Dy automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të marte në zonën pranë fshatit Drashovice. Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin punonjës të bashkisë Selenicë ndërsa përplasja ka shkaktuar dy të lënduar.
Drejtuesi i mjetit të Policisë Bashkiake ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital. Edhe drejtuesi i mjetit tjetër është në pritje të ambulancës në vendngjarje.
Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkakun dhe dinamikën e përplasjes./vizionplus.tv
Tag: selenicë
-

Aksident pranë fshatit Drashovicë, lëndohet punonjësi i bashkisë Selenicë, detajet e para
-

Vrasja në Selenicë, identifikohet autori, policia në operacion për kapjen e tij
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së të riut në Selenicë ndërkohë që është vënë në ndjekje të tij.
Vlorë/Informacion paraprak në vijim
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. -

U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari nipi i një prej autorëve të masakrës së Çoles
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku 36-vjeçari Dalan Aliaj u vra me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve të para, viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e xhaxhait të tij, babai i Bertil Aliaj, një prej personave të përfshirë në masakrën e Çoles.
Gjatë kohës që ndodhej pranë derës së shtëpisë, një person i është afruar nga pas dhe e ka qëlluar me armë, duke u larguar menjëherë pas krimit.
Mesohet se në trupin e të riut janë konstatuar 6 plumba.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po shqyrtohen disa pista, përfshirë edhe atë të hakmarrjes, për shkak të lidhjeve familjare të viktimës me personazhe të përfshirë në ngjarje të rënda të së kaluarës.
Dalan Alliaj rezulton pronar i një pike tregtimi të pjesëve të këmbimit për automjete në zonën e Levan Allidagut. -

Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë/ Policia jep detajet: U gjet i pajetë nga… (Emri)
lorë/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. -

Të shtëna me armë zjarri në Selenicë, humb jetën 36-vjeçari (EMRI)
pamje nga vendngjarja
SELENICË- Të shtëna me armë zjarri janë raportua mbrëmjen e sotme në fshatin Gjolem, në Selenicë. Sipas informacioneve paraprake, një 36-vjeçar ende i paidentifikuar, është qëlluar me armë dhe ka humbur jetën në spitalin e Vlorës. 36-vjeçari Dajlan Alliaj është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, ndërsa këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se viktima ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, por nuk dihet ende kush e ka qëlluar. Sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit. Nuk dihet nëse ngjarja ka të bëjë me ndonjë atentat të qëllimshëm, apo ishte një konflikt i momentit. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. -

Vlorë/ Ngjarje e rëndë në Selenicë, humb jetën 35-vjeçari pas të shtënave me armë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku një person rreth 35 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një të shtënë me armë zjarri, për të ndërruar më pas jetë në spital.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas dëshmive të banorëve, ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, në qendër të fshatit. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
I plagosuri është transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Të shtëna me armë zjarri në Selenicë, ekzekutohet në Vlorë i riu nga Fieri (Emri)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku një i ri është vrarë me armë e zjarrit.
Viktima është identifikuar si 36-vjeçari Dalan Aliaj, i cili ndodhej në fshat për të vizituar të afërmit e tij.
Sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit.
Sipas informacioneve paraprake, ai kishte shkuar tek djali i xhaxhait të tij në Gjorm, kur ka ndodhur dhe krimi.
Pasi është qëlluar ai është nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por për fat të keq ka mbërritur pa shenja jete.
Ende nuk dihen motivet dhe shkaku, teksa policia ka nisur hetimet.
Njoftimi i policise
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. -

Kërcënoi me armën e babait një person, arrestohet i riu nga Selenica
Një 27-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë në Selenicë të Vlorës pasi në një sherr me një person tjetër ka kërcënuar me armë gjahu. Sipas burimeve, arma ishte me leje në emër të babait të autorit.
Autoritetet sekuestruan armën dhe po hetojnë këtë rast për një vendim final ndaj 27-vjeçarit me iniciale L.I.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. I., 27 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një debati për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu (e cila posedohej me leje nga babai i tij) shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Rromsë, Selenicë. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. -

VIDEO/ Bie zjarr në fshatin Vajzë në Selenicë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Vajzë në Selenicë që prej mbrëmjes së kaluar. Banorët thonë se gjatë natës nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme një mjet zjarrfikës i Selenicës, së bashku me vetë banorët e zonës, kanë nisur punën për të frenuar përhapjen e flakëve. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe pemëtari. Situata mbetet e vështirë, ndërsa banorët shprehen se pa ndërhyrjen e forcave shtesë të emergjencave, rrezikohet që flakët të përfshijnë zona edhe më të gjera.
-

Zjarr në Selenicë, rrezikohen banesat
Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë.
Zjarri është në një distancë të shkurtër nga banesat duke bërë që rreziku për to të jetë konstant.
Për shkak të kushteve atmosferike flakët po përhapen teksa bëhet e pamundur shuarja e tyre edhe për shkakun se bashkia Selenicë disponon vetëm dy mjete zjarrfikëse duke mos përballuar dot situata të tilla.
Është kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga zjarrfikësja e Vlorës për përballimin e situatës.