Kryetari i PD-së Sali Berisha është pyetur për disa cështje pikante nga gazetarët. Pyetjeve pikante të Osman Stafës për sulmin te selia e PD-së më 8 janar apo skandalin Balluku, dhe aksioni me Foltoren, kryedemokrati iu përgjigj duke pohuar se nuk do të tërhiqen.
Berisha: Ne jemi dhe do jemi në krye të kësaj. Por nuk mund të them dhe të pranoj se në krye të skandalit të Llogarasë është Balluku. Ndaj e ngritëm platformën para Kryeministrisë. Nuk ikim që aty. Këtë betejë e kemi vendimtare.
Kjo ka fuqinë e pamatshme të provës. Kemi filluar analizën, por ju garanto se strategjia jonë është vendimtare. Për ne Lubi Balluku është hajdutja më e madhe në historinë e Shqipërisë pas Ramës. Lubia ka vjedhur dhe ka pasur pagën si asnjë ministër. Kjo foltore po funksionon dhe do të funksionojë që të ndajë Shqipërinë nga kjo qeveri.
Me foltore do të rrëzoni Ramën?
Jo!
Tag: selia
-

Nga përplasja te selia e PD e 8 janarit, te skandali ‘Balluku’ dhe Foltorja para Kryeministrisë, ja çfarë thotë Berisha
-

Evakuohet selita e televizionit francez në Paris pas kërcënimit me bombë
Selia e televizionit France Televisions u evakuua sot pas raportimit për një bombë, sipas mediave franceze.
Policia dhe një ekip qensh për zbulimin e eksplozivëve ndodhen aktualisht në vendngjarje për të kontrolluar, raporton Figaro.
Punonjësit e France Television, selia e së cilës ndodhet në arondissementin e 15-të të Parisit, u evakuuan vonë pasditen e sotme pasi autoritetet i informuan se kishin marrë një kërcënim me bombë.
“Policia dhe një ekip qensh për zbulimin e eksplozivëve janë aktualisht në vendngjarje për të kontrolluar”, raporton France Info.
Rreth orës 17:00, u raportua për një pajisje shpërthyese në selinë e televizionit francez.
“Për arsye sigurie, personi përgjegjës në televizion vendosi të evakuojë objektin”, tha një burim policor.
Kontrolli i objektit është ende në vazhdim dhe derisa të përfundojë kontrolli, programi France info dhe faqja e internetit Franceinfo.fr nuk do të funksionojnë.
Dy javë më parë, redaksia e televizionit BFM dhe Radio Monte Carlo (RMC), të vendosura jo shumë larg televizionit francez, u desh gjithashtu të evakuohej për shkak të kërcënimeve me bomba.
Programet u ndërprenë ndërsa forcat e rendit kryen kontrolle, dhe punonjësit u kthyen në redaksi sepse nuk u gjetën objekte të dyshimta.
-

Selia e Shenjtë: shqetësim për rikthimin e retorikës agresive bërthamore
Në vend që të përparojë drejt paqes, bota duket se po lëviz në drejtim të kundërt, duke u bërë vend gjithnjë e më tepër armëve më shkatërrimtare, që ka krijuar njeriu. Në një fjalim në Nju Jork, Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB, kryeipeshkvi Gabriele Caccia, shprehu shqetësimin e madh të Selisë së Shenjtë, gjatë seancës plenare të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme kushtuar Ditës Ndërkombëtare kundër Provave Bërthamore.
“Tetëdhjetë vjet më parë”, vuri në dukje përfaqësuesi i Vatikanit, “shpërthimi i bombës së parë bërthamore i zbuloi botës një forcë shkatërrimtare të paparë. Ajo ngjarje ia ndryshoi rrjedhën historisë dhe shtriu një hije të errët mbi njerëzimin, me pasoja të rënda si për jetën e njeriut, ashtu edhe për gjithësinë e krijuar nga Zoti. Dëmet, që solli kjo ngjarjeje dramatike, kanë çuar në besimin problematik se paqja dhe siguria mund të ruhen përmes logjikës së parandalimit bërthamor, një koncept që vazhdon të sfidojë arsyetimin moral dhe ndërgjegjen ndërkombëtare”. Pra, ndokush mendon se duke shtuar armët bërthamore, shtohet edhe frika në ata, që kanë ndërmend të cënojnë paqen, duke i bërë të tërhiqen nga synimet e tyre.Prelati kujtoi se që nga testi i parë bërthamor më 16 korrik 1945, mbi dy mijë prova të tjera bërthamore janë kryer në atmosferë, nën tokë, në oqeane dhe mbi tokë: “Këto veprime i kanë cënuar të gjithë, veçanërisht popujt indigjenë, gratë, fëmijët dhe fëmijët në barkun e nënës. Shëndeti dhe dinjiteti i shumë njerëzve vazhdojnë të kompromentohen në heshtje dhe shpesh pa asnjë dëmshpërblim”.
Për këtë arsye, shtoi ai, Selia e Shenjtë e fton bashkësinë ndërkombëtare të reflektojë mbi përgjegjësinë urgjente e të përbashkët për t’u siguruar që përvojat e tmerrshme të së kaluarës të mos përsëriten: “Është veçanërisht shqetësuese që, përballë kësaj përgjegjësie të rëndësishme e të përbashkët, përgjigja globale duket se po shkon në drejtim të kundërt. Në vend që të përparojmë drejt çarmatimit dhe kulturës së paqes, vërejmë rikthimin e retorikës agresive bërthamore, zhvillimin e armëve gjithnjë e më shkatërrimtare dhe shtimin e ndjeshëm të shpenzimeve ushtarake, shpesh, në dëm të investimeve për zhvillimin e gjithanshëm njerëzor dhe për të mirën e përbashkët. Është e domosdoshme ta kapërcejmë frymën e frikës dhe të kapitullimit. Siç deklaroi së fundi Papa Leoni XIV: “Nuk duhet të mësohemi me luftën! Përkundrazi, duhet ta hedhim poshtë si tundim joshjen për armatime të fuqishme dhe të sofistikuara” (Audienca e përgjithshme, 18 qershor 2025)”.
Ndërtimi i “një bote pa armë bërthamore”, vazhdoi kryeipeshkvi Caccia, “nuk është vetëm domosdoshmëri strategjike dhe jetësore, por edhe përgjegjësi e madhe morale. Ky impenjim kërkon një angazhim të ri në dialogun shumëpalësh dhe në zbatimin e traktateve të çarmatosjes, si edhe mbështetje konkrete për ato bashkësi, që vazhdojnë të vuajnë pasojat afatgjata të provave bërthamore dhe të zhvillimit të armëve”.
“Selia e Shenjtë”, përfundoi përfaqësuesi i Vatikanit, “thekson rëndësinë e hyrjes në fuqi të Traktatit të ndalimit të plotë të Provave Bërthamore, së bashku me zbatimin e plotë të Sistemit Ndërkombëtar të Mbikqyrjes dhe të mekanizmave të tij të verifikimit”. Gjithashtu, ajo “vë në dukje mbështetjen e saj të pakushtëzuar për Traktatin mbi Ndalimin e Armëve Bërthamore”, duke bërë thirrje për “forcimin e vazhdueshëm të normave globale kundër testimeve bërthamore me shpërthim, si hap themelor drejt paqes së vërtetë dhe të qëndrueshme”.
R.SH. – Vatikan -

Shteti i Palestinës dhe përgjegjësia e bashkësisë ndërkombëtare
Andrea Tornielli
Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Franca do ta njohë Shtetin e Palestinës dhe se njoftimi solemn do të bëhet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shtatorin e ardhshëm. Ndërkohë, po punohet për të organizuar “Konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë për zgjidhjen paqësore të çështjes palestineze dhe zbatimin e zgjidhjes me dy Shtete”, planifikuar të mbahej në Selinë e OKB-së, në Nju Jork, qershorin e kaluar, nën kujdesin e qeverive franceze dhe saudite, por që u shty për shkak të sulmit izraelit kundër Iranit.Drama në vijim, në Gaza, masakrat e përsëritura të dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm që humbën jetën nën bomba dhe tani po vdesin nga uria dhe vështirësitë, ose qëllohen ndërsa përpiqen të arrijnë ushqim, duhet t’ua bëjnë të qartë të gjithëve se sa urgjente është të ndalen sulmet ushtarake që po shkaktojnë masakra, e në të njëjtën kohë, sa themelore është bërë zgjidhja për çështjen palestineze. Kjo zgjidhje, që Selia e Shenjtë e ka kërkuar vazhdimisht për dekada, nuk mund të arrihet kurrë pa kontributin aktiv të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe të vendeve të përfshira drejtpërdrejt në një situatë të tillë!
Është e dobishme të kujtojmë se Selia e Shenjtë tashmë nënshkroi një marrëveshje të parë bazë me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) 25 vjet më parë. Pastaj, dhjetë vjet më parë, nënshkroi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse me Shtetin e Palestinës, që hyri në fuqi në janar 2016. Ky vendim dhe kjo njohje, janë në përputhje me shqetësimin e shprehur nga Papët që nga viti 1948 për gjendjen e Vendeve të Shenjta dhe fatin e palestinezëve.
Pali VI ishte Papa i parë që pohoi në mënyrë të qartë se ata ishin dhe janë popull, dhe jo thjesht grup refugjatësh lufte. Në mesazhin e tij të Krishtlindjes të vitit 1975, Papa Montini u kërkoi bijve të popullit hebre, të cilët tani e shihnin shtetin e tyre sovran të Izraelit të konsoliduar, të “njihnin të drejtat dhe aspiratat legjitime të një populli tjetër, që vuajti gjithashtu për një kohë të gjatë, popullit palestinez”.
Në fillim të viteve 1990, Gjon Pali II kishte vendosur marrëdhënie si me Shtetin e Izraelit (1993) ashtu edhe me PLO-në (1994), në një kohë kur palët dukeshin afër një marrëveshjeje dhe njohjeje të dy shteteve. Në shkurt të vitit 2000, disa muaj para hyrjes së Kryeministrit izraelit Ariel Sharon në Malin e Tempullit, gjë që shkaktoi Intifadën e dytë, Selia e Shenjtë nënshkroi marrëveshjen bazë të lartpërmendur me PLO-në.
Me të mbërritur në Betlehem në mars të vitit 2000, Gjon Pali II deklaroi: “Selia e Shenjtë e ka pranuar gjithmonë se populli palestinez ka të drejtën natyrore për një atdhe dhe të drejtën për të jetuar në paqe dhe qetësi me popujt e tjerë të kësaj zone. Në nivel ndërkombëtar, unë dhe paraardhësit e mi kemi theksuar vazhdimisht se konflikti i trishtueshëm në Tokën Shenjte nuk mund të merrte fund pa garanci të forta për të drejtat e të gjithë popujve të përfshirë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e deklaratat e rëndësishme të Kombeve të Bashkuara”.
Nëntë vjet më vonë, Benedikti XVI gjatë vizitës së tij në Tokën e Shenjtë, përsëriti: “Të njihet universalisht se Shteti i Izraelit ka të drejtë të ekzistojë dhe të gëzojë paqe e siguri brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Le të njihet po aq mirë se populli palestinez ka të drejtë për një atdhe sovran dhe të pavarur, për të jetuar me dinjitet dhe për të udhëtuar lirisht. Le të bëhet realitet “zgjidhja me dy shtete” dhe të mos mbetet ëndërr”.
Në vitin 2012, Selia e Shenjtë mbështeti pranimin e “Shtetit të Palestinës” si anëtar vëzhgues i Kombeve të Bashkuara.
Gjatë udhëtimit të tij në Tokën e Shenjtë në maj 2014, Papa Françesku i përsëriti Presidentit palestinez Mahmoud Abbas:
“Ka ardhur koha që të gjithë të kenë guximin e bujarisë dhe të frymës krijuese në shërbim të së mirës, si dhe guximin e paqes, i cili bazohet në njohjen universale të së drejtës së dy shteteve për të ekzistuar dhe për të gëzuar paqe dhe siguri brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”.
E ai për herë të parë e quajti vendin mikpritës “Shteti i Palestinës”.
Kjo çoi në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Palestinës, nënshkruar në qershor 2015, që këmbëngul për zgjidhjen me dy shtete, parashikuar tashmë në Rezolutën 181 të OKB-së të nëntorit 1947. Preambula e Marrëveshjes, përmes një reference ndaj ligjit ndërkombëtar, përshkruan disa pika kyçe, duke përfshirë: vetëvendosjen e popullit palestinez, objektivin e zgjidhjes me dy shtete, rëndësinë më shumë se simbolike të Jerusalemit dhe karakterin e tij të shenjtë për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët, dhe vlerën e tij universale fetare e kulturore si thesar për të gjithë njerëzimin. Prandaj, preambula riafirmon të drejtën e popullit palestinez “për liri, siguri dhe dinjitet në një shtet të pavarur të vetin”, “Shtetin e pavarur, sovran, demokratik dhe të qëndrueshëm të Palestinës, bazuar në kufijtë e para vitit 1967, në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës e duke jetuar krah për krah në paqe e siguri me të gjithë fqinjët e tij”.
Duke kujtuar Marrëveshjen Bazë me PLO-në të vitit 2000, Marrëveshja Gjithëpërfshirëse ripërtëriu thirrjen për një “zgjidhje të drejtë të çështjes së Jerusalemit, bazuar mbi rezolutat ndërkombëtare”, duke deklaruar se “vendimet dhe veprimet unilaterale, që ndryshojnë karakterin dhe statusin specifik të Jerusalemit, janë moralisht dhe ligjërisht të papranueshme” dhe se “çdo masë unilaterale e paligjshme, e çdo lloji, është e pavlefshme” e “përbën pengesë për ndjekjen e paqes”.
Kjo përmbledhje e shkurtër dëshmon qartësinë dhe realizmin e qëndrimit të përmbajtur në thirrjet e Papëve të fundit, në deklaratat e Selisë së Shenjtë drejtuar Kombeve të Bashkuara dhe në marrëveshjet e nënshkruara deri më sot. Menjëherë pas sulmit terrorist çnjerëzor të kryer nga Hamasi më 7 tetor 2023, Papa Françesku dënoi masakrën dhe bëri thirrje të përsëritura publikisht për lirimin e të gjithë pengjeve.
Në të njëjtën kohë, ndërsa njohu të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, Selia e Shenjtë kërkoi vazhdimisht – më kot – që të gjithë palestinezët në Rrip të mos vihen në shënjestër pa dallim e, gjithashtu, bëri thirrje për ndalimin e sulmeve të kolonëve kundër popullsisë palestineze që jeton në territoret e Shtetit të Palestinës, njohur zakonisht si Bregu Perëndimor. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi: në Gaza, dhe jo vetëm në Gaza, po dëshmojmë sulme që nuk kanë asnjë justifikim dhe përfaqësojnë një masakër, që rëndon mbi ndërgjegjen e të gjithëve.
Siç e deklaroi qartë dhe pa mëdyshje Leoni XIV në Engjëllin e së dielës, më 20 korrik, është urgjente dhe e nevojshme të “respektohet ligji humanitar” dhe “detyrimi për të mbrojtur civilët, si dhe ndalimi i ndëshkimit kolektiv, përdorimi pa dallim i forcës dhe zhvendosja me forcë e popullatave”. Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të vazhdojë të qëndrojë duarkryq dhe të shikojë këtë masakër, që vazhdon. Shpresohet që Konferenca Ndërkombëtare e Nivelit të Lartë për Zgjidhjen Paqësore të Çështjes Palestineze dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete, duke njohur urgjencën e një përgjigjeje të përbashkët ndaj gjendjes së vështirë të palestinezëve, do të ndjekë me vendosmëri zgjidhjen për të siguruar, më në fund, që njerëzit të kenë një shtet me kufij të sigurt, të respektuar dhe të njohur.
Radio Vatikani -

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, ministri Hasani: Shtëpi e re e diplomacisë, në shërbim të…
Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë; si dhe autoritete të tjera.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Hasani e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.
“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare”, është shprehur Hasani. -

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan
Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.
“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare.” – është shprehur z. Hasani.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm gjithashtu, Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher, Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Riccardo Paterno di Montecupo, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë si dhe autoritete të tjera. -

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, ministri Hasani: Shtëpi e re e diplomacisë, në shërbim të urave për një botë më të paqtë e solidare!
Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë; si dhe autoritete të tjera.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Hasani e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.
“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare.” – është shprehur Hasani.Top Channel
-

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan, ministri Hasani: Do ndërtojmë ura për një botë më të paqtë
Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e ambasadës së Shqipërisë.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë; si dhe autoritete të tjera.Ministri Hasani e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.
“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare”, është shprehur Hasani. -

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, Hasani: Në shërbim të përpjekjeve për të ndërtuar një botë më të paqtë dhe më solidare!
Inaugurohet në Vatikan selia e re e Ambasadës së Shqipërisë.
Selia e re e Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan u inaugurua sot (30 qershor) në një ceremoni zyrtare ku morën pjesë përfaqësues të lartë të diplomacisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, tha se selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare.
“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare”, është shprehur Hasani
-

Ngrihet alarmi se mund të goditet selia e Komandës Qendrore e SHBA-së në Katar, pezullohet përkohësisht trafiku ajror
Katari ka pezulluar përkohësisht trafikun ajror.
BBC ka mësuar se ekziston një “kërcënim i besueshëm” ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit, e drejtuar nga SHBA-të, në Al-Udeid të Katarit.
Sipas informacioneve, Katari ka mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore dhe baza ajrore ndodhet në një gjendje të lartë gatishmërie.
Mendohet se kërcënimi vjen nga një sulm i mundshëm me raketa nga Irani.
Al-Udeid është një bazë e madhe pranë kryeqytetit Doha dhe shërben si selia e Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom) për të gjitha operacionet ajrore në Lindjen e Mesme. Në këtë bazë shërbejnë gjithashtu edhe trupa britanike në rotacion.Top Channel