Tag: sekuestruara

  • “Ministrit i dha vëmendjen e duhur”, Rama: Pasuritë e sekuestruara po administrohen me sens

    “Ministrit i dha vëmendjen e duhur”, Rama: Pasuritë e sekuestruara po administrohen me sens

    Kryeministri vlerësoi sot progresin e bërë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke theksuar se Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka hyrë në një fazë funksionale pas shumë vitesh problematikash.

    “Administrimi i pasurive të sekuestruara më në fund ka filluar të bëjë sens. Merita është e ministrit që i dha vëmendjen e duhur kësaj njësie, por edhe e drejtoreshës që e vuri në vijë punën,” u shpreh Kryeministri.
    Ai kujtoi se për vite të tëra, njësia e administrimit të pasurive funksiononte në mënyrë të gabuar: “Ua merrnin kriminelëve me 1001 përpjekje dhe pastaj ua jepnin mbrapsht me çmime të arsyeshme. Policia e Shtetit mbetej pa infrastrukturën e duhur, ndërsa ata rimerrnin pallatet dhe vilat që mund të ishin fare mirë komisariate policie.”
    Kryeministri solli në vëmendje edhe gjendjen e trashëguar prej dekadash me fusha të tëra të mbushura me automjete, motorë e karroca të sekuestruara si prova, duke e cilësuar si një ndotje të rëndë mjedisore. “Pas 35 vitesh, po pastrohet Shqipëria nga disa tumore të tmerrshme. Numri i shapkave të mbledhura si prova është i lemeritshëm, aq sa mund të vishnim me to pastrueset e gjithë Ballkanit,” tha ai.
    Sipas Kryeministrit, ndërhyrjet e fundit dhe ristrukturimi i AAPSK po sjellin rezultate konkrete: “U desh vetëm vëmendje dhe strukturim i punës, dhe sot po çlirohen qytetet nga këto burime kancerogjene. Shqipëria po tregon se asetet e sekuestruara nuk kthehen më mbrapsht, por i shërbejnë interesit publik.”

    Top Channel

  • Prona në Tiranë e Palasë! Kush është Olsi Meta, nga anëtar i Kamorrës deri te konflikti për vila me ‘Pelikan Security’

    Prona në Tiranë e Palasë! Kush është Olsi Meta, nga anëtar i Kamorrës deri te konflikti për vila me ‘Pelikan Security’

    Olsi Meta (Kristian Koni)

    TIRANË-Një individ me identitet të pesëfishtë është vënë nën hetim nga agjencitë ligjzbatuese me dyshime të forta për pastrim parash. Kristian Koni, i njohur si Olsi Meta, por edhe me identitetet K. M, Z. R, K.Z u vendos në rreth për pasurinë e tij marramendëse nga Tirana në jug. I vendosur në radhët e biznesmenëve dhe oligarkëve, falë parave që qarkullon, 45-vjeçarit iu sekuestruan 19 prona të paluajtshme, përfshirë kompani dhe makina luksoze si dhe 20 llogari bankare. Pasuritë e sekuestruara arrijnë vlerën 26 milionë e 500 mijë euro.
    Por kush është Olsi Meta, nga anëtar i grupit mafioz në Itali tek hyrja në botën e biznesit të pronave
    Kristian Koni rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të drogës në Itali gjatë periudhës 2007-2012. Sipas dosjes italiane Meta kishte lidhje me organizatën mafioze napolitane Kamorra. Koni (Meta) kishte lidhje të ngushtë me Gaetano Marino dhe Secondigliano Santolo Carotenuto, përfaqësues të Kamorrës, oganizatë e përbërë nga 200 familje mafioze, me xhiro vjetore mbi 12 miliardë euro.
    Por jo vetëm drogë, 45-vjeçari rezulton i dënuar më herët edhe për vrasje me paramendim. Meta paratë nga trafiku i drogës i investonte në ndërtim në Tiranë dhe bregdet. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt, por edhe vilë në Palasë. Sipas burimeve, raportohet se Kristian Koni allias Olsi Meta, disa nga pasuritë ia ka blerë pronarit të ‘Pelikan Security’ Vesel Demiraj, familja të cilit ishte shënjestër e një atentati mafioz në prill të këtij viti, ku mbetën të plagosur rëndë dy djemtë e mitur të Vesel Demirajt, i cili është pronar edhe i kompanisë së ndërtimit Pelikani Construction. Kristian Koni allias Olsi Meta dhe Vesel Demiraj mësohet se kishin mosmarrëveshje për blerjen e një vile.

    Vilat e sekuestruara

    vilat e sekuestruara

    Për të fshehur të ardhurat, 45-vjeçari disa prej pasurive, i kishte kaluar dhe në emër të nënës së tij pensioniste. Ai ka përdorur identitete të ndryshme dhe ka kryer transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Dyshimet janë se ai ka bashkëpunuar me biznesmenë të tjerë, që ekzistojnë në Shqipëri, për të blerë toka, ndërtesa dhe apartamente, duke krijuar një zinxhir. Por si hyri botës së biznesit trafikanti shqiptar?
    Përpos makinave luksoze dhe vilave, në sekuestro është vendosur edhe kompania Kriol.al. Kompania me pronar Olsi Metën, u krijua në vitin 2021. Firma e tij, që ka një strukturë me dhjetëra fusha. Qëllimi i kompanisë është eksporti i automjeteve, shitblerja e pasurive të paluajtshme dhe reklamimi për kompani kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e internetit.

    E njëjta kompani merret edhe me internetin, televizionin, konsulencën menaxheriale, tregtinë e frutave dhe perimeve, madje edhe pjesëmarrjen në kuota. Kriol.al merret gjithashtu me bare-restorante, hotele, resorte, shitje tekstili, mallra industriale, shitje pajisjesh elektrike, materialesh industriale, hidraulikë, pajisje zyrash, etj., etj.

    Dyshimet janë se pronarët dhe administratorët kanë krijuar një rrjet kompanish që lëshojnë vetëm fatura furnizimi, por që në fund fitimet janë minimale. Në vitin 2024, sipas dokumenteve, Kriol.al ka dalë me një fitim prej rreth 12 mijë eurosh. Pra, 1 mijë euro në muaj.

    Hetimet pritet të zbardhin skemën e pastrimit të parave në Shqipëri dhe nga kush ndihmohej anëtari i Kamorrës./ZËRI

  • 291 kontrata qiraje nga pasuritë e sekuestruara/ Kush po jeton sot në vilat e krimit?

    291 kontrata qiraje nga pasuritë e sekuestruara/ Kush po jeton sot në vilat e krimit?

    Një apartament luksoz në një zonë rezidenciale të Tiranës po jepet me qira për vetëm 55 mijë lekë në muaj. Ai është pjesë e listës së pasurive të sekuestruara nga krimi i organizuar, të cilat menaxhohen përkohësisht nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, derisa gjykatat të vendosin konfiskimin përfundimtar dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit.
    Në këtë listë përfshihen apartamente, biznese, vila në Gjirin e Lalëzit dhe pasuri të tjera bregdetare, deri tek objekte të vogla si monedha ari apo edhe mjete pune. Sipas raportimeve, shumica e këtyre pasurive dyshohet se janë krijuar nga trafiku i drogës, ndërsa rastet që lidhen me korrupsionin janë shumë më të pakta.
    Aktualisht janë të lidhura 291 kontrata qiraje, ndërsa vlera totale e të ardhurave të arkëtuara ka arritur në 100,392,918 lekë, ka bërë të ditur institucioni përmes një komunikimi elektronik. Si sfidë kryesore, zyrtarisht pranohet administrimi i pasurive të amortizuara, ndërsa jozyrtarisht shtohet edhe frika e qytetarëve apo bizneseve për t’i marrë me qira këto prona, për shkak të presionit apo kërcënimeve nga të akuzuarit.
    Megjithatë, deri më sot është regjistruar vetëm një rast kanosjeje, i cili i është referuar prokurorisë për hetim. Vetëm gjatë vitit të kaluar, SPAK deklaroi se u konfiskuan pasuri me vlerë 27 milionë euro, që tashmë i kaluan shtetit.

  • Ambulanca të reja për burgjet, AAPSK në mbështetje të forcimit të kapaciteteve të strukturave ligjzbatuese

    Ambulanca të reja për burgjet, AAPSK në mbështetje të forcimit të kapaciteteve të strukturave ligjzbatuese

    Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të përmirësuar më tej infrastrukturën dhe mjetet në dispozicion, përmes autoambulancave të reja të kategorisë A.
    15 mjetet e reja, të gjitha prodhim i vitit 2025, të dedikuara për transportin e të dënuarve apo të paraburgosurve që përballen me probleme shëndetësore, janë pjesë e një projekti për modernizimin e flotës mjekësore në sistemin penitenciar shqiptar.

    Projekti është financuar nga fondi i posaçëm në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), me vendimin e marrë nga Komiteti Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar. Nëpërmjet këtij vendimi u mundësua financimi i furnizimit të DPP me 8 ambulanca të kategorisë A, si pjesë e angazhimit për të vendosur pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi në funksion të strukturave ligjzbatuese dhe në shërbim të komunitetit.
    Mjetet do të shpërndahen në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, duke forcuar kapacitetet logjistike dhe përkujdesjen shëndetësore për të dënuarit dhe të paraburgosurit.
    AAPSK vijon të luajë një rol kyç në përdorimin me efektivitet të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, duke i shndërruar ato në mekanizma për forcimin e shtetit ligjor, përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve publike, si dhe gjenerimin e të ardhurave për buxhetin e shtetit. Kjo është një ndër mënyrat më efikase për të rritur ndikimin e drejtësisë në shoqëri dhe për të siguruar që pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale të shndërrohen në burime të vlefshme për interesin publik.

  • Bulmeti dhe mishi pa fatura, Rama publikon videon: 32 ton të sekuestruara në 6 ditë

    Bulmeti dhe mishi pa fatura, Rama publikon videon: 32 ton të sekuestruara në 6 ditë

    Vijon papushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë, shkruan kryeministri Edi Rama, krahas një videoje ku duken produktet e sekuestruara ditët e fundit.

    Top Channel

  • I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

    I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

    Policia i ka sekuestruar pasuri me vlerë 875 000 euro një 32-vjeçari, të dënuar me burg për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.
    Sipas uniformve blu mësohet se pasuritë e sekuestruara janë 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar, që ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan në kuadër të operacionit “Asset lock”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 5 pasurive në pronësi të shtetasit P. P., 32 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të struktuar kriminal.
    Pasuritë e sekuestruara, konkretisht: 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij.
    Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim veprimtartë kriminale të këtij shtetasi”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

    Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

    Në korrik të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës vendosi të veprojë për aferën e mikrokredive duke sekuestruar dy kompanitë në qendër të skandalit.
    Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Microcredit Albania dhe Final kaluan nën administrim të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara.
    Por skandali i mikrokredive tashmë është shndërruar në kaosin e mikrokredive. Dokumentat zyrtarë tregojnë se në më pak se 1 vit, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, ka ndryshuar 4 administratorë për secilën kompani. Sipas dokumentave, fillimisht Risena Xhaja emëroi si adminsitratore Dorina Janon.
    Një muaj më vonë zonja Jano u shkarkua duke u zëvendësuar nga Indrit Karaj. Ky i fundit, qendroi deri në janar në këtë detyrë duke u zëvendësuar me Nikolin Ballin. Ndërsa dy javë më parë edhe Nikolin Balli u shkarkua për t’ia lënë vendin Ismet Goranit.
    Tashmë Ismet Gorani është administratori që administron të dy shoqëritë, si Final ashtu dhe MCA. Por fakti që çdo administrator qëndron më pak se 3 muaj në detyrë, ngre pikëpyetje të mëdha, se si po administrohen dy kompanitë në qendër të skandalit të mikrokredive nga shteti.

    Agjencia e Pasurive të Sekuestruara është një institucion me kapacitete dhe staf modest. Por për shkak të rritjes së sekuestrove nga SPAK, tashmë kjo agjenci duhet të menaxhojë kompani inceneratorësh, kompani ndërtimi, kompani financiare e madje edhe protfol kriptomonedhash.
    Në rastin e mikrokredive situata duket totalisht kaotike. Fillimisht Banka e Shqipërisë hodhi idenë që kreditë e MCA dhe Final të riktheheshin nga bankat që ishin dhënë. Por bankat nuk e pranuan duke deklaruar se këto ishin asete që ato i kishin shitur një herë.
    Më tej Banka hodhi edhe idenë e caktimit të një likuidatori nga ajo që do të çonte të dy kompanitë në likujdim të kontrolluar. Por edhe ky variant u rrëzua dhe administratori iu besua agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.
    Tashmë Agjencia është vet në situatë paligjshmëri. Kjo pasi si MCA ashtu dhe Final janë pa liçencë për të ushtruar aktivitet në mbledhjen e detyrimeve, pasi liçenca e tyre u hoq nga Banka e Shqipërisë. Por pavarësisht kësaj, Agjencia po mbledh kreditë e qytetarëve, në një kohë që shumë nga kreditë të dhëna nga MCA dhe Final nuk janë të regjistruara në regjistrin e kredive, ndërsa dosjet përmbarimore thjesht nuk ekzistojnë.
    Teksa çështja e mikrokredive tashmë ka kaluar në SPAK, kaosi vazhdon dhe mijëra qytetarë të mashtruar nuk e dinë se si do të shkojë fati i tyre. Kjo pasi, qeveria nuk e pa të arsyeshme, që të gjente një zgjidhje ligjore, duke bërë nul të paktën kreditë e dhëna në mashtrim nga MCA dhe Final.
    / Kapital.al /

  • Pronat e krimit, pasuri publike/ Agjencia që i administron: Nuk i marrin më ish-pronarët, organizatat të sjellin ide për menaxhimin

    Pronat e krimit, pasuri publike/ Agjencia që i administron: Nuk i marrin më ish-pronarët, organizatat të sjellin ide për menaxhimin

    Të gjitha pronat e sekuestruara dhe të konfiskuara nga Policia e Shtetit nuk u kthehen më ish-pronarëve, pasi ato janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga bota e krimit.

    Këto asete mund të përdoren nga komuniteti për kauza të mira. Në vitin 2024, vlera e aseteve të sekuestruara ishte 27 milionë euro, ndërsa vlera e pronave të konfiskuara ishte 4 milionë euro.
    Sipas raportit vjetor të AAPSK-së, pjesa më e madhe e aseteve të konfiskuara janë pasuri të paluajtshme, si apartamente dhe tokë truall. Një shtëpi apo një tokë e blerë me para që vijnë nga trafiku i lëndëve narkotike apo prostitucioni, mund të kthehet në një qendër sociale që i shërben të gjithëve.
    Risena Xhaja, Kryeadministratore e AAPSK-së: “Agjencia ka vendosur të bëjë një thirrje për organizatat që të shpalosin idenë e tyre se çfarë mund të bëhet me pronat e sekuestruara. Kjo është në vijim të gjithë punës që ka bërë agjencia, duke i inventarizuar të gjitha pasuritë dhe duke i bërë të hapura për këdo që vlerëson se duhet t’i marrë në përdorim.”
    T’i marrësh pronën një personi apo grupi kriminal kërkon guxim. Pavarësisht kësaj, deri më tani vetëm një pronë është arritur të administrohet nga shoqëria civile – dikur tokë e një personi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, sot është kthyer në një qendër didaktike me agrume.
    Pronat e konfiskuara kalojnë në pronësi të shtetit, i cili më pas mund të prodhojë të ardhura financiare që administrohen nga agjencia përkatëse.

    Top Channel

  • Agjencitë e Shqipërisë e Kosovës nisin bashkëpunim për pasuritë e sekuestruara

    Agjencitë e Shqipërisë e Kosovës nisin bashkëpunim për pasuritë e sekuestruara

    Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) në Shqipëri priti një delegacion zyrtar nga institucioni homolog i Kosovës, në një vizitë dyditore me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën e administrimit të pasurive me burim të paligjshëm dhe shfrytëzimin e tyre në interes të komunitetit.Gjatë takimeve dypalëshe u shkëmbyen përvoja, modele pune dhe praktika të suksesshme për standardizimin e procedurave, rritjen e transparencës dhe efikasitetit institucional, si dhe zhvillimin e formave të ripërdorimit social të aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara.Delegacioni nga Kosova vizitoi në Elbasan një ndërmarrje sociale të ngritur në një pasuri të konfiskuar, e cila funksionon si qendër pune dhe përfshirjeje për komunitetin. Ky projekt është një shembull konkret i shndërrimit të pasurive të paligjshme në mundësi sociale dhe ekonomike për qytetarët në nevojë.Kryeadministratorja e AAPSK-së në Shqipëri, Risena Xhaja, theksoi se kjo vizitë dëshmon besimin dhe vullnetin për bashkëpunim institucional ndërkufitar, duke shtuar se është në proces finalizimi një marrëveshje e re bashkëpunimi me homologët kosovarë.Ndërkaq, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Alban Sutaj, vlerësoi projektet sociale të zhvilluara në prona të konfiskuara në Shqipëri si frymëzim për krijimin e strukturave të ngjashme në Kosovë.Në përfundim të vizitës, palët konfirmuan angazhimin për finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit që do të përfshijë shkëmbimin e të dhënave, koordinimin në rastet ndërkufitare dhe mbështetjen në zhvillimin e politikave për ripërdorimin social dhe transparencën.Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një modeli rajonal të qëndrueshëm për administrimin e pasurive me origjinë kriminale dhe kthimin e tyre në burime në dobi të shoqërisë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) në Shqipëri priti një delegacion zyrtar nga institucioni homolog i Kosovës, në një vizitë dyditore me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën e administrimit të pasurive me burim të paligjshëm dhe shfrytëzimin e tyre në interes të komunitetit.Gjatë takimeve dypalëshe u shkëmbyen përvoja, modele pune dhe praktika të suksesshme për standardizimin e procedurave, rritjen e transparencës dhe efikasitetit institucional, si dhe zhvillimin e formave të ripërdorimit social të aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara.Delegacioni nga Kosova vizitoi në Elbasan një ndërmarrje sociale të ngritur në një pasuri të konfiskuar, e cila funksionon si qendër pune dhe përfshirjeje për komunitetin. Ky projekt është një shembull konkret i shndërrimit të pasurive të paligjshme në mundësi sociale dhe ekonomike për qytetarët në nevojë.Kryeadministratorja e AAPSK-së në Shqipëri, Risena Xhaja, theksoi se kjo vizitë dëshmon besimin dhe vullnetin për bashkëpunim institucional ndërkufitar, duke shtuar se është në proces finalizimi një marrëveshje e re bashkëpunimi me homologët kosovarë.Ndërkaq, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Alban Sutaj, vlerësoi projektet sociale të zhvilluara në prona të konfiskuara në Shqipëri si frymëzim për krijimin e strukturave të ngjashme në Kosovë.Në përfundim të vizitës, palët konfirmuan angazhimin për finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit që do të përfshijë shkëmbimin e të dhënave, koordinimin në rastet ndërkufitare dhe mbështetjen në zhvillimin e politikave për ripërdorimin social dhe transparencën.Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një modeli rajonal të qëndrueshëm për administrimin e pasurive me origjinë kriminale dhe kthimin e tyre në burime në dobi të shoqërisë.

  • Shqipëria, bashkëpunim dhe asistencë Kosovës për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara 

    Shqipëria, bashkëpunim dhe asistencë Kosovës për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara 

    Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) priti një delegacion zyrtar nga institucioni homolog i Republikës së Kosovës, i cili zhvilloi një vizitë dy-ditore në vendin tonë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e administrimit të pasurive me burim të paligjshëm dhe të rikthimit të tyre në funksion të publikut.

    Takimet dypalëshe u zhvilluan në një atmosferë të hapur dhe bashkëpunuese, ku u shkëmbyen përvoja, modele pune dhe praktika të suksesshme për:

    Standartizimin e procedurave të administrimit të pasurive;
    Rritjen e transparencës dhe efikasitetit institucional;
    Zhvillimin e formave të reja të ripërdorimit social të aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara.

    Delegacioni nga Kosova vizitoi një ndërmarrje sociale në Elbasan, e ngritur në një pasuri të konfiskuar dhe tashmë e funksionalizuar si një qendër pune dhe përfshirjeje për komunitetin. Ky projekt konkret është rezultat i një vizioni të qartë për transformimin e pasurive të paligjshme në mundësi sociale dhe ekonomike për qytetarët më në nevojë.
    Kryeadministratorja e AAPSK-së, znj. Risena Xhaja, theksoi:
    “Kjo vizitë është dëshmi e qartë se besimi dhe vullneti për të bashkëpunuar në mënyrë institucionale përtej kufijve po jep fryte konkrete. AAPSK është e angazhuar për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal dhe për të përfituar nga praktikat më të mira evropiane. Kemi rënë dakord me AAPSK-në e Kosovës për të nënshkruar së shpejti një marrëveshje të re bashkëpunimi. Rasti i sipërmarrjes sociale në Elbasan tregon se pasuritë e konfiskuara mund të kthehen në motor zhvillimi dhe përfshirjeje për grupet në nevojë.”
    Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, z. Alban Sutaj, deklaroi:
    “Mësimet dhe modelet që pamë gjatë kësaj vizite, veçanërisht projektet sociale të zhvilluara në prona të konfiskuara, janë frymëzim për të ndërtuar struktura të qëndrueshme edhe në Kosovë. Jemi të përkushtuar që marrëveshja dypalëshe që po përgatitet të jetë një themel i fortë për bashkëpunim të qëndrueshëm.”
    Në përmbyllje të vizitës, palët ritheksuan angazhimin për të finalizuar nënshkrimin e një marrëveshjeje zyrtare bashkëpunimi, e cila do të përfshijë:

    Shkëmbimin e të dhënave dhe praktikave më të mira;
    Bashkërendimin në rastet me elemente ndërkufitare;
    Mbështetjen reciproke në zhvillimin e politikave të ripërdorimit social dhe transparencës.

    Ky bashkëpunim është një hap konkret drejt ndërtimit të një modeli të qëndrueshëm dhe të integruar rajonal për administrimin e pasurive me origjinë kriminale dhe shndërrimin e tyre në burime në dobi të shoqërisë.

    Top Channel