Tag: selfie

  • VIDEO/ Filmohet momenti i frikshëm, turisti në Kinë bie nga shkëmbi 40 metra i lartë teksa bënte selfie

    VIDEO/ Filmohet momenti i frikshëm, turisti në Kinë bie nga shkëmbi 40 metra i lartë teksa bënte selfie

    Një turist në Kinë ka shpëtuar për mrekulli pasi ra nga një shkëmb rreth 40 metra i lartë ndërsa po përpiqej të bënte një selfie në parkun malor Huaying, në qytetin Guang’an.
    Sipas një videoje të regjistruar nga një dëshmitar okular, turisti humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në humnerë. Megjithëse përjetoi një tronditje të madhe dhe rrezik serioz për jetën, ai arriti të mbijetojë. Më vonë, në një postim në rrjetet sociale, ai tha se ndiente sikur “e kishin ndihmuar perënditë e malit”.
    “Rashë nga një shkëmb 40 metra i lartë dhe u rrokullisa për rreth 15 metra. Kur gurët u shembën nën këmbët e mia, mendova se do të vdisja. Është e mrekullueshme që jam gjallë”, shkroi ai.

    🚨🇨🇳 Meanwhile in China

    Tourist falls 40 Meters of a cliff – trying to take a selfie, he survived and immediately took to social media to tell the tale. pic.twitter.com/GjRdmNbClA
    — Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) December 8, 2025

    Videoja e rënies së tij është bërë virale gjatë 24 orëve të fundit. Megjithatë, një përfaqësues i parkut natyror deklaroi dje (8/12/25) për gazetën Mirror se nuk ishte marrë asnjë njoftim zyrtar për një incident të tillë.
    Zona ku dyshohet se ndodhi aksidenti, e njohur si “Shkëmbi-thikë”, nuk ndodhet brenda hapësirës turistike të administruar nga parku. Përfaqësuesi theksoi se në atë vend lejohet vetëm vëzhgimi nga distanca dhe ndalohet rreptësisht ngjitja. Ai u bëri thirrje vizitorëve të respektojnë rregullat e parkut dhe të shmangin hyrjen në zona të mbyllura ose të rrezikshme gjatë ecjes malore.
    /vizionplus.tv

  • Momenti kur një turist në Kinë bie nga një shkëmb 40 metra i lartë teksa përpiqej të bënte një selfie

    Momenti kur një turist në Kinë bie nga një shkëmb 40 metra i lartë teksa përpiqej të bënte një selfie

    Një turist në Kinë ra nga një shkëmb 40 metra i lartë ndërsa përpiqej të bënte një selfie në Parkun Malor Huangying në Guang’an.

    Burri, siç është kapur në video nga një dëshmitar okular, humbi ekuilibrin dhe papritmas e gjeti veten në boshllëk. Për fat të mirë, pavarësisht tronditjes dhe rrezikut që kaloi, ai arriti të mbijetojë.
    Më vonë, ai tha në një postim në rrjetet sociale se ndjeu se “perënditë e malit e ndihmuan”. “Rashë nga një shkëmb 40 metra i lartë dhe rrëshqita për gati 15 metra. Kur shkëmbinjtë u shembën nën këmbët e mia, mendova se do të vdisja. Është e mrekullueshme të jesh gjallë.”

    🚨🇨🇳 Meanwhile in China
    Tourist falls 40 Meters of a cliff – trying to take a selfie, he survived and immediately took to social media to tell the tale. pic.twitter.com/GjRdmNbClA
    — Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) December 8, 2025

    Klipi i rënies tronditëse të burrit ka qarkulluar në internet gjatë 24 orëve të fundit, por një zëdhënës i parkut natyror i tha gazetës Mirror dje (12/8/25) se nuk kishin marrë një raport zyrtar për rënien e një vizitori.
    Zona turistike ku dyshohet se ndodhi aksidenti, e njohur si “Blade Rock”, nuk është brenda kufijve të zonës turistike. Zëdhënësi theksoi se në këtë pikë “lejohet vetëm vëzhgimi nga distanca dhe në asnjë rrethanë nuk lejohet ngjitja”.
    Zëdhënësi u kujtoi vizitorëve të respektojnë rregulloret e zonës turistike gjatë ecjes në natyrë dhe të mos hyjnë në zona të mbyllura ose të rrezikshme.

    Top Channel

  • Neymar çmend tifozin e Santosit, pasi shënoi 3 gola i lënduar. Pastaj “selfie” përfundon keq (video)

    Neymar çmend tifozin e Santosit, pasi shënoi 3 gola i lënduar. Pastaj “selfie” përfundon keq (video)

    4 Dhjetor 2025

    13:04

    Alfred Lleshi

    Neymar ka pasur një natë magjike me Santosin, duke shënuar tripletë vendimtare në fitoren 3-0 ndaj Juventude, rezultat që i ka afruar shumë me shpëtimin, mos rënien nga kategoria. Për herë të fundit ai kishte realizuar tre gola në një ndeshje në prill 2022 me PSG. Me këtë fitore, Santosi ka nevojë vetëm për një pikë në javën e fundit, ose të shpresojë në hapa fals të rivalëve.
    Pas ndeshjes shpërtheu festa, por ndodhi një incident. Një tifoz arriti të hynte në fushë për një “selfie” me Neymar, por u rrëzua, duke përplasur Zé Ivaldo, i cili u rrëzua mbi stolin e rezervave dhe u dëmtua. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, ndërsa disa lojtarë u panë duke qeshur nga situata komike.
    Neymar po luan me dhimbje për shkak të një dëmtimi në gju që normalisht kërkon pushim, por ai dëshiron ta mbyllë kampionatin përpara se të vendosë për operacion apo terapi konservative. Edhe në gjysmë forme, ai po e shtyn Santosin drejt mbijetesës.

    Um torcedor invadiu o campo no Alfredo Jaconi pra tentar tirar uma foto com o Neymar e acabou derrubando o Zé Ivaldo!
    📽️@vaipedrolopes pic.twitter.com/eNM3fhOy0f
    — LIBERTA DEPRE (@liberta___depre) December 4, 2025

  • Debat me Shehajn, shpërthen Balluku: S’bëhet politika me selfie, do ngelesh gjithmonë pronar i vogël i call-centra-ve

    Debat me Shehajn, shpërthen Balluku: S’bëhet politika me selfie, do ngelesh gjithmonë pronar i vogël i call-centra-ve

    Screenshot

    Belind Balluku ka shpërthyer në foltoren e Kuvendit nga deputetit Agron Shehaj. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “O Agron nuk e bën dot politikën me selfie, duhet të dalësh në shesh të burrave e të përballesh. Kaq do ngelesh do jesh një pronar i vogël call center që nuk pagan sigurime, që i mban ato djem e vajza me pagë minimale. Nuk bëhesh politikan me Facebook Agron, nuk jemi në call center këtu”, tha Balluku. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Çapajev Gjokutaj: S’guxon njeriu me hy në rrjete sociale se “përmbytesh” nga selfiet

    Çapajev Gjokutaj: S’guxon njeriu me hy në rrjete sociale se “përmbytesh” nga selfiet

    Çapajev Gjokutaj

    Nga Çapajev Gjokutaj

    Sa shumë selfie! Nuk guxon të hysh në fejsbuk a instagram se ndihesh i përmbytur prej tyre. Në fakt shqip duhet t’u thoshnim autoportret, po mbase është më mirë që i quajmë selfie: ku autoportretet e Rembrandit, Van Gogut, Frida Kalos etj. etj. dhe ku selfiet e sotme.

    Të parat priren nga thellësia, të dytat nga sipërfaqja; të parat të joshin të qëndrosh e t’i shohësh gjatë, të thellohesh në psikologji e karakter; të dytat janë të qasjes hi-bye, të shpejta, njëpërdorimshe…

    Një gjë të bën përshtypje: rrallë, shumë rrallë has mes miqsh shqiptarë selfie komike, dmth autofoto që e nxjerrin postuesin në pamje jo fort të pëlqyeshme, madje edhe qesharake. Njerëzit e zgjuar i përdorin këto për të krijuar atmosferë, për të ndërtuar një marrëdhënie gazmore, mbushur me mirëbesim, qeshje e nënqeshje. Dhe duke ecur kësaj rruge mbase lënë më shumë mbresa te rrethi i miqësisë virtuale. Është e njëjta teknikë që përdorin hokatarët: bëjnë humor me veten jo se e nënçmojnë a e përçmojnë, por se janë të bindur për vlerat që kanë.

    Thonë se teprimi me selfiet mund të jetë shenjë e një vlerësimi të ulët për veten, dëshirë për të tërhequr vëmendje, pasojë e vetmisë dhe e të tjera mungesash e dobësish.

    Po ç’të gjeti ty se tjetra a tjetri një e dy e poston selfie, do thoshte i urti, apo të dhemb se të kujtojnë ç’surrat ke?

    (Nga cikli ‘Zgara e meditimeve të çastit’)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ÇAPAJEV GJOKUTAJ: KADARE, PSE KY POLARIZIM?

  • Spiropali në OKB: Diplomatja e korridoreve, selfie-t dhe fustanet e sezonit

    Spiropali në OKB: Diplomatja e korridoreve, selfie-t dhe fustanet e sezonit

    Vetëm pak ditë pasi zyrtarisht mori detyrën si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali është futur me hov në botën e madhe të diplomacisë… ose më saktë, në botën e fotove të bukura në korridoret e OKB-së.
    Që prej 23 shtatorit, Spiropali ka nisur turneun e saj të “intensiv” diplomatik në New York. Postimet në rrjetet sociale janë me shumicë, aq sa ndonjë ndjekës mund të mendojë se Shqipëria po udhëheq Këshillin e Sigurimit dhe G7-ën njëherësh. Por në realitet, pjesa më e madhe e angazhimit të ministres duket se konsiston në shtrëngime duarsh spontane, buzëqeshje të detyruara në oborr, apo selfie me ndonjë lider që nuk e kupton mirë pse po fotografohen.
    23 shtator – Ministrja e veshur me të bardha nis ditën me një foto nga ballkoni i hotelit, më pas një video nga selia e OKB-së dhe në fund një postim në tryezën e përbashkët.

    24 shtator – E veshur me të zeza, përkrah presidentit Begaj, del në video në oborrin e OKB-së. Në një tjetër postim shfaqet pranë Begajt teksa dëgjojnë fjalimin e Donald Trump. Pak më vonë, në një tjetër foto, Spiropali shfaqet pa Begajn në krah, duke ndarë imazhe nga takimi rastësor me Zelenskin.

    25 shtator – Në korridoret e OKB-së, Spiropali është parë duke përshëndetur presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe ministren austriake të Jashtme, Beate Meinl-Reisinger. Të dyja përshëndetjet meritonin një postim në faqen zyrtare të ministres.Më vonë, një tjetër postim për Grupin e Miqve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Antonio Tajani, ku ishte edhe Roberta Metsola.

    Një tjetër postim iu kushtua takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të cilin e takoi në një tryezë të përbashkët.
    Në listë u shtuan edhe një foto me Richard Grenell, si dhe foto nga një konferencë kundër ekstremizmit e organizuar nga Johann Wadephul në krah të ministrave të Jashtëm gjermanë.

    Takimi i vetëm i vërtetë – Pas gjithë kësaj “maratone” fotosh në oborre e korridore, duket se i vetmi takim real, i ulur në një tryezë pune, ishte ai me homologen kosovare Donika Gërvalla. Të dyja, për koincidencë, të veshura kuq e zi.
    Në vetëm disa ditë në Asamblenë Parlamentare të OKB-së, Elisa Spiropali ia ka dalë të promovojë garderobën e saj korridoreve të Asamblesë. Aq sa duhet, në fakt, për të mbushur Facebook dhe Instagramin e propagandës së diplomacisë së vakët shqiptare.
    Në fund të ditës, Spiropali nuk e shpiku diplomacinë e oborrit – thjesht po e praktikon me pasion. Me pak fjalë: më pak marrëveshje, më shumë foto. Sepse siç duket, në diplomacinë shqiptare të shekullit XXI, më shumë vlen një selfie me sfond ndërkombëtar, sesa një marrëveshje me përmbajtje reale.

  • Pushime për çiftin! Princ Leka ndan një selfie me Blertën nga udhëtimi i tyre

    Pushime për çiftin! Princ Leka ndan një selfie me Blertën nga udhëtimi i tyre

    Princ Leka ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Ai ka postuar një selfie pranë Blertës, teksa çifti shfaqet i buzëqeshur dhe i relaksuar.
    Fotoja është realizuar në ambientet e njohura të Galleria Vittorio Emanuele II në Milano, një prej vendeve më ikonike dhe turistike të qytetit italian. Në sfond bie në sy kupola madhështore prej xhami, që i jep fotos një atmosferë elegante dhe romantike.
    Postimi i Princ Lekës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

    Kujtojmë se Gjykata e Tiranës e ka dënuar Princ Leka Zogun me 1 vit burg për akuzën e “Dhunës në familje”. Megjithatë, për shkak të përdorimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi është zvogëluar në 8 muaj dhe është vendosur pezullimi i ekzekutimit për 16 muaj shërbim prove.
    Gjykata ka dhënë gjithashtu dënim me 10 muaj burg për Gjergj Zaharinë, babanë e Elias, i cili gjithashtu ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke ulur dënimin në 6 muaj dhe 20 ditë, ndërsa dënimi është pezulluar për 1 vit e 40 ditë me kusht. Për Elia Zaharinë, gjykata shpalli pafajësi, duke vlerësuar se veprimi i saj nuk përbën vepër penale. Ngjarja e ndodhur në muajin mars 2024, në Pallatin Mbretëror, ka sjellë këto vendime pas një hetimi dhe gjykimi të shpejtë, në kuadër të procedurës së gjykimit të shkurtuar.

  • Ronaldo refuzoi “selfie”, e shtyu tërë inat tifozin e ri. Videoja bëhet “virale” në rrjetet sociale

    Ronaldo refuzoi “selfie”, e shtyu tërë inat tifozin e ri. Videoja bëhet “virale” në rrjetet sociale

    10 Shtator 2025

    10:11

    Alfred Lleshi

    Cristiano Ronaldo, aktualisht me Portugalinë për kualifikueset e Botërorit 2026, u bë “viral” për një episod jashtë fushës. Në hotelin ku qëndron kombëtarja luzitane, CR7 refuzoi të bënte “selfie” me një fans të ri dhe e shtyu, para ndërhyrjes së sigurimit.
    Pamjet që po qarkullojnë tregojnë Ronaldon duke larguar me force adoleshentin që donte të bënte një foto me idhullin e tij. Ndërsa ecte në hollin e hotelit, Ronaldo nuk dëshironte të shqetësohej.
    Kur e kuptoi që po filmohej nga telefoni i tifozit, reagoi impulsivisht, duke e shtyrë djaloshin dhe vazhduar pas Bernardo Silvës. Pas kësaj ndërhyri siguria për të qetësuar situatën.

     

  • iPad Pro i ardhshëm do të ketë dy kamera selfie

    iPad Pro i ardhshëm do të ketë dy kamera selfie

    iPad Pro me çipin M5 pritet do të bëjë selfie po aq të mia si në modalitetin horizontal edhe atë vertikal. Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple do të shtojë një kamër të dy selfie në cepin e ekranit të iPad Pro të ardhshëm në fund të vitit.

    Mund të duket si një ndryshim i vogël por përdoruesit e iPad Pro mund ta përdorin kamerën e re për të vendosur objektet e fotos në qendër ose për telefonatat Facetime.
    Krahasuar me modelet e kaluara të iPad, përdoruesit e iPad Pro të ardhshëm me çipin e fundit të Apple nuk kanë më nevojë të vrasin mendjen ku gjendet kamera selfie. Në të kaluarën modelet iPad kishin vetëm një kamër selfie në mesin e ekranit në modalitetin vertikal por që Apple vendosi ta ndryshonte.

    Ata që përdornin kryesisht tabletin horizontalisht e mirëpritën ndryshimin por ata që preferonin ta përdornin vertikalisht u zhgënjyen. Madje për ta ishte edhe e vështirë që qaseshin në tablet përmes Face ID.
    Përveç kamerës së shtuar selfie, iPad Pro i ri duhet të ketë përmirësim të performancës më shumë efikasitet energjie falë çipit të përmirësuar M5. Së bashku me iPad Pro, Apple do të përditësojë edhe Vision Pro, MacBook Pro, Mac Mini dhe iMac me çipet e gjeneratës së re. /PCWorld Albanian

  • Tragjike në Itali! U ngjit në një shpat për të bërë ‘selfie’ me shoqet e saj, 15-vjeçarja vdes pas i bie shkëmbi sipër

    Tragjike në Itali! U ngjit në një shpat për të bërë ‘selfie’ me shoqet e saj, 15-vjeçarja vdes pas i bie shkëmbi sipër

    Në Cesiomaggiore, në provincën e Bellunos, një vajzë 15-vjeçare humbi jetën dhe një tjetër u plagos pasi një shkëmb u shemb mbi to gjatë një ngjitjeje për të bërë një selfie. Ngjarja ndodhi në Busche, një qytet pranë lumit Piave.

    Sipas raportimeve, vajzat po ngjiteshin në një shpat kur papritmas një pjesë e shkëmbit u shkëput dhe ra mbi to. Viktima u shtyp menjëherë nga shkëmbi, ndërsa vajza tjetër mbeti e plagosur me disa fraktura, por gjendja e saj nuk është serioze. Një vajzë e tretë që ishte me to mbeti e palënduar.
    Pas ngjarjes, ndihma mbërriti shpejt në vendngjarje, me një ambulancë nga spitali Santa Maria del Prato në Feltre dhe një helikopter emergjence. Zjarrfikësit u angazhuan në kërkimin e vajzës, fillimisht duke menduar se kishte rënë në ujë. Mjeku ligjor konfirmoi vdekjen e vajzës së 15-vjeçare.
    Karabinierët po punojnë për të rindërtuar rrethanat e aksidentit dhe kanë mbledhur dëshmi nga dëshmitarët. Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë gjatë aktiviteteve të tilla dhe rëndësinë e kujdesit gjatë përdorimit të mediave sociale.

    Top Channel