Tag: selenicës

  • U vra me armë në Gjormë të Selenicës, momenti kur viktima 35-vjeçar mbërrin në spitalin e Vlorës (Foto)

    U vra me armë në Gjormë të Selenicës, momenti kur viktima 35-vjeçar mbërrin në spitalin e Vlorës (Foto)

    Viktima 35-vjeçar Dalan Allija, që u vra sonte me armë zjarri në fshatin Gjormë të Selenicës.

    Viktima ishte për vizitë te xhaxhai i tij pasi jetonte në Levan të Fierit. Një person i erdhi nga prapa teksa po futej në derën e shtëpisë dhe e qëlloi për vdekje. Allija kishte një biznes pike këmbimi për automjetet.

    Djali i xhaxhait të tij ka qenë pjesë e masakrës së Çoles në Vlorë. Vrasja dyshohet për qëllime hakmarrjeje, por nuk dihet nëse Dalan Allijan ka qenë shënjestra e atentatit.

  • Plagosje me armë në Selenicë, 36-vjeçari në gjendje të rëndë

    Plagosje me armë në Selenicë, 36-vjeçari në gjendje të rëndë

    Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Gjiorm të Bashkisë së Selenicës. Bëhet me dije se i palgosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës ku ndodhet në gjendje të rëndë.
    Burime bëjnë me dije se i plagosuri është nga Levani i Fierit, por ka shkuar këtë të shtunë në banesën e djalit të xhaxhait, i cili jeton në Gjorm të Selenicës.Lexo edhe :Related Posts
    Gjithashtu bëhet me dije se i plagosuri është i moshës 36-vjeç me mbiemër Aliaj.

     

  • Zjarr në fshatin Vajzë të Selenicës, digjen sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe pemëtari

    Zjarr në fshatin Vajzë të Selenicës, digjen sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe pemëtari

    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Vajzë në Selenicë që prej mbrëmjes së kaluar.

    Banorët thonë se gjatë natës nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme një mjet zjarrfikës i Selenicës, së bashku me vetë banorët e zonës, kanë nisur punën për të frenuar përhapjen e flakëve.
    Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe pemëtari.
    Situata mbetet e vështirë, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar se pa ndërhyrjen e forcave shtesë të emergjencave, rrezikohet që flakët të përfshijnë zona edhe më të gjera.

    Top Channel

  • “Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

    “Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

    Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë paqësore në hyrje të rrugës së fshatit.

    Ata po protestojnë për mungesën e rrugës së fshatit, e cila ndër vite ka qenë në gjendje të degraduar infrastrukturore. Është një rrugë rreth 10-15 km e gjatë e cila lidh më tepër se 5 fshatra të cilët janë Velca, Matogjini, Bashaj, Vërmiku, Ramica.

    Ndër vite ky segment rrugor nuk ka patur asnjë investim.

    Banorët kërkojnë rehabilitimin e segmentit rrugor. Në dorë mbajnë pankarta dhe bëjnë thirrje si “Duam Rrugë”, “Nuk presim më” apo edhe “Kërkojmë Investime”.

    Ata kanë bllokuar për disa minuta në shenjë proteste edhe rrugën hyrëse të fshatrave.

  • Zjarret nga grupi kriminal në Vlorë, një helikopter i FA-ve niset drejt Selenicës, një tjetër bëhet gati për në Finiq

    Zjarret nga grupi kriminal në Vlorë, një helikopter i FA-ve niset drejt Selenicës, një tjetër bëhet gati për në Finiq

    Ndërsa shërbimet e emergjencave po luftojnë çdo minutë me flakët në zonën e qarkut të Vlorës, që shpërthyen ditën e djeshme si një akt i qëllimshëm nga një grup kriminal i dyshuar, forca të tjera mbështetëse janë nisur drejt Jugut.Bëhet fjalë për 1 helikopter të Forcave Ajrore që ka fluturuar drejt Selenicës, aty ku janë vatrat kryesore.
    Mesohet se një tjetër helikopter po bëhet gati për t’u nisur për operim edhe në Bashkinë Finiq.
    Ulja e temperaturave dhe reshjet përmirësuan disi situatën e flakëve në vend, por problematike mbetet ajo në qarkun e Vlorës.

  • Farsa elektoral e 11 Majit, kryebashkiaku i Selenicës shpërbleu kryepleqtë për fushatë

    Farsa elektoral e 11 Majit, kryebashkiaku i Selenicës shpërbleu kryepleqtë për fushatë

    Kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj është kapur në flagrancë duke shpërblyer kryepleqtë për muajt prill dhe maj, si dhe anëtarët e këshillit bashkiak.

    Në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit 2025, në Bashkinë e Selenicës janë evidentuar raste të pagesave jashtë praktikës normale për kryepleqtë dhe anëtarët e këshillit bashkiak. Dokumentet tregojnë se këto shpërblime, të dhëna në 24 qershor, pasi janë bërë kalimet nga thesari, janë bërë për periudhën prill–maj.

    Duket pagesat janë përdorur si mjet shpërblimi për angazhimin e tyre në fushatën elektorale në mbështetje të Partisë Socialiste.

    Këto fonde të bashkisë Selenicë janë shpërndarë pasi kryepleqtë kanë ndikuar që qytetarët të votonin kandidatët socialistë të listës së Vlorës.

    Kryepleqtë dhe këshilltarë lokalë kanë vepruar si ndërmjetësues politikë në komunitete, duke ushtruar presion të strukturuar mbi votuesit.

    Pagesat janë justifikuar si shpenzime për honorare dhe megjithatë koha dhe mënyra e shpërndarjes së tyre na tregon se, janë bërë për motivet politike të këtij veprimi.