Tag: selanik

  • Dorëzimi i Selanikut nga gjenerali shqiptar: I mirë për grekët, i keq për bullgarët, tradhtar për Perandorinë Osmane

    Dorëzimi i Selanikut nga gjenerali shqiptar: I mirë për grekët, i keq për bullgarët, tradhtar për Perandorinë Osmane

    Shkruar nga Arben Llalla

    Selaniku është kryeqendra e Greqisë së Veriut. Unë jetova dhe punova rreth 12 vite në këtë qytet. Gjatë qëndrimit tim u mora dhe me studimet historike që lidheshin me jetën politike-shoqërore të shqiptarëve, që nga koha e Perandorisë Osmane e deri më sot.

    Kështu, në Selanik ka jetuar disa vite Ismail Qemali Vlora e mbreti Ahmet Zogu qëndroi pak muaj mbas largimit nga Shqipëria në vitin 1939. Në qytetin e Selanikut është vrarë ish-kryeministri i Shqipërisë, Hasan Prishtina, më 12 gusht 1933. Gjatë kohës së kryengritjes së turqve të rinj (Xhonturqit) në korrik-gusht të vitit 1908, Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno qëndruan disa ditë në Selanik.

    Në vitin 1916, në qytetin e Selanikut, forcat greke të ndihmuar nga ushtria franceze, pushkatuan atdhetarin e shquar Themistokli Gërmenjin. Bashkësia shqiptare në Selanik ka pasur edhe varrezat e saja në lagjen e sotme Triandhria. Vendi i varrezave të shqiptarëve ka qenë i blerë nga familjet shqiptare që kanë jetuar dhe punuar në Selanik në kohën e Perandorisë Osmane. Këto varrezat u shkatërruar nga qeveria greke në vitin 1983. Eshtrat e mijëra të vdekurve u zhdukën, përveç disa të cilat i tërhoqën familjarët e tyre që jetonin ende në Selanik atë vit.

    Me Selanikun lidhet një ngjarje shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe Greqinë, është ajo e 26 tetorit 1912, kur komandanti turk me kombësi shqiptare, gjenerali Hasan Tahsin Pasha Mesarea (1845-1918), ia dhuroi grekëve dhe jo bullgarëve qytetin e Selanikut. Hasan Tahsin Pasha, pasi ua dhurojë grekëve Selanikun, u largua në fillim për në Francë e më pas në Zvicër. Vdiq në vitin 1918, në Lozanë, ku u varros për herë të parë. Në vitin 1937, Hasan Tahsin Pasha zhvarroset dhe eshtrat e tij u varrosën për herë të dytë në varrezat e shqiptarëve në Selanik, në varrin familjar Mesarea. Pasi u prishën varrezat shqiptare më 1983, përsëri zhvarroset dhe rivarroset në varrezat e Malakopit, ku eshtrat qëndruan 23 vite. Në tokën ku gjendeshin varret e shqiptarëve në Selanik, u ndërtuan pallate, rrugë e një pjesë mbeti lulishte dhe njihet me emrin Parku Triandhria.

    Më 2006, eshtrat e Hasan Tahsin Pashës do të zhvarrosen për të tretën herë për t’u rivarrosur me nderime të larta ushtarake bashkë me eshtrat e djalit të tij, Qenanit, në Muzeun e Luftërave Ballkanike, që ndodhet 25 kilometra larg Selanikut në drejtim të qytetit të Edesës. Ndërtesa që është kthyer në Muze ka shërbyer për bisedime midis gjeneral Mesaresë dhe komandantit të ushtrisë greke, Kostandinit, nga 25-26 tetori 1912.

    Hasan Tahsin Pashë Mesarea kishte shtatë fëmijë, prej të cilëve vetëm tre jetuan: dy djem dhe një vajzë. Njëri nga djemtë e tij, Qemal Mesarea, ka qenë ambasador i Shqipërisë në Athinë më 1933-1934. Ai u martua me një greke dhe vdiq në vitin 1968. Vajza e vetme u martua në Turqi. Kurse, djali tjetër quhej Qenan Mesarea (1889-1965).

    Gjenerali Mesarea ka shërbyer si komandant i përgjithshëm i trupave osmane në Jemen, Siri, Irak, Qipro, Kretë dhe në Selanik. Gjatë kohës që ka shërbyer në Kretë, lidhi miqësi me Venizelon, i cili pas dhurimit pa luftë qytetin e Selanikut, e ndihmoi më vonë familjen Mesarea që të largohej për në Francë dhe të fitonte shtetësinë greke. Hasan Tahsi Mesarea i përket ajkës së shqiptarëve që kanë studiuar në shkollën e mesme Zosimea të Janinës. Siç dihet, në këtë gjimnaz kanë ndjekur mësimet Konstadin Kristoforidhi, Ismail Qemali, Hoxhë Hasan Tahsimi, Ali Asllani, Abedin Pash Dino, Naim dhe Sami Frashëri, Sali Nivica, Aleksandër Xhuvani, etj.

    Historia e Hasan Tahsin Mesarea është një nga historitë e shumta të ushtarakëve shqiptarë që i kanë shërbyer ushtrive të huaja. Rrugëtimi i tij nisi në vitin 1845, në fshatin Mesarea, në Jugun e Shqipërisë (Mesare ndodhet në rrethin e Kolonjës). Ishte ushtarak vizionar i cili shpëtoi jetët e mijëra qytetarëve të kombësive të ndryshme që jetonin në qytetin e Selanikut. Akti i tij për dhurimin me paqe të këtij qyteti tregon shpirtin human të një njeriut i cili i takon nderi më i madh për shpëtimin e Selanikut nga shkatërrimi nën grykat e topave.

    Historianët grekë çlirimin e Selanikut ia dedikojnë komandanti të ushtrisë greke Konstandin apo Venizelosit, por këto merita janë të pavlera përpara aktit human të gjeneralit Mesaresë i cili preferoi më mirë dorëzimin me nder se sa të derdhej gjaku lum. Në çastin e dhurimit të Selanikut, gjeneral Mesarea kishte 26,000 ushtarë nën komandë dhe vendosi të shpëtonin e jo të vriteshin (nga Perandoria ai u shpall tradhtar dhe u dënua me vdekje, për çka iku në Zvicër – v.j.).

    Por, si ndodhi dorëzimi i Selanikut?

    Pas luftimeve të gjata midis forcave turke dhe forcave të ushtrisë greke në Greqinë e Veriut, u arrit armëpushimi. Gjenerali turk me kombësi shqiptare, më 26 tetor 1912, kishte firmosur dhurimin e qytetit grekëve dhe po përgatitej të largohej bashkë me ushtrinë për në Turqi. Më 27 tetor, të dërguarit e kryegjeneralit të ushtrisë bullgare, Teodorov, duke mbajtur flamurin e bardhë, u takuan me gjeneral Hasan Tahsinin. Bullgarët përfaqësoheshin nga një kolonel, dy oficerë dhe kapiteni Standov që më pas u bë ambasador i Bullgarisë në Paris. Gjatë bisedës, kapiten Standovi shprehu befasinë dhe pakënaqësinë për dorëzimin e Selanikut grekëve pasi, siç tha ai, ushtria bullgare kishte hyrë duke luftuar disa herë në Selanik. Prandaj, gëzonte të drejtën që ta marrë në dorëzim në emër të naltmadhnisë së tij, Carit të Bullgarisë. Por, gjeneral Hasan Tahsini u kujtoi bullgarëve që Ushtria turke kishte pasur kundërshtar lufte për Selanikun vetëm Ushtrinë greke. Koloneli kryetar i përfaqësueses bullgare, mbas këtyre fjalëve u përgjigj me tërbim se para pak orëve Ushtria bullgare kishte luftuar kundra Ushtrisë turke në rrethinat e Selanikut. Prandaj, duhej të përgatitej menjëherë një shkresë e posaçme sipas të cilës qyteti i Selanikut u dorëzohej ushtrisë bullgare.

    Ndonëse tashmë i mundur, gjenerali Hasan Tahsin Pasha me kryelartësi tha “Jo”. Atëherë me diplomaci ndërhyri kapiten Standovi për të qetësuar përshtypjen e keqe që kishte lënë koloneli bullgar, duke thënë se mbas një përgjigje pozitive për bullgarët, Hasan Tahsin Pasha do të vlerësohej nga kryegjenerali Todorov dhe ushtria e tij. Pas dy orë bisedime, pa bindur gjeneral Tahsinin, kapiten Standovi shprehu dëshirë të bisedonte vetëm për vetëm me djalin e gjeneralit, adjutantin Qenan Mesarea. Pasi kaluan në një sallë veçmas, Standovi nxori nga çanta e tij një çek të një banke londineze me një shumë marramendëse që ia dha adjutant Mesarea duke pëshpëritur se çeku ishte shpërblimi për një firmë të thjeshtë të babait të tij. Në atë çast, Qenan Mesarea mbeti i hutuar dhe u kthye në zyrë duke refuzuar shpërblimin.

    Pasi dështuan kërcënimet dhe shpërblimet e ndryshme, përfaqësuesit bullgarë kërkuan që gjeneral Hasan Tahsin Pasha t’u jepte një kopje të protokollit të dorëzimit të Selanikut forcave të Ushtrisë greke. Pasi morën kopjen e protokollit të dorëzimit të qytetit të Selanikut forcave greke, përfaqësuesit e Ushtrisë bullgare u larguan për të mos u kthyer më kurrë.

  • Në Selanik botohet libri “Shënime Historike” i Dr. Rafail Lipi

    Në Selanik botohet libri “Shënime Historike” i Dr. Rafail Lipi

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.

  • Atentat në Selanik/ Në shënjestër zyrtar i lartë i burgjeve, plagosen dy persona

    Atentat në Selanik/ Në shënjestër zyrtar i lartë i burgjeve, plagosen dy persona

    foto nga vendi i ngjarjes

    SELANIK- Një shpërthim i fuqishëm tronditi orët e para të mëngjesit të së shtunës qytetin e Selanikut, në Greqi, duke lënë të plagosur dy persona dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.Sipas mediave vendase, shpërthimi ndodhi në një pallat në rrugën Makedonomachon nr. 19, në kufijtë e Bashkisë Neapolis-Sykea. Dy personat u transportuan menjëherë në Spitalin “Ippokrateio” dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Sipas mediave greke bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm, i drejtuar ndaj presidentit të Federatës së Oficerëve Korrektues, i cili banon në katin e sipërm të ndërtesës. Zyrtari i burgjeve aktualisht punon në burgun e Diavatës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që atentati të jetë një mesazh nga grupe të organizuara kriminale.
    Sipas hetimeve paraprake, autorët kanë vendosur një pajisje shpërthyese artizanale në boshtin e ashensorit, pikërisht nën apartamentin e zyrtarit. Ekspertët e bombave bëjnë me dije se ajo përmbante rreth 3 kilogramë material shpërthyes të tipit dinamit, duke e bërë shpërthimin të fuqishëm dhe të rrezikshëm.
    Hetimet vijojnë intensivisht nga Skuadra Antiterrorizëm greke për të identifikuar autorët dhe motivet e këtij sulmi që ka ngritur në alarm autoritetet./ ZËRI/

  • Shpërthimi i fuqishëm në Selanik dhe plagosja e dy personave, shënjestra dyshohet zyrtari i burgjeve

    Shpërthimi i fuqishëm në Selanik dhe plagosja e dy personave, shënjestra dyshohet zyrtari i burgjeve

    Shënjestra e sulmit me tritol në Selanik duket se ka qenë një pallat ku jeton presidenti i Federatës Panhelenike të Oficerëve të Burgjeve, pasi një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të së shtunës (26/07), rreth orës 02:10, jashtë pallatit ku ai banon.

    Shpërthimi me tritol rezultoi në plagosjen e dy personave, për fat të mirë lehtë, të cilët u dërguan në Spitalin Ippokrateio për ndihmën e shpejtë.

    Zyrtari i Burgut jeton në të njëjtën ndërtesë, dhe në të kaluarën ka pasur një prani të përforcuar policore në vend. Aktualisht, nuk është sqaruar nëse objektivi i sulmit lidhet drejtpërdrejt me zyrtarin specifik.

    Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua të paktën një kilometër larg. Ndërtesa e apartamenteve pësoi dëme të rënda materiale, ndërsa të paktën katër shtëpi ngjitur dhe gjashtë automjete u dëmtuan gjithashtu.

    Burri dhe një grua u plagosën lehtë nga xhamat e thyer, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

  • Shpërthim i fuqishëm në një bllok apartamentesh në Selanik, dëme të mëdha në ndërtesat përreth

    Shpërthim i fuqishëm në një bllok apartamentesh në Selanik, dëme të mëdha në ndërtesat përreth

    Një shpërthim shumë i fuqishëm ndodhi në orët e para të së shtunës (26/7) në Selanik, në katin përdhes të një pallati në rrugën Makedonomachon nr. 19, në kufijtë e komunës Neapolis-Sykeon.

    Thestival.gr raporton se një burrë dhe një grua u plagosën lehtë nga xhamat e thyer. Të dy janë dërguar në spitalin e Hipokratit pa asnjë rrezik.

    Shpërthimi i fuqishëm, i cili u dëgjua në një sipërfaqe të gjerë, shkaktoi dëme të shumta materiale në katin përdhes të ndërtesës së apartamenteve dhe në të paktën katër ndërtesa apartamentesh ngjitur.

    Gjashtë makina u dëmtuan gjithashtu, ndërsa vala goditëse shkaktoi dëme edhe në një distancë të madhe.

    Forcat zjarrfikëse dhe të policisë nxituan në vendngjarje. Sipas informacioneve, presidenti i federatës së oficerëve të burgjeve jeton në ndërtesën e apartamenteve.

    Vlerësimi fillestar i Policisë Helenike ishte se sulmi ndaj ndërtesës së apartamenteve ishte një sulm terrorist.

  • “Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarfe”, Noka: Fleta ndodhet në Angli dhe vota u numërua nga Balla në Tiranë

    “Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarfe”, Noka: Fleta ndodhet në Angli dhe vota u numërua nga Balla në Tiranë

    Flamur Noka thotë se Partia Socialiste mori atë rezultat nga vota e Diasporës më 11 maj, për shkak se ka manipuluar procesin. Sipas tij, ka prova që vërtetojnë këtë.
    “Disa njerëz të mi në Britani të Madhe kanë nisur votat dhe u kanë vendosur GPS. Votat sot e kësaj dite janë në Londër, por në Tiranë i ka numëruar Taulanti. E njëjta gjë në Selanik, 500 vota në Selanik. janë marrë dhe janë futur GPS. Zarfet vazhdojnë në Selanik, por në Tiranë është numëruar vota. Në Vlorë, në Fier, Berat, 99% dilnin vota për PS. Edhe në kohën e Enver Hoxhës dilnin 1-2% kundër”, tha ai në “Off the Record” në A2 CNN.
    Sipas tij, një pjesë e mirë e deputetëve socialistë janë zgjedhur nga krimi. “Këtu duhet të ishin të gjithë të shqetësuar që në Shqipëri nuk ka zgjedhje, nuk ka demokraci. Duhet të zienin ekranet që janë 28 deputetë që janë zgjedhur nga kartelet, nga mafia. Dy nëndrejtorë të Shërbimit Informativ kanë thirrur të gjithë rrjetin e bashkëpunëtoreve dhe rrjetin e sigurimin e shtetit të dikurshëm, për t’i angazhuar në patronazhim”, tha Noka.

  • “Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarf”, Noka: Fleta ndodhet në Angli, vota u numërua nga Balla në Tiranë

    “Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarf”, Noka: Fleta ndodhet në Angli, vota u numërua nga Balla në Tiranë

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, thotë se Partia Socialiste mori atë rezultat nga vota e Diasporës më 11 maj, për shkak se ka manipuluar procesin. Sipas tij, ka prova që vërtetojnë këtë.
    “Disa njerëz të mi në Britani të Madhe kanë nisur votat dhe u kanë vendosur GPS. Votat sot e kësaj dite janë në Londër, por në Tiranë i ka numëruar Taulanti. E njëjta gjë në Selanik, 500 vota në Selanik. janë marrë dhe janë futur GPS. Zarfet vazhdojnë në Selanik, por në Tiranë është numëruar vota. Në Vlorë, në Fier, Berat, 99% dilnin vota për PS. Edhe në kohën e Enver Hoxhës dilnin 1-2% kundër”, tha ai në “Off the Record” në A2 CNN.
    Sipas tij, një pjesë e mirë e deputetëve socialistë janë zgjedhur nga krimi.
    “Këtu duhet të ishin të gjithë të shqetësuar që në Shqipëri nuk ka zgjedhje, nuk ka demokraci. Duhet të zienin ekranet që janë 28 deputetë që janë zgjedhur nga kartelet, nga mafia. Dy nëndrejtorë të Shërbimit Informativ kanë thirrur të gjithë rrjetin e bashkëpunëtoreve dhe rrjetin e sigurimin e shtetit të dikurshëm, për t’i angazhuar në patronazhim”, tha Noka.

  • Festivali Botëror i Koreve në Selanik, “Siparantum” nga Kosova renditet i treti

    Festivali Botëror i Koreve në Selanik, “Siparantum” nga Kosova renditet i treti

    Në një sallë të mbushur plot tinguj dhe emocione, kori “Siparantum” nga Kosova dha një nga interpretimet më të vlerësuara të edicionit të 14-të të “World Choir Festival on Musical & Competition”, duke u renditur i dyti mes dhjetëra koraleve ndërkombëtare dhe duke fituar Medaljen e Argjendtë në një garë të jashtëzakonshme që u zhvillua në Universitetin “Aristoteli” në Selanik.Të rrethuar nga koret pjesëmarrëse nga Shtetet e Bashkuara, Greqia, Polonia, Sllovakia dhe Serbia, interpretimi i korit kosovar dalloi për pastërtinë vokale dhe ndjeshmërinë emocionale, duke përfaqësuar me krenari jo vetëm qytetin e Pejës, ku është themeluar, por mbarë Kosovën në një skenë që prej vitesh mbledh disa nga grupet më të mira vokale të globit.Në një konkurrencë të ngushtë, vendi i parë i shkoi “Brigham Young University Singers” nga SHBA, të udhëhequr nga dirigjenti i njohur Dr. Andrew Crane, një emër që dominon skenën ndërkombëtare të muzikës korale. Për “Siparantum”, një ansambël i ri në moshë, por i vendosur në përkushtim, kjo medalje është një dëshmi e rrugës artistike që po ndjek dhe e standardit gjithnjë në rritje.Festivali në Selanik, i njohur për rigorozitetin artistik dhe për përzgjedhjen elitare të pjesëmarrësve, nuk është një ngjarje rutinë për skenën muzikore. Aty ndodh një shkëmbim kulturor i rrallë, ku gjuhët ndryshojnë, por muzika mbetet një gjuhë e përbashkët që bashkon.Për “Siparantum”, ky çmim nuk është vetëm një arritje artistike, por edhe një moment krenarie kombëtare. Në një botë ku emri i Kosovës shpesh përmendet në kontekste politike, kore të tilla i japin vendit një zë ndryshe – një zë që ngjitet në skena ndërkombëtare përmes harmonisë, përkushtimit dhe artit të pastër.Në një kohë kur diplomacia kulturore është po aq e rëndësishme sa ajo formale, performanca e “Siparantum” në Selanik përforcon idenë se arti ka ende fuqinë për të ndërtuar ura dhe për të ngritur popuj të vegjël në skena të mëdha.

  • Festivali Botëror i Koreve në Selanik “Siparantum” nga Kosova renditet i treti

    Festivali Botëror i Koreve në Selanik “Siparantum” nga Kosova renditet i treti

    Në një sallë të mbushur plot tinguj dhe emocione, kori “Siparantum” nga Kosova dha një nga interpretimet më të vlerësuara të edicionit të 14-të të “World Choir Festival on Musical & Competition”, duke u renditur i dyti mes dhjetëra koraleve ndërkombëtare dhe duke fituar Medaljen e Argjendtë në një garë të jashtëzakonshme që u zhvillua në Universitetin “Aristoteli” në Selanik.Të rrethuar nga koret pjesëmarrëse nga Shtetet e Bashkuara, Greqia, Polonia, Sllovakia dhe Serbia, interpretimi i korit kosovar dalloi për pastërtinë vokale dhe ndjeshmërinë emocionale, duke përfaqësuar me krenari jo vetëm qytetin e Pejës, ku është themeluar, por mbarë Kosovën në një skenë që prej vitesh mbledh disa nga grupet më të mira vokale të globit.Në një konkurrencë të ngushtë, vendi i parë i shkoi “Brigham Young University Singers” nga SHBA, të udhëhequr nga dirigjenti i njohur Dr. Andrew Crane, një emër që dominon skenën ndërkombëtare të muzikës korale. Për “Siparantum”, një ansambël i ri në moshë, por i vendosur në përkushtim, kjo medalje është një dëshmi e rrugës artistike që po ndjek dhe e standardit gjithnjë në rritje.Festivali në Selanik, i njohur për rigorozitetin artistik dhe për përzgjedhjen elitare të pjesëmarrësve, nuk është një ngjarje rutinë për skenën muzikore. Aty ndodh një shkëmbim kulturor i rrallë, ku gjuhët ndryshojnë, por muzika mbetet një gjuhë e përbashkët që bashkon.Për “Siparantum”, ky çmim nuk është vetëm një arritje artistike, por edhe një moment krenarie kombëtare. Në një botë ku emri i Kosovës shpesh përmendet në kontekste politike, kore të tilla i japin vendit një zë ndryshe – një zë që ngjitet në skena ndërkombëtare përmes harmonisë, përkushtimit dhe artit të pastër.Në një kohë kur diplomacia kulturore është po aq e rëndësishme sa ajo formale, performanca e “Siparantum” në Selanik përforcon idenë se arti ka ende fuqinë për të ndërtuar ura dhe për të ngritur popuj të vegjël në skena të mëdha.

  • Selanik, shqiptari hap zjarr me armë pas sherrit

    Selanik, shqiptari hap zjarr me armë pas sherrit

    Janë identifikuar të dhënat e shoferit që qëlloi në tokë të hënën në mbrëmje, pas një debati që ndodhi në mes të rrugës me një shofer 41-vjeçar, në Evosmos të Selanikut.

    Sipas policisë, ai është një shtetas shqiptar 30-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur një çështje penale për lëndim trupor dhe shkelje të ligjit për armët.

    Incidenti ndodhi kur 30-vjeçari fillimisht debatoi me një shofere femër, të cilën 41-vjeçari, me origjinë nga Gjeorgjia, nxitoi ta mbronte.

    Një konfrontim pasoi midis dy burrave, ku i pari përdori dhunë fizike, ndërsa i dyti nxori një armë dhe qëlloi një herë në tokë si kërcënim, përpara se të kthehej në makinën e tij dhe të largohej nga vendi i ngjarjes.

    41-vjeçari mbeti i plagosur lehtë nga goditjet që mori.