Tag: sekuestrohet

  • Operacion antidrogë në Fier/ Arrestohen 2 persona, sekuestrohet një sasi heroinë

    Operacion antidrogë në Fier/ Arrestohen 2 persona, sekuestrohet një sasi heroinë

    Policia e Fierit ka finalizuar një tjetër operacion kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, duke arrestuar dy persona dhe sekuestruar një sasi heroine.

    Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga Gjykata e Posaçme, ndërsa tjetri u kap në flagrancë gjatë një kontrolli rrugor.
    Njoftimi i Policise
    Fier/Vihen në pranga 2 shtetas të dyshuar të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Heroinë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve: -ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim H. V., banues në Roskovec, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 3 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; -arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 8 doza lënde të dyshuar narkotike Heroinë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Rama: Për shtesat mbi 10%, sekuestrohet e gjithë ndërtesa/ Ja çfarë do të ndodhë me objektet e ‘braktisura’

    Rama: Për shtesat mbi 10%, sekuestrohet e gjithë ndërtesa/ Ja çfarë do të ndodhë me objektet e ‘braktisura’

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kush ndërton pa leje në masën 10%, ajo pjesë do të sekuestrohet. Ndërkohë, nëse masa është më e madhe, atëherë ajo do t’i kalojë e gjitha shtetit.
    Po ashtu ai tha se rregulla të reja do të ketë dhe për ndërtesat e braktisura.
    “Deri në masën 10% konfiskohet ajo shtesë dhe përdoret ajo sipërfaqe i jepet shtetit, ose të pastrehëve, Mbi masën 10%, konfiskohet e gjithë nga shteti. Sipas këtij akti ligjor, të gjitha këto ndërtesa e lëna në harresë, të braktisura, do të prishën apo konfiskohen apo do të përfundojnë procedurat për ata që i kanë lënë në atë gjendje. Muret rrethuese janë një problem i këtij vendi. Ato do të duhen t’i nënshtrohen modeleve tip”, tha ai.

  • Sekuestrohet “Lamborghini Urus” i 34-vjeçarit me disa precedente penale, si e përfitoi përmes ‘manovrave’ me një kompani

    Sekuestrohet “Lamborghini Urus” i 34-vjeçarit me disa precedente penale, si e përfitoi përmes ‘manovrave’ me një kompani

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Manovra”, me objektiv gjurmimin e aseteve të përfituara nga krimet.

    Sekuestrohet automjeti “Lamborghini Urus” i një 34-vjeçari me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.
    34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin me vlerë rreth 160 000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën.
    Vihen në hetim 34-vjeçari dhe pronari i kompanisë.
    Njoftimi i policisë: Në vijim të operacioneve policore që kanë qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”.
    Në kuadër të operacionit, u ndalua në aksin rrugor “Sauk-TEG”, automjeti tip “Lamborghini Urus”, me drejtues shtetasin S. Sh., 34 vjeç, me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.
    Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas e kishte regjistruar këtë automjet, në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e vlerës së tij.
    Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 2 këta shtetas.Vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit S. Sh.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Hyn në fuqi urdhri: Nga sot, çdo shishe qumështi dhe bulmet pa faturë do të sekuestrohet

    Hyn në fuqi urdhri: Nga sot, çdo shishe qumështi dhe bulmet pa faturë do të sekuestrohet

    Që prej ditës së sotme, hyn në fuqi urdhri i prerë i Kryeministrit Edi Rama për ndëshkimin e çdo subjekti që tregton mallra pa faturë tatimore.

    Aksioni fokusohet kryesisht në tregjet e produkteve ushqimore, veçanërisht të mishit dhe bulmetit, ku niveli i informalitetit vijon të jetë i lartë, duke rrezikuar konkurrencën e ndershme, të ardhurat shtetërore dhe sigurinë ushqimore.

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, deklaruan se nga kjo e hënë çdo produkt që shitet pa faturë do të sekuestrohet menjëherë.

    Kontrollet do të jenë intensive dhe të përditshme, me praninë e vetë ministrave në terren, si në tregjet me pakicë, ashtu edhe në pikat e shumicës.

    “Fatura tatimore nuk është thjesht një letër, por një garanci për konsumatorin dhe një detyrim ligjor për çdo tregtar,” – tha ministrja Denaj. Ajo paralajmëroi masa të rënda ndaj shkelësve, përfshirë sekuestrim të mallrave dhe ndëshkime administrative apo penale.

    Ndërkohë, ministri Malaj theksoi se këto nuk janë aksione sporadike, por pjesë e një strategjie të qëndrueshme për formalizimin e sektorit agroushqimor.

    “Nuk do të pranohet më justifikimi ‘e mora nga fshati’. Çdo produkt duhet të ketë dokumentacionin përkatës. Kush nuk ka faturë, nuk ka vend në treg,” u shpreh Malaj.

    Masat do të përfshijnë të gjithë zinxhirin nga prodhuesit, përpunuesit, shitësit me shumicë dhe pakicë, deri te konsumatori. Qeveria nënvizon se qëllimi nuk është të penalizojë fermerët apo shitësit e ndershëm, por të ndalojë praktikat e paligjshme që dëmtojnë ekonominë dhe konsumatorin.

    Sipas autoriteteve, edhe vetë qytetarët kanë rol kyç: janë ftuar të kërkojnë faturën në çdo blerje dhe të denoncojnë abuzimet.

    Kjo nismë sinjalizon një epokë të re disipline fiskale në tregjet shqiptare ku toleranca ndaj informalitetit do të jetë zero.

  • Aksion dhe kundrejt bulmetit! Rama paralajmëron: Nga e hëna, çdo shishe qumështi që do të shitet pa faturë, do të sekuestrohet

    Aksion dhe kundrejt bulmetit! Rama paralajmëron: Nga e hëna, çdo shishe qumështi që do të shitet pa faturë, do të sekuestrohet

    Aksioni në dyqan

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë tregtarët që shesin prodhime bulmeti apo mishi pa faturë, aktivitet që e ushtrojnë kryesisht ata ambulantë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se produktet e bylmetit apo mishit pa faturë përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta. Sipas kryeministrit, kushdo që tregton qoftë edhe një shishe qumësht pa faturë, duke nisur nga dita e hënë, do të gjobitet.
    Postimi i plotë:
    STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë
    Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm
    Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj decade.
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.

  • Rama shpall “armikun e ri”: Të sekuestrohet çdo bidon qumshti pa faturë

    Rama shpall “armikun e ri”: Të sekuestrohet çdo bidon qumshti pa faturë

    Në vendin ku trafikantët qarkullojnë të lirë, betonieret ndotin pa u shqetësuar, dhe ku plehrat pushtojnë bregdetet ndërsa zjarret përpijnë pyje e kodra, Kryeministri Edi Rama ka shpallur “luftën e madhe” kundër qumështit pa faturë.
    Në një takim me kryebashkiakët, kreu i qeverisë paralajmëroi se nga e hëna çdo shishe qumështi dhe produkt bulmeti që nuk ka faturë do të sekuestrohet pa mëshirë.
    “Është e patolerueshme dhe e rrezikshme,” tha Rama me tonin e tij të zakonshëm dramatik, sikur po fliste për një kërcënim kombëtar, jo për një bidon qumështi nga fshati.
    Sipas tij, temperaturat e larta mund të shkaktojnë helmime, ndaj kontrolli nuk do të përqendrohet te rrjetet e mëdha që importojnë pa standarde, por te fermerët dhe gratë që shesin djathë në tezga. “Pa faturë? Sekuestrohet! S’ka më paralajmërime!” – shpalli kryeministri me vendosmëri, si të ishte komandant në luftë kundër… kaçkavallit.
    ‘Drejtoria e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë më, sepse nga java e ardhmes do të konfiskohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë, është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor është edhe e rrezikshme në këtë fazë të vitit dhe me këto temperatura të larta, sepse mund të shkaktojë helmime që mund të evitohen. Nga e hëna e ardhshme nuk kemi më paralajmërime për vetëm sekuestrime në dyqane dhe në tregje’, tha Rama.
    Ndërkohë, qytetarët ende presin masa konkrete për plazhet që mbulohen nga plehrat, për zjarret që shkrumbojnë pyje pa asnjë parandalim e pa ndihmë nga ajri, për ndërtimet pa leje që betonojnë brigjet, për inceneratorin fantazmë të Elbasanit që dogji miliona por nuk dogji asnjë mbetje, dhe për krimin që zhduket nga radarët e shtetit.
    Në këtë Shqipëri të Ramës, ku ironia është kthyer në realitet, fatura e djathit është më e rëndësishme se fatura e oligarkëve, dhe djathi në tezga rrezik më i madh se mafia në tendera.

  • Siguria ushqimore, Rama: S’ ka më paralajmërime, nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë

    Siguria ushqimore, Rama: S’ ka më paralajmërime, nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë

    Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit, tha se nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet tjetër që është pa faturë.
    Ai tha se s’do të ketë më paralajmërime, pasi në këtë stinë ku temperaturatë janë të larta, këto produkte mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
    “Drejtoria e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë më, sepse nga java e ardhmes do të konfiskohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë, është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor është edhe e rrezikshme në këtë fazë të vitit dhe me këto temperatura të larta, sepse mund të shkaktojë helmime që mund të evitohen. Nga e hëna e ardhshme nuk kemi më paralajmërime për vetëm sekuestrime në dyqane dhe në tregje”, tha ai.

  • “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi”, Rama paralajmëron tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë

    “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi”, Rama paralajmëron tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi këtë të premte të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë.

    Ai tha se duke nisur nga e hëna që vjen do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë.
    Rama shtoi se përveç se është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme me këto temperatura dhe mund të shkaktojnë helmime.

    “Përpara se ta mbyllim këtë maratone, dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë. Është përveç se e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperature që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj”, tha Rama.
    /vizionplus.tv

  • “E patolerueshme, jo më produkte pa faturë”! Rama PARALAJMËRON: Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet

    “E patolerueshme, jo më produkte pa faturë”! Rama PARALAJMËRON: Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se duke nisur nga java e ardhshme do të sekuestrohet çdo produkt bulmeti pa faturë në të gjitha dyqanet dhe tregjet. Gjatë takimit me kryebashkiakët, Rama theksoi se kjo është e potelerushme për ligjin tatimor. Për më tepër sipas kryeministrit, është shume e rrezikshme gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta që mund të shkaktojnë helmime.
    Kreu i qeverisë theksoi se nuk do të ketë më paralajmërime, por duke filluar nga e hëna e ardhshme do të ketë vetëm sekuestrim të çdo produkti. 
    “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjitha ata që tregtojnë qumshësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë. Kjo, pasi nga java e ardhme do të konfiskohet çdo lloj shishe qumështi pa faturë, dhe çdo lloj bulmeti pa faturë.
    Përveçse e patolerushme për ligjin tatimor është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit, me këto temperatura që mund të shkaktojnë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Duke filluar nga e hëna e ardhshme nuk ka ma përalajmërime, por vetëm seksuetrim të cdo lloj produkti pa faturë në të gjitha dyqanet dhe tregjet.”, tha Rama./ZËRI