Tag: selanik

  • 28-29 Nëntori festohet edhe në Greqi/ Salla mbushet me flamuj shqiptarë, ceremoni për festat kombëtare

    28-29 Nëntori festohet edhe në Greqi/ Salla mbushet me flamuj shqiptarë, ceremoni për festat kombëtare

    Ceremonia për festat kombëtare të Shqipërisë ka filluar me himnin e flamurit në një sallë ku mbizotëronte ngjyra e flamurit shqiptar.

    Konsullja e përgjithshme e Shqipërisë Erida Dobrushi ka falënderuar pjesëmarrësit dhe në fjalimin e saj ka nënvizuar rëndësinë historike të 28 dhe 29 Nëntorit dhe ruajtjen e unitetit kombëtar në diasporë.
    “Ja kushtuam këtë vit festën, 620 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe kujtimit te figurave shumë të mëdha që kanë bërë histori me anë të kulturës dhe artit siç është Kadareja, Dritëro Agolli, zërit të Vaçe Zelës”, u shpreh Erida Dorbrushi, Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik.
    Ngjyra të veçanta i kanë dhënë mbrëmjes vargjet dhe muzika e një formacioni muzikor me vepra të artistëve të njohur shqiptarë.
    “Jam shumë u gëzuar që jam pjesë e kësaj mbrëmjeje shumë të bukur. Bullgari dhe Shqipëria janë miq të mirë dhe aleatë. Gëzuar festën”, u shpreh Anton Markov Konsulli i Përgjithshëm i Bullgarisë në Selanik.
    “Është kënaqësia ime dhe nderi im që jam i pranishëm në këtë festë të mrekullueshme për nder të festës kombëtare të Shqipërisë”, tha Agis Dagaxhian, konsull nderi i Armenisë në Selanik.
    Arkimandriti Eusebios Nakopoulos, përfaqësues i Mitropolitit të Selanikut, Filotheos tha “Uroj me gjithë zemër gjithnjë progres për kombin shqiptar,të jetë i mbushur me të gjitha të mirat dhe të teprojnë këtë të mira dhe për popujt fqinjë dhe fqinjësia jonë të jetë gjithnjë e mirë”.
    “Në emër të kryebashkiakut të Selanikut sjell mesazhin e dashurisë, së paqes dhe të solidaritetit mes popujve. Mbi gjithçka është liria e popujve në çdo formë të saj”, deklaroi Theodora Leipsistinou, Zv/kryetare e Bashkisë Selanik.
    Studentët shqiptarë të kolegjit amerikan në Selanik dhanë mesazhet e tyre, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe lidhjen që mbajnë me atdheun kur ndodhen larg tij.
    Festa mblodhi së bashku një komunitet të gjallë e aktiv, që edhe këtë vit nderoi flamurin kuqezi.
     

    Top Channel

  • Selanik/ Grabitësit bien nga ballkoni, pronari i shtëpisë iu jep ndihmën e parë

    Selanik/ Grabitësit bien nga ballkoni, pronari i shtëpisë iu jep ndihmën e parë

    Një përfundim aspak të pazakontë ka qenë ajo e grabitjes së një banese në Selanik. Dy persona, të cilët u futën për të vjedhur në një shtëpi, përfunduan duke u rrëzuar nga ballkoni prej një lartësie rreth 6 metra.

    Ka qenë pronari i shtëpisë, i cili u ka dhënë ndihmën e parë e më pas ka lajmëruar ambulancën dhe më pas janë dërguar për mjekim në spital.
    Policia raporton se autorët vodhën bizhuteri, telefona celularë, sende personale ndërsa pasi u plagosën u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
    Sakaq, në kërkim është shpallur dhe një person i tretë, i cili dyshohet të ketë pasur rolin e shoferit, i cili sipas hetimeve, i ka pritur jashtë rrethimit të banesës, dhe më pas ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

  • E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri

    E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri

    Një 26-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në rrugën Orfanidou 8, në një apartament Airbnb në katin e gjashtë, pas rrugës Dodekanisou në Selanik.

    Sipas të dhënave të para, ai dyshohet se është vetëqëlluar me armë zjarri dhe ka plagë në trup.
    Në vendngjarje ndodhen forcat e DIAS, ndërsa ka mbërritur mjeku ligjor për të vërtetuar nëse është vetëvrasje apo vrasje aksidentale.

    Top Channel

  • Ndahet nga jeta në moshë të re Joana Qyli, pjesë e konsullatës shqiptare në Selanik

    Ndahet nga jeta në moshë të re Joana Qyli, pjesë e konsullatës shqiptare në Selanik

    Është ndarë nga jeta në moshë të re, Joana Qyli, pjesë e stafit të konsullatës shqiptare në Selanik.

    Lajmin e bëri publik Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, në një postin në rrjetin Facebook.
    “E trishtë përtej dhimbjes të shohësh si shuhen këto sy plot jetë. Joana Qyli ka shëmbëllyer mirësinë dhe frymëzimin e një vajze plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e saj. Si pjesë e stafit te Konsullatës në një periudhe jo të shkurtër, Joana fitoi respektin dhe ngrohtësinë e kolegëve dhe të qytetarëve që me aq korrektësi u shërbeu. Edhe pse në një rrugëtim të shkurtër me jetën, ajo arriti ta ndërtoje atë bukur, me ngjyrat e shpresës dhe forcën për të mposhtur dhimbjen. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të dashur për këtë humbje të pafjalë. Qofsh e parajsës Joana Qyli”, shkruhet në postim.
    Për ndarjen nga jeta ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, duke shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të vajzës së mikut të tij, Thoma Qyli.
    “Joana, vajza e mikut tim Thoma Qyli, u nda nga jeta në një moshë ku gjithçka duhej të kishte filluar.Një vajzë e mirë, me shpirt të pastër, e talentuar, me etje për dije, plot dritë dhe jetë.Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë një prind për humbjen e fëmijës, por mendimet dhe lutjet janë me familjen Qyli në këtë dhimbje të pamatë.U prehtë në paqe Joana, dhe kujtimi i saj qoftë dritë përjetë”, shkruan Peleshi.

    Top Channel

  • Makina plot me drogë nga Shqipëria, arrestohet shqiptari në Selanik

    Makina plot me drogë nga Shqipëria, arrestohet shqiptari në Selanik

    Policia greke ka ndaluar në Selanik një automjet të mbushur me lëndë narkotike, duke goditur një tjetër tentativë trafiku nga Shqipëria drejt Greqisë.
    Sipas mediave greke, autoritetet kishin marrë informacione paraprake për një 41-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti që transportonte drogë mes dy vendeve.
    Makina e tij, e cila kishte hyrë në Greqi përmes një pike doganore shqiptare, u ndalua për kontroll, ku pas skanimit me rreze X në rezervuarin e karburantit u zbuluan 12 pako me gjithsej 23 kilogramë e 450 gramë marijuanë.
    Gjatë kontrollit personal, policia i gjeti dhe sekuestroi 1 mijë euro dhe një telefon celular, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin e plotë të trafikut.

  • “Feja dhe Inteligjenca Artificiale mund të kenë pika të përbashkëta”, mesazhi i Kryepeshkopit Johani në konferencën ndërkombëtare në Selanik

    “Feja dhe Inteligjenca Artificiale mund të kenë pika të përbashkëta”, mesazhi i Kryepeshkopit Johani në konferencën ndërkombëtare në Selanik

    Shekulli XXI me zhvillimet e tij të shpejta teknologjike sjell sfida të mëdha për njeriun dhe shoqërinë, por Kisha Ortodokse nuk i frikësohet teknologjisë, në se çdo gjë duhet të përdoret me masë dhe urtësi.

    Këtë ka theksuar mes të tjerash, i pyetur nga Top Channel, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Johani, në kuadër të një konferecne ndërkombëtare në Selanik, që trajtonte marrëdhënien mes Kishës dhe teknologjisë.
    Në fjalën e tij, para dhjetëra të ftuarve kryepeshkopi theksoi se teknologjia nuk është thjesht një mjet neutral, por një forcë e fuqishme që mund të çojë drejt varësive, lodhjes digjitale dhe humbjes së ekuilibrit shpirtëror, veçanërisht tek të rinjtë. Përballë këtij realiteti, ai tha se tradita ortodokse ofron mjete të shëndetshme si lutja, vetëdisiplina dhe komuniteti liturgjik, që mund të ndihmojnë njeriun të ruajë qetësinë dhe lirinë e brendshme.
    Sipas Imzot Johan-it, shenjtërimi i teknologjisë nuk nënkupton sakralizimin e pajisjeve, domethënë t’i trajtosh pajisjet teknologjike si objekte të shenjta, por mënyrën e përdorimit të tyre për të mirën e njeriut dhe në përputhje me vullnetin e Zotit.
    Konferenca, e organizuar nga revista shkencore “Theologia”, mblodhi në Selanik rreth 700 përfaqësues të Kishave Ortodokse, studiues e akademikë, duke hapur një platformë dialogu mbi rolin e fesë dhe shkencës në epokën digjitale.

    Top Channel

  • Krim i rëndë në Selanik/ Vëllai mbyt motrën me qese

    Krim i rëndë në Selanik/ Vëllai mbyt motrën me qese

    Një krim i tronditës ka ndodhur në Selanik, ku një burrë mbyti motrën e tij dhe telefonoi Policinë për të rrëfyer vrasjen e saj.
    Sipas mediave greke, vrasja ndodhi rreth orës 3 të pasdites, në një apartament në Rrugën Aleksandri, në zonën Charilaou. 50-vjeçari, i cili e pranoi krimin, duket se ka përdorur një qese për të mbytur motrën e tij dhe pas aktit, ka telefonuar Policinë.
    “E vrava motrën time”, i tha 50-vjeçari policisë, sipas informacioneve.
    Oficerët e policisë që mbërritën në apartament gjetën trupin e pajetë të gruas 59-vjeçare dhe i vunë prangat 50-vjeçarit. Çështja është marrë përsipër nga Departamenti i Policisë lokale.
    Sipas informacioneve fillestare, burri dyshohet se ka pasur probleme psikiatrike. Ende nuk është sqaruar nëse autori jetonte në të njëjtën shtëpi me 59-vjeçaren.

  • Krim në familje në Selanik, vëllai mbyt motrën me qese

    Krim në familje në Selanik, vëllai mbyt motrën me qese

    Një krim i tronditës ka ndodhur në Selanik, ku një burrë mbyti motrën e tij dhe telefonoi Policinë për të rrëfyer vrasjen e saj.

    Sipas mediave greke, vrasja ndodhi rreth orës 3 të pasdites, në një apartament në Rrugën Aleksandri, në zonën Charilaou. 50-vjeçari, i cili e pranoi krimin, duket se ka përdorur një qese për të mbytur motrën e tij dhe pas aktit, ka telefonuar Policinë.
    “E vrava motrën time”, i tha 50-vjeçari policisë, sipas informacioneve.
    Oficerët e policisë që mbërritën në apartament gjetën trupin e pajetë të gruas 59-vjeçare dhe i vunë prangat 50-vjeçarit. Çështja është marrë përsipër nga Departamenti i Policisë lokale.
    Sipas informacioneve fillestare, burri dyshohet se ka pasur probleme psikiatrike. Ende nuk është sqaruar nëse autori jetonte në të njëjtën shtëpi me 59-vjeçaren.
     

    Top Channel

  • “Më për*hunoi, ishte i droguar!”, vajza greke denoncon të dashurin shqiptar, arrestohet i riu. Çfarë ndodhi në Selanik

    “Më për*hunoi, ishte i droguar!”, vajza greke denoncon të dashurin shqiptar, arrestohet i riu. Çfarë ndodhi në Selanik

    Policia në Selanik ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar për akuzën e përdhunimit, pas një denoncimi nga partnerja e tij. Sipas asaj që 20-vjeçarja i raportoi policisë, në orët e para të së dielës së kaluar, ndërsa ajo ishte me 26-vjeçarin në një hotel, gjatë marrëdhënies seksuale, ai u bë i dhunshëm kundër vullnetit të saj. Ajo gjithashtu e akuzoi atë se kishte përdorur më parë drogë, konkretisht kokainë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Pas një kontrolli, oficerët e policisë nga Departamenti i Hetimit të Krimit në Oreokastro e lokalizuan atë në zonën e Stacionit të Ri Hekurudhor të Selanikut, ku e arrestuan. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Një padi është ngritur kundër 26-vjeçarit, për krimet e përdhunimit dhe shkeljes së ligjit për drogën dhe pritet që ai të sillet në prokurori.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

  • Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre korçarët në Selanik (Emrat)

    Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre korçarët në Selanik (Emrat)

    Policia greke ka goditur një grup kriminal në Selanik, të cilët janë përgjegjës për një atentat me armë zjarri në këtë qytet, ndërkohë dyshohet se kryenin trafik droge në linjën Shqipëri-Greqi.
    Gentian Cipi 39 vjec, me precedentë penalë në Shqipëri, Enea Basholli 30 vjec dhe Kleo Topa 23 vjec, të tre nga Korca, kanë rënë në prangat e policisë grek.
    Ata dyshohen se në orët e para të 3 shtatorit, në zonën e Pilaias në Selanik, kanë hapur zjarr jashtë një kantine, duke tentuar të vrasin një 25-vjecar grek, i cili u plagos rëndë duke marrë plagë në gjoks dhe dorë. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 gëzhoja.

    Sipas policisë greke, personi që qëlloi me armë ishte Gentian Cipi, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal qe kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme. Pas ngjarjes, tre të dyshuarit janë larguar me automjetin në pronësi të Enea Bashollit.
    Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Cipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë.
    Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë kapur më pas. Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, ka rënë në pranga edhe Enea Basholli.
    Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.