Tag: selanik

  • Shpërthimi në Selanik/ Kush ishte gruaja e vrarë – Përfshirja e saj dhe objektivi i mundshëm

    Shpërthimi në Selanik/ Kush ishte gruaja e vrarë – Përfshirja e saj dhe objektivi i mundshëm

    Autoritetet e Policisë Helenike, po punojnë për të zbardhur enigmën e shpërthimit misterioz që ndodhi herët të shtunën në mëngjes në Selanik, jashtë një banke, dhe që rezultoi në vdekjen e një gruaje 39-vjeçare.

    Hetuesit po i japin përparësi zbulimit nëse gruaja që vdiq ishte e përfshirë drejtpërdrejt në shpërthim. A e mbante ajo pajisjen shpërthyese? A ia dha dikush tjetër? A ishte thjesht kalimtare? Këto janë vetëm disa nga pyetjet urgjente, që duhet të marrin përgjigje.

    Ajo që është konfirmuar deri më tani është se gruaja kishte precedent penal, kryesisht që përfshinte grabitje dhe vepra të tjera penale. Një skenar i mundshëm që po merret në considerate, është që ajo të ketë qenë në vendngjarje për të vendosur pajisjen shpërthyese në bankë dhe diçka ka shkuar keq. Megjithatë, kjo mbetet spekulative, pasi hetimi është ende në zhvillim e sipër.

    Gruaja ishte hetuar edhe më parë për vepra të tjera penale, duke përfshirë akuza për prostitucion, shkelje të ligjit për drogën, fajdej dhe shkelje të ligjit për armët.

    Në vitin 2021, ajo u arrestua së bashku me një burrë dhe u akuzua për posedim të paligjshëm të një arme zjarri (në çantën e saj u gjet një kallashnikov), posedim droge dhe strehim të një të arratisuri.

    Shpërthimi vdekjeprurës ndodhi pak pas orës 5:00 të mëngjesit jashtë një dege banke në qendër të Selanikut. Shpërthimi shkaktoi plagosje të rëndë të gruas në vendngjarje dhe humbjen e gjymtyrëve. Ajo u intubua menjëherë dhe u transportua në Spitalin Ipokrateio, ku u shpall e vdekur pak më vonë./ Protothema.

  • Selanik/ Donte të vendoste eksploziv në bankomat, 39-vjeçares i shpërthen në dorë

    Selanik/ Donte të vendoste eksploziv në bankomat, 39-vjeçares i shpërthen në dorë

    Një grua 39-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi një sasi lënde plasëse e improvizuar shpërtheu në Selanik, jashtë degës së Bankës Kombëtare në kryqëzimin e rrugëve Agios Dimitrios dhe Platonos. Që në momentin e parë, një ekip i Skuadrës Antiterrorizëm, mbërriti në vendngjarje.Shpërthimi ndodhi jashtë një parkingu të mbyllur në një bllok apartamentesh, në katin përdhes të të cilit ndodhet banka, pak pas orës 5 të mëngjesit në qendër të Selanikut, duke rezultuar në gjymtimin e një gruaje që ndodhej në vendngjarje në atë kohë. Gruaja nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit, duke gjetur vdekjen disa minuta më vonë pasi u dërgua në Spitalin Hipokrati.  

    Përfshirja e mundshme e gruas në shpërthim po hetohet.

    Sipas informacioneve, gruaja që ra e vdekur ishte e njohur për autoritetet policore, pasi më parë ishte përfshirë në raste të së drejtës penale të zakonshme, ndërsa po shqyrtohet seriozisht edhe mundësia e përfshirjes së saj në aktivitete të krimit të organizuar. Ajo kishte qenë gjithashtu në duart e autoriteteve për grabitje, për prostitucion, drogë, fajde dhe shkelje të ligjeve të armëve.Ndër të tjera, ajo u arrestua në vitin 2021 së bashku me një burrë, dhe u akuzua për posedim të paligjshëm të armëve (ajo kishte një kallashnikov në çantën e shpinës), drogë dhe strehim të një krimineli.Banorët e pallatit thanë se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa menduan se ishte një tërmet. Ky dëshmitar u tha gazetarëve: “Rreth orës 5:10 të mëngjesit pati një zhurmë shurdhuese, u tmerrova. E gjithë lagjja doli në ballkone, mbizotëroi paniku, nuk e kuptova çfarë ndodhi, pas pak fillova të shihja tym nga rrugica, por jo zjarr dhe atëherë e kuptova çfarë ndodhi.”Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme materiale në dyqanet dhe makinat fqinje.Zëdhënësja e shtypit e ELAS, Constantia Dimoglidou, foli për ERT në lidhje me incidentin, duke sqaruar se shpërthimi ndodhi jashtë degës së bankës dhe jo jashtë një parkingu nëntokësor të një blloku apartamentesh, siç ishte raportuar fillimisht. Ajo tha se ky ishte një shpërthim i një pajisjeje shpërthyese të improvizuar dhe shtoi se po shqyrtohet nëse gruaja ishte kalimtare apo kishte lidhje me incidentin e shpërthimit, pasi në të kaluarën ajo i kishte shqetësuar autoritetet për raste të ligjit të zakonshëm penal, kryesisht për grabitje./ Protothema.

  • Berisha me Vrenozin në Selanik: U bë star i fushatës! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës

    Berisha me Vrenozin në Selanik: U bë star i fushatës! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës

    Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi.
    Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke i thënë se tregoi se nder dhe karakter, duke shtuar se i ‘theu hundët’ Edi Ramës, duke iu referuar fjalës që ai mbajti para disa ditësh në takimin elektoral të PD në Korçë.
    “Ne dalim me Chris LaCivita, një nga kryestrategët e fitoreve në botë, ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajduti që helmoi Shqipërinë me salmonelën e oulave. Shko në Korçë dhe përdor atë..Peleshi i tij mendon se tani e gjeta. Në Korçë arrita të blej edhe Ilir Vrenozin. Ti u bëre star i kësaj fushate se përfaqësove shqiptarin e vërtetë, njeriun e thjeshtë. Tregove se karakteri nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë e Shqipëri”, u shpreh Berisha.

  • Berisha në Selanik kërkon votën e shqiptarëve: Më 11 maj përmbysni narkoshtetin

    Berisha në Selanik kërkon votën e shqiptarëve: Më 11 maj përmbysni narkoshtetin

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Selanik aty ku po takon shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek.
    Në këtë takim, Berisha u kërkoi shqiptarëve në Greqi që më 11 maj të japin kontributin e tyre për shpëtimin e Shqipërisë, duke përmbysur kështu sipas tij narkoshtetin.
    “Jeni bërë sot një faktor i rëndësishëm i jetës së këtij vendi, keni emër të mirë anë e kënd të Greqisë dhe shkëlqeni në çdo fushë. Dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë.
    Akti më i shëmtuar, akti i Ramës ndaj Belerit, përdori truket e vjetra të sigurimit të shtetit për t’i rrëmbyer mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës Fredi Belerit, dhe kjo vetëm se Beleri nuk pranoi të shitej dhe të kandidonte për Ramën.
    Prapa qëndrimit antikushtetues, shkelmimit të kartës europiane të drejtave të njeriut, nuk e lejoi as të bënte betim dhe mori çdo masë kundër tij, sepse e dinte se nga toka që po grabit në manastirin e Skutarasë dhe kanionet e Gjipesë, e dinte se Beleri nuk do i jepte asnjë metër dhe  do mbronte pronat.
    U ndala këtu për të treguar se për çfarë është e aftë mafia që për interesa të vetat të dëmtojë statusin e gjysmë milion shqiptarëve dhe marrëdhëniet me fqinjët. Në 11 maj jepni kontributin për shpëtimin e Shqipërisë, përmbysni narkoshtetin”, tha Berisha.

  • Berisha nga Selaniku: Për interesat mafioze Rama sakrifikon shqiptarët dhe marrëdhëniet me fqinjët

    Berisha nga Selaniku: Për interesat mafioze Rama sakrifikon shqiptarët dhe marrëdhëniet me fqinjët

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe drejtuesit e koalicionit ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ kanë zhvilluar një takim me diasporën shqiptare në Selanik.
    Gjatë fjalës së mbajtur në takim, Berisha akuzoi Edi Ramën se, për interesa të veta, ka vendosur që të sakrifikojë interesat e gjysëm milionë shqiptarëve.
    Deklaratat Berishës erdhën, pasi akuzoi Edi Ramën për grabitjen e mandatit të kryebashkiakut të Himarës, duke arrestuar Fredi Belerin dhe duke grabitur tokat e banorëve të Himarës
    ‘Mafia për interesa të vetat të bëjë, të sakrifikojë, të dëmtojë, pavarësisht statusit të gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjët të cilat janë gjithnjë shumë të rëndësishme për interesa mafioze personale. Ky është Edi Rama, miqtë e mi’, tha Berisha.
    Deklarata e Berishës:
    Të dashur bashkëatdhetare dhe bashkëatdhetarë të emigracionit në Selanik. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju, të pranishëm në këtë sallë, për të gjithë shqiptarët në emigracion, në Selanik dhe në mbarë Greqinë.
    Të gjithë shqiptarët në emigracion, kudo që janë, por një përshëndetje të përzemërt kam edhe për ata demokrate e demokratë që janë sot në këtë sallë. Erdhën nga veriu i Europës dhe të katërta anët për t’u bashkuar me ju në këtë ditë të shënuar.
    Unë, do përshëndes këtu praninë e drejtuesve të degës lokale të PD në Selanik, të gjithë anëtaret dhe anëtarët e kësaj dege.
    Përshëndes drejtuesit e partive politike të koalicionit për Shqipërinë Madhështore, kandidatë për deputetë të këtij koalicioni të pranishëm në këtë sallë.
    Një përshëndetje të përzemërt për miqtë, punëdhënësit, bashkëpunëtorët tuajë grekë dhe mirënjohje të pakufishme për mikëpritjen e tyre ndaj jush.
    Faleminderit shumë, ju shqiptarë të diasporës, me energjinë, me optimizmin, me entuziazmin, u shndërruat, de facto, në udhëheqësit e fushatës së fitores. Ju, u shndërruat në himnin e kësaj fushate. Energjia, entuziazmi, dashuria juaj për Shqipërinë, ngrohu mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve dhe sot, kudo në Shqipëri zhvillohet një nga fushatat më të bukura të 32 viteve.
    Prandaj dhe, viti 2025, do gdhendet në muret e kohërave të kombit si viti i diasporës shqiptare. Do gdhendet me germa të arta. Zoti ju bekoftë!
    Të dashur miq, kam pritur me shumë kënaqësi t;ju takoj sot ju në Selanik, Greqinë mike, vend në të cilin, qytete dhe rrethina në të cilat jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë. Kurse në Greqi mbi gjysmë milioni shqiptarë.
    Miq, në një vend që jetojnë gjysmë milioni shqiptarë, për një vend të tillë, mirënjohja është e pakufishme. Një vend mik, një vend të cilit ne i detyrohemi shumë për qëndrimin që ka mbajtur ndaj jush.
    Ndaj dhe, Zoti e bekoftë Greqinë dhe kombin mik grek.
    Por dhe ju, keni ardhur në këtë vend drejt të panjohurës. Keni ardhur si njerëz të guximit, keni ardhur si, burra dhe gra që i besonit ëndrrës tuaj. Erdhët ta ndërtonit në këtë vend ëndrrën, dhe jeni bërë sot një faktor i fuqishëm i jetës ekonomike, shoqërore, artistike, kulturore të këtij vendi. Keni emër të mirë anë e kënd Greqisë. Shkëlqeni në çdo fushë, dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë, njëlloj si, arvanitasit sot janë në të gjitha nivelet e këtij vendit, janë krenari për Greqinë, po janë krenari dhe për Shqipërinë.
    Marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kombeve tona janë marrëdhënie miqësore. Jemi të vetëdijshëm, marrëdhëniet midis fqinjëve njohin gjithnjë ulje dhe zbritje. Por duhet të pranojmë miq se, akti i dy viteve më parë i narkodiktatorit të Tiranës Edi Rama, ndaj eurodeputetit, Fredi Beleri, është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive europiane.
    Edi Rama përdori truket e vjetra të Sigurimit të Shtetit, përdori të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer Fredi Belerit mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës. Dhe kjo, vetëm e vetëm se, Fredi Beleri, nuk pranoi të shitej, nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën. Jo, i tha, unë jam i djathtë. Unë nuk tradhtoj ato parime të miat.
    E vërteta është se, prapa qëndrimit antikushtetues, qëndrimit të shkelmimit të Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut që u mbajt ndaj Fredi Belerit, diskriminues. Pse diskriminues?
    Çdo njeri tjetër para Fredi Belerit që ndodhej i burgosur është lejuar të bëjë betimin, sepse Kushtetuta e lejon të bëjë betimin, kurse Edi Rama mori çdo masë kundër tij në kundërshti me Kushtetutën, sepse e dinte nga 220 mijë katrorë tokë që po grabit të Manastirit të Skutarasë dhe të kanionit të Gjipesë, Fredi Beleri nuk do t;i jepte asnjë metër katror.
    Fredi Beleri do të mbronte pronat e bashkëfshatarëve, e bashkëqytetarëve të tij. Kjo është e vërteta.
    Po pse u ndala këtu? U ndala miq, për të treguar se për çfarë është e aftë mafia për interesa të vetat të bëjë, të sakrifikojë, të dëmtojë, pavarësisht statusit të gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjët të cilat janë gjithnjë shumë të rëndësishme për interesa mafioze personale. Ky është Edi Rama, miqtë e mi

  • Greqi/ Policia bastis zyrën e ‘Agimit të Artë’ në Selanik

    Greqi/ Policia bastis zyrën e ‘Agimit të Artë’ në Selanik

    Policia greke kryer një kontroll në zyrën e organizatës neo-naziste të ‘Agimit të Artë në Selanik, mëngjesin e sotëm.

    Sipas burimeve, përgjatë këtij operacioni i pranishëm ishte dhe një punonjës gjyqësor.

    Autoritetet kanë sekuestruar një kompjuter që ishte në zyrë dhe disa materiale të cilat dyshohen se kanë lidhje me veprimtarinë e organizatës

    Mediat greke theksojnë se këto operacione të policisë greke ndaj objekteve të Agimit të Artë, kanë si qëllim hetimin e aktivitetit të forumeve rinore të kësaj organizate ‘kriminale’. Syri.net-Protothema