngu i selinosë është një aleat i shkëlqyer në mbajtjen e trupit të hidratuar, raporton Index.hr.

    Një filxhan lëng gjithashtu siguron një dozë të mirë kaliumi, një elektrolit thelbësor për ekuilibrin e lëngjeve në trup, i cili e ndihmon trupin të qëndrojë i hidratuar dhe plot energji.

    Sheqer i qëndrueshëm në gjak

    Ndryshe nga shumë lëngje frutash, lëngu i selinosë ka shumë pak sheqer dhe karbohidrate, që do të thotë se nuk do të shkaktojë rritje të sheqerit në gjak. Mund të ndihmojë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të sheqerit duke përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës.

    Përmbajtja e moderuar e magnezit ndihmon që glukoza të transportohet më me efikasitet në qelizat muskulore, duke siguruar kështu energji më të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Kontrolli më i mirë i sheqerit në gjak zvogëlon rrezikun e inflamacionit që mund të çojë në diabet dhe sëmundje të zemrës.

    Një agjent i fuqishëm anti-inflamator

    Selinoja është një burim i pasur antioksidantësh, përbërës që mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Vlen të përmendet veçanërisht apigenina, një antioksidant natyral me veti të mundshme kundër kancerit.

    Edhe pse disa studime tregojnë se mund të kufizojë dëmtimin e qelizave, të zvogëlojë përhapjen e qelizave kancerogjene dhe të përmirësojë efektet e kimioterapisë, është e rëndësishme të theksohet se këto rezultate u morën në kushte laboratorike, kështu që nevojiten prova të mëtejshme klinike.

    Ndihmë me presionin e lartë të gjakut

    Konsumimi i lëngut të selinosë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut. Disa studime tregojnë se përbërësit në selino ndihmojnë në mbajtjen e enëve të gjakut të zgjeruara dhe të hapura.

    Selinoja gjithashtu ka efekte të lehta diuretike, që do të thotë se ndihmon trupin të heqë qafe lëngjet e tepërta, gjë që kontribuon më tej në uljen e presionit të gjakut.

    Rreziqet dhe efektet anësore të mundshme

    Edhe pse lëngu i selinosë është një pije e shëndetshme për shumicën e njerëzve, ka disa rreziqe. Selino përmban përbërës të quajtur psoralenë, të cilët mund të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit tek disa njerëz.

    Gjithashtu, disa njerëz mund të jenë alergjikë ndaj profilinës së proteinave, e cila mund të shkaktojë reaksione të tilla si kruajtje, skuqje ose ënjtje, dhe në raste të rënda, vështirësi në frymëmarrje.

    Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K, e cila nxit mpiksjen e gjakut, lëngu i selinosë mund të zvogëlojë efektivitetin e ilaçeve që hollojnë gjakun. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se shtrydhja e tij largon pjesën më të madhe të fibrave, duke humbur kështu disa nga përfitimet tretëse që ofron selino e tërë.

  • Këshilla të domosdoshme se si të kujdeseni vazhdimisht për mëlçinë, sistemin limfatik dhe traktin tretës

    Këshilla të domosdoshme se si të kujdeseni vazhdimisht për mëlçinë, sistemin limfatik dhe traktin tretës

    Mëlçia, sistemi limfatik dhe trakti tretës ndonjëherë janë organet më të neglizhuara në trup, edhe pse funksioni i tyre është primar për mirëfunksionimin e këtij të fundit. Por ja si të kujdeseni:
    Çfarë të shtosh
    Lëngjet e mëposhtme shtoji në regjimin ushqimor të përditshëm dhe piji gjatë vakteve dhe vakteve të ndërmjetme. Nuk duhet t’i kalosh ditët vetëm duke pirë këto lëngje. Sigurohu që të ushqehesh mjaftueshëm ndërmjet tyre, që të mos jesh i uritur. Gjithashtu, pavarësisht nga mënyra se si ushqehesh, për t’u shëruar shpejt dhe plotësisht, sigurohu që disa prej ushqimeve dhe suplementeve shëruese të kapitullit pasardhës të jenë pjesë e rutinës sate ditore.

    Pi çdo mëngjes esëll rreth 500 ml lëng selinoje. (Sigurohu të jetë i freskët, shqeto dhe të mos ketë përbërës shtesë. Se si ta përgatitësh, lexo kapitullin pasardhës. Nëse je i ndjeshëm dhe 500 ml janë shumë, fillo me një sasi më të vogël dhe shtoje me kalimin e kohës. Lëngu i selinosë është ilaç, jo pije kalorike, kështu që duhet të hash patjetër mëngjes më pas, për të pasur energjinë e duhur për të përballuar ditën. Konsumo diçka tjetër pesëmbëdhjetë minuta pasi ke pirë lëngun e selinosë.)
    Pi 500 ml ujë me limon ose laim në mesditë ose pasdreke. (Shtrydh gjysmë limoni ose laimi në 500 ml ujë.)
    Pi 500 ml ujë me limon ose laim pasdite vonë.
    Pi çdo mëngjes 500 ml lëng me aloe vera ose me kastravec. (Se si të përgatitësh ujë aloe të freskët, lexo kapitullin pasardhës. Lëngun e kastravecit mund ta konsumosh shqeto, por mund t’i shtosh edhe pak majdanoz ose koriandër. Nëse je në udhëtim dhe s’mund të përgatisësh në çast ujë me aloe vera apo kastravec, gjatë natës, në vend të tij, pi prapë ujë me limon.)

    Çfarë të heqësh

    Hiq ushqimet e pashëndetshme të kapitullit 21, “Koncepte të gabuara më të zakonshme dhe ç’duhet shmangur”: vezët, bulmetin, glutenin, vajin e kanolës, misrin, sojën dhe derrin.

    Efekti i kurës
    Ky muaj ndihmon mëlçinë, sistemin limfatik dhe traktin tretës, duke sulmuar virusin epstein-barr dhe duke u dhënë tiroideve frymëmarrje. Ndoshta mendon se shëndeti i zorrëve nuk ka lidhje me tiroidet, por kjo nuk është e vërtetë: kur sasia e acidit klorhidrik në stomak (acid i mirë) është e paktë, niveli i acideve të pashëndetshme ngjitet gjatë gjumit në ezofag, duke dëmtuar tiroidet dhe duke penguar shërimin e këtyre gjëndrave. Lëngu i selinosë është arma më e fuqishme për të balancuar nivelin e acidit klorhidrik, në mënyrë që acidet e dëmshme, të krijuara nga bakteret e këqija, të mbahen nën kontroll.
    Lëngu i selinosë, falë kripërave minerale me veti dezinfektuese, të panjohura për shkencën deri më sot, është antiviral dhe e vret epstein- barrin në gjithë organizmin, por shërben gjithashtu si antibakterial për bashkëvepruesin e tij, streptokokun, duke kontribuar në uljen e ngarkesës patogjene.
    Hidratimi është faktor kyç në këtë rast. Me gjasë vuan nga dehidratimi kronik, një problem që prek shumë njerëz. Kur trupi është i dehidratuar, ai nuk është në gjendje të nxjerrë jashtë mbetjet rregullisht, prandaj truri nuk punon siç duhet. Uji dhe lëngjet e freskëta në këtë listë janë disa nga hidratuesit më të mirë në botë. Janë të pasur me ujë dhe kripëra mikrominerale, të cilat rigjallërojnë qelizat dhe pastrojnë mëlçinë dhe sistemin limfatik nga epstein-barri dhe toksinat e tij.
    Uji me limon / laim ndihmon në shkrirjen e rërës dhe gurëve në tëmth, për rrjedhojë rritet prodhimi i lëngut biliar në mëlçi dhe sasia e acidit klorhidrik në stomak, ndërkohë që acidet e këqija, të cilat shkaktojnë refluks, pakësohen. Nëse je natyrë që harron të pish ujë, do të kuptosh se shtimi i këtyre lëngjeve në dietë është një taktikë e shkëlqyer rigjeneruese. Nëse je i ndërgjegjshëm se duhet pirë një sasi e caktuar uji në ditë, mund t’i zëvendësosh disa nga këto lëngje me ujë të thjeshtë.
    Nëse detoksikohesh shpejt dhe organizmi mbingarkohet, merri disi më shtruar këto ndryshime rrënjësore. Por nëse je natyrë që detoksikohesh me vështirësi ose të kanë thënë se nuk je në gjendje të detoksikohesh fare (kjo ndodh zakonisht tek ata që vuajnë nga sindroma e lupusit ose rejnadit), dije se ky është shpesh një tregues se mëlçia dhe sistemi limfatik janë të bllokuara për shkak të nivelit shumë të lartë të mbetjeve toksike.
    Mënyra më e mirë për të çliruar këtë bllokim, të cilin mjeku mund ta ketë diagnostikuar ose jo, është pikërisht përmes formulës së këtij muaji. Këta hapa janë një mënyrë e butë hidratuese për të çliruar sistemet filtruese të trupit, pa u dashur të paguash si çmim simptomat e detoksikimit.

  • Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

    Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

    LËNGU I SELINOSË

    1 racionLëngu i selinosë shqeto dhe i freskët është një nga lëngjet më të fuqishme shëruese që mund të ekzistojnë. Kjo pije e pastër e gjelbër është mënyra më e mirë për të filluar ditën. Bëje pjesë të rutinës së përditshme dhe shumë shpejt nuk do të të rrihet qoftë edhe një ditë të vetme pa të.
    1 tufë me selinoShpëlaje selinonë dhe shtrydhe. Pije lëngun menjëherë. Nëse përdor mikser, copëtoje selinonë dhe grije me shpejtësi të lartë,derisa të bëhet pure. Kulloje dhe pije menjëherë.

    KËSHILLA• Përdor selino organike, nëse është e mundur. Nëse përdor selino tregu, laje mirë, sidomos përpara se ta shtrydhësh.• Nëse shija e selinosë shqeto të duket e fortë, shto një kastravec dhe / ose një kokërr molle. Është një alternativë shumë e mirë derisa të mësohesh me shijen e selinosë, megjithatë lëngu i selinosë ka më shumë vlerë nësepihet më vete.• Nëse 500 mililitrat e kësaj recete janë shumë për ty si fillim, nise medisa gllënjka dhe shtoje dozën me kalimin e kohës.